Shikoni Postime te vecuara
  #7  
Te vjeter 06-10-2003, 16:50
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Ferizaji mbetet skuadra e vetme e pamposhtur
Futbollistėt e Ferizajit kanė ngadhėnjyer nė pėrballjen e tė pamposhturve nė kuadėr tė javės sė 7-tė (tė pakompletuar) tė Ligės sė parė tė Kosovės, duke e mposhtur kryesuesen e renditjes, Prishtinėn, me rezultat 1:0. Pikėrisht ballafaqimi ndėrmjet kėtyre dy skuadrave zgjoi interesimin mė tė madh tė adhuruesve nė kėtė javė, ku pėrkundėr reshjeve tė shiut, rreth 2.500 adhurues tė flaktė krijuan njė atmosfere madhėshtore.

Ndonėse u shėnua vetėm njė gol, dueli i kėtyre dy skuadrave ishte shumė interesant dhe me rivalitet tė theksuar. Goli i fitores u shėnua nė minutėn e 12-tė, kur Tėrshana, arriti ta dėrgojė topin nė rrjetėn e portės sė Beselicės. Pėrkundėr pėrpjekjeve tė mėdha tė prishtinasve nė vazhdim tė ndeshjes qė ta barazojnė rezultatin, kjo nuk u arrit, meqė mbrojtja e ferizajasve ishte e vėmendshme. Nė kėtė mėnyrė skuadra e Ferizajit mbetet skuadra e vetme e pamposhtur pas shtatė javėsh dhe tashmė me dy fitore e pesė barazime, renditet nė pozitėn e 5-tė. Nė anėn tjetėr, skuadra e Prishtinės, pas humbjes sė parė nė kėtė edicion, tash ka pikė tė barabarta me skuadrėn e Besės, por pejanėt kanė goldallim mė tė mirė. Se mė tė vėrtetė skuadra e drejtuar nga Genc Hoxha nė kėtė kampionat ėshtė nė formė tė shkėlqyeshme, u dėshmua edhe nė pėrballjen ndaj Kosovės , ku ajo arriti qė si mysafirė tė arkėtojė tri pikė, me golat e D. Gashit (51’), Halitit (63’) dhe Zekės (78’), ndėrkohė qė golat pėr vendasit i shėnuan Munishi (60’) dhe Leci (64’). Pėrveē fitores, pejanėt nė kryeqytet fituan edhe pak dajak. Nė fakt pas pėrfundimit tė ndeshjes u krijua njė rrėmujė te zhveshtoret e skuadrave, me ē’rast disa tė vetėquajtur dashamirė tė futbollit sulmuan skuadrėn pejane, por pėr fat tė mirė ata shpėtuan nga ndonjė lėndim i rėndė falė intervenimit tė pjesėtarėve tė SHPK-sė. Formė tė mirė treguan edhe futbollistėt e Drenicės, tė cilėt pas humbjes ndaj Besės, njė javė mė parė, me rezultat 4:0, iu hakmorėn Besianės, pikėrisht me tė njėjtin rezultat, duke vėrtetuar faktin se megjithatė sivjet janė tė gatshėm pėr befasi. Protagonist i kėtij takimi ishte Vojvoda, me tre gola tė shėnuar. Njė ndeshje tjetėr intersante u zhvillua nė Gjakovė, ku u ballafaquan dy skuadrat “kuqezi”, Vėllaznimi-Flamurtari. Tė parėt nė epėrsi kaluan gjakovarėt, me golin e Zhubit, nė minutėn e 42-tė. Shpresat e futbollistėve tė Flamurtarit pėr njė rezultat pozitiv i riktheu Rama, me golin e shėnuar nė minutėn e 60-tė, por fitoren e Vėllaznimit e siguroi zėvendėsuesi, Lleshi, me golin e shėnuar nė minutėn e 89-tė. Pikėrisht ky gol bėri qė futbollistėt e Flamurtarit tė reagojnė ashpėr ndaj gjyqtarit anėsor Mehedin Ferati. Fitore tė vlefshme si mysafire realizoi Trepēa’89, duke e mposhtur Getoarin, me golat e Onbashit dhe Misinit, derisa golin e nderit pėr mysafirėt e realizoi Bekteshi. Kampionia nė fuqi, Drita, si duket ėshtė zgjuar nga gjumi. Nė kuadėr tė kėsaj jave, gjilanasit shėnuan fitore bindėse nė duel me Kosovėn e Vushtrrisė, me rezultat 6:2, ku spikati Selman Berisha, me tre gola.
Blerim HALIMI [www.futbolli.com]


Liga e parė
Drita – Kosova (V) 6:2
Getoari – Trepēa ’89 1:2
Ferizaji – Prishtina 1:0
Drenica – Besiana 4:0
Kosova –Besa 2:3
Vėllaznimi–Flamurtari 2:1
KEK-u – Gjilani, tė mėrkurėn

Tabela
1.Besa 7 4 2 1 15:7 14
2.Prishtina 7 4 2 1 10:4 14
3.Drenica 7 4 1 2 13:8 13
4.Trepēa ’89 7 4 0 3 11:12 12
5.Ferizaji 7 2 5 0 8:6 11
6.Vėllaznimi 7 3 2 2 7:9 11
7.Getoari 7 3 1 3 9:6 10
8.Drita 7 2 3 2 13:10 9
9.Besiana 7 2 2 3 3:7 8
10.KEK-u 6 1 4 1 7:7 7
11.Kosova 7 2 1 4 7:11 7
12.Kosova(V) 7 2 1 4 10:15 7
13.Flamurtari 7 1 2 4 8:12 5
14.Gjilani 6 0 2 4 3:11 2

Nė javėn e 8-tė, mė 11 e 12 tetor takohen:
Kosova (V) – Gjilani
Flamurtari –KEK-u
Besa – Vėllaznimi
Besiana – Kosova
Prishtina – Drenica,
Trepēa ’89 –Ferizaji
Drita – Getoari
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim