Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 17-05-2006, 16:41
Minifotoja e anetarit Jonisa
Jonisa Jonisa eshte Jashte Linje
Moderator/e
 
Reg: 11-05-06
Lokalizimi: Hade
Postime: 214
Kryesore Flori, harrakati qė do tė bėhet baba

Flori, harrakati qė do tė bėhet baba


Pa treguar se ėshtė i famshėm, di tė dėshmojė se ėshtė i gjithanshėm. Florian Mumajesi tregon pak dhe zbulon shumė. Njė dashuri qė ėshtė gati ta shpjerė drejt martesės. Lidhja me “Kėngėn Magjike” dhe pasioni pėr muzikėn. Koha nė NRG dhe disa gjėra tė tjera tė pazbuluara mė parė. Nė tė tjera dimensione, por me rrėnjė akoma shumė tė forta nė muzikė.

Klaudeta Skėnderasi



Me siguri qė “Kėnga Magjike” do t’i ketė bėrė vėrtet magji Florit. Nuk ka munguar nė asnjė edicion tė saj dhe duket se kjo skenė ka qenė njė kumbarė e fatit tė mirė tė tij. Prej saj ka dalė shpesh me trofe dhe pikėrisht mė i fundit u kurorėzua jo mė larg se para pak javėsh, ēmimi i tretė. E ai ndjehet mirė atje, nė atė festival qė e ka vlerėsuar gjithmonė ndryshe artistikisht. Ka debutuar, ka krijuar dhe ėshtė ndjerė artist, krahas emrave qė dikur i ka parė edhe ai si tė tjerėt, vetėm pėrmes ekranit. Tani, nė njė hap me ta konkurron, merr prej tyre edhe vlerėsime. Dhe kjo nuk ėshtė pak. Mes shumė dashurive tė tjera, skena magjike ėshtė njė dashuri mė vete pėr Florin dhe duket se i ka falur jo pak, qė kur ēmendi tė rinjtė nėn emrin “The Dreams”, dhe mė pas kur pushtoi skenėn i vetėm.



Nuk ėshtė nga ata qė kėnaqet mė pak. E pohon edhe vetė. Tani i intereson vetėm e vetėm tė mėsojė dhe duket ka mėsuar shumė, por ka akoma rrugė. Ka nuhatur erėn e suksesit dhe ka zbuluar marifetin pėr tė qenė i pėlqyer. Shshshsh.... se ėshtė sekret! Flori nuk jep receta suksesi, por ama e thotė troē. “Nuk ma ndjen fare!” Duket se kur nuk ta ndjen nuk tė dalka keq. Ai ėshtė dėshmitar pėr kėtė. Nuk e vret mendjen se ka njė kamera pėrpara dhe njė publik qė e vėzhgon pėrmes ekranit. Nuk di t’i vėrė fre gojės, flet ē’i vjen nėpėr mend, qesh sa i do qejfi dhe nuk njeh kufij, nuk ka as tabu. Dhe ėshtė i sukseshėm, por jo i famshėm. Po ta pyesėsh pėr kėtė, ta pret shkurt “Jo, nuk jam i famshėm” Ēdo ditė “prodhon” bashkė me Andi DJ orė tė tėra transmetimi qė mund tė quhen edhe thjesht me emrin “ndryshe”. Njė formulė televizive e ngjizur falė njė takimi tė rastėsishėm me Andi DJ, qė nė fakt ai dikur e konsideronte njė rival, por si tė vetmin qė, ashtu si Flori, bėnte muzikė tė bukur. Po pastaj mjaftoi rreth njė orė e ca bisedė dhe u bė... Nė NRG Flori vjen si (tė mos i themi prezantues se e ka vdekje!) lanēues i njė emisoni pėr tė rinj, qė ka pėr sfond muzikė tė ritmeve dance dhe house, qė dikur ai nuk i ka preferuar, pastaj e gjeti veten edhe atje. Tė mos flasim pėr rrėmujat qė shkakton nė studio. Mirė qė Andi Dj ėshtė pak mė i pėrmbajtur, ndryshe do tė kishte rrezik qė t’i vinte flakėn studios, pikėrisht asaj studioje ku zbuloi tė tjera dimensione tė vetes. Ka provuar tė prezantojė dhe ia ka dalė mė sė miri, ka guxuar tė bėjė humor dhe ia ka arritur, pa folur pastaj pėr muzikėn, aty po qė ėshtė nė tokė tė fortė. E nuk i ka dalė fare pėr keq me kėto eksperimentet. Fundja kjo ėshtė njė nga mėnyrat mė tė mira pėr tė qenė i pranishėm nė treg, pėr tė tėrhequr audiencė, pėr tė fituar ekranin dhe siguruar anėn ekonomike. Mė shumė se kaq? Po sigurisht. Sepse ka tė tjera pasione. Pėrtej tė qenit kėngėtar, nėn thonj ka edhe dhuntinė e tė bėrit muzikė. Dhe kėngėn nga krijimi Flori nuk i ndan dot, ndoshta nuk gjen arsye dhe as dėshirė pėr ta bėrė. I do tė dyja po njėsoj dhe iu jep tė dyjave shumė nga vetja. Por nuk di ta thotė ndryshimin mes tyre, ndoshta nuk ka ndryshim, sepse tek ai vijnė tė dyja natyrshėm, dashuria pėr kėngėn dhe dhuntia pėr muzikėn. “Kur tė tjerėt kėndojnė muzikėn time, ndjehem njėsoj sikur tė kėndoja vetė”.



