Tema: Jakov Xoxa
Shikoni Postime te vecuara
  #3  
Te vjeter 02-05-2006, 16:06
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Lulja e Kripes

Lulja e Kripės
Analizė

Romani mė voluminoz nė letėrsinė tonė "Lulja e Kripės" (1978) i Jakov Xoxės, shtrirjen e gjerė nė jetė e fillon me pėrshkrimin e atmosferės dhe tė njerėzve nė koloninė e kripores nė afėrsi tė fshatit Naforė (nė bregdet), nė vitin 1940. Lidhja e njerėzve me zejen e kripės dhe kripėn ėshtė njėsoj si ajo me tokėn, njė lidhje jetike ekzistenciale. Natyra dhe bota e njerėzve tė Naforės ėshtė e pleksur nė thellėsi me ngjizjen mitologjike tė liqenit tė kripur tė hyrė si bėrryl nė det. Mbi kėtė vizion jetik gėrshetohen prirje, konflikte, drama tė shumta motivesh dhe karakteresh. Duhet theksuar se romani i tretė dhe i fundit i Jakov Xoxės si realizim artistik ngrihet pėrsėri nė shkallė tė romanit tė parė, "Lumi i vdekur", kjo dhe pėr arsye se vendosia e ngjarjes nė fillim tė viteve '40 i lejon autorit hapėsirė krijuese manovrami, pėr tė shmangur pjesėrisht frymėn e parimeve tė realizmit socialist.

Nė vėllimin e parė tė romanit "Lulja e Kripės", autori i pėrgatit personazhet e tij pėr njė ngjarje tė madhe dhe, sa mė pranė saj janė ata, aq mė i rreptė ėshtė sprovimi i tyre dhe mė dramatik pėrcaktimi.

Nė hapin e parė ata tė lenė pėrshtypje tė caktuara, tė veēanta dhe sa mė shpesh qė takohemi, aq mė me saktėsi e ndjejmė zėrin e tyre tė brendshėm, tė veēantė; fillojmė ta ndjejmė pėrcaktimin e tyre tė veēantė. Pas disa qindra faqesh lexuesi nis e ndien rrjedhat e afėrta tė historisė, por edhe ato mė tė largėta, shėmbėllyeshėm me natyrėn krijuese tė romanit "Lumi i vdekur" dhe "Juga e bardhė".

Ky pėrcaktim dhe profilizim i personazheve nuk arrihet pėrmes dėshmive tė shpejta, por pėrmes shtrirjes sė gjerė epike, qė realizohet shkallė-shkallė dhe qė merr me vere tė gjitha jehonat e mėdha dhe tė vogla sė bashku.

Dy vatrat amė qė integrojnė dhe venė nė lėvizje rrjedhat e rrėfimit tek romani "Lulja e Kripės" janė familjet: e Dosarajve dhe Sopajve. Kėto dy epiqendra qė sė bashku shprehin tėrėsinė e botės shqiptare, gjithashtu kanė degėzimet e tyre jehonash tė veēanta dhe karakteristike pėr kohėn. Tre djemtė e vėllait tė arhondit tė madh, Grigor Dosarit, me formim, me nxitje, motive e bindje tė ndryshme, pėrfaqėsojnė kėto lėvizje: tek Peri pėrshtypje dhe ndikim tė brendshėm bėjnė librat; Llambroja karakterizohet nga tė vėrejturit e mprehtė tė botės qė e rrethon, kurse Pavlo Dosari ėshtė besnik i pėrvojave dhe i konvencioneve tė brendshme familjare. Cili prej tyre do tė mishėrohet mė natyrshėm nė pėrputhje me botėn dhe individualitetin e vet, por dhe me rrjedhat e ngjarjeve tė kohės?

