Tema: Martin Camaj
Shikoni Postime te vecuara
  #5  
Te vjeter 14-06-2006, 19:32
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Rrathe

Rrathė
Analizė

Romani u botua mė 1978. Autori i njohur si lirik, me Rrathėt, paraqiti veprėn e parė tė madhe, prozaike dhe mė tė gjerė deri atėherė, pėr tė cilėn kishte punuar 15 vjet. Romani pėrbėhet nga tri pjesė: "Rrathė uji", "Rrathė zjarri", "Rrathė gjaku". Pjesėt lidhen me njėra-tjetrėn pėrmes figurave kryesore Bacit dhe veēanėrisht Agonit.

Pjesa e parė fikson paraqitjen e hollėsishme tė tyre dhe tė personave tė tjerė, tė cilėt prezantohen tė gjithė pėr arsye tė ndryshme, nė njė ditė vjeshte nė tė njėjtin qytet. Kėtu tregohen anėt e ndryshme tė jetės pasrevolucionare, nė njė fshat malor tė quajtur "Dheu i Arbėnit" (Njė aluzion i historizuar pėr Shqipėrinė ndėn sundimin komunist). Agoni qė i pėrket brezit tė ri, nga profesioni agronom, ndėrkaq gazetar dhe shkrimtar, dėrgohet prej Partisė pėr njė reportazh mbi ardhjen e traktorėve tė rinj, si pėr marrjen e njoftimeve mbi njė kundėrshtim nė thelb tė sistemit nė Malėsi, nė fshatin Ripė.

Pjesa e dytė, nė qendėr tė sė cilės janė ngjarjet dhe pėrshtypjet e Agonit, fillon me nisjen e tij nė Ripė dhe pėrfundon me mbėrritjen e traktorėve atje, pak ditė mė vonė. Ndėrkaq Agoni ka bėrė tė dėshtojnė pėrpjekjet e ilegalit pėr tė pėrdhunuar bareshėn e bukur Sose, vajzėn e virgjėr tė rapsodit. Pasi Sosen e ka zėnė nė befasi natėn tek burimi, ai do tė pushtohet vetė nga dashuria e zjarrtė pėr tė, qė pėrcakton qėndrimin e tij tė mėtejshėm. Ai nuk shqetėsohet mė pėr reportazhin dhe heq dorė nga takimet e planifikuara me mėsuesen e zgjuar Zojėn, sė cilės kishte dashur t'i bėnte njė deklaratė dashurie.

Pjesa e tretė vendoset pas mbėrritjes sė traktorėve. Agoni pushohet nga redaksia dhe pret pėr njė emėrim tė ri, si agronom. Pas njė vizite nė kishėn e njė sekti ilegal nė Ripėn e Poshtme, rituali i kėrcimit, i pėrgjakshėm, e shtyn atė dhe i zhvillon gjithnjė e mė tepėr dėshirėn pėr tė jetuar me Sosen. Nė kohėn kur pas shtegtimeve tė pėrbashkėta nė male nuk ka mundur tė caktojė me tė vendin e martesės, e pėrdhunon. Njė bari qė qėllon atje i ndalon atij qėndrimin e mėtejshėm ndėr male. Agoni shkon nė Ripėn e Mesme dhe bie nė njė letargji tė thellė, pasi tashmė kishte humbur ndjenjėn e kohės. Pas kohės sė gjatė tė pacaktuar i mbėrrin njė kėrkesė pėr t'u paraqitur nė redaksinė e mėparshme. Drejtori i ri e qorton atė pėr shkak tė tendencės armiqėsore tė njė dorėshkrimi "Shtėpia pas maleve" qė ėshtė pėrshtatur si pjesė teatri kukullash me sukses tė madh. Para kthimit tė tij nė Ripė bėhet takimi me Sosen si dhe me regjizorin e teatrit tė kukullave. Prej tij Agoni mėson qė ai kishte jetuar pothuajse 20 vjet nė "ėndėrrėn e vetmisė".

Romani pėrfundon me kthimin nė Ripėn e Mesme tė Agonit, tė cilit i ėshtė zgjuar sėrish dėshira pėr tė shkruar. Krahas kėtij trajtimi kryesor romani pėrmban njė varg trajtimesh tė tjera qė tregojnė jetėn e popullsisė vendase nė periudhėn e ndryshimit rrėnjėsor e tė vrullshėm. Kėtu qėndron vlera e veēantė nė pėrshkrimin e mėnyrės sė tė menduarit, tė ideve dhe motiveve tė personave.

