Dranja
Analizė
"Dranja" u fillua sė shkruari rreth vitit 1975 dhe mbaroi mė 1979. Ėshtė vetė fati i poetit i ngjashėm me fatin e Dranjės, breshkės sė mitizuar nė madrigalet e tij, perėndeshės sė kujtimit tė dalė nga Dheu:
Po e kapi dikush si pėr lojė ta marrė me vete ndėr dhena tjera, aio mbaron me tė tana! Pėr Dranjen buzėhollė, lėpusha e laknės sė huej nuk e ka shijen e duhun e njimsinė e avullit, i cili si me qenė pėlhurė, i mveshet bimėsisė buzė Drinit nė mėngjes. Larg kėtij vendi edhe shpirtin e jep e s'prek gja me gojė". Breshkė, rruzull mė vete "s'prek gja me gojė" dhe "shpirtin e jep", mė vėrtetėsisht se nė metaforė, ashtu si njeriu dhe shpirti i tij, qė kur s'ka ē'tė prekė me gojė mbahet me ngjizje: kur kujtoi kėtė jerm nuk lyp shpjegim tė njė andrre, por me jepet me rrėmue mbi sende e frymorė tė mbrumė me tharmin e gjakut tim.
"Dranja" ndonėse nuk ėshtė nė vargje si madrigali tradicional, nė pėrmbajtje i pėrket kėsaj gjinie dhe si e tillė i kundėrvihet trajtave tė tjera letrare, tė pėrdorura deri mė sot nė gjuhėn shqipe. Nė lexim e sipėr, mundėsisht tė ngadalshėm, duhet patur parasysh se trajta e jashtme, historia e njė breshke dhe e rrashtės sė saj, lidhen me nėnkuptime simbolike, me fjalė tė tjera me zbėrthimin e pėrmbajtjes sė brendshme apo "teoremės". Me rėndėsi pėr autorin ėshtė fjala e bukur poetike, ku bėhen pėrpjekje qė gjuha t'i pėrshtatet lakueshėm ēdo situate.
"Dranja" ėshtė njė formė e re letrare pėr kulturėn e shkruar shqiptare. Duke qenė thellėsisht vepėr simboliste, madrigalet mund tė jetojnė edhe si copa mė vete.
Fragment
Ata qė presin barin me drapinj dhe kosa tė shkurtra, posare pėr livadhe me gur nė bjeshkėn e Cukalit, janė njerėz tė heshtun dhe vetėm nė dukje tė qetė: dhimba u bren kocat natėn e i kap si pika nė mėngjes nė muskuj e gjymtyrė kur sjellin sė pari rreptas hekurin nė bar. Nė parzmin e leshtė u fshehet frika e gjarpnit qė pret tue njehė nė ritėm afrimin e krismės sė drapnit nė tėrfojė. Mbledhėsit e barit flejnė nė vapėn e ditės mbėshtetė pėr trungun e ahut nėn hije e shohin andrra syēelė.
Ma i riu i zgjoi njėherė e u tregoi atė qė kishte gjetė, diēka tė gdhendun, gungė e madhe ngjyrė ashti, rrashtėn e breshkės e mbi atė gjarpnin dredha-dredha, gjithēka tė bamun gurė! Mirė - thanė ata - na e dimė qėmoti se nėma e Orėve ndėrron nė shkamb ēdo gja, edhe bariun me tufė pėrpara, po puna ashtė: si erdhi breshka deri kėtu, kaq nalt?
Njeni sish shpjegoi me buzė nė gaz:
"Unė kam helm nė gjak pse gjarpni mė zuni tri herė, andaj unė di nė kėtė mes pakėz ma tepėr se ju. Breshka - tha ai - e pruni deri kėtu nė shpinė gjarpnin. Shikoni, si janė tė ngrimė mė njė si tė mos ishin dy frymorė! Si pela ime, Drania, e unė mbi tė kaluer."
Mandej folėsi mori briskun e me maje ia shkoqi gjarpnin breshkės nga rrashta mbi tė cilėn mbeti gėrresa dredha-dredha, si ravė qė pėrshkon gjysmėn e globit.
Dranja, e quejtėn njazani ata breshkėn nė gurė, pa gjarpėn...
Ndonėse breshkė, Dranja ashtė vrejtuese e vėmendshme kur ndodh se e sheh njerėz apo shtazė si pėrtypen tue ngranė. Dhisė i lakmon ma sė forti si ajo me buzė e dhambė tė mprehtė pėrpin palėn e gjethit sa ēel e mbyll synin breshka. Kjo, njė fletė tė vetme sallate, e pėrēap me orė derisa t'i lėshojė njė pikė lang nė gojė.
Poetit qė e vėren Dranjen po nė kėtė timtė s'i shkon mendja te punėt e saj tė brendshme: nė vetmi ai pėrtyp nė tru si breshka na qenka kosmopolite e mirėfilltė vetėm sepse kupa e rrashtės sė saj i pėrngjet gjysmės sė rruzullit me njolla dhenash tė ēdo ngjyre, si racat e ndryshme nė tė.
Por ai ashtė edhe i zoti ta ndreqė rėmimin e vet, kur ndalet dhe e vėren Dranjen nėnēmueshėm e thotė:
Dam, qė askush s'e ditka se njė rruzull i tillė na paska po nė thelb njė zemėr breshke!
Vjeshta po kalon ndėrrueshėm me vapė e fortunė, dridhje shtėrpie lara-lara nėpėr dushk. Thonė: kohėn qė vjen askush tė mos presė njė ditė tė mirė. Si kėshtu! Kaq pabesim nė jetė? E njėmend erdhi moti krejt i mirė, lak i gjatė pa nyja. Dranjes iu sqarue drita e synit si me dashė me pa si asnjė breshkė ndojherė kreshtat e maleve larg-larg mbulue me borė tė bardhė: vetėm prei atij vezullimi u ndez dheu e uji mori flakė. Jo, nuk ishin vargmale ato, po fletėza arnejsh nė vėrvitje nė skajin e pyllit, njė flakim peshe larg dhe pėrpara turra kajzish tė vegjėl barnash tė thata.
Vjeshta po kalonte, por gredhi me za tė burrnueshėm si kurrė kėrkoi ndėr lisa e gjeti ē'ka lypte: pemė tė ēame pėrgjysmė me erėn e athėt nė lang. Njė lloi bretkose, thithlopa e ngime, i merr amė nė hapėsi qumėshtit qė shkumbon nė vedėr mes gjujve tė mjeltores, gėrmuq nė shkam, ende tė pashtitėruem mirė pėr kėtė zeje.
Edhe pse tepėr ngjyra nė kėtė vend, koha pėrputhet pėr kohė pėrkueshėm, pa u vra aspak sendi pėr send.