Tema: Martin Camaj
Shikoni Postime te vecuara
  #4  
Te vjeter 14-06-2006, 19:28
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Njeriu me vete e me te tjere

Njeriu me Vete e me tė Tjerė
Analizė

Me kalimin e kohės e veēanėrisht me librin Njeriu mė vete e me tjerė, poezia e Camajt e rrit karakterin e vet metaforik dhe simbolik si dhe zgjeron format e shprehjes gjuhėsore. Secili titull poezie paraqet njė gjendje tė posaēme. Njeriu ndalet nė njė shenjė vendi nė kohė, harron punėn e pėrditshme dhe rrėmon nė vete pėr tė gjetur fillin e humbur tė kujtimeve e tė ndjesive tė tij:
Nė nadje vrejta rrethin e andrrave
nė truell
e gjeta fillin e tretun
nė pikėn e ndaljes sė dritės.
(Fill i gjetun)


Ngjan kėshtu qė mbas secilit varg tė fshihet njė grimė ngashėrimi, i cili nė ēastin kur autori ia pėrcjell tė tjerėve, shndėrrohet nė gėzim. Meqenėse kėto vargje janė shkruar njėkohėsisht me romanin "Rrathė", lexuesi ka pėr tė gjetur aty-kėtu mendime e atmosferė tė njėjtė nė tė dyja veprat. Ndėrsa siē ėshtė fare e kuptueshme, mėnyra e tė shprehurit dhe trajtat ndryshojnė.

Ndėrmjet dritės dhe territ pėr poetin mė shumė se njeriu ėshtė hija e tij e cila ska shqisė, vetėm sy pėr vete. Po njeriu ku ėshtė? - duket se pyet poeti. - Po ti ku je? Apo thjesht njė thėngjill i zi pa zjarm. Mungesa e zjarrit e bėn jetėn tė vdesė, mungesa e dritės e bėn kohėn tė vdesė, mungesa e tingujve e bėn njeriun tė vdesė. Te "Kohė e humbun" nėpėrmjet metaforave e simboleve tė fuqishme poeti e vendos udhėtarin, njeriun e thjeshtė nė udhėkryqin midis kohės reale tė vėrtetė dhe asaj tė pėrjetshme: Udhėtari, njeri i thjeshtė, as tepėr i urtė, as poet, ndezi zjarrin e fikun nė hinin djegė e pėrdjegė nė votėr. Zgjoi tingujt e ujit prej gjumit e preku rrezet e diellit nė syzit e bimės nė dritare. Diēka ish ndalė nė ajėr e priste nė heshtje si shpatė pėr tė ra. Vetėm atėhere u kujtue se koha nuk kishte kthye bashkė me tė nė plang ... Ēasti i kuptimit tė boshėsisė sė jetės ėshtė pėr poetin sfida e parė qė njeriu i bėn vdekjes.
Temat si kontrasti midis sė vjetrės e sė resė, pohimi i sė resė si dhe situata e njerėzve nė botėn moderne, zhvillohen nė trajtimin e motiveve tradizionale dhe simboleve (Gurėt, zogjtė, zanat e malit etj).
Shtatė vasha u ēuen peshė
Kur ngjyra e korbit fluturoi
Pėrmbi shtyllėn e jetės...


Vargje si kėto janė tė rralla nė traditėn e poetikės shqiptare.
Po korbi jo gjithnjė ėshtė ngjyra e vdekjes dhe sinonim i sė keqes. Si pėr tė treguar vlerėn e njė dite apo mė mirė tė njė ēasti pėrballė kohės sė amėshuar, Camaj shkruan poezinė "Njė ditė e ka edhe korbi". Nga ana tjetėr ndarja natyrore nė tė mirė e nė tė keqe, nė tė bardhė e nė tė zezė, pėr poetin nuk ėshtė gjithnjė kėshtu. Teksa korbi vėshtron vallen e pėllumbave tė bardhė, ngriu nė vend dhe e pa veten mė tė zi se kurrė. Por ai nuk guxoi ta prishė vallen e tyre, tė jetė njė njollė e zezė nė atė sfond tė bardhė. Dhe pėr kėtė e mori shpėrbilmin: e ndjeu vehten korbi pėllumb nė shpirt...
Tek vėllimi pėrmbledhės Njeriu mė vete e me tjerė janė bashkuar poezitė, tė cilat i paraqesin njerėzit nė kostelacione tė ndryshme sipas idesė sė Camajt. Si elemente tematike dalin shpesh: shtegtimi, mospėrfillia, vetmia. Kurse te poezia Vetmija e jugores nė Veri si kundėrvėnie e njė jete tė largėt, shfaqet gruaja mė e vetmuar se kurrė ndonjėherė:
Vjen hana
e nis udhtimin televizori nėpėr botė
nė heshtje deri nė mesnatė.
Mandej sheh andrra si rriten
dega lisash ndėr krahė.


