Cikli i Tiranės dhe Cikli Vllasi
Analize
Mė mbresėlėnėset nga lirikat meditative janė (ato tė emėruara) si: cikli i Tiranės dhe ato mbi ciklin Vllasi. Tė parat janė vargje tė frymėzuara nga dritėhijet e mjedisit urban tė qytetit tė poetit, Tiranės, nga ngjyra dhe shija e pėrditshmėrisė. Nė poezinė e Arapit gjatė dhjetėvjetėshit tė fundit, Tirana do tė shndėrrohet nė figurė qė ngėrthen nė vete njė kohė nga mė dramatķket, tė ngarkuar me tonet mė ekstreme ekzistenciale pėr qenien kolektive. Kėshtu, herė nė funksion tė metaforės, herė nė atė tė simbolit, Tirana do tė jetė vatėr dhe burim i pashtershėm i vibrimeve trishtuese tė botės krijuese. Pikėrisht brenda kėtij cikli tematik qė shėnon kurorėn krijuese tė poetit, do tė gjejmė tė fokusuar artistikisht shpirtin e parehatuar shqiptar tė kohės, me njė energji tė paartikuluar, gjysmė tė egėr, nė njė kėrkim tė ethshėm e dramatik tė vetes, me njė vullnet gjysėm tė verbėr, si agresion dhe vetėagresion. Kėtė kohė tė ngarkuar me dhembje, trishtim dhe shpresa, tiranase dhe shqiptare, lexuesi do ta pėrjetojė si "dokument" tė fuqishėm historik.
Nė poezinė "Koha" poeti bėn disa pyetje me vlerė historike e njerėzore: E ka nga marrėzia koha shqiptare, qė, si njė mėz i harbuar shkumbon mbi shqiptarėt si pa i vėnė re ata? As do t'ia dijė fare pėr orėn e ndalur, orėn zero, siē do tė thotė poeti me njė rast tjetėr? A nuk i sheh ajo, lazdrania, fatet shqiptare qė s'lėvizin, m'u si mushka para greminės? Koha shqiptare ėshtė nė njė kėrkim apo vetėkėrkim dramatik tė vetvetes?
Poezia mė karakteristike qė ngjizet nė kėtė katrahurė shqiptare, por njėkohėsisht ka njė besim tė thellė nė tė ardhmen, ėshtė poezia "Gloria viktis" (vargjet janė shkruar gjatė janarit 97, nė Tiranė dhe Vlorė). Eshtė Odė humbėsve; janė humbėsit qė gabojnė duke u nisur verbėrisht nė beteja tė reja, kėshtu derisa tė ēlirohen nga ngasja e hidhur e brendshme dhe ta pastrojnė pastaj tėrė hapėsirėn tiranase dhe shqiptare. janė pra, ata qė gabojnė dhe nisin lojėn tragjike e tė pėrgjakshme. Mos janė pikėrisht kėta, humbėsit e pėrhershėm, shpėtimi shqiptar? Edhe me kusht qė tė mbyten, vetė bashkė me tė tjerėt, por, me kusht qė uji tė lėvizė, tė mos shndėrrohet pėrfundimisht nė kėnetė ... ėshtė mesazhi i poetit.
Gjatė vitit 1996, Arapi shkroi vargjet mbase mė tė zymta deri mė sot nė portretizimin e kohės shqiptare (In tenebris). Vargjet e poezisė kanė strukturė dhe perspektivė epistorale, si letėr shkruar Vllasit nė Had (Vllas Arapi, vėllai i poetit, i vrarė nė mėnyrė misteriose pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore). Poeti e ngushėllon tė mos ndjeiė keqardhie, tė mos ndjejė mall pėr botėn e njerėzve tė kėtejme, sepse "kėtu drita prej terri ėshtė". Dhe ja, pėrsėri, nė kuadėr tė kėtij trishtimi, njė artikulim i pėrsosur poetik: nė bebėz tė syrit na ėshtė eklipsuar hėna duke u kėrcėnuar, si ēark i ngrehur qė mund tė shpėrthejė nė ēdo ēast. Dhe, s'ka rrugė, ku mund tė nisesh, ku mund tė arrish... Edhe liria lind nė pranga, lind skllave. Veē tragjeditė, veē ato s'harrojnė tė mėnojnė. Nuk ka nevojė as pėr xhelatė, sepse kėtu, sapo ta kalosh kufirin e territ, mė i tmerrshėm fanitet njeriu...
Po nė kuadėr tė kėtij rrethi tematik po pėrmendim edhe dy
poezi: "Nė Tiranė ka vetėm tiranė", tė shkruar kėtu e dhjetė vjet tė shkuara, dhe "Mall pėr ty nė Tiranė", nė vitin 1995. Nė poezinė e parė, sugjerohet njė lojė fjalėsh, duke nxjerrė kuptimin dytėsor pėrmes shndėrrimit tė emėrtimit Tiranė nė cilėsorin tiranė. : ėshtė koha kur liria, ngathėt-ngathėt shfaqet nė horizont, kur dinjiteti shqiptar i nėpėrkėmbur pėr njė gjysmė shekulli, zgjohet i egėr, agresiv, dhe vetėagresiv. Hipokrite ėshtė shpresa nė Tiranė: ti i vdekur, e ajo tė jep frymė, tė mban gjallė qė sėrish tė tė vrasė. Poezia pėrfundon me njė distik nė vete, ku shfaqet mbi ferr njė Sovran Krye-Engjėll, me vargun kulmor "E dua Tiranėn se tė vret" , mbase nė frymėn e Kutelit "Ta duash atdheun edhe kur tė vret".
Poezia e dytė ka vetėm katėr vargje dhe ėshtė thurrur nė formė letre, pėrsėri drejtuar Vllasit. E sjell portretin e jashtėm tė Tiranės nė tetor, tė pėrbaltur e me llucė, qė ėshtė nė harmoni me shpirtin e pėrmalluar tė poetit pėr vėllanė, tė trishtuar nė vetmi e ngricė; gjysmėn e shpirtit ia rrezaton dielli, ndėrsa gjysmėn, ia mbulon terri. Mos e nxit kėtė mall tė pashuar pėr Vllasin, pėr botėn e tij tė pėrtejme, zymtia trishtuese e Tiranės?... Nė kėtė frymė, cikli i rrethit tematik - Tirana, nė poezinė e Arapit ėshtė kapitull mė i artikuluar i lirikės shqiptare. Vizioni i pėrthyer, dramaciteti, vibrimet e brendshme e tė padukshme tė botės shqiptare, tė kohės shqiptare, sajojnė dritaren mė mbresėlėnėse , nga e cila vėzhgohet kjo pjesė e kohės sonė, ajo e dhjetėvjetėshit tė fundit tė shekullit qė shkoi...