Shikoni Postime te vecuara
  #7  
Te vjeter 02-05-2006, 23:23
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Faqe ne Ditar: 2
Barbarizmat serbe para shtypit te kohes

Barbarizmat serbe para shtypit tė kohės

Kėto sjellje barbare tė ushtrive ballkanike dhe bandave tė tyre ēetnike nuk ngelėn pa u shėnuar nė shtypin progresiv evropian tė kohės duke raportuar nė mėnyrė shumė objektive dhe duke i nxjerrė nė shesh para opiniot qėllimet e errta tė shovenistėve serbo-malazez dhe grek, ndaj popullatės sė pafajshme shqiptare edhe atė nė trojet e veta autoktone Gazeta ”Frankfurter Cajtung (Frankfurter Zejtung)” haptazi nxjerrė e boton aneksin e programit tė fshehtė tė oficerėve serb qė kanė patur detyrė speciale ( spastrimin etnik tė terrenit) me titull “ Ne do t’ i ē’farosim Shqiptarėt”. Gazeta ”Dejli Kronikl ( daly cronicle) ” me 12. nėntor tė vitit 1912 raporton nga terreni me fakte se mijėra shqiptarė ishin masakruar nė fshatrat pėrreth Shkupit, kurse mbi 2.000 vetė janė vrarė nė brendi tė Kosovės. Vetėm nė Prizren me rrethinė janė vrarė mbi 5.000 vetė. Edhe korrespondenti i luftės pėr gazetn italiane tė Romės, “Mesazhero” njoftonte pėr kasaphanėn e tmerrshme tė serbėve ndaj shqiptarėve, pėr shkak tė rezistencės tė shqiptarėve nė Kumanovė, Prishtinė, Ferizaj, Lipjanė, Babush, Grupēinė, Gostivar, Kėrēovė, Mavrovė dhe Dibėr. Ato kanė masakruar njė pjesė tė madhe tė popullatės sė pafajshme gati nė tė gjithė kėto vende.Ndėrsa vetėm nė Ferizaj janė djegur tė gjallė mbi 400 veta. Nga armatat serbe mė e shquara pėr masakra dhe veprime ē’njerzore kundėr popullsisė sė pafajshme shqiptare qė ze vendin e parė ėshtė Armata e III serbe, e udhėhequr nga gjenerali famkeq Bozha Jankoviē, i cili pasi e pushtoi Prishtinėn me rrethinė, dha urdhėr pėr masakrimin e 5.000 shqiptarėve.
Poashtu edhe gazeta e Parisit ”Humanite”, e cila botonte nė mėnyrė zyrtare tė dhėna nga konsullata e Selanikut pėr sjelljet barbare tė ushtrisė serbe nė Shqipėri ndėr tė tjerash nė njė raport citon: ”Pashė vetėm plaēkitje, rrėnime, masakra dhe djegje. Numri i vendbanimeve shqiptare tė cilėt u shkatėrruan nga Serbėt deri nė themel arrin 31 vendbanime”.

Sjelljen e ushtrisė serbe mė sė afėrmi e pėrshkruan Danezi Fric
Magnusen ( Fritz Magnusen), pėrndryshe korrespondenti i luftės pėr gazetėn daneze “ Riget “. Ai nė paraqitjet e veta pranon se kishte disponim proserb por me gjithatė nė raportet e tij ai gjithashtu pranon se veprimet e serbėve ndaj popullsisė shqiptare nė territorin e Kosovės e tė Maqedonisė kanė marrė karakterin e njė masakre tė tmerrshme: ” Ushtria serbe zhvillon njė luftė ēfarosėse, sipas dėshmive qė japin oficerėt dhe ushtarėt e tyre ndėrmjet rrugės Kumanovė -Shkup, janė vrarė mbi 3000 veta, ndėrsa nė Prishtinė me rrethinė mbi 5000 veta. Fshatrat shqiptare rrethohen dhe iu vihet zjarri, banorėt ndiqen dhe vriten si mij”.

Rrethanat nė Shkup ishin tė tmerrshme pėr shqiptarėt. U aplikua njė bastisje e jashtėzakonshme e tė gjithė shtėpive dhe nėse gjendej diēka qė i ngjante armės, antarėt e familjes vriteshin pa gjykim me urdhėr aty pėr aty. Pasiguria nė rrugė ishte kudo, sepse gjuhej nga tė gjithė anėt.”Banorėt e Shkupit dhe tė rrethinės sė tij janė dėshmitarė tė veprave ē’njerėzore tė cilėt janė kryer nga ēetnikėt serb ndaj popullsisė sė pafajshme shqiptare. ”Ky kronist vazhdon nė njė raport tjetėr dhe thotė: “ Tri ditė me rradhė dukej se si nė mbrėmje skuqej qielli nga flaka e fshatrave qė digjeshin pėrreth Shkupit. Pesė fshatra janė rrafshuar me tokė, 29 u plaēkitėn dhe u dogjėn.”
Nė rrethinėn e Shkupit nuk pati fare arsye pėr t’u bėrė kėto masakra, sepse ushtria serbe e mori Shkupin pa luftė dhe nuk hasi fare nė rezistencė, pasi ushtria turke qysh para se tė hyjė ushtria serbe nė Shkup, e kishte lėshuar atė dhe ishte tėrhjekur kah Manastiri dhe Tetova.