E nėse tė gjithėve iu ka dhėnė atė pėrshypjen e djalit tė dhėnė pas tė gjithave nė pėrgjithėsi dhe pas asgjėje nė veēanti, qė s’ia ndjen pėr asgjė, qė herė duket i hallakatur dhe pastaj nėn kostumin e skenės ndėrron pamje, kjo ėshtė e vėrtetė, por jo plotėsisht. Sepse po ta ngacmosh pak mė tutje, e ka edhe ai atė pikėn e dobėt dhe tė ēudit teksa e dėgjon tė flasė pėr atė qė vlerėson tek ...ajo. Ia ndjen qė ēke me tė Florit pėr dikė, sepse kur i bėn atė pyetjen klasike “A ke tė dashur”, ai tė pėrgjigjet menjėherė “Kam njė dashuri”, pastaj mendohet pak dhe provon ta marrė nė tel. Ku i dihet. Ajo mund tė ketė ndryshuar mendje dhe atij i ikėn deklarata kot. Ja qė edhe nė njė intervistė Flori e ka tė pamundur tė mos bėjė humor. “Po, kam tė dashur”, tė thotė pastaj i vendosur. Dhe ēfarė vlerėson tek ajo? “Tė jetė e sinqertė, inteligjente, e bukur...hahahaha. Mė tėrheq mėnyra se si mė dėgjon kur unė flas, sesi argumenton ēdo gjė qė them, ēdo pjesė tė karakterit tė saj dhe tė gjitha ato gjėrat e vogla qė ndoshta mund tė duken pa vlerė. Mė tėrheqin gabimet qė bėn herė pas herė, deri edhe aroma e flokut. Vajzat qė e kanė nė plan tė bėjnė ndonjė tentativė bėjnė mirė ta fshijnė nga mendja. Flori duket kokė e kėmbė i dashuruar. Madje edhe do tė martohet. Qė tė kuptohemi. Sigurisht qė nuk ka plane tė afėrta pėr martesė, ėshtė akoma shumė i ri, por nuk i bėn bisht pyetjes se ē’mendon pėr martesėn, si gjithė shumica mashkullore qė e shohin si fenomen jashtėtokėsor, madje ka menduar edhe detajet. “Do ta provoj njė ditė me njė njeri qė tė dijė ta jetojė ēdo ditė ndryshe. Do bėj edhe njė bebe. Dhe dua qė ta ketė hundėn si timen, sepse e kam tė bukur”.

E ndėrsa flet, e ka tė pamundur tė dalė nga natyra e tij e lėvizshme dhe impulsive. Nuk rri dot nė njė vend dhe ndoshta shumicės prej jush i ka dhėnė pėrshtypjen e djalit shkatarraq. Por njė ide e tillė tė sfumohet nė ēast, po tė hedhėsh njė sy tė shpejtė nė studion e tij nė NRG. Gjithēka e rregullt, madje edhe e bukur, sepse aty nuk mungojnė dekorimet qė nga fotot, pellushėt, mbajtėset e CD-ve dhe pa lėnė mėnjanė trofetė e fituara nė “Kėnga Magjike” tė ruajtura me fanatizėm. Aty kalon pjesėn mė tė madhe tė ditės. Nėse ka pak kohė tė lirė, do tė jetė patjetėr “online” nė MSN, duke biseduar me miqtė e tij dhe nėse nuk ėshtė aty, njė kafe aty rreth e rrotull ose edhe mė larg. Njė pjesė e kohės sė lirė i shijon shumė kur e kalon nė gjumė, kurse fundjavave nuk ėshtė “online” nė asnjė qoshe tė Tiranės. Shumė shpesh del jashtė shtetit. Ėshtė mėsuar me kėto ritme dhe duket se pėr momentin nuk ka nė plan t’i ndryshojė. Ndoshta do tė bėnte njė jetė ndryshe po tė mos ishte ai, Flori qė di tė kėndojė, tė bėjė muzikė dhe tė flasė pa pushim para kamerės. Nėse nuk do tė ishte i tillė, as ai vetė nuk di tė thotė se ēfarė do ishte. “Po tė mos dija tė kėndoja, do tė isha producent, po tė mos isha producent, mund tė isha gjithēka tjetėr. Unė kam provuar tė jem edhe tapicier vite mė parė”.

Pėr momentin gjithēka e ka tė lidhur me muzikėn. Dhe ndoshta nė tė ardhmen do tė jetė i lidhur me emra tė rinj tė muzikės. Njė ditė do tė menaxhoj talente tė reja dhe….do tė jem njė baba I mirė…..”. Si duket e paska seriozisht kėtė punėn e martesės.
__________________
Nevoja pėr te folur, hutimi dhe frika qe nuk ke asgjė pėr te thėnė, dhe lakmia qe tė tregohesh hokatar, janė tre gjėrat qe arrijnė ta bėjnė qesharak edhe njeriun me tė madh. (Voltaire)
Pergjigjuni me Citim