Shikoni Postime te vecuara
  #146  
Te vjeter 13-06-2006, 23:27
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Faqe ne Ditar: 2
BERGJAJEV, Nikolaj Aleksandroviē

BERGJAJEV, Nikolaj Aleksandroviē

BERGJAJEV, Nikolaj Aleksandroviē (BERDJAJEV, Nikolaj Aleksandro-viē), filozof rus (1874 - 1948). Me origjinė aristokrat, vijojė mėsimet nė shumė shkolla ushtarake, pastaj botoi revistat («Ēėshtje tė jetės»), themeloi nė Petrograd «Shoqatėn filozofike religjioze», u burgos dhe u pėrsekutua nė kohėn e Rusisė cariste, kurse nė vitin 1922 emigroi nė Paris. Me gjithė predikimin e vet tė mesianizmit dhe mallkimin e pushtetit sovjetik si «demoniak», prapėseprapė nuk u organizua nė grupet e emigracionit tė bardhė dhe nuk u kushtoi gati kurrfarė rėndėsie eksponimeve dhe kombinimeve politike tė tij. Nėn ndikimin e konsiderueshėm tė mendimtarėve mistikė (Bėme, Gregori nga Nisa), pastaj tė Kantit dhe si domos tė mesianizmit rus (Solovjovi dhe tė tjerėt), B. thuri njė sistem filozofik origjinal, tė cilin shumė interpretatorė e konsiderojnė njė lloj tė veēantė tė ekzistencializmit. Kthimin kah kisha dhe kah ajo botė e krishterė qė ishte «strehim i ligjėsisė dhe i moralit», B. e konsideronte imperativ qė del nga forca rrėnuese e racionalizmit tė qytetėrimit modern.

Sipas Bergjajevit, sundimi i teknikės dhe i makinės karakterizohet «me kalimin nga jeta organike nė jetėn e organizuar, nga tė rriturit nė konstruktivitet». Fryma prometeniane e njeriut nuk ėshtė nė gjendje ta sundojė teknikėn qė ka krijuar, sepse, teknika, duke zėvendėsuar organikėn dhe racionalen me organizativen dhe racionalen, krijon rezultate tė reja irracionale nė jetėn sociale (si ėshtė pėr shembull papunėsia).

Makina e zėvendėson punėn njerėzore dhe «kjo ėshtė fitore pozitive e cila do tė duhej ta shkatėrronte skllavėrinė dhe varfėrinė e njeriut. Mirėpo, makina assesi nuk i nėnshtrohet faktit qė prej saj kėrkon njeriu dhe ia imponon ligjet e tij» («Njeriu dhe makina»). B. megjithatė konsideronte se nuk ėshtė vetėm makina, por njeriu ėshtė fajtor kryesor i keqpėrdorimit tė makinės, sepse makina mund tė bėhet mjet i fuqishėm pėr fitoren e njeriut mbi natyrėn, mirėpo pėr kėtė njeriu duhet tė jetė shpirt i lirė. Por me gjithė disa mendimeve lucide te B. mbisundojnė projeksione tė vjetruara, ortodokse religjioze dhe pėrfundime iluzioniste. Aristokratizimi i shpirtit tė cilin e kėrkoi, e ēoi nė providenca dhe profeci mesianike (ardhja e dytė e Krishtit), kurse filozofia e tij mbeti strehė e tendencave tė shumta shoqėrore-regresive dhe mistiko-mesjetare nė konceptet bashkėkohore ideologjike dhe filozo-fike.

Veprat kryesore: Stnisl tvoriestva (1916); Kuptimi i historisė (1923); Novo srednjovjekovlje (1940); Le Marxisme el la Religion (1931); Sud-bina iovjeka (1934); Esprit et rėalitė (1943).
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.