Shikoni Postime te vecuara
  #4  
Te vjeter 31-03-2003, 20:56
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Faqe ne Ditar: 2

Kafeja forcėn kujtesėn

Shkencėtarėt e qėndrės kėrkimore pranė universitetit tė Kalifornisė thonė kafeja forcon kujtesėn, por vetėm tek gratė. Ata thonė se gratė qė pijnė kafe gjatė jetės sė tyre kanė njė kujtesė mė tė fortė kur ato bėhen tė moshuara.

Rezultatet e studimit tregojnė se gra tė moshės 80 vjeēare qė kanė filluar tė pėrdorin kafe qė nė moshė tė re ua kalojnė shumė herė pėrsa i pėrket fuqisė mendore, simotrave tė tyre qė nuk kanė pėrdorur kafe. Shkencėtarėt mendojnė se kafeina jo vetėm forcon kujtesėn por edhe e pėrmirėson atė. Ata arritėn nė kėtė pėrfundim pas studimit tė gjendjes sė njė numri grashė tė cilat pranuan tė pėrdorinin nga 1 deri nė 5 filxhane kafeje nė ditė pėr njė muaj rresht.

Interesant ėshtė fakti se tek burrat kafeja nuk ka tė njėjtin efekt. Burrat nė pėrgjithėsi pėrjetojnė njė rėnie tė kujtesės, dhe ulje tė aftėsisė sė tė menduarit pas moshės 60 vjeē. Por tek gratė e moshuara qė pijnė kafe duket se truri funskionon mė mirė. Shkencėtarėt gjithashtu vunė re se pirja e kafesė dhe kujtesa e fortė tek gratė nuk lidhet aspak me moshėn, shkallėn e arsimimit ose me terapinė pėr zėvėndėsimin e hormoneve, pėr tė cilėn ėshtė provuar se ndihmon fuqinė mendore.


Metodė e re kundėr dhimbjeve ne shtyllėn kurrizore

Dhimbjet therrėse tė kurrizit mund tė jenė paralizuese. Qindra mijėra njerėz u nėnshtrohen ndėrhyrjeve tė ndryshme nė shtyllėn kurrizore pėr t’i shmangur ato. Por njė mėnyrė e re kirugjike bėn qė njerėzit tė mos ndjejnė kurrė mė dhimbje tė tilla.

Para dy vjetėsh, prekja e gishtave tė kėmbėve pėr Sharon DiHaworth ishte diēka e pamundur. Gjatė njė aksidenti, ajo dėmtoi rėndė njė ruazė tė shtyllės kurrizore. Ajo thotė se dhimbjet ishin tė tmerrėshme. Terapia fizike nuk dha asnjė rezultat.Nė kėtė fazė, shumė pacientė i nėnshrohen procedurės sė quajtur bashkimi i kollonės, ku ruaza lidhet me kockėn.

Por disa kirurgė, si Rick Delamarter kanė zgjedhur njė tjetėr mėnyrė duke zėvėndėsuar plotėsisht ruazėn e dėmtuar me njė disk artificial. Ky ėshtė njė operacion i lehtė qė nuk zgjat shumė. Tani pėr tani kjo metodė ndodhet nė fazėn eksperimentale dhe kryhet vetėm nė pak spitale nė Shtetet e Bashkuara.


Mėnyrė e re dhe mė e shpejtė pėr diagnostikimin e Sidės

Agjencia amerikane e ilaēeve miratoi pėrdorimin e njė metode tė re e tė shpejtė pėr diagnostikimin e tė prekurve nga virusi HIV. Mėnyra e re ėshtė provuar si e suksesėshme nė 96 pėrqind tė rasteve. Duke pėrdor njė pikė gjaku, nėpėrmjet kėsaj analize punonjėsit e shėndetėsisė mund tė pėrcaktojnė brenda 20 minutave nėse personi ėshtė i prekur nga virusi HIV ose jo. Procesi i diagnostikimit kushton rreth 20 dollarė. Aparati ėshtė prodhuar nga firma OraSure nė Pensilvani.


Matja e qėndresės ndaj tėrmeteve

Pėr Kaliforninė thuhet se i ka bėrė tėrmetet monopol, pėr tė treguar se ky shtet preket shpesh nga dridhjet sizmike. Por shkencėtarėt nė njė tjetėr shtet, Tenesi, po punojnė pėr tė parashikuar se ēfarė mund tė ndodh nėse tėrmeti godet kėtė shtet paksa jugor.

Duke pėrdorur sahpėrthime me dinamit, shkencėtarėt krijuan njė tėrmet artificial prej 2 ballėsh nė njė zonė tė shkretė. Nėpėrmjet vėzhgimeve ata pėrpiqen tė pėrcaktojnė dendėsinė dhe qėndresėn e dheut e tė gurėve nė raste tė njė tėrmeti real. Duke grumbulluar tė dhėna tė tjera tė ngjashme, shkencėtarėt kanė nė plan tė hartojnė njė hartė tė zonave mė tė qėndrueshme ndaj tėrmeteve. Kjo mė pas mund tė hapė horizonte tė reja nė fushėn e zhvillimit tė urbanistikės dhe planifikimit tė ndėrtimeve tė tjera.


*************************
Shenjat e Trafikut dhe Aksidentet

Shenjat e trafikut parandalojnė aksidentet Njė studim i kohėve tė fundit se semaforėt dhe respektimi i shenjave tė kalimit tė rrugėve ndikojnė dukshėm nė uljen e rasteve tė aksidenteve. Studimi pėrqėndrohet kryesisht tek personat e moshuar, pasi ata kanė mė pak tė ngjarė tė ngasin makinėn dhe mė shumė gjasa tė bėhen viktima tė aksidenteve.

Kjo grua e moshuar tregohet e kujdesshme kur do tė kalojė kryqėzimin e rrugės, dhe kjo jo pa arsye. Njerėzit mbi moshėn 65 vjeēare janė mė nė rrezik se tė gjitha grup moshat e tjera pėr tė gjetur vdekjen si pasojė e pėrplasjeve me makinat. Por kur kryqėzimi ka njė shenjė ndalimi ose semaforė ose polic pėr tė rregulluar trafikun gjasat e njė aksidenti pakėsohen dukshėm.

Studimi u krye nga nga grup mjekėsh pranė qėndrave mjekėsore nė Washington, Atlanta e Kaliforni. Studiuesit shqyrtuan aksidentet nė 4 qytete. Tė dhėnat e tyre tregojnė se nė rrugėt me semaforė dhe vende pėr kalimin e kėmbėsorėve, tė moshuarit ndjeheshin njėsoj tė sigurt pėr tė kaluar si nė rrugėt me semaforė por pa vende tė caktuara pėr kalimin e kėmbėsorėve.Por nė rrugėt pa semaforė por vetėm me shenja pėr kalimin e kėmbėsorėve, rastet e aksidenteve ishin tre herė mė tė larta.

Kėtė ndryshim, shkencėtarėt e shpjegojnė me faktin se shenjat e kalimit krijojnė pėr kėmbėsorėt njė siguri tė rreme, duke i bėrė ata tė mendojnė se shoferi i automjetit do tė reagojė ndaj shenjave njėsoj si ndaj dritave tė semaforėve. Por jo gjithmonė ndodh kėshtu.

Metodė e re skanimi

Trauma nga aksidentet ėshtė shkaktari i tretė kryesor i vdekjeve nė Amerikė. Kur viktima hyn nė dhomėn e urgjencės, koha nuk pret. Viktima vizitohet menjėherė nga mjekėt pėr tė parė nėse plagosja, nė kokė, nė shtyllėn kurrizore, nė gjoks, apo stomak, rrezikon jetėn e viktimės. Kur rasti nuk ėshtė urgjent, ky lloj vlerėsimi kryehet nė pavionin e radiologjisė.

Doktor Robert Novelline ėshtė drejtor i pavionit tė radiologjisė nė spitalin qėndror tė Bostonit. Qėndra e tij ėshtė e para nė Shtetet e Bashkuara qė filloi tė pėrdori njė lloj tė ri skanimi tė shumėfishtė e shumė tė shpejtė. Nėpėrmjet kėsaj metode koka e pacientit mund tė skanohet brenda 20 sekondave, njė mėnyrė kjo mjaft e shpejtė krahasuar me 1 orė e 20 minuta qė nevojitet pėr njė skanim tė ngjashėm me aparatura tė zakonėshme.

Doktor Novelline thotė kjo metodė e re skanimi ndihmon jashtėzakonisht mjekėt nė sallėn e operacionit pasi i lejon kirurgėt tė ndėrhyjnė me shpejtėsi dhe nė vendin e duhur. Nė Shtetet e Bashkuara afro 40 pėrqind e spitaleve pėrdorin kėtė metodė tė re skanimi.

Ecja parandalon frakturat e kockave

Rreth 300 mijė njerėz shumė prej tyre gra tė moshuara, shtrohen ēdo vit nė spital si pasojė e fraktuarave tė kockave. Por njė studim i kohėve tė fundit lė tė kuptohet se kėto fraktura mes grave nė periudhėn pas menopauzės, mund tė shmangen me disa ushtrime tė lehta fizike, pėrfshi ecjen. Gjatė studimit qė zgjati 10 vjet, u morrėn nė shqyrtim 61 mijė gra tė moshės 40 deri nė 77. Mjekja Diane Feskanich pranė spitalit Brigham nė Boston thotė se gratė qė kryenin ecje 4 orė nė javė ulėn 40 pėrqind mundėsitė e prekjes nga fraktura. Sipas studimit, edhe gratė qė kryejnė njė jetė aktive fizike gėzojnė tė njėjtėn mbrojtje nga frakturat si ajo qė sigurohet nga pėrdorimi i hormoneve.

Mish nė laborator

Doktori Morris Benjaminson pranė shkollės Touro tė Shkencės dhe Sėndetit nė New York kryeson grupin e shkencėtarėve qė po merret me njė eksperiment i cili po tė dalė me sukses do tė bėjė tė mundur rritjen e mishit jashtė trupit tė kafshės duke siguruar furnizim tė vazhdueshėm tė astronautėve me mish tė llojve tė ndryshme. Eksperimenti financohet nga agjencia amerikane pėr fluturime nė hapėsirė.

Deri tani shkencėtarėt kanė arritur nė pėrfundimin se disa substanca tė kėpurdhave dhe tė peshkut duke i bashkuar me njė serum nxisin rritjen e qelizave. Ata thonė se ky zbulim ėshtė premtues pasi nėse mishi i peshkut rriten nė hapėsirė, atėherė i njėjti mish mund tė pėrdoret pėr tė riprodhuar vetveten.

Eksperti James Gilchriest thotė se njė zhvillim i tillė mund tė eleminonte plotėsisht therrjen e bagėtive, dhe do tė bėhej shkak pėr njė revolucion rrėnjėsor nė industrinė ushqimore. Por pėr tė arritur deri kėtu ekzitojnė pengesa tė ndryshme dhe teknologjia ndodhet tė paktėn 5 vjet pėrpara ēdo pėrdorimi praktik, pa pėrmendur kėtu problemet qė lindin nga perceptimi publik.