Situata e mėrgimit tė autorit del nė poezinė me titull Larg atyne qė flasin si unė, i cili vlihet nė raport me dukuritė e natyrės qė ndonėse janė universale, intimizohen kur ėshtė fjala pėr vendlindjen: n'agim njeriu bekon diellin si unė.
Lirika e Camajt ėshtė e karakterizuar qė nga fillimi pėrmes pjesėmarries nė fatkeqėsitė e njerėzve, por gjithashtu nga shpresa nė vitalitetin e nevojave tė tyre, si te Frika prej dimnit tė gjatė, kur shprehet se: S'due me qenė si moti i lig. Vuajtja jepet shpesh me anė tė njė ironie tė lehtė para kalimit nė dėshpėrim. Vetė natyrshmėria poetike e Camajt e bėn tė dallueshėm nė poezinė "Nji poeti tė sotėm", nė tė cilėn thuhet qė poeti nuk ka shkruar pėr mėshirėn e fatit, por
...pėr rrasa guri e ballė njerėzorė
me rrudha shumė pėr dashuninė.


Poezia shihet si formė pėr mposhtjen e tragjikes. Pėrmes sensibilitetit plot kontradikta dhe kontrasteve tė jetės, lirika e Camajt fiton njė karakter shprehės dramatik. Si shprehje e shumėllojshmėrisė dhe e kontradiktave tė jetės, autori shpesh zgjedh ngjyrat: njimijė ngjyra nė kėtė dhe (Formulė mėngjie). Si simbole pėr dhėnien e botės qėndron kundėrvėnia e ditės dhe e natės Fill i gjetun, Mbas kryqėzimit tė zogjve, Nji stinė e humbun, etj.

Gjuha e Camajt fiton aftėsinė e saj shprehėse pėrmes mjeteve tė pasura retorike veēanėrisht tė figurave tingėlluese, metonimive dhe metaforave: si ngjyra e korbit (Motiv i vjetėr nė kthim), njė za i bardhė kapet pėr tesha (Gjumi mbas shtegtimit), apo te poezia Dy brezni:
Im atė ishte
burrė me pamje tė trishtė, dru ullini pa fletė
me kokrra tė zeza nė ēdo degė


Simbolet nga bota e kafshėve (gjarpni, breshka, krymbi i mėndafshit, korbi etj., poeti i merr pėr tė krijuar paralele motivesh universale me botėn njerėzore.
Raporti mes jetės dhe vdekjes njerėzore pėrfshihet nė raportin mes jetės dhe vdekjes sė kafshėve, madje tė atyre zvarranikėve, tė cilat e bėjnė mė tė afėrt idenė ekzistenciale tė jetės sė vetė njeriut. Mos jam nieri apo krimb? Camaj nuk ėshtė as i pari dhe as i fundit nga poetėt modernė qė e vė njeriun para njė dileme tė tillė. Nga ana tjetėr lidhja e njeriut me krimbin befas pėson njė varėsi tepėr tė madhe tė ekzistencės. Te Krymbi i mėndafshit Camaj e nis prozėn e vet poetike kėshtu: Fijet e bardha tė mėndafshit ndahen prej zemrės sė krymbit qė vdiq vetėm nė pallatin mbas malit... dhe e mbaron: Nė vjeshtė kundrova besėlidhjen mes jetės e vdekjes prej punėvet tė tė parėve tė mij qė ruanin petkat e mia pėr mort dhe hynin nė njė vorr brez mbas brezi: Eshtna ndėr eshtna ndėr shtresa petkash tė leshta!

Nė prozėn poetike Gjarpijtė ai shkruan: Giarpijtė u banė gur nėn tokė pėr t'i qėndrue dimnit. Shqarthi fle nė bigėn e shkambit e gjallnon me dhjamė tė vet si shumica e njerėzisė qė nuk i ngre sytė pėr tė kqyrė si retė e vėrshojnė dritėn e hanės pėr tė pru terrin mbi ne. Ashtė koha e pleqnimit mė vete. Fjala helm nuk pėrmendet gjėkundi, por hidhėsia e tij ndjehet kudo. Drita dhe terri qėndrojnė nė dy skaje tė kundėrta, nė atė tė sė mirės dhe nė atė tė sė keqes, siē qėndrojnė dhe njerėzit. Duket se poeti ėshtė indiferent ndaj kėtij terri gjithėpėrfshirės, por jo lexuesi i cili pyet veten: Mos jam dhe unė njė gjarpėr i fshehur nė gur dhe jeta ime ėshtė njė natė mė e errėt se nata e pėrjetshme?

Me poezinė e tij Camaj krijon njė marrėdhėnie gati tė padukshme, ashtu si anonimati popullor, duke i lėnė njė vend tė lirė aktiv lexuesit; tė jetė ai qė tė pėrjetojė apo tė meditojė nė mėnyrė tė hapur dhe subjektive, pėr ta ribėrė poezinė e tij.
Njė karakteristikė e veēantė e poetikės sė Camajt ėshtė interesi i tij pėr figurėn gjuhėsore-formale, ku me anėn e njė thjeshtėsie tė veēantė ai e tematizon nė trajtė, duke pėrdorur me mjeshtėri tė rrallė variantin gjuhėsor tė gegėrishtes.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.