Tema: Martin Camaj
Shikoni Postime te vecuara
  #8  
Te vjeter 14-06-2006, 19:39
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Faqe ne Ditar: 2
Mosha e qenit apo ditelindja

Mosha e Qenit apo Ditėlindja

Kremtuem gjith natėn i ri e i vjetėr kohėn
qė vdiq e vrame nė mue.
E thanė: askush s'do tė lypi gjak
pėr tė.
Ajo nuk ishte festė, por drekė!
Nė mėngjes mbas dere qentė
me sy keqardhės e tė butė
nuk pritshin eshtna, por mue
me u nisė me ta shtigjeve bri lumit
teposhtė.

Analizė

Ėshtė njė ndėr poezitė mė tė bukura e njėkohėsisht mė private tė Camajt. Ēasti i festimit tė ditėlindjes sė njė burri tė vjetėr, qė fatalisht ve re se koha, do tė thotė jeta, ka mbetur e vrarė brenda tij, pėrbėn frymėzimin tragjik tė poezisė. Ai s'di kė tė akuzojė pėr vrasės tė kohės sė vet, vrasėsi ka mbetur anonim, ndaj dhe s'ka se kush tė pagujė gjakun. Nė kėto rrethana afėrsia me qenin bėhet sa e dhimbshme aq dhe humane.
Koha i ka ngrėnė gjithēka kėtij personali subjektiv, e ka nxjerrė kockė e lėkurė. Simboli i lumit qė e pret nė fund tė poezisė mund tė lexohet edhe si vijimi i jetės sė pasosur, por edhe si caku qė ndan dy jetėt e prej kah nis bota tjetėr. Poezia duket sikur s'ka fund. Gjithēka i lihet nė dorė lexuesit, vazhdimi, pėrparimi i paskaj, finalja e imagiinuar.
Me mjete thellėsisht hermetike, ku fjala e zhveshur nga cilėsorėt e panevojshėm qėndron si monument, gur i rėndė nė vendin e vet, pėrveēse flet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, mė sė shumti sugjeron kuptime e imazhe.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.