***********************
Alkooli shkakton dėme tė pariparueshme tek truri i tė rinjve
10 dhjetor 2002


Njė raport i ri qė u bė publik dje nga Shoqata Amerikane e Mjekėsisė tregon se pėrdorimi i alkoolit shkakton dėme tė pariparueshme nė zhvillimin e trurit tė adoleshentėve. Deri tani nė pėrgjithėsi besohej se tė rinjtė e marrin veten shpejt nga efektet e tė pirit. Por shkencėtarėt kanė zbuluar se ėshtė krejtėsisht e kundėrta. Alkooli shkakton mė shumė dėme, ndoshta tė pariparueshme nė zhvillimin e trurit tė tė rinjve nėn moshėn 21 vjeēare sesa tek grupmoshat e tjera. Studimi tregon se pėrdorimi i alkoolit gjatė viteve tė adoleshencės shkakton dėme nė kujtesė dhe nė qendrėn e tė mėsuarit nė tru, si edhe nė lobet e tij tė pėrparme qė kanė tė bėjnė me marrjen e vendimeve dhe gjykimin. Nga krahasimi i imazheve tė trurit tė adoleshentėve qė kishin abuzuar me pijet alkoolike, me tė atyre qė nuk pinin, doli se ata qė pinin e kishin zonėn e trurit qė merret me kujtesėn dhe tė mėsuarit 10 pėr qind mė tė vogėl. Ky ėshtė njė zvogėlim i konsiderueshėm dhe ndoshta i pariparueshėm. Studimi tregon gjithashtu se ata qė pinin kishin mė shumė mundėsi qė tė kishin rezultate tė ulėta nė shkollė, tė vuanin emocionalisht dhe tė pėrpiqeshin tė vrisnin veten. Nė studim thuhet se edhe pirja apo dehja e rastėsishme, rriste mundėsinė pėr dėmtimin e trurit tė tė rinjve, duke provuar se vendimet qė marrin tė rinjtė pėr tė pirė apo mos pirė alkool, pėrcaktojnė cilėsinė e trurit tė tyre pėr sot dhe pėr tė ardhmen.

Njė grup ligjvėnėsish, prokurorėsh dhe teknikėsh mjeko-ligjorė tė laboratorėve duan tė pėrdorin metodėn e shenjave tė gishtėrinjve pėr tė klasifikuar cilindo qė ėshtė dėnuar pėr krime. Ata duan qė ēdo kriminel tė japė kampionin gjenetik pėr njė bazė tė dhėnash tė organeve tė rendit, sipas njė projektligji qė u propozua kėto ditė. Grupi i punės thotė se kampioni gjenetik qė ėshtė i veēantė pėr secilin prej nesh mund tė ndihmojė nė sqarimin e rasteve tė pazgjidhura. Po ashtu mund edhe tė nxjerrė tė pafajshėm ata qė janė dėnuar gabimisht.

Muzeu i Natyrės dhe Shkencės nė Denver tė shtetit Colorado, sapo ka bėrė publike disa pamje mbresėlėnėse tė njė meteori qė u shfaq nė qiellin e Colorados muajin e kaluar. Videoja ėshtė marrė nga njė kamera sigurie dhe nė njė moment tė caktuar ndėrsa meteori po lundronte nė hapėsirė, ai lėshoi njė dritė tė befasishme tė jashtėzakonshme qė ishte tepėr e dukshme nė kamera. Shkencėtarėt thonė se mendojnė qė meteori tė ketė rėnė diku nė Montrose tė Colorados dhe se mund tė jetė i madh sa njė dollap


**********************************

Riprodhimi Gjenetik i Qelizave
17 Dhjetor 2002, 18:57 UTC


Shkencėtarėt thonė se ndėrsa riprodhimi gjenetik i qelizave ėshtė i mundshėm, nuk ėshtė ende e sigurt nėse shkenca ka arritur atė shkallė zhvillimi pėr tė prodhuar qelizėn me pėrbėrjen e duhur gjenetike pėr tė zėvėndėsuar qelizėn e sėmurė

Shtrohet pyetja; a ėshtė nė gjendje qė metoda e riprodhimit tė qelizave tė ndihmojė njerėzit qė vuajnė nga hemoragjia cerebrale, shtylla kurrizore, ose nga Alcajmeri. Shkencėtarėt pranė universitetit tė Teksasit mendojnė se po. Ata thonė se kanė gjetur njė zgjidhje tė kėtij problemi; njė pėrzierje proteinash qė ndihmon zhvillimin e riprodhimit tė qelizave.

Shkencėtarja Ping Wu dhe ekipi i saj i kryen provat duke futur nė trurin dhe nė shtyllėn kurrizore tė njė miu nė laborator njė pėrzierje proteinash dhe e vėzhguan atė deri nė riprodhimin e neuroneve tė nevojėshme. Mjekja Wu thotė se 90 pėrqind e qelizave nervore tė injektuara nė tru u zhvilluan nė neurone. Mė e rėndėsishmja ėshtė se neuronet ishin pikėrisht tė llojit qė shkencėtarėt donin tė riprodhonin.

Ndėrkohė qė prova tė tjera nė kėtė fushė janė tė nevojėshme, proteina qė ndihmon nė riprodhimin e neuroneve ka nxitur shpresat e atyre qė kanė nevojė pėr zėvėndėsimin e qelizave nervore.

ARRAT DHE BAJAMET PAKĖSOJNĖ RREZIKUN E DIABETIT 2

Diabeti i tipit 2 mund tė bėhet shkak pėr sėmundje tė zemrės, tė veshkave dhe verbim. Por nė njė studim tė kohėve tė fundit thuhet se gratė qė hanė ēdo ditė 30 gram arra kanė 30 pėrqind mė pak gjasa pėr t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Ndėrsa tek gratė qė marrin ēdo ditė nga njė lugė gjalp kikirikėsh rreziku ėshtė 20 pėrqind.

Veē yndyrės sė mirė, arrat gjithashtu pėrmbajnė vitamina tė shumta, proteina minerale dhe fibėr. Shkencėtarėt pranė universitetit Harvard nė Boston pėrfshinė nė studimin e tyre rreth 83 mijė gra tė moshės 34 deri 59 vjeē. Studimi vazhdoi 16 vjet. Kur analizuan tė dhėnat, shkencėtarėt vunė re se arrat dhe gjalpi i kikirikėve mund tė ulin rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2 tek gratė.

Nė studim thuhet gjithashtu se ndryshe nga mendimi i pėrgjithsėm, arra, bajamet, lajthitė dhe kikirikėt nuk luanjė ndonjė rol nė shtimin e peshės trupore.

NJĖ MĖSUESE AMERIKANE PRITET TĖ SHKOJĖ NĖ HAPĖSIRĖ

Agjencia amerikane e hapėsirės, NASA, bėn tė ditur se nė fillim tė vitit shkollor 2003 do tė dėrgojė nė orbitė njė mėsuese. Ajo quhet Barbara Morgan dhe ėshtė mėsuese nė njė shkollė fillore nė shtetin Idaho. Veē pėrgatitjeve tė tjera, ajo do tė kryejė edhe njė kurs tė plotė pėr astronaute.

Zonja Morgan ka qėnė pjestare e programit mėsueset nė Hapėsirė nė vitin 1986. Pas shpėrthimit nė ajėr tė anijes Chalenger ku mėsuesja Christa Mcauliffe gjeti vdekjen, zonja Morgan u kthye nė punėn e saj si arsimtare, por vazhdoi tė jepte leksione rreth programit Mėsueset nė Hapėsirė.


*********************
Njė studim i ri mjeksor mbi kurimin e tensionit tė lartė
19 dhjetor 2002; 15:05 UTC


Tensioni i larte shpesh ėshtė quajtur “njė vrasės i heshtur”. Njė studim i fundit, ndėr mė tė rėndėsishmit sipas komunitetit mjekėsor, i botuar kėto ditė nė revistėn e shoqatės amerikane tė mjekėsisė mund tė ndryshojė mėnyrėn e kurimit tė atyre qė vuajnė nga tensioni i lartė. Studimi, arrin nė pėrfundimin se njė grup ilaēesh, tė klasės sė diuretikėve, tė pėrdorur qė para 50 vjetėsh, jo vetėm qė kushtojnė shumė mė pak por janė edhe mė tė efektėshme sesa ilaēet e reja qė firmat farmaceutike i reklamojnė me aq bujė.

Pėr uljen e tensionit nė nivele normale ekzistojnė rreth 180 lloj ilaēesh. Por sipas njė studimi tė fundit, ilaēe e klasės sė diuretikėve janė mė tė efektshmit pėr kėtė qėllim.

“Gjatė studimit, vumė re kėto ilaēe tė vjetra janė mė tė mira jo vetėm pėr uljen e tensionit por edhe pėr parandalimin e komplikacioneve kardio-vaskulare,” thotė mjeku Paid Whelton i Departamentit tė Mjeksisė nė Universitetin Tulane.

Sipas studimit, pacientėt e trajtuar me diuretikė, njė klasė ilaēesh qė pakėsojnė kripėrat dhe lėngjet nė organizėm, rrezikoheshin mė pak nga goditjet nė zemėr dhe zmadhimi i zemrės, sesa pacientėt qė merrnin ilaēe tė reja e mė tė shtrenjta.

Studimi i financuar nga qeveria, qė mori nė shqyrtim 33 mijė persona 55 vjeē e sipėr, ėshte studimi mė i gjerė klinik i kėtij lloji i kryer ndonjėherė.

Ēdo pacient pjesmarrės nė studim e kishte tensionin 14 me 9 ose mė tė lartė. Disave iu dhanė diuretikė, si hidro-kloro-tiazide, tė tjerėve iu dhanė ilaēe tė reja tė klasės sė adelatit dhe amlodipinės, dhe njė grupi tjetėr, ilaēe tė klasės sė kaptoprilit.

Rezultatet ishin aq tė qarta se qė njė mjek tha se nėse pacientėt qė vuajnė nga tensioni i lartė nuk marrin ilaēe tė tilla, duhet tė pyesin mjekun e tyre se pėrse nuk u ka dhėnė.

“Ky studim shėnon njė pikė kthese. Studimi ėshtė i gjėrė, i saktė dhe i pakundėrshtueshėm, dhe mendoj se do tė ketė njė ndikim mjaft tė madh nė praktikėn mjekėsore,” thekson mjeku Michael Alelerman i Kolegjit tė Mjeksisė Albert Einstein.

Diuretikėt, tė prodhuara prej kohėsh, kushtojnė me lirė, njė dozė mujore ėshtė mė pak se 9 dollarė. Ndėrsa ilaēet e reja tė paktėn 4 herė mė shumė. Kjo ėshtė arsyeja qė firmat farmaceutike u bėjnė atyre reklama tė fuqishme.

Pėr t’i bėrė ballė kėsaj gjėndjeje, Instituti Kombėtar i Shėndetit po ndėrmerr njė pėrpjekje tė pashembullt pėr tė nxitur pėrdorimin e diuretikėve. 700 mjekė qė morėn pjesė nė studim do tė shpėrndahen nė mbarė vendin nė pėrpjekje pėr tė bindur mjekėt qė t’u kėshillojnė mė shpesh pacientėve tė tyre ilaēe diuretikė.

