Atdheu i Poetit
Analizė
Gjatė viteve shtatėdhjetė Arapi boton ciklin e poezive mbi Skėnderbeun, figura e tė cilit ėshtė sfidė e pėrhershme frymėzimi poetik nėpėr shekujt letrarė tė shqipes. Qė nga De Rada e kėndej, krijuesit mė tė mėdhenj kombėtarė kanė realizuar kryevepra tė frymėzuar nga fryma dhe epoka e Skėnderbeut. Fatos Arapi edhe nė kėtė rreth tematik vjen i veēantė: cikli i tij mbi Skėnderbeun e sjell shpirtin e kohės sė heroit, si shtresim-themel tė poezisė, qė mbi tė tė fokusojė reflekse kohore dhe hapėsinore bashkėkohore, tė afėrta dhe tė gjithėkohshme. Ndjehet sidomos shtresimi ironik aludiv lidhur me hipokrizinė dhe prapaskenat diplomatike tė tė mėdhenjve qė kurdisen, si dje-sot, nė shpinė tė mė tė vegjėlve...
Nga ky cikėl mund tė veēojmė vargjet e poezisė "Ishim ne" ku hasen rrėnjėt e thella tė qenies, tė shpirtit dhe tė tokės arbėrore para dhe pas Skėnderbeut. Duke ligjėruar nga perspektiva e epokės dhe e figurės sė Skėnderbeut, poeti do tė thotė: ishim ne ata qė do tė niseshim pėrjetėsisht nėpėr udhėt e pėrgjakura, tragjike tė lirisė duke e lėnė tė hapur kėtė rrugė dhe nė tė ardhmen.
Nė vitin 1991 Fatosi botoi poezinė "Atdheu" qė sjell njė imazh e ndjeshmėri lidhur me emocionet patriotike, tė pazakonta deri atėherė nė kėtė temė. Atdheu shpalohet me ngjyra dramatike, tendosje emozionale shpėrthyese qė hedhin dritė nė tri dimensionet e kohės: nė tė kaluarėn, tė tanishmen dhe tė nesėrmen. Nė vend qė tė jetė vetėm dashuri, atdheu ėshtė dhimbje dhe pikėllim. Ėshtė kryqi qė e mban nė shpinė dhe qė tė mban mbėrthyer, ėshtė premtimi qė tė bėhet posa lind dhe tani ai ka sy tė trishtuar, ėshtė dashuri qė vdes e dashuri qė tė ēmend, ėshtė buka e uritur, ėshtė ėndėrr, ankth e shpresė e sfilitur, ėshtė varr, varr i hapur... Atdheu nė kėtė poezi shpaloset pėrmes epiteteve me ngarkesė emozionale, lėvizėse zik-zake qė pėrjashtohen dhe prapė plotėsohen mes vetes, duke qėndruar pranė e pranė.Katėr katrenat mbyllen efektshėm nė njė distik:
Atdheu yt i vogli, i vogli
Ai hyjnori i pavdekshmi - loti.
Kjo lirikė dashurie e botuar nė fillim tė dhjetėvjetshit tė fundit tė shekullit, ėshtė parashenjė e shtresuar thellė nė botėn poetike tė Arapit qė do tė shpaloset si spektėr i begatė i shpirtit dhe i filozofisė sė tij. Nga ky cikėl do tė pėrmendim poezinė e botuar rnė 1999: "Kjo ndodhte nė Madrid", qė mund tė emėrtohet edhe si refleksive meqė bashkėfrymojnė nuancat e ekzistencės si: jeta-vdekja, shpresa-tragjizmi , malli-pikėllimi, mishėrim pas Dheut - fat i pėrjetshėm i lindur. Ajo ka 22 vargje tė sistemuara nė mė shumė njėsi. Ideja se mund ta braktiste a tė jetė i braktisur nga Atdheu ėshtė trishtuese. Fuqia tėrheqėse e vėmendjes e ndjek kėmba-kėmbės poetin nėpėr botė; ajo ėshtė magji e gjithėpushtetshme.
E njėjta ndjenjė dhe i njėjti zjarr dashurie ėshtė dhe te poezia "Duke u nisur pėr Zyrih". Edhe kėtu, emocioni ėshtė ngasje dykahėshe: e afėrt-e largėt, e ngrohtė-e ftohtė, pėr tė mos thėnė, e adhuruar-e urrejtur. Ky ėshtė Atdheu nė poezinė e Fatos Arapit, as vetėm hyjnori, i adhuruari, as vetėm trishtimi, dhimbja, vrasėsi... ėshtė fati, ėshtė pėrcaktimi sovran qė nuk tė ndėrron e as e ndėrron dot, qė nuk ta falin e as e fal dot.