Skolari, "dritė-hijet" e debutimit!
Fation Shehu
Trajneri i Portugalisė, Luis Felipe Skolari, u shpreh i kėnaqur pėr fitoren e skuadrės sė tij me rezultatin 1-0 ndaj Angolės. Ai deklaroi se tri pikėt e fituara ndihmojnė nė moralin e futbollistėve dhe pėr mė tepėr deklaroi se ishte i kėnaqur me lojėn e futbollistėve tė tij. Taktika e Skolarit me pesė mesfushorė dhe me vetėm sulmuesin Pauleta nė sulm u duk e suksesshme, pasi sulmuesi shėnoi gol vetėm pas katėr minutash, duke e ēuar nė 47 numrin e golave, gjatė 83 ndeshjeve me kombėtaren. Portugalia ka shėnuar plot 35 gola gjatė fazės kualifikuese pėr nė botėror, edhe pse kishte njė grup tė vėshtirė, ndėrkohė qė ka humbur vetėm njė nga 20 ndeshjet e zhvilluara, qė kur humbi nė finalen e kampionatit europian 2004, ndaj Greqisė.
Pėr sa i pėrket fazės nė grupe, Portugalia duket se nuk do ta ketė shumė tė vėshtirė, kur dy ndeshjet e tjera do t'i ketė kundėr Iranit dhe Meksikės. Gjithsesi, pėr ta ėshtė rezervuar njė pėrballje e vėshtirė nė raundin e dytė, ku kundėrshtari mund tė jetė Holanda ose Argjentina. Kapiteni Luis Figo dhe Kristiano Ronaldo treguan njė formė tė shkėlqyer nė ndeshjen kundėr Angolės, duke qenė ndihmės tė shkėlqyer pėr sulmuesin Pauleta. Gjithsesi, duhet pranuar qė mesfushorėt e tjerė nuk shkėlqyen shumė dhe Skolari duhet tė presė mė shumė nga futbollistė si Manike, Deko, Simao dhe Petit. Trajneri brazilian ka arritur tė fitojė Kupėn e Botės nė vitin 2002, kur drejtonte Brazilin, ndėrkohė qė edhe kėtė herė ka synime tė larta me skuadrėn e tij.
Ali Daei, mungesa e Iranit
Sulmuesi i Iranit, Ali Daei, mund tė mungojė pėr kombėtaren e tij nė ndeshjen e radhės sė grupit D, kundėr Portugalisė, pėr shkak tė njė dėmtimi. "Aliu nuk ėshtė stėrvitur me ne, pėr shkak tė njė dėmtimi. Mendoj se do tė jetė shumė e vėshtirė qė ai tė riaftėsohet nė kohė pėr tė luajtur," - tha trajneri Ivankoviē. Daei ka dhėnė njė kontribut tė shkėlqyer pėr kombėtaren e tij, kur ka shėnuar mė shumė se 100 gola. Edhe pse ėshtė 37 vjeē, ai ka treguar se ka njė rol tė rėndėsishėm nė kombėtare.
Holanda Koku: Tė fortė nė mbrojtje
Mesfushori holandez, Filip Koku, ėshtė shprehur shumė i kėnaqur me forcėn mbrojtėse qė tregoi skuadra e tij nė fitoren 1-0 ndaj Serbisė dhe se ajo ėshtė shumė e nevojshme pėr tė fituar njė Kupė Bote. Futbollisti Arjen Roben arriti tė shėnojė golin e vetėm tė ndeshjes nė minutėn e 17-tė dhe u duartrokit shumė pėr paraqitjen e tij nė fushėn e lojės. Gjithsesi, Koku mendon se e gjithė paraqitja ishte shumė e mirė. "Ne luajtėm me njė futbollist para mbrojtjes dhe kjo u duk shumė e suksesshme. Sa herė qė ne kishim topin nė dispozicion, njėri prej nesh ishte i lirė. Mendoj se u treguam tė fortė nė mbrojtje dhe ky repart ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr tė arritur te suksesi i njė kompeticioni tė rėndėsishėm," - tha ai. Pikėrisht reparti i mbrojtjes ka qenė edhe pikėsynimi i trajnerit Marko van Basten gjatė fazės pėrgatitore, duke qenė se ka grumbulluar edhe njė skuadėr pa shumė eksperiencė nė Kupėn e Botės. Holanda ka kohė qė nuk paraqitet mirė nė njė kompeticion tė tillė dhe hera e fundit qė ata kanė shkėlqyer, ka ndodhur nė vitin 1974, kur arriti finalen e botėrorit. Nė fakt, synimi i Marko van Bastenit ėshtė qė tė kalojė kėtė arritje, e cila ėshtė edhe mė e madhja pėr kombėtaren e "tulipanėve".