Aktualisht, vetėm 30 pėrqind e personave qė vuajnė nga tensioni i lartė trajtohen me diuretikė. Shkencėtarėt thonė se nėse arrijnė qė ky numėr tė ngrihet nė 50 pėrqind, kjo do tė shpėtonte jetė njerėzish dhe do t’i kursente ekonomisė ēdo vit miliarda dollarė. //ad//


************************
Shkencėtarėt shprehin skepticizėm pėr njoftimin se ka lindur foshnja e parė e klonuar
28 dhjetor 2002; 15:15 UTC


Shkencėtarėt e pėrcollėn me skepticizėm njoftimin se ka lindur foshnja e parė njerėzore e klonuar. Njoftimin pėr klonimin e foshnjes sė parė e bėri kompania Clonaid, e cila ka lidhje me njė grup qė beson se qėniet njerėzore janė krijuar nga jashtėtokėsorėt. Kompania Clonaid njoftoi se njė grua amerikane 31-vjeēare lindi tė enjten njė bebe tė quajtur Eva, e cila ėshtė gjenetikisht identike me nėnėn e saj. Drejtuesja e Clonaidit, Brigitte Boisselier tha se njė grup ekspertėsh do tė vėrtetojnė se foshnja ėshtė e klonuar. Por shkencėtarėt thonė se pa pasur provat ėshtė e pamundur tė thuhet nėse klonimi i njeriut ėshtė njė arritje shkencore apo thjesht njė trillim.


*************************
Klonim i njeriut....A ėshtė e Vėrtetė?
31 Dhjetor 2002, 15:14 UTC

Kompania Cloniaid pretendon se ka klonuar njė qenie njerėzore. Nga njė hotel i Floridės, Brigitte Boisellier qė drejton kompaninė Clonaid bėri deklaratėn e saj por pa paraqitur ndonjė fotografi tė asaj qė ajo tha se ishte njė foshnje klonuar.

Kompania Clonaid thotė se foshnja ėshtė vajzė e riprodhuar nga ADN ja e nėnės sė vet. Kjo kompani e quan kėtė lindje si historike, ndėrsa shkencėtarė tė tjerė shprehen me fjalė mė pak tė mira. Ata mendojnė deklarata tė tilla bėhen vetėm pėr publicitet dhe bujė Shkencėtarėt kanė arritur tė klonojnė dele, mace e lopė, por jo pa rrezikun e lartė pėr deformime fatale.

Kjo ėshtė pikėrisht arsyeja qė agjencia amerikane e ilaēeve ka ndaluar klonimin. Po ashtu shumė shkencėtarė besojnė se klonimi ėshtė i rrezikshėm dhe nė kundėrshtim me etikėn.

Profesor Alta Charo thotė se nėse lajmi mbi klonimin e njeriut ėshtė i vėrtetė dhe nėse foshnja duket se ėshtė e shėndetėshme, kjo do tė pėrbėnte njė mesazh tė rrezikshėm se teknologjia e klonimit ėshtė efektive dhe pa rrezik.

Megjithatė, disa shkencėtarė janė hedhur nė pėrpjekje pėr tė realizuar klonimin. Njė prej tyre, mjeku italian Severino Antinori, pretendon se muajin tjetėr njė grua do tė lindė vajzėn e saj tė klonuar.


PESHKU PARANDALON HEMORAGJINE CEREBRALE

Nė njė studim botuar nė revistėn e shoqatės amerikane tė mjekėsisė thuhet se ngrėnia e peshkut mund tė ndihmojė nė uljen e rrezikt tė hemoragjisė cerebrale, njė nga shkaktarėt kryesorė tė vdekjeve nė Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, shkencėtarėt pranė universitetit Harvard studiuan pėr 12 vjet dietėn ushqimore tė 40 mijė burrave tė moshave nga 40 deri nė 75 vjeē. Studimi arrin nė pėrfundimin se personat qė hanė mish peshku thuajse ēdo ditė dhe ata qė pėrdorin mish peshku vetėm disa herė nė muaj pėrfitojnė thuajse njėsoj pėr nga shėndeti.

Mishi i peshkut ndihmon nė parandalimin e hemoragjisė cerebrale pasi acidi yndyror qė pėrmban peshku ndihmon qarkullimin e gjakut. Gjatė kėtij studimi, shkencėtarėt nuk u pėrqėndruan nė ndonjė pesh tė veēantė, prandaj duket se pėrdorimi i ēfardolloj peshku pėr ushqim, ėshtė mirė pėr shėndetin.


****************************
Vlerat Shėruese tė Magnezit
07 Jan 2003, 14:08 UTC

Shkencėtarėt thonė se frutat dhe perimet, veē vlerave ushqimore kanė edhe aftėsi kuruese. Gjatė njė studimi tė kohėve tė fundit, shkencėtarėt arritėn nė pėrfundimin se perimet kanė njė pėrmbajtje tė lartė magnezi, njė lloj minerali qė mjekėt shpesh e rekomandojnė pėr trajtimin e shumė sėmundjeve. Jeta e Lynne Suo sundohej nga dhimbja. Nga dhimbja e artritit. Nga dhimbja kronike e muskujve. Pėr afro tetė vjet ajo mbijetoi duke pėrdorur ilaēe kundra dhimbjes dhe steroide. Por pėr ēudinė e saj lehtėsimi mė i madh i dhimbjeve nuk erdhi nga ndonjė ilaē, por nga minerali i magnezit.

Sarah Shaw pati njė aksident automobilistik qė e la atė me dhimbje nė kėmbė, dhe pa gjumė, derisa ajo filloi tė merrte njė tablet 600 miligramėshe magnezi ēdo ditė.

Histori tė tilla nuk e habisin specialisten Linda Rapson. Ajo mendon se rreth 70 pėr qind e pacientėve tė saj demonstrojnė shenja tė mungesės sė magnezit, si dhimbje muskujsh, marrje mendsh e tė tjera.

Mungesa nė magnezium lidhet gjithashtu me sėmundjen e zemrės dhe me tipin e diabetit dy. Shumė njerėz zakonisht nuk konsumojmė njė sasi tė mjaftueshme tė perimesh qė pėrmbajnė kėtė mineral, dhe nuk pimė njė sasi tė mjaftueshme uji tė pasur nė minerale. Mbi tė gjitha, njė dietė e mbushur me sheqer dhe brumėra, apo me shumė kalcium, shteron magnezin. Gjithashtu stresi ēon nė pakėsimin nė organizėm tė kėtij minerali jetėsor.

Mjekja Mildred Seelig ka rreth katėr dekada qė po studion magnezin. Ajo po shkruan njė libėr, i cili pritet tė botohet sė shpejti, pėr tė bėrė tė njohur kėto veti tė magnezit. Ajo dėshiron qė kryerja e studimeve qė tė konfirmojnė rezultatet qė ajo ka parė dhe ato qė kanė raportuar pacientėt e saj. Ata pranojnė qė magnezi nuk ėshtė njė kurė pėr gjithēka, por njė trajtim i thjesht dhe i efektshėm tė cilit nuk i ėshtė kushtuar rėndėsi.

Anoreksia

Sipas statistikave, rreth 10 milionė amerikanė vuajnė nga shrregullimet e tė ngrėnit, shkaktar kryesor i shumė sėmundjeve. Shumė vuajnė nga Anoreksia nervoze, pasi pėr tė mos shtuar peshė, u nėnshtrohen dietave ushqimore pėrtjej kufijve ekstreme. Shkencėtarėt nė fushėn gjenetike tani thonė se si mbi pesha trupore ashtu edhe nėn pesha e shkaktuar nga anoreksia mund tė jenė sėmundje tė trashėguara gjenetikisht. Por cilėt nga 31 mijė gjenet e kodit gjenetik tė njeriut mund tė jenė fajtorė pėr kėto sėmundje. Shkencėtarėt po punojnė pėr pėrcaktimin e kėtij gjeni duke marrė nė studim pjestarė tė familjeve qė vuajnė nga anoreksia. Megjithatė shkencėtarėt thonė se problemi mund tė mos jetė vetėm gjenetik, por edhe pjesė e kulturės dhe mjedisit ku jetojmė. Pėr anoreksinė deri tani nuk ka ndonjė kurė mjekėsore, por shkencėtarėt shpresojnė tė gjejnė njė zgjidhje tė kėtij problemi nė pėrfudnim tė studimit qė priet tė zgjasė 4 vjet.

Superkompjuterė tė Rinj mė tė Fuqishėm

Shkencėtarėt thonė se nė fushėn e super kompjuterve bota ndodhet nė prag tė njė epoke tė re. Ata mendojnė se superkompjutrat e tanishėm nuk i plotėsojnė nevojat e zhvillimit. Pėr t’i bėrė ballė kėsaj sfide Agjencia Amerikane e Hapėsirės, Nasa thuhet se ka nevojė pėr njė pėrmirėsim tė dukshėm tė superkompjuterve tė saj.

Zyrtari i Nasas, Jim Taft thotė se shkencėtarėve tė kėsaj agjencie u duhet tė kryejnė pėrllogaritje me dhjetra tė mijtat e atomit e me miliarda shifra. Kėto llogaritje me superkompjuterėt e tanishėm kėrkojnė vite pėr t’u kryer, nėse nuk shpėrndahen nė mijėra porcesorė tė tjerė.

Pėr projektet e saj nė hapėsirė, Nasa pėrdor superkomjuterė tė llojit Origin 3000 tė prodhuara nga firma SGI- Silocon Graphics Incorporated. Presidenti i kėsaj kompanie, Bob Bishop thotė se kompania e tij ka plane pėr krijimin e superkompjuterėve tė nevojshėm. 15 pėrqind e tė ardhurave tė kėsaj kompanie shpenzohen vetėm pėr sektorin e kėrkimeve, mė shumė sesa konkurentėt e saj.

Zoti Bishop thotė se vetėm duke menduar pėr njė planifikim afatgjatė, firmat amerikane mund tė ruajnė rolin e tyre udhėheqės nė shkencė e teknologji, dhe si rrjedhim edhe nė industri dhe ekonomi. Zoti Bishop mendon se ēėshtja e planifikimit afatgjatė nė shkencė e teknologji lidhet ngushtė edhe me ēėshtjen e sigurimit kombėtar.

Teknologjia Satelitore nė Sportin e Skive

Teknologjia satelitore po gjen zbatim tė frytshėm nė parqet e skive nė Keystone tė Kolorados. Skiatorėt qė ndodhen kėtu pėr pushime, kanė montuar nė mėngėn e xhaketės sė tyre e tyre njė aparat transmetues satelitor, i cili krijon njė hartė ku tregohen me hollėsi tė gjitha rrugėt nėpėr tė cilat kalon skiatori. Harta tregon sa kilometra ka udhėtuar skiatori dhe sa kalori ka shpenzuar ai.

Shpikėsi i kėsaj paisjeje ka nė plan ta zgjerojė pėrdorimin e saj pėr tė transmetuar sinjale, kėshtu qė pėr shembull prindėrit nėpėrmjet njė ekrani nė dhomė mund tė shohin fėmijėt e tyre duke bėrė ski larg nė male.

**************************
Mbipesha e Madhe Trupore Shkurton Jetėn
08 Jan 2003, 13:18 UTC

Ka kohė qė mbipesha trupore shikohet si e dėmshme pėr shėndetin, por dy studime tė reja mjekėsore arrijnė nė pėrfundimin se mbipesha trupore luan rol edhe nė pakėsimin e viteve tė jetės.

Shkencėtarė amerikanė dhe holandezė njoftojnė se mbipesha trupore shkurton jetgjatėsinė. Pėr arritjen e kėtij pėrfudnimi shkencėtarėve iu deshėm disa vjet studimi tė hollėsishėm tė ēėshtjes.

Ekspertėt pranė universiteteve nė Birmingham tė Alabamės dhe Johns Hopkins nė Maryland shqyrtuan tė dhėnat e grumbulluara prej vitesh nga sondazhet e agjencive federale mbi shėndetin mes dhjetra mijėra njerėzve.