Kjo vatėr qėndrore qė pėrgatitet pėr degėzime individuale, nė degėzimin e parė ngjiz embrionet e tri vatrave tė reja fabulare pėr vėllimin e dytė. Drama mė ekspresive gjithėsesi ėshtė ajo e bashkėshortėve Llabro dhe e Patra Dosarit. Brutaliteti i rrethanave bėn qė Patra, nga njė grua e devotshme deri nė pėrsosmėri shpirtėrore tė shndėrrohet nė njė shtrigė qė e tmerron Naforėn me mallkimet e saj pėr shterpėsi. Sikur nga kjo hapėsirė epike e shtrirė nė kėtė vepėr madhore tė Xoxės, tė veēohej vetėm kjo jehonė e personazhit Patra, do tė mjaftonte qė tė ndriēohei fuqishėm njė hapėsirė shqiptare e Naforės. Por, ndėrhyrja flagrante e autorit do tė ushtrohet tek vėllezėrit Sopi.

Milto Sopi, kryesori i kripores, njė intelektual qė ka marrė pjesė aktive dhe nė ngjarjet e Qershorit tė vitit 1924, qė ka jetuar nė qendra tė ndryshme tė Evropės dhe nė Rusi si emigrant komunist, pra intelektual i shkolluar, njėsoj si shumė intelektualė tė asaj kohe nė Evropė me bindje majtiste, kthehet i zhgėnjyer nė Shqipėri.

Ē'ėshtė ky zhgėnjim dhe ē'filozofi ka pėr mbėshtetje? Nga debatet e ashpra qė zhvillon me tė vėllanė, me Petritin, me teknikun e kripores dhe njėrin nga figurat kryesore tė lėvizjes komuniste nė kėtė mjedis, del se pėrcaktimi fillestar i Miltos pėr idealin e bindjet komuniste nuk paskėshin qenė nė pėrputhje me botėn, me kėrkesat, me natyrėn dhe strukturėn e tii shpirtėrore. Dhe nė vend qė kjo linjė e intelektualit tė zhgėnjyer tė zhvillohet nė pėrputhje me bindjet e fundit tė tij, autori do tė ndėrhyjė duke u distancuar dhe duke e nxirė Milton nė rrafshin etik.

Kėshtu, ndriēimi i drejtė dhe i gjithanshėm i kėtij profili tė intelektualit shqiptar tė para luftės, nė letėrsinė tonė vazhdon tė presė autorin e vet. Nė veprat e rrėfimit epik, zakonisht, krahas rrafshit tė drejtpėrdrejtė tė fabulės, sajohet dhe boshti qė lidhet natyrshėm me rrjedhėn aktive tė narracionit. Prandaj lexuesi ka njė pėrfytyrim tė qartė pėr ecurinė e rrjedhave pasive dhe mund t'i kapė lehtė lidhjet brenda linjave tė kėputura. Te shkrimtari Jakov Xoxa kjo ligjshmėri e vetvetishme e natyrės krijuese kultivohet dhe ngrihet nė parim tė fuqishėm shprehės. Kėshtu psh. nė kėtė roman voluminoz linja e personazheve Maji dhe Arta, edhe pse shfaqet dhe ėshtė e pranishme vetėm nė faqet e para dhe tė fundit tė romanit, kjo linjė ndjehet si prani sugjestive e pashqiptuar gjatė tėrė veprės. Ajo depėrton si e tillė nė vetėdijen e lexuesit, ngulitet fuqishėm gjatė tėrė rrėfimit me praninė e rrjedhės sė saj nė heshtje. E fiksuar qė nė fillim vetėm pėrmes disa vijave tė shkurtra dhe tė fuqishme, linja nė fjalė ndihet nė njė mijė faqet e ardhshme, pa bėrė zė. Ajo imponohet njėsoj krahas rrjedhave tė pėrcjella kėmba kėmbės gjatė tėrė rrėfimit. Pėrmes kėsaj veēorie krijuese tė Xoxės mund tė shihet sublimimi mjeshtėror i natyrės sė realizmit klasik dhe tė realizmit bashkėkohor, ku shquhet dhe talenti i romancierit tė madh tė letėrsisė shqiptare.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.