"Rrathė" u vlerėsua si romani i parė psikologjik shqiptar. Krahas kėsaj ėshtė karateristik elementi liriko-folkloristlk, qė shfaqet veēanėrisht nė pėrshkrimet e Malėsisė e tė zakoneve. Krahasimet popullore dhe frazeologjizmat, si dhe njė variant i pasur gjuhėsor i gegėrishtes, fjalori i zgjedhur janė karakteristike pėr gjuhėn e tij. Baza e tregimit qėndron nė monologėt e pasur, tė brendshėm dhe bisedės sė gjallė. Tendenca bazė e romanit, qė tingėllon nė titull, ėshtė tė tregojė sesi njerėzit janė tė lidhur nė rrathė tė ndryshėm shoqėrorė e metafizikė, ku qėndrojnė simbolet e ofruara: uji, zjarri dhe gjaku. Simboli i rrathėve rimerret larmishėm. Kushtet konkrete social-ekonomike qėndrojnė mė fort brenda kuadrit tė jashtėm. Temat e mirėfillta janė pėrgjithėsisht: natyra, vetmia, humbja e traditės, kėrkimi i fatit dhe i suksesit, lidhja me vetė rrėnjėt.

Mbizotėrimi i karaktereve poetike letrare dhe komentimi i gjerė i problemeve tė gjuhės, letėrsisė dhe artit nė pėrgjithėsi, mund tė pėrbėnin gjithashtu nėntema tė veprės artistike. Romani me figurėn kryesore Agonin e, me gjithė problematikėn e tij nė kėrkim tė identitetit, tregon mė nė fund se "Ne mė kot pėrfaqėsojmė njė epokė tė re".

Fragment

Mbas lutjes sė parė u kapėn dora-dorė dhe silleshin me hapa tė matun pėrreth ashtu sikur vėhen nė varg pėr tė hedhė valle vendėse. Silleshin varg tue u ba rreth ende i papėrkryem dhe pėrsėritnin pajanda nė ritėm njė thanje, si emėn apo fjali. Kryetari qėndronte nė mjedis dhe drejtonte fjalė e lėvizje, tue u dhanė kėtyne krah nė njė drejtim tė caktuem, i tretun nė ekstazė me sy tė mbyllun.

"Tash mund ta ēojmė zanin e tė flasim pa pėshpėritė. - Mbeti e tha Baci. - Tash janė tė pėrqendruem nė vete e s'i ndėgjojnė ma tingujt e jashtėm. I vetmi qė mund t'i mbajė veshėt tė hapun kah zanet e jashtme asht zėvendėsi, Kėshilltari. - Ndeji e u mejtue e vijoi: - Sa kryetarė shkuen e erdhėn e ai, Kėshilltari, mbeti aty ku asht, nė tė dytin vend, i ngulun si cung lisi. - Zėvendėsi i truhej Hyjnisė si me njė gjysmė goje, por megjithatė zani i tij mbizotnonte fjalėt e lutjeve tė pėrbashkėta. Fjala e tij hidhej si prej njė bahje prej gojės sė shthurun dhambėsh njė gurė i vetmuem nė pusin e shterrun. - Shikoje mirė e mos harro tiparin kryeneē, menda e zgjuet qė nuk ndėrron, prore me njė shprehje nė fytyrė, i qetė, energjik e sygordhė! "

Zėvendėsi i Drenashit, i ashtuquejtun Kėshilltari, sė fundi u vu edhe ai nė valle si pa andie. Shtrini krahun e djathtė mbi shpatullat e valltarit pėr anė si flatėr gjerze dhe dora e madhe e tij prej fshatarit mbulonte njė pjesė tė supit tė shokut, tė njė fshatari vocrrak tė thatė e fytyrėtjerrun. Kambėt e thamta e tė lakueme tė tij lėviznin plogshtė nė vallen vendėse: njė hap para, njė hap mbrapa e mandej shpejt e shpejt, dy para e njė tjetėr fare tė shkurtė pėrsėri mbrapa.