Doktor David Allison pranė universitetit tė Alabamės thotė se synimi i studimit ishte pėr tė pėrcaktuar ndikimin qė ka mbipesha nė jetėgjatėsinė e njeriut.

Tė dhėnat e njoftuara nė revistėn e shoqatės amerikane tė mjekėsisė tregojnė se jeta e personave me mbi peshė trupore mund tė shkurtohet 20 vjet, nėse mbipesha fillon rreth moshės 20 vjeēare.

Gjithashtu njė grua e re zezake me mbipeshė trupore mund tė humbasė 4 deri 5 vjet tė jetės sė saj, ndėrsa njė grua e racės sė bardhė po me mbipeshė trupore mund tė humbasė nga 5 deri 8 vjet. Gjendja kėqėsohet pėr burrat. Njė burrė i racės sė bardhė me mbi peshė tė madhe trupore mund tė jetojė 12 vjet mė pak, ndėrsa njė i ri zezak nė tė njėjtat kushte tė mbi peshės trupore mund tė jetojė 20 vjet mė pak./AL/

Edhe njė studim i shkencėtarėve holandez, botuar nė revistėn amerikane, Analet e Mjekėsisė arrin nė tė njėjtin pėrfundim pas shqyrtimit tė tė dhėnave shėndetsore tė rreth 3 mijė e 300 personave tė pėrfshirė nė studimin 55 vjeēar tė institutit Framingam nė shtetin Massachusets. Nė studim thuhet se nė pėrgjithėsi, personat 40 vjeēarė me mbi peshė trupore jetojnė 7 vjet mė pak sesa personat tė sė njėjtės moshė por me peshė trupore normale.

Autorėt e studimit thonė se rastet e mbi peshės trupore janė mė tė pėrhapura nė vendet e industrializuara dhe rekomandojnė qė masat parandaluese dhe trajtimi i kėtij problemi tė bėhet pėrparėsi e institucioneve shėndetsore.


*********************************
Klonimi i njeriut: ngjashmėritė dhe dallimet me binjakėt e natyrshėm
8 janar 2003; 14:40 UTC


Njoftimi i njė sekti kanadez kohėt e fundit se kishte krijuar klonin e parė njerėzor, u pasua nga njė debat i gjerė etik. Disa thonin se prodhimi i kopieve identike gjenetikisht tė njeriut ėshtė njėsoj si tė luash rolin e Zotit. Tė tjerėt pėrgjigjeshin se klonimi, i cili ndeshet nė binjakėt e lindur natyrshėm, do tė ishte njė zgjidhje e vlefshme pėr ēiftet qė nuk bėjnė fėmijė. Por, ēfarė ėshtė klonimi gjenetik, ēfarė ofron ai dhe cilat janė kufizimet e tij. Megjithėse ende nuk ėshtė gjetur pėrgjigja e dilemės pėr tė klonuar ose jo qenie njerėzore, mėnyra shkencore e klonimit ėshtė e qartė, thotė Jan Witkovski, biokimist nė njė laborator nė Long Island: “Klonimi ėshtė teknikisht njė proces relativisht i qartė, i pėrbėrė nga dy komponente: sė pari ėshtė personi qė klonohet, tė cilit i merret material gjenetik. Pėr kėtė mjafton tė merren disa qeliza tė cilat pėrmbajnė gjithė informacionin e nevojshėm gjenetik. Komponenti tjetėr ėshtė njė qelizė riprodhuese, pra veza. Vezės sė njė gruaje i hiqet materiali gjenetik dhe zėvendėsohet me materialin e marrė nga personi qė do tė klonohet. Pasi qeliza ndahet dhe krijon 4-5 qeliza tė tjera, e vendos atė nė mitrėn e njė gruaje ku fillon zhvillimin normal,” thotė biokimisti Witkowski.

Por Jan Witkovski thekson se, megjithėse individėt e klonuar mund tė jenė gjenetikisht tė njejtė me personin nga u mor materiali gjenetik, ata mund tė jenė krejt tė ndryshėm nga pikėpamja psikologjike dhe nga sjellja. Ky fenomen shihet aktualisht edhe tek binjakėt identikė, megjithėse ata kanė tė njėjtėn ADN. “Edhe binjakėt identikė mund tė ndryshojnė nga njėri-tjetri. Vetė procesi i rritjes mund t’i ndryshojė binjakėt. Nėse i ndan dy binjakė identikė qė nė lindje dhe njėri prej tyre rritet nė njė familje ku ka ushqim tė bollshėm, pėrkujdesje, higjenė dhe kujdes shėndetsor, ai mund tė ketė tipare fizike tė ndryshme nga binjaku tjetėr tė cilit mund t’i kenė munguar shumė gjėra,” thotė zoti Witkovski.

Pėrveē kėtyre dallimeve, mund tė ketė edhe tė tjera jo aq tė dukshme ndėrmjet binjakėve identikė dhe individėve tė klonuar, tė cilat ende nuk dallohen nga shkenca. Debbie dhe Lisa Ganz janė binjake identike dhe bashkė-themeluese tė Twinsworld - pikė-com njė organizatė pėr tė ndihmuar binjakėt. “Klonimi nuk ėshtė i natyrshėm, kurse binjakėt identikė janė. Ne nuk jemi thjeshtė kopie tė njėra-tjetrės fizikisht, por edhe nga ana emocionale dhe psikologjike. Ne jemi rritur nė tė njėjtin mjedis nė tė njėjtėn periudhė kohore dhe nėn tė njėjtat ndikime. Vėllai apo motra binjake ėshtė njė mik i ngushtė zemre. Njohim shumė binjakė qė s’janė martuar kurrė, janė 80 vjeē dhe ende jetojnė bashkė. Ata e pohojnė se kishin dėshirė tė martoheshin, por e ndjenin se nuk do ta kishin kurrė tė mundur tė gjenin njė marrėdhėnie tė ngjashme me atė qė kanė krijuar me binjakun,” thotė Debbie Ganz.

Motrat Ganz kanė njė moto pėr binjakėt, qė mund tė pėrdoret nė njė farė mėnyre edhe pėr klonėt. Ata thonė “shumė njerėz kanė aftėsinė tė lėnė njė pėrshtypje tė parė vetėm njė herė nė jetė, kurse ne mund ta bėjmė njė gjė tė tillė dy herė!”


********************************
Nje Studim i Ri mbi Semundjet e Zemres
14 Jan 2003, 14:12 UTC

Njė studim i kryer nga mjekė tė Klinikės Mayo nė Shtetet e Bashkuara tregon se njė nė ēdo katėr vetė mbi moshėn 45 vjeēare mund tė preket nga sėmundje tė zemrės.

Tė dhėnat e studimit i shtyjnė mjekėt dhe pacientėt tė kenė parasysh se pushimi i zemrės nuk shkaktohet vetėm nga pompimi i pa mjaftueshėm i gjakut, por edhe atėherė kur pompimi i gjakut ėshtė normal, por zemra nuk ėshtė nė gjendje ta absorbojė atė.

Studimi morri nė shqyrtim rreth 2000 mijė banorė tė krahinės Olmsted tė shtetit Michigan. Personat me ērregullime diastolike ose me probleme tė furnizimit tė zemrės me gjak nė intervalin midis dy rrahjeve, ishin 10 herė mė nė rrezik pėr tė vdekur brenda 5 vjetėve, sesa personat pa kėto probleme. Sipas autorėve tė studimit, kėto tė dhėna theksojnė nevojėn pėr njė kuptim mė tė mirė tė rasteve tė pushimit tė zemrės pėr shkaqe diastolike dhe nė ēmėnyrė tė parandalohen ato.

Drejtoresha e Klinikės Mayo, Margaret Redfield thotė se shumė njerėz mendojnė se pushimi i zemėrs shkaktohet kryesisht nga pumpimi i dobėt i gjakut. Ky rast quhet systolic, qė do tė thotė se nxjerrja e gjakut nga barkushja gjatė intervalit midis ēdo rrahje tė zemrės ėshtė mė pak se 50 pėrqind. Por studimi tregon se nė afro 50 pėrqind tė rasteve pushimi i zemrės ndodh nga qė zemra ėshtė e sforcuar dhe pėr kėtė arsye nuk mund tė thith gjak tė mjaftueshėm, megjithėse pompimi ėshtė normal. Ky rast quhet diastolik.

Ndėrkohė qė nė Klinikėn Mayo vazhdojnė provat nė laborator mbi gjetjen e metodave pėr zbulimin e herėshėm tė gjėndjes diastolike tė zemrės, mjekėt e kėsaj klinike tė njohur rekomandojnė zbatimin e masave parandaluese kundėr presionit tė lartė tė gjakut dhe nivelit tė lartė tė kolesterinės. Ata thonė se pushimi i zemrės, pavarėsisht nga arsyet, ėshtė njė sindromė fatale, qė shkaktohet nga sėmundje tė ndryshme kardiovaskulare. Simptomat tipike tė kėsaj syndrome janė lodhja, vėshtirėsi nė frymėmarrje, ėnjtje tė kėmbėve dhe probleme nė ritmin e rrahjeve tė zemrės.



***********************
Njė Pacemaker i Ri
14 Jan 2003, 14:17 UTC

Mjekėt nė njė spital tė Los Anxhelosit, transplantuan pėr herė tė parė njė pacemaker tė programuar. Pacemaker ėshtė paisje qė rregullon ritmin e rrahjeve tė zemėrs. Pacientja ėshtė 81 vjeēarja Maria Autrey. Operacioni pėr transplanitimin e paisjes sė re zgjati vetėm 20 minuta.

Paisja e quajtur Protos ėshtė njė shpikje e doktor William Bayleit. Ajo pėrbėhet nga njė mikroprocesor i posaēėm i cili pėrdor algorithminė pėr tė pėrcaktuar ritmin e duhur tė rrahjeve tė zemrės. Doktor Bayley shpreh besimin se zonja Autrey dhe tė tjerė do tė mbeten tė kėnaqur nga kjo teknologji e re dhe do tė ndjehen mė mirė nga shėndeti.



*************************
Pagjumėsia Ndikon nė Metabolizėm
14 Jan 2003, 14:23 UTC

Disa njerės mund ta dėgjojnė sinjalin e zgjimit nė orėn 5 tė mėngjesit. Por Patrik e dėgjon atė nė 5 pas dite. Ai punon natėn dhe mundohet tė flejė ditėn. Ai vuan nga pagjumėsia. Ekspertėt thonė se kjo ėshtė shpjegueshme, pasi puna natėn ėshtė nė kundėrshtim me ritmin natyral tė organizmit.

Profesor Neil Kavey pranė universiteit Columbia thotė se gjatė studimit ėshtė vėnė re se nga ndryshimi thelbėsor i orarit tė gjumit shkaktohet pagjumėsia e cila afekton funksionet bazė tė organizimit duke filluar qė nga ndryshimet nė metabolizmin e glukozės, nė sekrecionin e insulinės, nė funskionimin e gjėndrave teroide madje edhe nė sistemin imunitar tė trupit.

Tashmė shkencėtarėt po kryejnė kėrkime pėr tė parė nė se pagjumėsia mund tė jetė shkak edhe pėr sėmundje tė zemrės e kancerin. Shkencėtarėt thonė se pėr njė funksionim normal tė organizmit, njė i rritur ka nevojė pėr tė paktėn 7 deri nė 8 orė gjumė, ndėrsa tė rinjtė nėn moshėn 20 vjeē kanė nevojė pėr mė shumė.


