Projekti i ri Poetik
Analizė
Me veprat poetike tė botuara giatė viteve 90, Arapi duket sikur fillon njė projekt tė ri poetik qė pėrmes njė vizioni global depėrton thellė nė botėn dhe realitetin shqlptar. Fokusohet njė kohė e turbullt, e egėrsuar, me rrjedha tmerrėsisht tė paqarta dhe tė paparashikueshme. Ėshtė poezi e frymėzuar nga reflekse ekzistenciale tė aktualitetit shqiptar. Vėllimet me poezi "Ku shkoni ju statuja" dhe "Dafina nėn shi" (91) shėnojnė njė fazė kalimtare drejt kėtij projekti poetik. Pesė vėllimet qė do tė pasojnė dhe qė shtrihen brenda dhjetėvjetėshit tė fundit tė shekullit: "Ne pikėllimi i dritave" (1993), "Mė vjen keq pėr Jagon" (1994), "In Tenebris" (1996), "Gloria viktis" (1998) dhe "Mė duhet njė gjysėm ėndrre" (1999), e shpalojnė nė dritė tė plotė lirikun e madh, duke e vendosur atė nė krye tė kėtij zhanri letrar tė shqipes. Brenda kėtyre pesė veprave, e sidomos tri tė fundit, shquhet lirika refleksive, e dritėhijeve metafizike, qė nė ēaste dėshpėrimi tė plotė i pėrshkon dhe timbri i absurdit. Nxiten shqetėsime madhore pėr qenien tonė kolektive, ndėr mė tė guximshmet nė lirikėn shqiptare sot. Kėto shqetėsime e nxitin domosdoshmėrinė e njeriut pėr njohje dhe vetėnjohje, tė shtrirė kjo nė kohėn dhe hapėsirėn shqiptare dhe nė atė universale.