Kėshtu nė varg, dale e dalė dhe mbarė e mbarė zhdėrvillohej rritshėm e me hov lėvizja vallėzore, jo pa sqimtari tė natyrshme krenarie tė pėrmbajtun hera-herė, dhe ngjit mbas plaste prapė papritmas egėrsia e burrave fshatarė si bujena ndėr arat e tyne.
Zėvendėsi lutej fare vetėm me fjalė tė veta nė tė folmen e Ripės sė Poshtme: "Zot, po tė lus, shqymbi anmiqtė tonė. Tė lus, pra, shqymbi! Mos i le gja mangut, po qiti tashti fare me gjindje e mall e gja e fiki si fiket njė qiri nė ujė, e shnjerėzoji ma tepėr se i ke shnjerėzue ata panukuj panukujsh! Dyndi kėtij vendi e dlirė sish dhenė, e mbyti pa e lan njė sish pėr farė, mbyti tė gjithė nė ujin e atij lumi pėr nėn, po ashtu si mbyte vjetin e keq ushtrinė e karkalecave kur ata vėrshuen dhenat tona, a more vesh? E mos u le vend nėn kėtė diell, ashtu deh! Mos u le vend!"

Sė voni zu secili me u lutė nė vete, ulė nė gjunj tė mėdhenj, disi pa rregull e me tinguj tė pakuptueshėm pendestarėsh tė turpnuem pėr fajet e veta. Luteshin si pėr provė, sa pėr tė pėrgatitė gjuhėt pėr adhurime ma tė vėrshueshme. Shpėrndahej nėpėr qiellzanė tė trenėve vajtimi i ngashrueshėm i njerėzve nė mundime qė s'donė me durue ma gjatė. Nė kėtė mėnyrė lutej edhe Kėshilltari me tė dhanun tė devoēėm si mos me i ditė kurrkund shteg vetit. Drenashi e ndėrpreu ngutshėm kėtė nynyrim ankues tė paskaj, si me u pasė kujtue se njė ankim i tillė nuk ishte pėr burra, dhe urdhnoi:
"Leni tė rrjedhin prej gjuhėve tona fjalė tė pėrflakėta, fjalė qė me pėrshkue detin tej pėr tej e me ēa gurin si me kepa ēeliku! Ēonje, bre, zanin deri nė kupė tė qiejve e tė na e marrė vesh Ai qė vran e kthjell nė ēdo skutė qiellore!"

Dhe si prej njė goje ushtoi britma: "Hyjni, Hyjni!" Parreshtun: "Hyjni, Hyjni! Merr vesh! "Dhe u kapėn prapė dora-dorė nė valle, tashti ma tė shpejtė, gjithnjė tue u ēue e tue e ulė zanin si valė deti nė tėrbim.

Nė mjedis Drenashi, si valltar i shtitėruem, sillej lehtas majė gishtavet tė kambėvet dhe petku i bardhė lini pėrftonte njė kumbonė. Prej kumbonės si lijtė qė sillej vorbull rreth vetes iu duk tė dy vėshguesvet nė fundin e faltores se doli njė plakėz, njė grusht eshtna nė veshjen femnore e tė larmishme, vendėse. Plakėza me njė tepsi bakri nė dorė, e vetmja femėn nė atė rreth, kishte ndejė deri atėherė mb'anėsh dhe po delte tash papritmas e ulej para kambėve tė Fetarit nė kėcim, vetėm. Ajo u ul pėrpara kambėvet tė Drenashit dhe i ra bakrit me unazė argjendi qė mbante nė gishtin e mesėm tė dorės. Ai tingull ua preu zanin nė gojė.