*********************
Dhimbjet Kronike tė Kokės
14 Jan 2003, 14:28 UTC

Pėr pushimin e dhimbjeve tė kokės, miliona vetė mbėshteten tek ilaēet, por shumė mjekė po pėrpiqen t’u mėsojnė pancientėve tė tyre se si tė ēlirohen nga dhimbjet e kokės pa pėrdor ilaēe.

Karol Koshova vuan nga dhimbje kronike tė kokės. Mė parė ajo pėrdorte ilaēe por erdhi njė kohė kur ajo filloi tė ndjente dhimbje nė stomak pėr shkak tė aspirinave. Mjeku neurolog Emilio Cruz parapėlqen pushimin e dhimbjeve tė kokės me metoda tė tjera, pa ilaēe, nė raste kur kjo ėshtė e mundėshme. Doktor Cruz thotė se metoda e tij pėrfshin ushtrime pėr ēlirimin nga stresi dhe terapi tė psikologjike.

Pėrdorimi i imagjinatės, duke bėrė veten tė mendoni se ndodheni nė vende tė veēuara e tė qeta, mund tė uli stresin, shlodh muskujt qetėson pulsin dhe normalizon presionin e gjakut. Teknika tė tjera janė masazhet nė shpatulla. Pėrsėritja e ushrimeve ēdo 10-15 minuta ndihmon shumė thotė doktor Cruz. Ai gjithahstu kėshillon ecje tė shkurtra gjatė pushimit tė drekės dhe meditim.



**************************
Kremi i Tepert Shkakton Infeksione
21 Jan 2003, 15:26 UTC

Shpesh gjatė periudhės sė dimėrit njerėzit pėrdorin krem pėr zbutjen e buzėve kur lėkura thahet ose plasaritet. Por shkencėtarėt pranė universitetit tė Alabamės paralajmėrojnė se lyerja e tepruar e buzėve me krem mund tė bėhet shkak pėr ifeksione.

Ata thonė se kremi zbut lėkurėn dhe e bėn atė tė pambrojtur nga bakteret dhe infeksione tė ndryshme.

Mjekėt kėshillojnė qė sasia e kremit ose pomadės kundėr plasaritjes sė buzėve tė kufizohet nė maksimum dhe tė mundėsisht ajo tė pėrdoret vetėm pėr mbrojtjen e buzėve gjatė njė moti tepėr tė ftohtė.


******************
Aparat i ri per Zbulimin e Glaukomes
21 Jan 2003, 14:48 UTC

Afro 3 milionė amerikanė vuajnė nga glaukoma, dhe 50 pėrqind e tyre nuk e dinė se e kanė njė sėmundje tė tillė. Shkencėtarėt kanė shpikur njė aparat tė ri pėr diagnostikimin e Glaukomės, njė sėmundje qė shkakton verbim.

Mjeku William Prothero thotė se nė fazat e herėshme kjo sėmundje nuk ka simptoma. Ato zbulohen vonė dhe mund tė shkatojnė verbim. Kjo ėshtė arsyeja qė analizat me anė tė kėsaj teknologjie tė re janė tė rėndėsishme. Kjo lloj teknologjie me reze lazer ėshtė njėsoj si ajo e skanimit.

Aparati skanon syrin pėr gjetur ndonjė shenjė tė glaukomės. Apari i ri kushton rreth 37 mijė dollarė dhe deri tani pėrdoret vetėm nė rreth 25 klinika nė shtetin Washington.


*********************
Semundja e Kockave dhe Depresioni
21 Jan 2003, 14:35 UTC

Shkencėtarėt thonė se sėmundjet mendore ndikojnė rrezikshėm nė zhvillimin e sėmundjeve fizike. Sipas tyre, dobėsimi i kockave ose asteoporosa, ėshtė pasojė e depresionit. Shkencėtarėt kanė arritur nė pėrfundimin se depresioni nė moshė tė re ndikon nė dobėsimin e kockave kur njeriu arrin moshėn mbi 40 vjeē.

Cindy Uls bėnte njė jetė aktive pėr tė qėndruar e shėndetėshme dhe ēdo ditė merrte vitaminat e nevojėshme. Por para dy vjetėsh, duke shkuar nė punė ajo rrėshqiti dhe theu kyēin. Gjatė operacionit mjekėt zbuluan se Cindi kishte kocka mjaft delikate, dhe arsyeja e thyerjes nuk ishte rrėzimi por kocka e dobėt. Nė moshėn 46 vjeēare, ajo u diagnostikua me asteoperozė.

Gjithnjė e mė shpesh, mjekėt po ndeshen me raste tė tilla. Ashtu si Cindi ato janė shumica gra qė nė moshė tė herėshme kanė kaluar depresion. Doktor Philip Gold thotė se gratė para peridhės sė menopauzės qė kanė kaluar depresion, kanė 30 pėrqind gjasa tė preken nga dobėsimi i kockave.

Depresioni ėshtė stres por qė vazhdon pėr njė kohė tė tjezgjatur. Kjo gjendje bėn qė truri tė prodhojė hormone nė nivele shumė tė larta e tė rrezikėshme. Shkencėtarėt pranė institutit kombėtar tė shėndetit pėrllogarisin se tė paktėn 400 mijė gra amerikane midis moshave 30 - 40 vjeē janė prekur nga dobėsimi i kockave si rrjedhim i depresionit.

Mjekėt rekomandojnė qė gratė tė cilat kanė kaluar periudha depresioni duhet tė bėjnė analizat pėr matjen e densitetit tė kockave. Kjo pėr arsye se tani ekzistojnė ilaēe jo vetėm pėr tė ndalur procesin e dobėsimit tė kockave, por edhe pėr t’i regjeneruar ato, duke pakėsuar kėshtu rrezikun e frakturave.


**************************
Aparat per Vezhgimin e Trurit
21 Jan 2003, 14:43 UTC

Mendoni pėr disa ēaste rreth tė gjitha tė dhėnave qė trurit i duhet tė pėrpunojė gjatė njė dite. Tė gjitha pėrshtypjet, tė gjitha emocionet. Si e pėrballon truri gjithė kėtė punė.

Para tre vjetėsh, Annie kaloi nė skizofreni. Me anė tė ilaēeve ajo tani ka filluar tė ndjehet mė mirė, por mjekėt duan tė dinė se ēfarė ndodh nė kokėn e saj. Kjo ėshtė arsyeja qė ata po vėzhgojnė me kėtėt aparat tė ri skanimi i quajtur Meg. Annie thotė se nėpėrmjet aparatit mund tė vrojtohen ndryshimet nė veprimtarinė e trurit nė tė mijtėn sekondės; ēdo mendim, ēdo reagim, ėshtė nė fakt njė puls elektrik brenda nė tru. Kėto sinjale sado tė dobėta pasqyrohen nė kėtė aparat skanimi.

Shkencėtarėt thonė se ky aparat u krijon atyre mundėsinė e pashembullt pėr tė parė se ēndodh nė trurin e njė personi qė vuan nga skizofrenia, epilepsia e ndoshta nga ēdo sėmundje tjetėr nervore. Ēfarė ndodh brenda nė kokė ėshtė thuajse mister. Por me njė teknologji tė tillė, qė zbulon trurin gjatė veprimtarisė sė tij, ndoshta njė ditė gjithēka mund tė bėhet e kuptueshme.


***********************
Antitrupa Kunder Semundjeve
28 Jan 2003, 17:49 UTC

Pėr mė shumė se njė shekull shkencėtarėt janė pėrpjekur tė gjejnė njė mjet tė efektshėm pėr tė sulmuar agjentėt e caktuar qė shkaktojnė sėmundje tė ndryshme Zhvillimet e sotme bioteknologjike premtojnė ta bėjnė punėn e shkencėtarėve mė tė lehtė.

Njė firmė nė Kaliforni po pėrdor pikėrisht sistemin mbrojtės tė vetė organizmit tė njeriut, kėtė radhė me ndihmėn e minjve, pėr tė zhvilluar kura pėr sėmundjet mė tė rrezikėshme.

Aftėsia e sistemit imunitar tė njeriut pėr t’u mbrojtur nga sėmundjet dihet, por ndonjėherė organizmi lufton vetveten. Shkencėtarėt besojnė se disa sėmundje nga mė tė rėndat shkaktohen nga prodhimi jo normal i disa proteinave. Po ashtu ata kanė provuar se anti-trupat arrijnė t’i ē’aktivizojnė kėto proteina kur antitrupat futen nė organizėm nė formė ilaēesh.

Doktor Ray Withy i firmės Abgenix thotė se njė antitrup shkon nė kėrkim tė objektivit tė tij e gjen atė dhe nuk i ndahet. Nė provat e deritanishme antitrupat merreshin nga minjtė. Por trupi i njeriut i shikon antitrupat e miut si tė huaj. Shkencėtarėt pranė firmės Abgenix thonė se kanė arritur t’i ndrysojnė antitrupat e miut duke ia pėrshatur ata organizmit tė njeriut.

Drejtuesit e firmės Abgenix thonė se misioni i tyre kryesor ėshtė pėr tė pėrmirėsuar shėndetin e njeriut dhe besojnė se rezultatet klinike tė terapisė me antitrupa do tė sjellin njė kontribut tė dukshėm nė kėtė drejtim.


***********************
Metode e re per Ekzaminimin e Gjirit
21 Jan 2003, 15:37 UTC

Shkencėtarėt kanė krijuar njė metodė tė re pėr ekzaminimin e gjirit pėr zbulimin e ndonjė shenjė tė kancerit tė gjirit tek gratė qė nė fazat e herėshme.

Nėpėrmjet kėsaj metode, gjiri zhytet nė njė solucion tė posaēėm, pastaj skanohet nėpėrmjet njė drite tė fortė me reze lazer. Skanimi prodhon njė imazh jo vetėm tė gjirit por edhe tė venave tė gjakut brenda tij, dhe tregon zonat ku ka mundėsi tė krijohen tumoret.

Mjekja Micheline Bouchard thotė se me kėtė metodė mund tė zbulohen jo vetėm tumoret, por edhe tė pėrcaktohet nėse tumori ėshtė beninjė apo malinjė. Kjo shmang plotėsisht nevojėn e biopsisė.

Metoda e re ndodhet nė fazat eksperimentale dhe mjekėt thonė se nė varėsi tė rezultateve, mund tė duhen disa vjet para se ajo tė pėrdoret nė klinika e spitale.


*************************
Veshgimi i Qelizave Nervore
28 Jan 2003, 17:55 UTC

Shkencėtarėt thonė se pėr herė tė parė janė nė gjendje tė vėzhgojnė qelizat individuale tė trurit tė kafshėve tė gjalla pėr njė kohė tė gjatė, por ata kanė arritur nė pėrfundime tė ndryshme rreth ēėshtjes nė se kjo ka lidhje me trurin e njeriut.

Ėshtė hera e parė qė shkencėtarėt janė nė gjendje tė vrojtojnė qelizat individuale tė trurit nė veprim. Ata thonė se kjo arritje mund tė krahasohet me shpikjen e mikroskopit.

