Nje teme mjaft interesante kjo. Urime natty.
Personalisht mendoj se filma te bukur dhe me vlera ka sa te duash, qofshin keto te rinje apo te vjeter. Ajo qe vihet re pergjithesisht eshte se kinematografia moderne eshte e orientuar drejt komercializmit. Ne fund te fundit gjithshka eshte kthyer ne nje industri "miniere ari" dhe producentet perpiqen te prodhojne ato filma qe kane pelqyeshmerin me te madhe nga shikuesit. Tjeter fakt shume i hidhur: ka gjithmone e me pak shikues qe dine te vleresojne vertet nje film te bukur. Pra si ne cdo biznes eshte konsumatori ai qe udheheq industrine.
Keto dy vitet e fundit ka filluar nje interesim per filmat e vjeter ne Shqiperi. E ve re neper videoteka, ku me pare mund te gjeje vetem filma te sapo lancuar, kurse tani ka nje mori filmash bardh e zi dhe sidomos tek kanalet televizive me pagese qe po jepen shume filma te viteve 30 deri ne 70.
__________________ Librat dhe kujtimet hidhen ne leter per te mbrojtur njerezit qe deshem ne jete, nga armiku i tmershem me emrin dyfish: kalbezim dhe harrese. |