Mandej ajo vuni tepsinė pingul nė truell dhe nisi ta sjellė nė vend, rrotull, tue e drejtue me kumtin e vet zanet e lutjeve qė kishin fillue pėrsėri fashitshėm. Kumti i thellė i bakrit tė lėvizun prej dorės e llanės sė krahut tė plakės mori t'i mbledhė tė gjitha zanet njė nga njė si gjasende tė shpėrndame nėpėr truell. U prini tė gjitha zaneve tė zbutuna dhe u pėrnjėsue me to dhe u ba njė tingull i zbutun, si me qenė tue dalė ai za prej gjiut tė dheut. Delte prej gjiut tė dheut, kapej me mund harqeve tė faltores deri aty ku kėputeshin vizat dhe zhdukej kushdi se kah. Folkloristi tha me vete se vetėm kjo lutje depėrtoi mure e troje, njena mbi tjetrėn dhe arriti nė veshėt e qiejve tė naltė. Secili, i qetuem, ngjante se lumnonte nė gjamimin e unjishėm tė zanit tė vet tė kapun dora-dorė nė valle me zanet e tjerėve dhe tė lėkundjeve ringlluese tė metalit qė ndėrprehej nė ritme prej copės argjandi nė gishtin e plakėzės.

Fytyrat e besimtarėve galdonin tė shndėrruese nėn fuqinė e transit dhe pesha e korpit shkėputej prej trollit dhe landa njerėzore e bartun prej ritmeve merrte turr pėr t'u librue nė fluturim me vallen e shpejtueme.

Pak a shumė secili gjindej mbrenda njė sfere tė rrumbullakėt, secili vetė gogėl qė vinte rreth dy rrotullave tė ndezuna, rreth Fetarit nė kėcim e hanės sė plotė, metalit zjarmor nė dorėn e plakėzės. Ndjenja me qenė yll nė vartėsi tė diellit e tė hanės nė rrotullim tė paskaj, thonė rregullat e besimit, asht pėr secilin shpėrblim i tė besuemit.
Ashtu si pėrherė edhe nė kėtė rast flijimi, lutėsit panė befas se rrethi i ndezun nė mjedis nisi tė lėshojė rreze gjaku. Tėrbimi i tran-sit mori flakė nė ēdonjenin sish.
Drenashi kishte hjedhė petkun e bardhė njė copė pėrdhe e qėndronte xhveshė nė brez e pėrpjetė. Prej shokėsh sė ngjeshun krahėqafė, mbushė me gjilpana, thikėza gjithnduersh, hoqi Kėshilltari njė gjilpnyer e ia dha Fetarit.

Mandej i dha njenėn mbas tjetrės, gjilpana, thikėza e heshta dhe kėto tė gjitha Drenashi njenėn mbas tjetrės, fluturimthi, pa u kujtue vėzhguesit i ngulte nė parzėm e ndėr krahė, kudo mbėrrinte nė mishin e vet. Gjaku maparė i rinoi nėpėr parzėm e krahė vizla-vizla e mandej rrėke dhe megiithatė ai nuk ndiente kurrfarė dhimbje. Plakėza, e ashtuquejtun Emtja, pa e ndalė sjelljen e rrotullės sė bakrit hodhi me shkathtėsi faculetėn qė e mbante nė brez ndėr duert e shtrime tė Drenashit kah dera e mbyllun. Faculeta mbeti e varun ndėr duert e flijuesit si tė ishte njė gjasend qė i truhej Hyjnisė. Edhe vėzhguesit e rrokun prej euforisė sė pėrgjithshme panė nė flakrimin e faculetės sė kuqe diēka tė gjallė, njė shpend qė po i pritej fli shejtnorėve.

"Edhe njė risim - vėrejti Folkloristi - edhe njė risim!" Dhe pėrpiqej me gjetė ēfarė shmėnjie paskej premja e gjelit dhe vetėm kur pėlhura ra pėrdhe u kujtue se s'ishte gja e gjallė. Pra, asnjeni s'u kujtue se Emtja ia kish hjedhė Drenashit pa farė rezhie ceremoniale faculetėn qė ai tė fshijė gjakun, as atėherė kur plakėza e ēoi dhe e vuni nė brez pa ndėrpre sjelljen e rrotullės sė bakrit tė shkėlqyeshėm.
Flijimi kishte mbėrritė kulmin: ēdo gja rrotullohej ndėr sytė e tė dy vazhguesve. Edhe Drenashi ishte vu nė varg me tjerė. Shpatėza e heshta, gjilpana gjithnduersh, tundeshin nė kurmin e tij nė rrotullim me tjerė si me qenė degė e rremba tė thatė nė lisin e rrahun prej erės. Besimtarėt pėrkitnin si tė verbėt nė sonambul majet e gishtave i me dashė tė marrin ndjesė e bekim prej tyne.