Duke pėrdorur njė teknikė tė re, shkencėtarėt pranė laboratorit Cold Spring Harbor, vėzhguan pėr disa muaj synapset, ose fijet midis qelizave nervore tė njė miu tė gjallė. Shkencėtari Karel Svoboda thotė se gjatė kėrkimeve ajo vuri re se disa nga kėto synapse tė holla sa njė e mijta e fijes sė flokut, krijojnė lidhje tė qėndrueshme e tė tjera vetėm pėr disa ditė.

Por shkencėtarėt nė njė laborator tjetėr, nė universitetin e New Yorkut, duke pėrdorur tė njėjtėn teknikė vunė re se synopset ishin tė qėndrueshme nė 96 pėrqind tė rasteve. Doktor Wenbiao Gan thotė se nė pėrgjithėsi kėto lidhje mund tė zgjasin gjatė gjithė jetės, ēka do tė thotė se kjo mund tė pėrbėjė njė bazė fizike pėr grumbullimin e tė dhėnave ose kujtesės.

Shkencėtarėt gjithashtu thonė se dy eksperimente tė ngjashme me rezultate tė ndryshme i bėn ata tė mendojnė se puna e tyre nė studimin e qelizave nervore sapo ka filluar.

Ata thonė se kjo teknikė e mund tė pėrdoret nė tė ardhmen pėr studimin e sėmundjeve tė alcajmerit ose parkinsonit si dhe pėr tė kuptuar veprimtarinė e trurit gjatė procesit tė krijimit tė kujtesės.


*************************
Mjekėsi dhe Shkencė Skleroza e Shumėfishtė
11 Shkurt 2003, 18:30 UTC

Qindra mijėra veta nė Shtetet e Bashkuara dhe nė mbarė botėn vuajnė nga Skleroza e Shumėfishtė, sėmundje shpesh herė e rėndė, e pa mjekueshme, por qė mund tė trajtohet me sukses pėr tė ngadalėsuar pėrparimin e saj.

Skleroza e Shumėfishtė ėshtė njė sėmundje sa e vėshtirė pėr t’u kuruar aq edhe pėr t’u diagnostikuar. Njė nga shenjat kryesore tė saj ėshtė humbja e aftėsisė

Sipas statistikave, mbi 1 milionė njerėz nė botė vuajnė nga skleroza e shumėfishtė. Kjo cilėsohet si njė sėmundje e trurit dhe e shtyllės kurizore, pjesė tė trupit ku kalojnė e ndėrthuren mė sė shumti fijet nervore tė organizmit. Shkaku i saj nuk dihet. Multiple skleroza shkatrron veshjen e fijeve nervore. Kjo gjendje bllokon pėrkohėsisht sinjalet qė kalojnė nėpėrmjet nervave tek muskujt dhe nė tru. Skleroza e shumėfishtė afekton veēanėrisht aftėsinė e tė parit, tė prekurit dhe pėrdorimin e gjymtyrėsve. Kėto probleme mund tė shfaqen e pastaj zhduken, ose tė pėrmirėsohen e keqėsohen dhe mjekėt ende nuk janė nė gjendje tė shpjegojnė pėrse ndodh kjo.

Ekspertėt thonė se gratė preken nga skleroza e shumėfishtė dy herė mė shumė sesa burrat dhe mosha mesatare e njerėzve qė preken prej saj ėshtė nga 20 deri nė 40 vjeē.

Pėr shumė vite, mjekėt mendonin se shkaku i sklerozės sė shumėfishtė ishte mjedisor. Ata besonin se sėmundja prekte mė shpesh njerėzit qė jetojnė nė Evropėn veriore e Amerikėn veriore. Por kohėt e fundit, kjo mendėsi ka ndryshuar. Studimet tregojnė se skleroza e shumėfishtė nuk shkatohet vetėm nga problemi i njė gjeni ose vetėm nga mjedisi, por edhe nga njė problem brenda sistemit mbrojtės tė organizmit dhe nga probleme tė disa gjeneve. Gjithashtu prekja nga viruse e baktere shton gjasat pėr prekjen nga kjo sėmundje.

Mjekėt thonė se pėr diagnostikimin e sklerozės sė shumėfishtė nevojiten njė numėr analizash dhe njė studim i hollėsishėm i historisė sė shėndetit tė pacientit. Njė nga mėnyrat pėr pėrcaktimin apo diagnostikimin e sėmundjes ėshtė MRI ose Imazhi me Rezonancė Magnetike. Nėpėrmjet kėsaj metode, mjekėt studiojnė imazhet e fijeve nervore tė pacientit pėr tė parė nėse ekzistojnė shenja tė sėmundjes.

Shkencėtarėt thonė se skleroza e shumėfishtė nuk duket se trashėgohet nga prindi tek fėmija, por megjithatė ndonjėherė ajo prek pjestarė tė sė njėjtės familjes.

Sėmundja jo gjithmonė shkakton paaftėsi tė rėndė fizike e mendore dhe shumė njerėz me sklerozė tė shumėfishtė bėjnė njė jetė normale. Pėr kėtė sėmundje nuk ekziston ndonjė kurė, por kohėt e fundit kanė dalė mėnyra tė reja pėr trajtimin dhe ngadalėsimin e pėrparimit tė saj. Disa ilaēe tė llojit Beta Interferon pėrdoren pėr tė luftuar infeksionet virale dhe pėr tė ndihmuar sistemin imunitar tė organizmit pėr tė luftuar sėmundjen.

Shkencėtarėt nė mbarė botėn janė duke punuar pėr zhvillimin e mėnyrave tė reja tė trajtimit tė sklerėzės sė shumėfishtė. Shkencėtarėt nė Shtetet e Bashkuara kanė nė duar mbi 12 studime tė ndryshme me shpresė pėr tė ndihmuar njerėzit qė vuajnė nga skleroza e shumėfishtė.



*************************
Njė mikroprocesor tė ri
11 Shkurt 2003, 14:43 UTC

Shkencėtarėt kanė projektuar njė mikroprocesor tė ri pėr pėrshpejtimin e analizave. Nėpėrmjet mostrės sė gjakut dhe mikroprocesorit tė ri, mjeku tani mund tė pėrcaktojė shkakun e sėmundjes, ndėrkohė qė pacienti ndodhet ende nė zyrėn e tij dhe pa qėnė nevoja qė pacienti tė presė me ditė tė tėra pėr tė marrė pėrgjigjen.

Kimisti Chad Mirkin pranė universitetit amerikan Northwestern thotė se ky ėshtė njė lloj i ri mikroprocesori kompjuterik i aftė pėr tė zbuluar ADN-nė e pothuajse ēdo infeksioni apo sėmundjeje qė ndodhet nė gjak.

Pėr projektimin e mikroprocesorit, Chad Mirkin pėrdor njė mikroskop me fuqi tė jashtėzakonėshme qė e lejon atė tė ndryshojė apo rivendosė nė rend e gjatėsi tė caktuar atomet e molekulat pėr tė pėrcaktuar ADN-nė.

Kimisti Mirkin thotė se mikroprocesori i tij ėshtė nė gjendje tė diktojė 10 mijė sėmundje ndėrkohė qė i sėmuri pret nė zyrėn e mjekut pėr tė marrė pėrgjigjen e analizės.


Heqja pa Operacion e Kancerit nė Mitėr

Ēdo vit, nė Shtetet e Bashkuara 600 mijė gra i nėnshtrohen operacionit histeroctomi. Njė e treta e tyre pėr shkak tė tumorit nė uter. Por njė mjek nė San Diego thotė se njė mėnyrė e re trajtimi mund t’i ndihmojė shumė prej kėtyre grave tė shmangin operacionin.

Lori Aston e kuptoi se kishte problem me shėndetin kur menstruacionet filluan tė zgjateshin ēdo muaj gjithnjė e mė shumė. Por kjo nuk ishte gjithshka. Ajo filloi tė ndjente edhe dhimbje tė forta nė fund tė barkut. Pas njė vizite me ultrasound, mjekėt konstatuan se Lori kishte fibroid, njė tumor beninjė qė zhvillohet nė uter. Mjeku rekomandoi heqjen e tumorit me anė tė operacionit ose hysteroctomi. Lori kishte dėgjuar se pas njė operacioni tė tillė ajo nuk do tė ishte nė gjendje tė lindte fėmijė.

Por pėr fat tė mirė, shkencėtarėt kanė zbuluar njė mėnyrė tjetėr jo kirurgjike pėr trajtimin e tumoreve fibroidė duke bllokuar aerterin qė ushqen fibroidėn. Duke i ndėrprerė ushqimin, thonė mjekėt, tumori zvogėlohet deri sa zhduket. Tani Lori nuk vuan mė, por lajmi mė i mirė pėr tė erdhi njė muaj pas martesės, kur ajo konstatoi se kishte mbetur shtazane. Lori thotė se shumė gra vuajnė nga fibroidet dhe mėnyra alternative e kurimit pa operacion ėshtė me tė vėrtetė njė lajm shumė i mirė.

Bllokimi i fibroidės bėhet nga mjekė radiologė dhe jo nga kirurgė apo gjinekologė. Ajo kryehet me anestezi lokale dhe pacientja qėndron vetėm njė natė nė spital.


Gripi: Fakte & Mite

Si preket njeriu nga gripi? Disa thonė se dalja nė tė ftohtė pa pallto, apo me kokė tė lagur shkakton gripin dhe se vitamina C mbron organizmin nga gripi.

Njė person i rritur ftohet lehtė tre herė nė vit. Fėmijėt ftohen mė shpesh, por do tė dukej e pazakontė qė njeriu ta kalonte dimrin vetėm me njė grip apo njė tė ftohur. Gripi shkakton dhimbje koke, kollitje dhe dhimbje muskujsh, si temperaturė. Kjo gjendje mund tė zgjasė pėr dy javė ose mė shumė. Tė ftohurit fillon zakonisht ngadalė e me pak temperaturė.

Doktor Alan Greene thotė se kur dikush merr tė ftohtė, sekrecionet e hundės kthehen nė vatėr virusesh. Ky ėshtė fakt. Por egziston edhe miti se doza tė mėdha me vitaminė C mund t’a mbrojnė njeriun nga virusi i gripit ose mund ta kurojnė shpejt atė. Shumė njerės e besojnė kėtė por mjeku Jeffrey Goad thotė se nė literaturėn mjekėsore njė mėnyrė e tillė kurimi ose parandalimi nuk ekziston dhe mjekėsia zakonisht nuk e rekomandon.

Miti numėr dy ėshtė se njeriu mund tė preket nga gripi kur del jashtė nė tė ftohtė pa veshje tė pėrshtatėshme. Por ekspertėt thonė se njeriu mund tė mos sėmurėt duke u lagur nga shiu, por ka mė shumė tė ngjarė tė preket nga gripi pasi nė dimėr viruset janė mė tė pėrhapura. Miti numėr tre ėshtė se njeriu mund tė preket nga gripi nėpėrmjet vaksinės kundėr tij. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, pasi vaksina e gripit pėrbėhet nga viruse jo aktivė, tė vdekur.

Ekspertėt thonė se krahas vaksinimit, mbrojtja mė e mirė nga gripi ėshtė larja e duarve, por studimet tregojnė se shumė njerėz nuk e bėjnė njė gjė tė tillė, pasi mendojnė se larja e duarve nuk luan ndonjė rol, dhe ky ėshtė njė tjetėr mit. Disa thonė se virusi i gripit shkakton dhimbje nė stomak, por ekspertėt thonė se gripi pėrqėndrohet vetėm nė mushkri dhe nuk mund tė prekė stomakun.


