Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 03-06-2006, 02:22
Minifotoja e anetarit Jonisa
Jonisa Jonisa eshte Jashte Linje
Moderator/e
 
Reg: 11-05-06
Lokalizimi: Hade
Postime: 214
Kodi i Da Vincit dhe falsifiteti i Bibles

Kodi i Da Vinēit dhe falsifiteti i Biblės

AJNI SINANI


Tė mjerėt ata, qė me duart e veta e shkruajnė librin, e pastaj thonė: `Ja, ky ėshtė prej All-llahut', pėr tė nxjerrė ndonjė pėrfitim tė parėndėsishėm. Dhe tė mjerėt ata pėr atė qė kanė shkruar duart e tyre dhe mjerė ata pėr atė qė fitojnė!"
(El Bakarah, 79)

I Dėrguari a.s. tregon se All-llahu i madhėruar nė njė hadith kudsi ka thėnė: "Unė i krijova robėrit e Mi nė fenė e drejtė ( e pastėr islame ), por shejtanėt i bėjnė qė ata tė humbasin rrugėn e drejtė."
(transmeton Muslimi)

Mbi lajthimin dhe devijimin e tė krishterėve nga rruga e drejtė, Kur'ani i shenjtė na tregon nė shumė ajete. Kėtė tė vėrtetė kohėve tė fundit e tha edhe njė i krishterė – Den Brown, nė romanin e tij "Kodi i Da Vinēit". Ky ėshtė bestselleri i shekullit XXI, njė thriller me sfond mistiko-ezoterik. Romani i tij, vetėm pėr njė vit, ėshtė pėrkthyer nė dhjetra gjuhė botėrore dhe ėshtė shitur nė mbi 40 milion kopje.

Nė kėtė roman shpalosen disa prej fakteve historike rreth shtrembėrimit tė ideologjisė sė krishterė, korruptimit tė Biblės dhe autorėsisė njerėzore tė saj dhe mbi intervenimin e dorės sė njeriut nė vetė thelbin e teologjisė sė krishterė. Tė gjitha kėto, autori i romanit i quan `transformim grotesk'.

Heroi i Brown-it thotė:
"Bibla nė formėn qė njihet prej nesh, ėshtė kompletuar nga perandori pagan i Romės, Konstandini i Madh. Konstandini kishte vendosur se duhej tė bėnte diēka. Nė vitin 325, ai vendosi tė bashkojė Romėn nėn njė religjion, nėn Krishterizmin.

Historianėt akoma ēuditen me gjenialitetin nėpėrmjet tė cilit Konstandini i ktheu paganėt, qė adhuronin diellin, nė tė krishterė. Duke i bashkuar simbolet pagane, datat dhe ritualet me traditėn e krishterė, ai bėri njė lloj feje hibride tė pranueshme pėr tė dyja palėt.

Asgjė nė Krishterizėm nuk ėshtė origjinale…
Konstandinit i ėshtė dashur qė ta forcojė traditėn e re krishtere, prandaj ka mbajtur tubimin ekumenik tė njohur me emrin "Kuvendi i Nike-sė". Nė atė tubim ėshtė diskutuar dhe votuar pėr shumė aspekte tė Krishterizmit si dhe pėr statusin hyjnor tė Jezusit. Gjithnjė deri nė atė ēast tė historisė, Jezusi, nga ithtarėt e tij tė hershėm, konsiderohej profet i vdekshėm – njeri i madh dhe i fuqishėm, por megjithatė konsiderohej vetėm njė njeri i zakonshėm..

Shpallja e Jezusit pėr "bir tė Zotit" ėshtė propozuar zyrtarisht nė kuvendin e Nikesė, ku ėshtė votuar pėr tė…Dhe ėshtė votuar (pro) madje shumė ngushtė. Mirėpo dhėnia e statusit hyjnor Jezusit ishte kyēe pėr bashkimin e mėtejshėm tė perandorisė Romake dhe pėr vendosjen e re tė bazės sė fuqisė sė Vatikanit.