Mandej herė nė rresht, herė palė e palė vallja - balladėr e lėshueme prej sė nalti - mori vrap edhe ma tė tėrbuem e bashkė me tė gjimimi fjalėsh mes tingėllimit tė shigjetave nė mishin e njeriut dhe ehut tė bakrit nė rrotullim. Fytyra e Drenashit dridhej prej dhimbjes e gjujtė i lakoheshin nėn peshėn e korpit tė therun, kurse besimtarėt - vorbull murrlani - fluturonin nė vargun e valles tue pėrpjekė njeni mbas tjetrit dora-dorė vetėm rrėshqitazi gishtat e kambėvet tė zdathuna nėpėr truell. Atje vonė gjymtyrėt e Drenashit u lakuen e u pėrkulėn fare kėshtu qė gjysma e kurmit ra zvarė pėr tokė. Kėtė e vėrente edhe Kėshilltari nė kambė mb'anėsh si tė mos i pėrkiste rigatės sė valltarėve, si tue e matė rrugėn e flijimit. Njeriu i flijuem prej njerėzvet tė vet qindronte, por kur heshta e shigjeta nė parzėm, krahėsh e brijėsh ndeshėn pėr rrasat e shtrojes dhe i lėnurėn thellė mishin, Drenashi lėshoi njė britmė dhimbje e i ra tė letit.

Vigma e dhimbjes i zgjoi befas burrat nė vrap vallėzor: njė herė i shtangoi nė vend, mandej i zgjoi prej kllapisė sė randė. Kur erdhėn nė vete tė gjithė, prishėn vargun e valles e shkuen e zunė vend nė gjuj tė mėdhaj anash.

Kishin kalue vetėm dy orė prej fillimit tė sjelljes fetare, por secili kėqyrte me shtangim shokun si tė mos ishin pa tash shumė mote. Kėqyrnin njeni-tjetrin hulumtueshėm pėr t'i diktue nė fytyrė sa rrudha qenkan mbresė nė tė mbas tė gjithė asaj kohe. Mandej sytė u shkuen nė mjedis tė faltores. Mbi rrasat e gurit vėrenin nė heshtje njė rreth gjaku tė pėrkryem, rrethin e valles sė vet. Kujtoheshin se ata vetė e kishin ngrehė rrėshqanė Drenashin e shigjetuem, shokun e vėllanė e vet. Dy besimtarė kapėrcyen rrethin tue u ruejtė qė tė mos shkelnin hullinė e gjakut dhe u pėrkulėn pėrmbi flinė: prej parzmit e krahėve tė Drenashit nxirrnin hekurinat, hej tė ngrimė nė gjak nė ngjyrė ndryshku. Duert e tyne lėviznin shkathshėm mbi korpin e flisė deri sa i hoqėn tė gjitha: Fetari pa thercat e ndėshkimit doli si i xhveshun, lakuriq nė shesh.

Nė sytė e tė shumėve shiheshin lot jo aq tė dhimbėsunisė ndaj kryetarit tė vet tė flijuem kushdi pėr tė satėn herė, por ma tepėr nga vetėdija se hapja e derės e dalja nė dritė ngjaste tepėr, kushedi, edhe shekuj tė tjerė, varg njeni mbas tjetrit, si ata nė vallen e gjakut. Atyne qė e libruen Fetarin heshetash e gjilpanash u dha shej Kėshilltari qė ta praponin andej dhe kėta ashtu banė. Nėsa e ēonin lehtas para duersh, Drenashi hapi mundshėm sytė e pau se si e ulnin ngadalė nė skajin e hapėsinės sė nėndheshme mbi shtrojen e pregatitun mapare me gjeth tė njomė lari tė stėrpikun me uthull. Nė pėrpjekje me atė lagshtinė djegėse i ra Drenashi pėrsėri tė letit. Plakėza e vogėl mori t'i lajė e t'i mjekojė varrėt e ēeluna tė korpit pa shqisa, tė shtrimė shakull, si me qenė tue e pregatitė pėr vorrim. Besimtarėt u ndanė nė heshtje. U zhdukėn ashtu si kishin ardhė nė tė gjitha drejtimet tue i hapė vetes shteg nėpėr shkallė guri e kthina tė thella pėr nėn tokė, kush me dritė kandili tue e mbajtė si tinėz nėn palėn e petkut nė dorė, kush pa tė si, pėr shembull ma tė vjetrit qė gjatė moteve i kishin mėsue shtigjet e pėrmbrendshme.