*******************************
Paisje per c'bllokimin e Venave
18 Shkurt 2003, 18:10 UTC

NJĖ PAISJE E RE PĖR ĒBLLOKIMIN E VENAVE

Paisja e re mjekėsore pėr ēbllokimin e venave punon me ajėr me presion. Njė paisje e jashtėzakonėshme qė mund tė shpėtojė jetėn e viktimave tė goditjeve nė zemėr.

Doktor Randall Stark pranė qėndrės spitalore Mercy and Unity thotė se nė rastin e bllokimit tė venave, mjekėt janė nė luftė me kohėn pasi sa mė gjatė qė arteri qėndron i bllokuar aq mė shumė dėmtohet. Pacintėve me kėtė problem tani u vjen nė ndihmė paisja e re e quajtur Angiojet, e cila shpėrbėn pllakėzat e gjakut brenda pak minutave. Disa procese radhazi me kėtė paisje dhe gjaku nė artere fillon tė rrjedhė pa asnjė problem.

Paisja e re pėrbėhet nga njė tub i hollė i cili futet nė njė arter pranė atij tė bllokuar pėr tė goditur pllakėzat e gjakut. Paisja ėshtė prodhuar nė Mineapolis nga firma Possis Medical dhe deri tani ėshtė instaluar nė 900 spitale.

Drejtori i Firmės Possis Medical Robert Dutcher thotė se kjo teknologji e re po jep rezultate. Me tė deri tani janė trajtuar mbi 100 mijė pacientė. Specialistėt thonė se paisja megjithė e re ėshtė gjithashtu nė procesin e pėrmirėsimit. Dhe pėr kėtė ata marrrin mendimet e pacientėve, disa prej tė cilėve thonė se paisje duhet tė jetė mė e vogėl pėr t’u bėrė mė praktike.


KĖMBĖ ARTIFICIALE E KOMANDUAR ME KOMPJUTER

Thuhet se kompjutrat ndihmojnė pėr tė ndryshuar jetėn e njeriut dhe kjo ėshtė mė se e vėrtetė pėr njė tė ri nga shteti New Hempshir, tė cilit njė kompjuter i vogėl i ka kthyer atij aftėsinė pėr tė ecur.

Kjo ėshtė e pabesueshme, unė mund tė eci e tė qėndrojė drejt, thotė Mark Driscoll me njė kėmbė tė prerė, i cili tani pėrdor njė protezė tė ndertuar me ndihmėn e kompjuterit. Marku ėshtė njeriu i parė nė rajonin e New Englandit qė pėrdor kėtė teknologji tė re; njė protezė kompjuterike e ndėrtuar me fibra karboni dhe titanium.

Por ēka e bėn kėtė kėmbė artificiale tė veēantė ėshtė se ajo komandohet nga kompjuteri qė i thotė asaj si tė reagojė nė ēdo hap qė bėn. Dy herė nė vit Mark Driscoll shkon tek specialisti i cili kalibron kėmbėn nė bazė tė peshės trupore tė pacientit.

Nė thelb, kompjuteri punon si njė tru, sensorėt nė gju dėrgojnė sinjale tek njė mikro procesor i cili parashikon ēdo lėvizje qė Marku mund tė kryej. Me kėmbėn e re artificiale Mark Driscoll bėn njė jetė mė se normale. Ai shpesh shkon pėr ski, peshkim, madje luan edhe futboll.


NJĖ MIKROPROCESOR I INTEGRUAR NĖ TELEFON CELULAR

Firma e njohur Intel, ka prodhuar njė mikroprocesor tė ri qė priet tė shtojė aftėsinė e telefonit celular. Zyrtarė tė firmės Intel me qėndėr nė Santa Klara tė Kalifornisė, thonė se mikroprocesori i ri do tė shtojė jashtėzakonisht fuqinė e telefonit celular pėr ta bėrė atė tė aftė tė lidhet me internet, tė paraqesė imazhe, tė luajė muzikė e tė kryejė veprime tė tjera tė vėshtira. Mikroprocesori i ri quhet PXA-800-F. Pėr drejtuesit e firmės Intel ky ėshtė mikroprocesori i parė i integruar nė celular.



***************************
Vaksinė kundėr Sidas; Inxheksione pa Gjilpėrė; Paisje kundėr Erės sė Keqe;Robot Imitues
25 Shkurt 2003, 15:05 UTC

Vaksina e re Aidsvaks u provua tek 5400 pacientė dhe rezultatet e shpallura dje duken jo plotėsisht tė kėnaqėshme. Rezultatet e shumėpritura nga kompania VaxGen me qendėr nė Kaliforni, e cila u mor me eksperimentimin e vaksinės sė sidės, tregojnė se produkti i ri vetėm sa e uli pėrhapjen e infeksionit me virusin HIV qė shkakton sidėn. Nė eksperimentet qė u bėnė me 5,400 njerėz me shkallė tė lartė rrezikimi nė Shtetet e Bashkuara dhe nė Hollandė, numri i tė prekurve ra 3,8 pėrqind.

Kur u analizuan shifrat, doli se njerėzit me origjinė aziatike ose zezake qė morėn vaksinėn u infektuan 67 pėrqind mė pak se sa ata qė nuk e morėn atė. Ndėrsa midis zezakėve, infektimi ishte 78 pėrqind mė i ulėt. Kompania shpreson se ky ėshtė ndoshta hapi i parė drejt luftimit tė njė sėmundjeje e cila deri tani ka shkaktuar vdekjen e 28 milion njerėzve nė botė.

Nė eksperiment morėn pjesė vetėm 498 vetė me origjinė zezake dhe aziatike, kėshtuqė ėshtė e vėshtirė qė shifrat tė interpretohen me saktėsi. Por ėshtė fakt se kjo pjesė e popullatės dukej se prodhonte mė shumė antitrupa se sa njerėzit e tjerė, prandaj kompania po merret tani me studimin e mėtejshėm tė kėsaj kategorie pėr tė parė nėse mund t’i bėjė pėrmirėsime vaksinės.

Shkencėtarė tė ndryshėm e pėrshėndetėn rezultatin e vaksinės eksperimentale. Kompania VaxGen thotė se nuk ėshtė e qartė nėse kėto rezultate do t’i kėnaqin autoritetet shėndetėsore amerikane, tė cilat kanė kėrkuar qė vaksina e re ta ulė ritmin e infektimit nė masėn 30 pėrqind.

INXHEKSIONE PA GJILPĖRĖ

Kompania amerikane Bioject Medical ka prodhuar njė teknologji qė eleminon dhimbjen e shkaktuar nga inxheksionet. Shumė njerėz, sidomos fėmijėt, kanė frikė nga inxheksionet pėr shkak tė dhimbjes qė ato shkaktojnė kur shpojnė lėkurėn. Por jo vetėm fėmijėt. Shumė tė rritur do ta mirėprisnin njė mėnyrė mė tė lehtė pėr tė marrė inxheksionet.

Tani pacientėt kanė njė alternativė pa gjilpėrė, nėpėrmjet njė paisjeje tė prodhuar nga firma Bioject Medical. Drejtori Jim O’Shea thotė se strategjia e firmės ėshtė ta bėjė kėtė njė pajisje pėr pėrdorim tė gjėrė. Ai thotė se paisja pa gjilpėrė ėshtė mjaft efektive si nė prodhimin edhe nė pėrdorimin e saj.

Tani pėr tani, Bioject Medical me qėndėr nė Nje Jersey ka hyrė nė bisedime me firma tė ndryshme farmaceutike pėr prodhimin nė masė tė paisjes sė re.


PAISJE E RE QĖ LUFTON ERĖN E GOJĖS

Era e keqe e gojės shqetėson miliona vetė dhe nė Shtetet e Bashkuara ekziston njė industri e tėrė tė merret me kėtė problem.

Mjeku Anthony Dailley thotė se ka kuruar mijėra vetė qė vuanin mė parė nga era e rėndė e frymės. Ai ka krijuar njė paisje tė quajtur Halimetėr e cila pėrcakton shkallėn e squfurit, njė nga prodhuesit e baktereve qė shkaktojnė frymėn e keqe.

Por nėse fryma ėshtė jashtėzakonisht e keqe, doktor Dailley pėrdor Hydrofloss, paisje pėr larjen e gojės me ujė tė jonizuar pėr tė pastruar gjuhėn nga bakteret.

Nė farmaci ka shumė solucione qė pretendojnė se zgjidhin problemin e erės sė gojės, por mjekėt thonė se jo tė gjitha ato pėrmbushin premtimet. Pėr shembull, solucionet qė pėrmbajnė alkohol, e bėjnė problemin edhe mė tė rėndė pasi alkoholi ndikon nė tharrjen e gojės. Sipas ekspertėve solucionet pėr larjen e gojės shmangin erėn e keqe tė frymės mesatarisht vetėm pėr 15 minuta.

NJĖ ROBOT QĖ IMITON NJERIUN

Kėto ditė nė muzeun e shkencės nė Ēikago u bė demonstrimi i njė roboti jo tė zakonshėm. Roboti me pėrmasat e njeriut quhet Asimo. Ai ėshtė prodhim i firmės sė automobilėve Honda.

Pas njė punė kėrkimore 4 vjeēare shkencėtarėt tani thonė se roboti ėshtė nė gjendje tė imitojė pothuajse ēdo lėvizje tė njeriut. Ata thonė se qėllimi i tyre kryesor ėshtė qė nėpėrmjet robotit Asimo tė ndihmojnė qė -jeta e njeriut tė bėhet mė e lehtė. Ndėrkohė roboti Asimo vazhdon tė demonstrohet nė qėndra tė ndryshme shkencore e arsimore nė mbarė Shtetet e Bashkuara.


******************************
Columbia: Gazrat e mbinxehura nga fėrkimi mund tė kenė shkaktuar shpėrthimin
6 mars 2003, 19:05 UTC

Hetuesit qė po merren me katastrofėn e anijes amerikane tė hapėsirės Columbia, po pėrpiqen tė bashkojnė pjesėt e mozaikut mė tė madh tė botės, me fjalė tė tjera, tė zgjidhin njė mister tė vėshtirė.

Nė njė hangar tė madh tė agjencisė amerikane tė hapėsirės nė Florida, punėtorėt po vendosin me shumė kujdes mijėra pjesė tė gjetura tė anijes nė pozicionet e tyre tė mėparshme dhe po analizojnė secilėn pėr tė gjetur tė dhėna pėr shkakun e shpėrthimit tė anijes muajin e kaluar.

Mbi dyshemenė e hangarit ėshtė vizatuar skica e anijes amerikane tė hapėsirės. Rreth 300 teknikė dhe inxhinierė me kėmisha tė bardha laboratori, doreza dhe syze mbrojtėse punojnė me dy turne duke i vėnė rrėnojat e anijes Columbia nė pozicionet e tyre tė skicuara nė dysheme.

Detyra e punėtorėve ėshtė shumė e ndėrlikuar, pasi bėhet fjalė pėr 22 mijė copėra tė anijes tė gjetura nė Teksas dhe Luiziana, ku ajo u shkatėrrua pak para se tė ulej nė tokė.

Ndėrsa skuadra e hangarit rregullon pjesėt, ekspertėt analizojnė gjendjen e tyre pėr tė gjetur tė dhėna pėr shkakun e aksidentit. Grupi i specialistėve tė pavarur qė po heton aksidentin, beson se gazra atmosferike, tė mbinxehura nga fėrkimi kur anija po i afrohej tokės, hynė nė njė vrimė nė krahun e majtė dhe shkaktuan shkatėrrimin e strukturės.

