Elegji e Parė
Ku kam me qenė i kėputun
nga mundi i vjetve tė rrėpita sa 'i shkamb,
mos tė vijė keq ty, Taze, pėr mue
tė shtrimė mbi drrasat e vdekjes,
kingj i gatuem pėr flije.
Leni plakat tė qajnė mbi mue at ditė
pėr njerzit e vet, vdekė qysh kur.
Edhe njė amanet, moj grue:
kur vdiq im atė, premė dy qe
me ngimun tė unshmit e thneglat e lamit
me grimca buke.
Por unė do tė vdes mes njerzve gjithmonė
tė ngishėm,
prandej ndėr drekėt e mija qitni
vetėm kafe tė idhta.
Analizė
Me kėtė poezi ndoshta nis epoka e pjekurisė artistike tė Camajt drejt modernitetit, gjuhės sė kursyer dhe tė shumėkuptimshme. Si nė shumė poezi tė tjera edhe kėtu ndjehet ankthi i ndeshjes sė dy kohėve dhe hapėsirave: Fėmijėria nė malėsitė e Shqipėrisė dhe sė fundi vdekja nė malėsitė e Gjermanisė sė jugut. Duket se autori drejton dy amanete njėherėsh: njė nė atdheun e largėt (Tazes) dhe njė nė vendbanimin e pėrkohshėm (Gruas). Do tė jenė dy ceremoni mortore nė tė njėjtėn kohė: njė nė Dukagjin me plakat dhe elementet e tjera autoktone dhe njė tjetėr nė mėrgim mes njerėzve gjithmonė tė ngishėm.
Poezinė e zotėron njė ndjeshmėri e madhe muzikore dhe ritmike dhe pse e shkruar me vargje krejtėsisht tė lira e me struttura tregimtare. Ajo ėshtė njė elegji moderne, ku elementet autoktone dhe primi-tive tentojnė tė universializohen e tė bėhen tė kuptueshme pėr tė gjithė. Ky nė pėrgjithėsi ėshtė dhe ēelėsi i gjithė poezisė sė Camajt.