Kėta matnin me hapa tė sigurtė, pa dritė pa pishė, nė pikėn e territ gjatėsinė e kthinave tue prekė symbyllas gunga e kthesa, po ashtu si sivėllaznit e parė tė cilėt kishin ndėrtue me dorė tė vet skaje e gjije. Nga kjo rrethanė kishte mbetė nė fjalė thanja me vėshtrim tė zgjatuem e cila pėrdorej posaēe nė kohnat e krizave dhe tė pėrndjekjeve prej anėtarėve tė besimit: pleqtė e dinė rrugėn symbylltas nė terr e nė dritė.
Pėr t'i shpėtue syve tė besimtarėve gjithnjė nė pėrvlim tė ekstazės, tė dy vėzhguesit u ndanė nė drejtime tė ndryshme, mjerisht pa i pasė lanė njeni-tjetrit njė pikė takimi. Humbėn edhe ata nė terrin e nėndheshėm e dolėn jashtė nė drejtim tė kundėrt, kėshtu qė nuk do tė ndeshin kurrė ma. Edhe sot e kėsaj dite, mbas shumė motesh, i shtihet nė andėrr Novelistit labirinti i mbushun me murgj dhe nė atė tollovi kėrkon pėrethshėm. Folkloristin: e gjen e s'e gjen, si nė andėrr ma! I flet e s'i pėrgjigjet dhe me shpejtėsi vetime i del gjumi e gjithēka zhduket si vesa pėrpara diellit.

Pėr t'u shlirue prej ankthit qė i kthen kohė mbas kohe nė gjumė, Agoni ka kėrkue disa herė hymjet nė ēerdhen e besimit tė fshehtė, pėr t'i thanė vetes: ja, tek asht labirinti i pėrmbrendshėm! Hyn, shihe e mos andėrro ma! Por deri nė sot Novelisti s'i ka ra askund pėr fije tė zbulojė derėn prej gurit tė latuem. Mbas kėso pėrpjekjesh pa rrugėdalje, kundron edhe njė herė ledhet e vjetra tė Ripės sė Poshtme dhe i duket sikur gjithēka, njerėz, tempull e flijim, paskan qenė vėrtet andėrr. Mund tė jetė, rėmon nė vete ai, se mbas zhdukjes sė kryetarit tė tyne kanė rrėnue shtėpitė pėrsipėr e faltoren e kanė sigurue nga jashtė tue i murue dyert, nė pritje qė t'iu vijė dita.

Fragmenti ėshtė shkėputur nga pjesa e tretė e romanit, nė kohėn kur Agonit i duhet tė vendosė pėr shumė gjėra tė lėna pėrgjysėm. Puna e re qė mund tė fillojė, fati i dashurisė ndaj Soses e tė tjera si kėto.
Ai bie nė kontakt me ritualin ilegal tė "dervishėve", i cili ėshtė sa marramendje aq dhe ftillim i ideve tė tij. Estetikisht fragmenti pėrbėn njė prej situatave letrare nė tė cilėn mund tė kuptohet mė mirė aftėsia pėrshkruese e Camajt. Dinamika e lėvizjes sė personazheve ėshtė e jashtzakonshme. Tė gjithė lėvizin si nė njė shirit filmi qė rrotullohet e rrotullohet pa ndalim pėr tė krijuar kėshtu iluzionin e lėvizjes reale.

Duhet njė njohje mjaft e mirė e shqipes burimore, pėr tė kuptuar mė nė detaj veprimet, ritmin, tonalitetin, thekset dhe sė fundi imazhin fantastik tė prodhuar nga shkrimtari. Duket se ēdo gjė ėshtė e bazuar mbi kujtesėn e largėt ose fantazinė, nė tė cilėn shkrimtari bujarisht kėrkon tė na bėjė pjesėtarė.
Mjeshtėr i fjalės dhe i tekstit shqip Camaj shėnon njė model tė ri tė tė shikuarit tė botės shqiptare, tė asaj bote tė fshehur pėr shumėkėnd gjatė njė periudhe gjysėmshekullore.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.