Me tė pranuarit zyrtar tė Jezusit pėr "bir tė Zotit" Konstandini e transformon Jezusin nga njė njeri nė njė hyjni qė ekziston jashtė kufijve tė botės njerėzore, nė njė entitet fuqia e tė cilit ėshtė mbi tė gjitha. Kjo jo vetėm qė ka pamundėsuar rrezikimin e mėtutjeshėm tė Krishterizmit nga paganizmi, por edhe ithtarėt e Kishės kanė mundur tė tubohen vetėm nėpėrmjet vendosjes sė njė ndėrmjetėsuesi tė shenjtė – Kishės katolike romake. E gjithė kjo ka qenė ekzluzivisht pėr shkak tė fuqisė.

Krishti dhe proklamimi i tij si Mesi-Shpėtimtar ishte kyē pėr funksionimin e Kishės dhe tė shtetit. Shumė shkencėtarė pohojnė se Kisha e hershme tekstualisht e ka vjedhur Jezusin nga ithtarėt e tij tė parė, duke ia rrėmbyer porositė njerėzore dhe duke e pėrdorur kėtė pėr pėrhapjen e fuqisė sė saj. Ndonėse Konstandini e ngriti Jezusin nė njė shkallė hyjnore, gati 4 shekuj pas vdekjes sė tij, tashmė ekzistonin me mijėra dokumente qė dėshmonin pėr jetėn e Jezusit si jetė e njė njeriu tė zakonshėm.

Konstandini me veprimin e tij e ndryshoi historinė e Krishterizmit. Qė nga ai ēast pasoi momenti mė transformues nė historinė e krishterė… Konstandini porositi dhe pagoi shkruarjen e njė Bible tė re, nga e cila u lanė tė gjithė ata ungjij qė kanė folur pėr cilėsitė njerėzore tė Jezusit. Nė Biblėn e re u futėn ungjij qė e shndėrruan Jezusin nė njė qenie hyjnore. Ndėrkaq, ungjijtė mė tė hershėm u ndaluan, u konfiskuan dhe u dogjėn .

Gjithsecili qė do tė pėrcaktohej pėr ungjijtė e ndaluar, tė vend tė ungjijve tė versionit tė Konstandinit do tė shpallej heretik. Ata qė zgjodhėn historinė origjinale tė Krishtit ishin heretikėt e parė. Pėr fat tė historianėve disa nga kėta ungjij Konstandini nuk pati sukses qė t'i zhdukė… Sigurisht, Vatikani duke iu pėrmbajtur traditės sė tij tė dezinformimit, ėshtė pėrpjekur me tė gjitha forcat qė ta pengojė publikimin e tyre …"

Adhurimi i Jezusit, sikurse e pėrmendėm, ishte diēka qė e shpiku perandori Kostandin nė kėshillin e Nike-sė (Turqia e sotme), nė vitin 325 pas Isait a.s. pėr tė forcuar pozitat e veta, meqė Krishterizmi kishte filluar tė bėhej mė i "suksesshėm" se paganizmi.

Ndėrkaq idenė e ngritjes sė njeriut nė lartėsinė e Zotit, qė e predikonin mendimtarėt grekė, tė krishterėt e zėvendėsuan me idenė e zbritjes sė Zotit tek ne!! Edhe para paraqitjes sė kėtij romani, nė vitet shtatėdhjetė tė shekullit tė kaluar, Krishterizmi u trondit nga diskutimi i madh teologjik mbi atė se a ėshtė Jezusi Zot, apo vetėm njeri. Eshtė diskutuar mbi mitin e Trinitetit dhe mitin e inkarnimit tė Hyjit - Zotit tek njeriu-Jezusi.

