Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 25-08-2002, 23:23
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Fakte dhe te reja nga Arkeologjia

Sarande: Zbulohet ne Butrint shtatorja e Minerves

Arkeologet shqiptare zbuluan te Shtunen, me 24-08-2002, ne qytetin antik te Butrintit nje shtatore ne madhesi naturale te nje gruaje, e realizuar ne mermer, sipas nje teknike mjeshterore. Drejtori i sektorit arkologjik te Butrintit, Dhimiter Çondi, i cili drejton kete ekspedite, tha se, "zbulimi i rendesishem ndodhi gjate germimeve te ekspedites, ne afersi te teatrit antik, ne te njejtin vend ku me pare (1991) arkeologet shqiptare kishin zbuluar Koken e Aleksandrit te Madh". Çondi tha se, "mund te kemi te bejme me portretin ne mermer te Minerves". Akreologet thone se, "ky eshte zbulimi i pare i nje vepre te tille ne madhesi natyrale, qe pas zbulimeve ne kete qytet nga ekspedita e misionit arkeologjik italian, te kryesuar ne vitet 1926-28 nga arkeologu i shquar italian, Luigi Maria Ugolini". Zbulimi i fundit i arkeologeve ne zonen e Butrintit ishte nje gur shahu, i cili u gjet rreth dy muaj me pare, duke shkaktuar habine e opinionit shkencor ne bote per lashtesine dhe hipotezen e njohjes se lojes se shahut disa shekuj me pare nga datimi i njohur i saj.
Pergjigjuni me Citim