Tema: Martin Camaj
Shikoni Postime te vecuara
  #9  
Te vjeter 14-06-2006, 19:40
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Faqe ne Ditar: 2
Mbramja ashte larg

Mbramja ashtė Larg

Mbramja ashtė larg
e ti je atje mbi kodėr tė blerueme
ku gurzit qė bashin zhurmė
i pėrpiu dheu.
Ti je atje me tė bijėn e heshtjes
e me shoqe tjera e mendon pėr mue.
Unė jam nė detin e tingujve
e ndėr gjujt e mij ndieva
peshen e tramit tue u ndalue me turr.
Mandej i lėshova vendin njė tė vjetri
e mes tallazit tė krahve thashė:
mbramja ashtė larg e ti andej lumit.
Heshtja prek qiellin me dorė
E ti atje mbi kodėr tė blerueme
njeh gjurmėt e diellit npėr qiell.

Analizė

Poezia ėshtė e ndėrtuar me njė lirizėm tė thellė, tė fshehur prej trajtash tregimtare. Njė ėndėrr erotike mes dy njerėzve larg njėri-tietrit, qė njė lumė dhe njė mbrėmje imagjinare i ndan. Janė dy botė tė ndryshme larg nė hapėsirė, por edhe nė kohė. Kujtimi i njė krijese femėrore i sillet poetit nė krye, njė krijesė pa formė a trajtė, e ngjashme me njė frymė a shpirt (qė ka motėr heshtjen) e qė jeton diku nė gji tė natyrės. E ky pėr vete nė njė botė tjetėr, tė mekanizuar, me tram (treni i metrosė).
E gjitha ėshtė njė ėndėrr qė i vjen poetit prej kujtimeve tė vjetra tė rinisė. Ndjehet i pamundur, por edhe i paepur deri nė fund (i lėshon vendin njė mė tė vjetri). E vetmja gjė qė ka mbetur ėshtė heshtja krijuar prej kohės dhe hapėsirės, heshtje krijuar nga numėrimi i gjurmėve tė diellit nėpėr qiell.

Edhe kjo njė poezi hermetike, e vėshtirė pėr njė lexim klasik, sugjeruese dhe sugjestionuese, ku fryma e mban nė kėmbė si njėsi unike, e ku vargjet synojnė tė jetojnė nė vete e pėr vete.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.