Pyetja kryesore sė cilės pėrpiqen t’i japin pėrgjigje ekspertėt, ėshtė se nė ē’pjesė tė krahut tė majtė depėrtoi gazi i nxehtė. Ata besojnė se pėrgjigjia e kėsaj pyetjeje do tė ndihmonte pėr tė pėrcaktuar shkakun e katastrofės. Kėshtuqė ata janė mė shumė tė interesuar tė studiojnė mbetjet e anijes qė janė dėmtuar mė tepėr nga nxehtėsia.

“Ne duhet tė studiojmė pjesėt e dėmtuara nga nxehtėsia, derisa tė arrijmė nė vendin ku ėshtė dėmtuar fillimisht krahu”, thotė anėtari i grupi tė hetimit, Roger Tetrault.

Por anėtarėt e grupit thonė se sapo e kanė filluar punėn. 22 mijė pjesėt e rrėnojave tė gjetura, pėrbėjnė vetėm 14 pėr qind tė anijes, pėrsa i takon peshės. Vetėm 70 pėr qind e pjesėve janė identifikuar. Ekpertėt thonė se shumė pjesė mund tė mos gjenden kurrė, pasi mund tė jenė djegur nė atmosferė nga shpėrthimi i anijes.

Por kryetari i grupit tė specialistėve, Harold Gehman thotė se pjesėt nė dispozicion po studiohen hollėsisht pėr tė pėrcaktuar se ku ishin nė anije.

Para 17 vjetėsh, ekipi qė hetonte shpėrthimin e anijes sė hapėsirės Challenger e zbuloi shkakun brenda njė muaji. Duket qartė se hetimi pėr anijen Columbia do tė zgjasė shumė mė tepėr. Por zoti Gehman shpreh bindjen se pėrgjigjia do tė gjendet mes rrėnojave.

“Ne po vazhdojmė tė punojmė pa pushim dhe kemi besim se do ta gjejmė shkakun kryesor dhe pėrcaktojmė shkaqet dytėsore. Ne nuk do ta humbim besimin, vetėm sepse nuk e kemi zbuluar arsyen deri tani”, thotė zoti Gehman.

Kurdo qė tė mbarojė hetimi dhe anijet tė rifillojnė fluturimet, copėrat e Columbias tė pėrhapura nė dyshemenė e hangarit tė agjencisė sė hapėsirės Nasa nė Florida do tė pėrfundojnė nė njė depo, qė ka qenė hangar raketash dhe qė ndodhet pranė njė vendi tė ngjashėm ku gjenden rrėnojat e anijes Challenger.//kk//


***********************
Dėmet nga Pijet Alkoholike; Operacion me Reze Lazer
06 Mars 2003, 20:20 UTC

Njė studim i ri tregon se 50 pėrqind e konsumatorėve tė pijeve alkoholike nė Shtetet e Bashkuara janė tė tė rinj nėn moshėn e lejuar dhe tė rritur qė pijnė tej mase. Sipas standarteve tė departamentit tė shėndetėsisė, mė shumė se dy gota nė ditė pėr burrat dhe mė shumė se 1 gotė nė ditė pėr gratė njė cilėsohen si pirje tej mase.

Profesorja Susan Foster qė kryesoi studimin pranė universitetit Columbia thotė se tė rinjtė nėn moshėn e lejuar konsumojnė thuajse 20 pėrqind tė pijeve alkoholike nė Shtetet e Bashkuara, ndėrsa tė rriturit qė pijnė tej mase kosumojnė 30 pėrqind tė kėtyre pijeve. Studimi arriti nė pėrfundimin se ata qė pėrdorn pije alkoholike tej mase shpenzojnė rreth 57 miliardė dollarė nė vit. Kjo ėshtė sa gjysma e shumės sė pėrgjithėshme qė amerikanėt shpenzojnė pėr pije alkoholike gjatė njė viti.

Pėrdorimi i tepruar i alkoholit i kushton shoqėrisė rreth 180 miliardė dollarė, kėtu pėrfshihen aksidentet, problemet shėndetsore, cėnimi i rendit dhe ligjit, ulja e prodhimit e tė tjera

Studime tė tjera kanė treguar se problemi i tė pirit fillon qė nė moshė tė re, dhe kjo nxjerr edhe njė herė nė pah rolin edukues qė duhet tė luajnė prindėrit dhe institucionet arsimore e mbarė shoqėria pėr tė shmangur tė rinjtė nga pėrdorimi i pijeve alkoholike.


OPERACION ME REZE LAZER

Pėr shumė vite Colleen Allen pėrdorte lente kontakti pėr tė sytė. Para disa vjetėsh ajo vendosi tė mos i pėrdrte mė ato dhe iu nėnshtrua njė operacioni me reze lazer. Jeta ime ndryshoi, thotė ajo.

Klinika LCA Vision, Lasik Plus ėshtė nga tė parat qė filloi t’u ofronte pacientėve operacione me reze lazer. Drejtori Stephen Joffe thotė se kjo klinikė ofron shėrbime si pėr ēdolloj ėproblemi tė syve. Firma Lasic Plus ka mbi 30 degė tė shpėrndara nė Kanada e Evropė. Mjeku Vincent Marino thotė se tė mirat e operacionit tė syve me reze lazer mund tė ndjehen nga pacienti menjėherė pas operacionit. E gjithė procedura zgjat vetėm pak minuta dhe tė nesėrmen pacienti mund tė shkojė nė punė ose tė kthehet nė jetėn normale pa asnjė problem.


************************
Rezistenca ndaj Antibiotikėve - Transplantimi i Qelizave Embrionale
11 Mar 2003, 15:30 UTC

Shkencėtarėt parashikojnė qė brenda verės sė ardhėshme, bakteri i streptokokut mund tė bėhet rezistent ndaj dy antibiotikėve kryesorė. Studimi i kryer nė universitetin Harvard vė nė dukje se dy prej antibiotikėve mė tė pėrdorshėm; penicilina dhe erithromicina po e humbasin fuqinė e tyre ndaj streptokokut. Ky lloj bakteri ėshtė njė prej shkakrėve tė shumė sėmundjeve duke filluar nga meningjiti, infeksioni nė vesh dhe shumė raste tė pneumonive.

Doktor Angelo Kostas thotė se kur shihet qė streptokoku po bėhet dy herė mė rezistent atėherė problemi bėhet me tė vėrtetė shqetėsues pasi arsenali pėr tė luftuar kėtė mikrob po dobėsohet. Shkencėtarėt thonė se antibiotikėt po bėhen gjithnjė e mė pak tė efektshėm pasi bakterja ka evoluar pėr t’u rezistuar ilaēeve. Ata thonė se problemi shkaktohet nga pėrdorimi i tepruar ose pa vend i ilaēeve dhe kur tė sėmurėt nuk e pėrfundojnė kurėn e plotė me ilaēe.

Duke vepruar kėshtu, thotė Doktor Stuart Levy, njė nga autorėt e studimit, ne krijojmė pa dashje armėn e shkatėrrimit tonė, pasi ne nuk jemi nė gjendje tė luftojmė mikrobin. Pėr shembull, vitin e kaluar kėmba e njė pacienteje u infektua nga njė bakter rezistent ndaj Vankomicinės, antibiotiku mė i fortė qė ekziston. Mjekėt arritėn tė shpėtojnė jetėn e pacientes, por si masė parandaluese ata u detyruan tė izolonin tė gjithė pavjonin ku ishte shtruar e sėmura.

Studimi kėshillon mjekėt qė tė sigurohen qė pacienti vuan nga infeksioni bakterial dhe jo virusal, para se tė rekomandojnė kurimin me antibiotikė. Ata gjithashtu nxisin kryerjen e vaksinės kundėr streptokokut pėr foshnjet dhe tė moshuarit; dy grup mosha qė kanė mė shumė tė ngjarė tė preken nga infeksionet.

Shkencėtarėt thonė se disa alternativa kurimi qė ekzistojnė tani janė shumė tė fuqishme pėr organizmin e fėmijėve, dhe vetėm pak antibiotikė janė nė zhvillim. Ata parashikojnė qė penicilina dhe erithromicina do tė bėhen tė pafuqishme pėr tė kuruar 41 pėrqind tė tė gjitha infeksioneve tė veshit, pneumoninė dhe meningjitin.


TRANSPLANTIM I QELIZAVE EMBRIONALE

Mjekėt e njė spitali pranė Detroitit thonė se pacienti i tyre i plagosur nė zemėr ndjehet mirė pas njė kure gjenetike. 16 vjeēari Dimitri Bonnville tani ndjehet mė mirė sesa tė kishte pritur pėr njė transplantim tė zemrės. Ai thotė se kur e pyetėn nėse dėshironte tė trajtohej me kurė gjenetike, ai pranoi pasi nuk kishte rrugė tjetėr.

Mjekėt thonė se transplantimi gjenetik tek Dimitri ishte njė eksperiment, i pari i kėtij lloji. Kirurgėt nė spitalin Beamount pranė Detroitit morrėn qelizat embrionale nga gjaku i pacientit, dhe i injektuan atė nė zemrėn e tij, me shpresė se me kalimin e kohės kėto qeliza do tė rigjenerojnė zemrėn dhe parandalojnė problemet e mundėshme.

Muajin e kaluar Dimitri Bonnville u godit nė zemėr nga njė ēekiē pneumatik qė pėrdoret pėr tė ngulur gozhdat. Pas iu hoq gozhda, ai pėsoi njė goditje masive nė zemėr. Pėr njė transplantim zemre atij do t’i duhej tė priste radhėn, kėshtu qė familja e tij dhe mjekėt vendosėn tė pėrdornin transplantimin e qelizave embrionale.

Mjekėt thonė se nė sajė tė suksesit tė kėtij eksperimenti tė jashtėzakonshėm, mėnyra gjenetike e trajtimit tė rasteve tė tilla krijon shpresa pėr mijėra pacientė, jeta e tė cilėve varet nga transplantimi i zemrės


********************
Sėmundja misterioze e frymėmarrjes, kėrcėnim pėr shėndetin botėror
17 mars 2003 18:48 UTC


Organizata Botėrore e Shėndetėsisė po shpreson tek Kina tė zbulojė shkaqet e sėmundjes misterioze tė frymėmarrjes qė dyshohet se ka shkaktuar deri tani vdekjen e nėntė personave dhe ka prekur qindra tė tjerė gjatė 4 muajve tė fundit.

Katėr vdekje gjatė javės sė kaluar nė Vietnam, Hong Kong, dhe Kanada janė lidhur me sėmundjen qė ngjan me pneumoninė, tė cilėn Organizata Botėrore e Shėndetėsisė e quan Sindroma Akute e Sistemit tė Frymėmarjes.

Sėmundja ngjitėse duket tė jetė shfaqur pėr herė tė parė nė muajin nėntor nė provincėn Guangdong nė Kinėn Jugore ku kanė vdekur pesė persona. Sot nė Pekin, zyrtarėt e organizatės thanė se ekspertėt kinezė tė shėndetėsisė kanė njoftuar sukses nė trajtimin e sėmundjes megjithėse ajo u reziston antibiotikėve. Gati 500 persona nė Azi, Amerikėn e Veriut dhe Evropė janė raportuar me simptoma tė ngjashme me sėmundjen misterioze.
Pergjigjuni me Citim