Se individualiteti hyjnor i Jezusit ėshtė i pavėrtetė dhe vetėm mit i Kishės, kėtė e kanė argumentuar edhe teologėt e krishterė, profesorė tė teologjisė sė krishterė nga universitete tė njohura botėrore.

Shtatė profesorė tė njohur universitetesh nga Britania e Madhe kanė shkruar librin me titull "The Myth of God incarnate" qė pėr herė ta parė ėshtė publikuar mė 1977 nė Londėr. Deri nė vitin 1981, libri ėshtė botuar 6 herė. Autorė tė librit ishin personalitete tė shquara dhe profesorė tė teologjisė sė krishterė nga Oksfordi, Kembrixhi, Birmingemi etj.

Mirėpo libri dhe autorėt e tij kanė pėrjetuar njė sulm tė tmerrshėm nga Kisha, e cila ka kėrkuar qė ata tė largoheshin nga pozitat e tyre tė larta. Por, libri pėrjetoi njė sukses botėror. Libri ngjalli diskutime tė panumėrta si rezultat i qėndrimit tė atyre profesorėve dhe mohimit tė mėsimeve kishtare nga ana e tyre dhe mospranimit tė inkarnimit hyjnor nė personalitetin e njeriut-Jezusit.

Kėto fakte dhe shumė tė tjera bėjnė qė pėr ēdo ditė njerėz nga besimi i krishterė duke kuptuar tė vėrtetėn hyjnore pranojnė islamin.

Krijuesi i gjithėsisė, thotė:
" E mohuan tė vėrtetėn ( bėnė kufėr ) ata qė thanė: 'Zoti ėshtė Mesihu (Isai), i biri i Merjemes!’ kurse Mesihu tha: 'O bėni israil, adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj'. Kush i bėn shok All-llahut, All-llahu ia ka ndaluar xhennetin dhe vendbanimi i tij ėshtė nė xhehennem. Pėr mizorėt nuk ka ndihmėtarė. Mosbesimtarė janė ata qė thanė: 'All-llahu ėshtė njė nga tre!’ Por nuk ka asnjė Zot tjetėr pėrveē njė Zoti tė vetėm..."
( el Maidetu, 72, 73. )

Erich From ka tė drejtė kur thotė se "Intelekti i manipuluar, i privuar nga arsyeja, ėshtė i rrezikshėm, sepse i detyron njerėzit tė veprojnė nė njė mėnyrė, qė nga pikėpamja e arsyes mund tė rezultojė shkatėrruese pėr ta." Tertuliani, njė intelektual i krishterė, shpreh thelbin e besimit tė krishterė kur thotė: "Credo quia absurdum. Besoj sepse ėshtė absurde! "

Sigurisht se njė bindje e tillė krishtere nuk pajtohet me besimin e ēiltėr dhe tė pastėr islam. Muslimani nuk beson nė atė qė bie ndesh me arsyen e shendoshė. Besimi islam nuk ėshtė i mveshur me tė pavėrteta dhe fantazi tė ēoroditura. Muslimani beson sepse besimi ėshtė ndjenjė e lindur dhe e natyrshme, dhuratė e dhėnė nga All-llahu, sepse kėshtu jeta ka kuptim, ngaqė ai ėshtė logjik dhe nuk ėshtė absurditet, por ėshtė maja e urtisė, sepse tė besuarit dhe bindja ndaj Zotit janė misioni dhe qėllimi i krijimit tė njeriut nė kėtė botė."

Nė Islam nga besimtari nuk kėrkohet qė tė flak mendjen dhe tė besoj, sepse feja dhe shkenca, besimi dhe arsyeja qėndrojnė pėrkrah njėra tjetrės.
__________________
Nevoja pėr te folur, hutimi dhe frika qe nuk ke asgjė pėr te thėnė, dhe lakmia qe tė tregohesh hokatar, janė tre gjėrat qe arrijnė ta bėjnė qesharak edhe njeriun me tė madh. (Voltaire)
Pergjigjuni me Citim