Edhe gazeta “Reichspost” pėrmban njė dosje tė argumentuar nga terreni me tmeret e pa para qė janė ushtruar nga bandat dhe trupat e rregullta serbe nė Shqipėri. Sipas kėsaj vetėm nė Tetovė janė vrarė 85 shqiptarė nėpėr shtėpitė e tyre. Kjo gazetė gjithashtu pėrshkruan momente dhe vepra tė shėmtuara qė janė bėrė ndaj grave, vajzave dhe pleqėve, bile sa edhe ndaj fėmijėve ndėr moshėn 12 vjeēare, tė cilėt nė tė shumtėn e rasteve nuk mund tė pėrshkruhen.

Sipas saj, edhe Gostivari nė kėto vepra barbare nuk ka qenė i pėrjashtuar, Sipas gazetės ”Tomori nė vitin 1912”,rranė nė kėto luftra mė se 300 veta, nė ”Sheshin e nderit”, nė Gostivar, kundėr agresorit serb dhe bashkėpuntorėve tė tyre maqedonas pėr tė mbrojtur Shqipėprinė Etnike.Pėr kėtė arsye ēetnikėt serb nuk e kursyen as Gostivarin, nga masakrimet e lloj-llojshme dhe djegiet e fshatrave pėrreth. Ndėrsa njė pjesė e qytetarėve shpėtoi nga golgota serbe duke paguar haraē nė dukat oficerėve serb nė vlerė mbi 200 funtash.

Pas kėtyre mizorive qė janė kryer kundėr popullatės sė pafajshme nė tė gjithė vendet e pushtuara nga ushtria serbo-malazeze edhe bandat ēetnike po e pėrmendim rastin e Komandantit serb Gjeneral Jankoviq i cili pa fije turpi dhe morali e detyron parinė e Prizrenit me revole nė dorė qė tė nėnshkruajnė njė mirėnjohje falenderimi pėr Mbretin e Serbisė, Pjetrin e Parė qė u solli shqiptarėve “ Ēlirimin nga sundimit turk”.

Kėto metoda tė papara tė ushtrisė serbe nė asnjė ēast nuk e frikėsuan dhe nuk mundėn ta ngadalėsojnė hovin e rezistencės te popullata liridashėse shqiptare. Komandėn e rezistencės edhe kėsaj radhe si edhe shumė herė pėrpara e morėn Isa Boletini, Hasan Prishtina, Elez Jusufi, Mehmet Pashė Tetova etj, tė cilėt nė kushte shumė tė vėshtira materiale dhe klimatike nė tė gjitha krahinat i bėnin rezistencė tė fortė ushtrisė shumė mė tė pėrgatitur serbo-malazeze, e cila edhe nė numėr ishte shumė mė e madhe apo ndryshe thėnė ajo kalonte numrin mbi 402.000 ushtarė. Komanda e ushtrisė serbe dėshironte sa mė parė tė merrė fund okupimi i Shqipėrisė dhe ajo tė ndahet nė mes Serbisė, Greqisė dhe Malit tė Zi. Pra qėllimi kryesor i Serbisė ishte pėr tė sjellė para aktit tė kryer diplomacinė evropiane dhe me kėtė tė merrte fund njė herė e pėrgjithmonė zgjedhja e ēėshtjes shqiptare. Nė kėto ēaste kritike ekzistonte mundėsia e asgjėsimit tė Shqipėrisė sė Skėnderbeut, nga agresion i ushtrive tė sheteve tė Ballkanit. Pėr kėto operacione ushtarake Serbia tani mė kishte marrė edhe instruksione nga disa shtete tė Fuqive tė Mėdha. Kjo duket edhe nė deklaratėn e “shefit” diplomatik anglez Edward Greji cili nė mbledhjen e komunave, mė 5 nėntor 1912 deklaroi: ”pas pėrfundimit tė luftės, askush nuk do tė mund tė vejė nė bisedim tė drejtėn e shteteve ballkanike”. Me kėtė ai i i jep dritė tė gjelbėrt prishjen e status quo nė Ballkan.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.