Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 17-05-2006, 12:24
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,031
Faqe ne Ditar: 2
Koreografja Beatrice Massin vjen nė Tirane

Njė natė me francezėt e dansit barok
Koreografja Beatrice Massin vjen nė Tiranė
Oliverta Lila

Kompania “Fetes Galantes” mė 23 maj interpreton nė Teatrin e Operas
Njė udhėtim nė stilin barok tė shekullit tė XVII-tė, mund ta bėsh edhe nėpėrmjet baletit. Por atė mund ta sjellėsh edhe nė kontemporanitetin e ditėve tė sotme. Koreografja franceze Beatrice Massin, nėn njė “pėrzierje” koreografie, ndriēimi, veshjesh dhe shpejtėsi lėvizjesh e ka bėrė tė admirueshėm dansin barok nė shumė skena tė botės. Specialitetin e saj do ta sjellė mė 23 maj edhe pėr publikun shqiptar. Teatri i Operas dhe Baletit nė bashkėpunim me Ambasadėn Franceze nė Tiranė, do tė organizojnė njė natė tė veēantė, “Gėzimi qė mė pushton”. Ajo qė premton paraprakisht trupa e balerinėve tė “Fetes Galantes” ėshtė njė atmosferė ku ēdo gjė e merr kuptimin nė intensitet. Nėn muzikėn e Sebastian Bach, Massin ndėrton njė arkitekturė koreografike me 14 balerinė qė nėn lėvizjet specifike tė dansit barok shkrijnė kufijtė e shekullit tė XVII-tė me ditėt e sotme. “Beatrice Massin i ėshtė dedikuar prej vitesh gjallimit tė koreografisė baroke, sa kėrkimore kaq dhe krijuese. Kompania “Fetes Galantes” prezanton krijimet e saj si njė udhėtim pėrmes botės baroke dhe sensibilitetit bashkėkohor. Bashkė me 14 kėrcimtarė, ajo vjen tė paraqesė krijimin e saj me muzikė nga Bach”, - shprehet drejtori Zhani Ciko.

Koreografi baroke
Baza e lėvizjeve transmetojnė stilin e njohur barok, por qė Beatrice Massin e pėrthyen nė kufijtė e kohės sė sotme. “Que ma joie demeure”(Gėzimi qė mė pushton), ndėrtohet mbi lėvizjet e shpejta dhe nėn njė ndriēim tė magjishėm nė ngjyrė tė kuqe e plotėsuar nė detajet e veta edhe nga veshjet e realizuara nga Dominique Fabregue. E gjithė ajo ēka pėrfshihet nė konceptin e dansit barok, koreografja Massin do ta pėrkufizonte poetikisht si “njė dialog i kėnaqėsisė midis muzikės dhe dansit, lėvizja e domosdoshme dhe muzikaliteti i vallėzimit”. Tashmė kjo pjesė ka prekur disa skena tė huaja ku pėrcaktimi pėr shfaqjen nuk ka ngelur nė njė mbrėmje baleti, por si njė spektakėl i ndritshėm qė e liron barokun nga shekulli i XVII-tė dhe muzikėn sublime tė kompozitorit tė madh. Njė partiturė e vėrtetė pėr hapa, vrapim dhe rrėshqitje, qė provon se baleti barok mund t’i pėrshtatet ēdo epoke duke pėrfshirė edhe atė mė kontemporanen. Nė kėtė lloj dansi nuk ka njė formulė tė pėrcaktuar, por shpejtėsi dhe alegritet. “Dialogu ndėrmjet muzikės dhe vallėzimit ėshtė njė konstante e shekullit tė 17 dhe 18-tė. Beatrice Massin rikėrkon kėtė lidhje me muzikantėt e kompanisė qė marrin pjesė nė spektaklet e saj, qė nė fazėn e konceptimit deri nė realizimin e tyre. Takimi me epokėn baroke konfirmon dėshirėn e saj pėr tė konsideruar trupin–vallėzues si njė instrument muzikor”, - thekson Ciko. Kompania “Fetes Galantes” ėshtė krijuar nė vitin 1993 nga Beatrice Massin, balerinė dhe koreografe franceze specializuar nė baletin barok. Ajo ka qenė bashkėpunėtore e disa shfaqjeve nė “Comedie Francaise”, “Ansamblin barok tė Nisės” etj.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Pergjigjuni me Citim