Tema: Jakov Xoxa
Shikoni Postime te vecuara
  #4  
Te vjeter 02-05-2006, 16:07
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Juga e Bardhe

Juga e Bardhė
Analizė

Romani voluminoz Juga e bardhė u botua nė vitin 1971 dhe trajton problematikėn e fshatit myzeqar nė kohėn e kooperativave dhe tė transformimeve nė fshatin shqiptar tė pasluftės. Ėshtė menduar edhe si vazhdim i romanit "Lumi i vdekur" nė projektin ciklik prej pesė romanesh tė autorit. Ndonjė prej personazheve nga "Lumi i vdekur" do tė vazhdojė tė jetė bartės i ngjarjeve dhe nė kėtė roman.

Dukurinė e deformimeve nė administrimin e atėhershėm tė fshatit, qė ėshtė shtyllė kryesore e ngjarjes, Jakov Xoxa do ta paraqesė pėrmes personazhit negativ Kiu Koroziut, kryetar i kooperativės. Ėshtė po ajo fuqi treguese e autorit tė madh qė u shqua tek romani i parė "Lumi i vdekur", por ndėrhyrja e tij tani nė rrjedhat e ngjarjes, nė ndėrtimin dhe veprimet e personazheve, nė zgjidhjet fabulare etj. ėshtė mė e pranishme dhe njėsoj si te shumica e romancierėve tė kohės. Edhe Jakov Xoxa, deformimet e atėhershme tė sistemit do t'i zbresė nė shkallė tė drejtorėve tė vegjėl apo shumė-shumė te ndonjė drejtor mė i madh e mė i rėndėsishėm. (Pėrjashtim mė vonė do tė bėjė guximi i Dritėro Agollit qė tek romani "Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo", do tė arrijė tė fokusojė personazh nga radhėt e ministrave).
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.