Tema: Fatos Arapi
Shikoni Postime te vecuara
  #3  
Te vjeter 14-06-2006, 21:40
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Dashuria e Poetit

Dashuria e Poetit
Analizė

Tema e dashurisė pėr gruan ėshtė e pranishme qė nga fillimet poetike tė Arapit. Nė fazėn e parė ajo ėshtė plot ngjyra optimiste. Nga ky rreth mund tė pėrmendim poezinė "Ti do tė vish", e cila pėrveē tensionit emocional dramatik, shquhet dhe nė shkallė ekspresioni. Poezia ėshtė karakteristike pėr figuracionin e veēantė qė Arapi sillte aso kohe nė poezinė shqipe. Do tė vihen re figura qė hapin horizonte tė paanshme, tė pafundme, krahasime dhe paralelizma tė kategorive universale...

Por poezia mbi dashurinė nė fazėn, si do tė thoshim, tė lirikės filozofike tė Arapit, merr tone dhe ngjyra tė tjera dhe shquhet, para sė gjithash, nga cilėsia e tė menduarit. Dhe jo vetėm mosha e poetit, por dhe vetė realiteti i ngarkuar nė tensionime e ē'ekuilibrime shpirtėrore e morale, reflektohet nė tėrėsinė e botės krijuese tė shkrimtarit. Gjithnjė nė kėtė fazė e me kėtė prirje, vihet re njė si rrėshqitje drejt ikjes, fshehjes, drejt depersonalizimit tė zėrit poetik. Nga kjo perspektivė, dashuria tingėllon si jehonė kujtimi, si njė e kaluar e perėnduar qė tė braktis - apo e braktis. Tingėllon po ashtu, sidomos kjo fazė lirike e poetit, si njė fat ekzistencial, nga i cili nuk ke si ikėn. Kujtimdashuria kėshtu natyrshėm shndėrrohet nė mendim, nė urti, ngrihet nė shkallė tė rezonancės filozofike, e ngarkuar me shijen e melankonisė apo me jehona tė largėta elegjiake. Duke i rezistuar prirjes emozionale nė llogari tė njohjes, vetėnjohjes sė njė ligjshmėrie ekzistenciale, dashuria nė stacionin e fundit shfaqet si njė proces qė lėviz nė rreth. Pėrmbushjet kuptimore tė kėtij udhėtimi pa fund shpesh tė sjellin njė shije tė mistershme, qiellore.

Nga ky kuadėr le tė veēojmė poezinė "Dashuria" (97) qė ka vetėm tetė vargje brenda dy katrenave. Eshtė dashuria e dikurshme qė shfaqet si ngasie e ankthshme duke ndezur dritat e kujtimit, ku poeti shkon pėr t'u strehuar brenda atij qielli tė ndezur yjesh nė fund tė lumit Akeron, lumit qė e ndan kėtė botė nga ajo tjetra, mbase duke sfiduar bregun e pėrtejmė tė tij. Mashtrues ėshtė tėrė ai imazh i ndezur yjor i dashurisė sė dikurshme. S'mbetka gjė prej gjėje: mesa hiri qė rrėshqet gishtėrinjve, posa provon tė ndezėsh qirinjtė e shuar tė dashurisė. Tek vargjet e poezisė "Trishtimi mė braktis i fundit" mbizotėron po ashtu fryma elegjiake: dhembja ėshtė e shkallės qė e kalon trishtimin, dhimbja, e vėrteta vjen pas tij, pas trishtimit. Kėshtu fillon poezia me vargun e parė, tė veēuar dhe tė pavarur: iku dhe dielli muzgor i trishtimit nė sy. Dhe ja pse: kot pret zemra tė ulet zogu me pickimin magjepės. Eshtė pulėbardha e vdekur tani, qė dikur prehej nė detin shpirtėror tė poetit. Dhe ishte trishtimi i dikurshėm qė e mbante gjallė, nė ethe pėr kėrkim e zbulim, pėr miratim tė pandėrprerė tė dashurisė, trishtimi pėr tė mos e humbur, pėr ta rigjetur pėrditė dashurinė. Dhe s'kishte zot e perėndi qė mund tė ndalte kėtė synim tė pafund tė poetit pas dashurisė. Si t'i pėrballojė tani ai xhelatėt e dashurisė, vrasėsit e saj? Prandaj pikėrisht kur e braktisi frika e trishtė pėr tė mos e humbur dashurinė, poeti i dorėzohet pėrfundimisht dhembjes sė madhe...

Po nė kėtė shkallė dorėzimi janė dhe vargjet e poezisė "Mos eja nė ėndėrr", mbase dhe nga mė mbresėlėnėset e ciklit. E paralajmėron poeti dashurinė e dikurshme qė tė mos i fanitet duke ia ējerrė plagėn. Eshtė tretur tani brishtėsia e dikurshme, si e Safos antike dhe ėshtė ngopur deri nė grykė me vdekjen e dashurisė. Shfaqja e saj nė ėndėrr nxit klithmėn nga e cila trembet poeti -"Nga britma ime pėr ty". Pėrbetimi refren pėrsėritet prapė duke kėmbėngulur tė mos e pėrsėrisė dhe njėherė "shakanė e mbrėmshme" se pastaj ē'ekuilibrohet, bėhet e papėrballueshme dita... Kėshtu njė rrudhje, tėrheqje dhe mbyllje pėrsiatėse, me shije melankolike do tė vėrehet, sidomos gjatė dhjetėvjetėshit tė fundit dhe tek vargjet e poezisė intime. (Qėllimisht, kėtė pjesė tė lirikės sė Arapit po e emėrtojmė si intime, me kusht qė brenda kėtij rrethi tematik tė pėrfshihen dhe poezitė e kthimit nė vatrėn e lindjes dhe tė prindėrve...)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.