Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 10-05-2006, 12:29
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Faqe ne Ditar: 2
Nje thesar dokumentesh zbulojne Kristoforidhin

Njė thesar dokumentesh zbulojnė Kristoforidhin
Aleksandėr Meksi

Pėr njė nga rilindėsit tanė mė tė mėdhenj, pėr Kostandin Kristo foridhin, ėshtė shkruar shumė nė vite. Ato nisin qysh nė fillimet e shekullit 19-tė me Papa Kristo Negovanin, Simon Shuteriqin, pėr tė ardhur nė vitet ’30 e nė vazhdimėsi, me arbėreshin G. Petrota, E.Ēabej, A.Xhuvani, Dh.Shuteriqi etj. Megjithatė, shumica e punimeve dhe e studimeve pėrqendroheshin nė momente tė ndryshme tė jetės dhe veprimtarisė filologjike, por qė nuk jepnin njė vizion tė plotė pėr kėtė gjuhėtar tė parė tė shqipes, qė hodhi themelet e albanologjisė, pėr kėtė leksikolog tė madh qė arriti tė hartojė njė fjalor me vlera tė qėndrueshme shkencore edhe sot, pėr kėtė hartues tekstesh shkollore dhe mėsues shėtitės tė gjuhės shqipe.

Njė thesar me dokumente tė reja
Pėrmbledhja me dokumente e Prof. Dr. Xhevat Lloshit, na e zbulon me dimensionet reale madhėshtinė e kėtij rilindėsi. Sigurisht, hartimi i veprės nuk ėshtė arritur lehtė. Kėrkimet dhe hulumtimet pėr Kristoforidhin kanė nisur nga studiuesi tri dekada e gjysmė mė parė, qysh nė vitin 1972, ku zbuloi 53 dokumentet e para pėr Kristoforidhin nė Arkivat e “Shoqėrisė Biblike Britanike”, nė Londėr. Tani lexuesit, studiuesit, gjuhėtarėt, historianėt etj, u paraqiten mbi 200 dokumente. Dhe siē thotė autori nė parathėnie, ndėr gjithė rilindėsit, pėr Kristoforidhin ruhen dokumente tė rendėsishme pėr jetėn dhe punėn e tij, sepse pėr fat tė mirė, ai pati bashkėpunuar pėr pothuajse njėzet vjet me “Shoqėrinė Biblike Britanike”. Por fat tė mbarė ka pasur edhe studiuesi, qė ra nė njė “thesar” tė tillė, jo vetėm pėr numrin e madh tė dokumenteve tė reja, por edhe ndikimin e tyre nė studimet e sotme dhe tė ardhshme, qė e bėjnė tė domosdoshėm rishikimin e korrigjimin e botimeve tė deritanishme tė “Historisė sė Letėrsisė Shqiptare” dhe tė “Historisė sė Shqipėrisė”, nė pjesėt qė lidhen me Kristoforidhin dhe kohėn e tij, nė optikėn e kėtij zbulimi tė ri.

Shkurt, nė sajė tė dokumenteve tė reja nė biografinė e rilindėsit tonė tė madh, nė historinė e lėvrimit tė gjuhės shqipe, duhen ndryshuar mjaft gjėra, nė artikuj e studime por edhe nė tekste dhe vepra kolektive tė instituteve tė specializuara, sepse kjo pėrmbledhje ka tė dhėna tė vlefshme jo vetėm pėr jetėn e Kristoforidhit, por edhe pėr historinė e Shqipėrisė nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19-tė, gjendjen e saj ekonomike dhe politike, rrugėn e mundimshme tė lėvrimit tė gjuhės sonė, tė hartimit tė alfabetit, tė abetares dhe teksteve shkollore, tė mbledhjes sė pasurisė leksikore si mjete tė pazėvendėsueshme tė zgjimit kombėtar.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg kostandin-kristoforidhi.jpg (7.5 KB, 1 vezhgime)
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Pergjigjuni me Citim