BĖME, Jakob
BĖME, Jakob (BOHME Jakob), filozof gjerm. (1575-1624). Autodidakt qė studio Kopernikun, Paracelsusin, Vajgelin dhe Biblėn. Mėnyra e tij fantastike-metaforike e tė shprehurit ėshtė vazhdim edhe i mistikės sė Ekartit, por nė filozofinė e tij janė tė prani-shme edhe elementet tipike renesansiane tė mospranimit tė autoritetit dhe tė shtruarjes sė problemit tė njeriut si ēėshtje kryesore e problematikės filozofike. Mirėpo, gati tėrėsisht e krijuar brenda bindjes filozofike mistike dhe emanacioniste, vepra e Bėmes ka mė shumė karakter tė epit sesa tė njė koncepti sistematik filozofik tė formuar. Perėndia, sipas Bėmes, ėshtė bazė e parė e cila ėshtė lartėsuar mbi tė gjitha kundėrshtitė, ndėrsa tėrė ekzistenca ėshtė vetėshprehje e hyjnisė. Shpirti njerėzor pėrmban nė mėnyrė imanen-te tė gjitha kundėrshtitė, nė tė vazhdimisht luftojnė e mira dhe e keqja, kėshtu qė njeriu nė vete pėrmban edhe qiellin edhe ferrin. E mira dhe e keqja vazhdimisht konfrontohen reciprokisht, kurse vetė jeta ėshtė rezultat i kėsaj lufte dhe nė kėtė dialektikė «tė natyrės sė amshueshme» qėndron shkaku i ēdo gjėje ekzistuese. Sipas Bėmes nga baza e parė (e meskinitetit) nė vullnetin e shfaqur «pėr diēka» sė pari lind perėndia dhe pastaj natyra e amshueshme, bota shpirtėrore dhe nė fund natyra e dukshme.
B. pėr vete thotė se ėshtė sikurse tė gjithė stėrgjyshėrit, profetėt, apostujt, tė cilėt tė gjithė ishin «tė varfėr, peshkatar tė pėrbuzur, fshatar», vetėm «njeri i thjeshtė» dhe veē kėsaj edhe «mėkatar i mjerė».
Tė gjitha veprat e Bėmes (tė cilat i shkroi nė gjuhėn gjermane dhe jo latinisht si ishte atėherė e zakonshme) shpeshherė pėrshkohen nga njė aspekt jologjik, nga tabllot inkorente tė imagjinatės, nga metaforat e pakuptu-eshme, paraqitjet teozofike dhe pohi-met kontradiktore, por edhe nga njė entuziazėm i veēantė optimist i cili ndikoi shumė nė autorėt e mėvonshėm tė veprave filozofike, sidomos nė Shelingun dhe Hegelin. Mendje e lirė e pėrsekutuar nga kryeparėt zyrtar tė kishės, e pėrqeshur dhe e pėrbu-zur nga shumė bashkėkohės tė vet «tė ditur» si «kėpucėbėrės antikrishterė, B. pėr atė kohė konsideronte me guxim pikėrisht njeriun si qenie nė tė cilėn gjenden dhe nė tė cilėn bashkohen edhe qielli edhe toka, kėshtu qė pėr tė njohja e botės mund tė lexohet vetėm nė librin i cili quhet njeriu vetė. «Nuk kam nė diturinė time asnjė fjalė tė marrė nga librat e ndryshme, por kėto fjalė i nxjerr nga vetvetja» ky ėshtė konstatimi i Bėmes, karakteristik pėr kėtė mendimtar me vetėkoshi-encė dhe origjinal i cili - pavarėsisht nga tė gjitha elementet mistike teozofike dhe ditirambet religjioze entuziaste ishte nė realitet mohues i pasionuar i skolastikės shterpė dhe i tė menduarit dogmatik nė pėrgjithėsi.
Veprat kryesore: Aurora oder Morgenrote im Aufgang (1610); Stu-dimet: De signatura rerum (1622); Mysterium magnum (1623) janė tė njohura me titujt latinė tė pėrkthimit. Veprat e Bėmes ndėr tė tjerė i ka botuar edhe H. Kajzeri, Lajpcig, 1923.