Citim:
|
Origjinali i Postuar nga nadi pèrshendes tè gjithè ....
mè vjen mirè kur po e shofè se po e njini kuranin kaq mirè!!dhe po e interpretoni atè secili ashtu siq dinè...
kisha pasur disa pytje pèr tè gjithè mirpo posaqèrishtè pèr qèrshini dhe muslimanin mèqè me duket se kishin mè sè shumti postime nè kètè temè...
Tè gjithè e dimè shumè mirè se kurani èshtè shkruar pas epokès sè grqisè klasike , dmth mbas Filozofve mè tè mdhenjè ( Pitagora , Protagori , Sokrati , Platoni , Aristoteli , Shèn Augustini etj...) mirpo èshtè shkruar edhe pasè shkrimit tè Biblès nga ana e apostujve ; shtrohèt pytja sa èshtè apo ka qenè kurani i influencuar nga kta autor dhe nga kèto libra!?mbasiqè u shkruar disa shekuj mè vonè!?p.s.ju kisha lutur tè tè pèrgjigjèn vetèm ata tè cilèt i njohin librat dhe autorèt e lartcituar....
pèrshendes tè gjithè |
Edhe pse ky postim ka kohe qe eshte shkruar, e shikova te arsyeshme t'i rikthehem dhe te jap nje pergjigje, sepse e shoh se duhet.
Pyetjes se a ka qene Kur'ani i influensuar nga filozofet e hershem i jap nje pergjigje te shkurter nga ana fetare islame: Kur'ani eshte liber i zbritur nga Allahu, cdo fjale qe eshte ne Kur'an eshte fjale e Allahut, eshte pjese e diturise se Tij qe nuk ka fillim dhe nuk ka mbarim. Pra padyshim se kjo dituri e shprehu ne Kur'an eshte para teorive se filozofeve dhe mendimtareve te ndryshem.
Mirepo nqs ka njerez qe nuk besojne se Kur'ani eshte fjale e Zotit (te cileve u them se me pak kerkim dhe lexim do te binden per te kunderten), atyre do t'i duhet nje pergjigje me bindese per idete e tyre. Ajo cka duhet pasur parasysh si rregull i pergjithshem eshte se e verteta nuk eshte ekskluzivitet i askujt, nga ana e njerezve shikohet se kush e ka kuptuar dhe formuluar i pari, por jo shpikur. Ata filozofe qe permenden me lart kane pasur shume teori, si nga ana filozofike poashtu nga ana shkencore (matematike, astronomi etj), por mos te harrojme se shume teori te tyre sidomos shkencoret, por edhe ne filozofite e tyre, jane hedhur poshte me kohe, nderkohe qe nuk ka dalur askush qe te hedhe poshte qofte edhe nje fjale nga Kur'ani, qofte nga astronomia, mjekesia, matematika, gjeografia apo cfaredo aspekti tjeter (mund te referoheni tek tema e forumit Mrekullite shkencore te Kur'anit). Pra si ka mundesi qe nqs Kur'ani nuk ka qene zbritur nga Allahu, dhe te jete shkruar nga Muhamedi, ky person te kete gjoja mbledhur, reduktuar, korrigjuar, seleksionuar apo qofte edhe zbuluar fakte ne shkenca te ndryshme, te cilat filozofet e studiuesit e sipepermendur as qe nuk i kane enderruar ndonjehere, dhe qe po zbulohen kohet e fundit, ne nje kohe qe kur'ani ka zbritur rreth 14 shekuj me pare, ne nje vend ne mes te shkretetires. Kjo persa i perket filozofeve.
Ndersa persa i perket bibles, eshte e vertete qe ne Kur'an ka histori (sidomos profeterish) te cilat ndodhen edhe ne biblel.
Por kjo vjen si nje shkak i vetem. Burimi i te dyjave (kuptohet burimi i paster) eshte i njejti. Ne islam eshte detyrim qe te besohen edhe shpalljet e meperparshme sic jane Teurati, Inxhili etj, apo sic njihen ne fete tjera dhiata e vjeter dhe e reja. Mirepo keto shpallje kane qene per popuj te vecante dhe per kohe te vecanta dhe me kalimin e kohes ketyre librave i ka humbur origjinaliteti. Ndersa ndyshe eshte me Kur'anin i cili ka zbritur nga Zoti i cili zbriti edhe shpalljet e meperparsheme, por ka kufizim kohe, vendi dhe populli, gjithashtu me nje garanci nga ana e Tij se Kur'ani nuk do te ndryshohet (sic ka ndodhur ne librat e meparshem). Pra Kur'anit ndyshe nga shpalljet e tjera nuk i ka ndyshuar as edhe nje germe (normalisht qe ai ne arabisht, pasi vetem Kur'ani ne gjuhen arabe quhet Kur'an, ndersa perkthimet ne gjuhet e tjera quhen perkthime te kuptimeve te Kur'anit)
Shpesoj te kem qene i qarte.