Nganjėherė dua tė shkruaj njė poezi, gri, me krah tė njė lakuriqi nate, dhe me gjemba nėpėr shpatulla, njė poemė vertikale, tokėsore, vetmitare, me rrėnjė, dhe me madhėsinė e njė gurķ, njė poemė pa formula, pa sekrete tė trembura, qė tė mendoj, qė tė shkruaj vetveten, e gatshme tė hidhet nga ura, ose tė rrėzohet nga njė avion. Por shumė herė poezia mė del e prerė, dridhet, ikėn, vjen, nuk ėshtė konstante, e sėmurė, maniake, depresive, dhe unė ēdo natė tendos vargjet, shtrihem nė shpirtin tim, e gatshme qė tė nis njė poezi pa moshė, pa frikė, njė poemė pa kocka dhe gjak, memece dhe transparente, sepse poezitė nuk flasin, ato preferojnė tė thonė gjėrat nė heshtje.
__________________ Ėndėrrova qė zjarri ngrinte,qė bora digjte dhe pėr tė ėndėrruar tė pamundurėn, ėndėrrova qė ti mė doje!
Modifikuar per here te fundit nga Edra71 : 03-06-2006 ne 06:20.
|