Tema: Petro Marko
Shikoni Postime te vecuara
  #6  
Te vjeter 02-05-2006, 15:53
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Faqe ne Ditar: 2
Nata e Ustikes

Nata e Ustikės

Romanet "Hasta la vista", "Njė emėr nė katėr rrugė" dhe "Nata e Ustikės", janė romanet mė autobiografikė nė letėrsinė tonė. Pas personazhit kryesor tė secilit roman (Gori, Gjikė Bua, Andrea) lexuesi fare lehtė do ta identifikojė vetė autorin. Sidomos lexuesi qė e ka parasysh dhe veprėn-ditar "Intervistė me vetveten", ku rrėfehet jeta apo biografia, qė ėshtė nga mė tė bujshmet e shkrimtarėve shqiptarė.
Nė romanin "Nata e Ustikės" Petro Markoja rrėfen njė frag-ment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritė e tij nėpėr Evropė giatė viteve '30 dhe '40 tė shekullit XX - pra para dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė vitin 1940 Petro Markoja u kthye nga lufta e Spanjės. Njė vit mė vonė u arrestua prej pushtuesve italianė dhe u internua sė bashku me gjashtėqind tė burgosur tė tjerė nga vendet ballkanike nė ishullin e Ustikės (nė veri tė Sicilisė). Nė burgun e Ustikės, njė ishull famėkeq nė afėrsi tė Palermos, nė mesin e mijėra tė burgosurve, edhe grupi i shqiptarėve do tė qėndrojė deri nė kapitullimin e fashizmit. Prej kėtej e merr subjektin e tij romani prej 380 faqesh "Nata e Ustikės".
Rrėfimi nė kėtė roman karakteristik pėr stilin e Petro Markos (dinamik, i drejtpėrdrejtė), arrin ta fusė dhe ta ambientojė lexuesin nė botėn e kampit qė nė 20 faqet e para tė veprės. Rrėfimi ndjek dy linja narrative: atė tė terrorit tė ushtruar ndaj tė burgosurve, pėrkatėsisht organizimin, vetėorganizimin e brendshėm tė tė burgosurve pėr t'i qėndruar e rezistuar dhunės, dhe linja intime, ajo e dashurisė ndėrmjet Andreas dhe sllaves sė burgosur Sonjės.

Petro Markoja, siē e pėrmendėm dhe nė romanet e tjera, i dha njė vend tė dukshėm ndjenjės sė dashurisė, si pėr tė treguar apo pėr tė reaguar ndaj shpėrfytyrimit qė i bėhej personazhit tė letėrsisė skematike zyrtare tė kohės. Pa kėtė ndjenjė, duket se nėnvizon nė tė gjithė krijimtarinė e tij, nieriu as nuk mund tė jetė njeri dhe aq mė tepėr tė mbijetėojė nė realitetin mė tė egėr dhe pa asnjė dritė shprese. Me personazhin femėr P.Markoja theu disa tabu tė forta tė kohės, jo vetėm se femra pėrgjithėsisht ishte e huaj, jo vetėm se dashuria jepet si ndjenjė aq universale sa mund tė lidhė dy njerėz tė kombėsive tė ndryshme, por edhe pėr faktin se femra zuri njė vend tė merituar, qoftė dhe kur ishte prostitutė. Shkrimtari ėshtė nė anėn e saj dhe e mbron e i adhuron guximin, por dhe ferminitetin, ide kėto tepėr tė guximshme pėr letėrsinė shqiptare nė pėrgjithėsi. Ngjarjen nė roman e rrėfen nė vetėn e parė vetė kryepersonazhi Andrea, ai ruan veēantitė narrative tė njohura tė Petro Markos: dinamik nė zhvillim me shpėrthime tė fuqishme herė pas here. Shtrati fabulativ e ruan boshtin unik edhe pėrpos prirjes pėr ndėrhyrje e digresione, qė jo domosdoshmėrisht derdhen nė atė shtrat. Edhe nė kėtė roman kemi njė vėshtrim realist ndaj personazheve, ata shfaqen me tė gjitha virtytet, veset dhe dobėsitė njerėzore, ndėrsa simpatia e autorit bie mbi personazhin me ide revolucionare, por kjo nė kuptimin e ideve tė pėrparuara tė kohės, tė cilat duhej tė pėrfshinin dhe shoqėrinė shqiptare.

Fragment
PĖR NĖ KAMPIN E USTIKĖS:
Mė duket se motori e rralloi forcėn, - mė thoshte Iloja. U ngritėm tė tėrė mė kėmbė. Shikonim tė gjithė lart, nga bukaporta e mbyllur.
-Sa natė e gjatė! - tha mbase kot, siē fliste kot Taqi.
Me duar tė varura e tė rėnduara rrinim si ata besimtarėt fanatikė qė shikojnė ndaj qiellit. Lart dėgjoheshin zėra. Lart kishte jetė. Lart kishte erė dhe horizont. Kishte tė qeshura dhe shakara.
Sa ndenjėm ashtu, s'dihet. Vetėm kur Iloia tha: "Pse s'ulemi?", atėherė shikuam tė gjithė nga ai dhe lėvizėm. Qeshnim. E pse tė mos qeshnim? Ishim akoma gjallė. E kaluam Adriatikun. E kaluam vdekjen...
- Zoti e di se ku jemi!
- Unė them tė shtrohemi e tė hamė... Tė hamė sa jemi kėtu e sa i kemi kėto ushqime... Mė mirė t'i kemi nė bark sesa...
Asnjė nuk e kundėrshtoi kėtė mendim. Mistoja ēeli valixhen. Vuri pėrpara ushqimet. Cilido me mundime afrohej, merrte ē'i pėlqente... Edhe unė mora bukė e kaēkavall. Mė pėlqente shumė kaēkavalli. Ėshtė si ullinjtė. Po tė hash bukė e ullinj, s'ngopesh sė ngrėni. Ashtu edhe me kaēkavallin... Po ujė? Ku ka ujė? Ē'bėra qė hėngra kaq shumė.
Dhe pasi u paqosėm mirė, sikur tė mos na kishte ngjarė natėn asgjė, secili nisi tė tregonte ato qė kishte menduar gjatė natės.
Mistoja tha: - Isha i sigurt qind pėr qind se do tė mbyteshķm... Vrisja mendjen... dhe gjithnjė mallkoja veten qė nuk sulmuam qysh nė korridorin e burgut. Ose do tė ishim vrarė, ose do tė kishim shpėtuar... po do tė linim nam.
Iloja tha: - As pėr njė ēast nuk e mendova vdekjen.
- Kadriu - unė kam frikė nga deti. Mirė qė nuk e shihja. Kam udhėtuar natėn me vapor. S'ka tmerr mė tė madh.
Alqi - Mua mė ishte ngulitur nė tru se si do tė vinte siluri, si do tė fundoseshim... si do tė shuhej drita e nuk do tė shikonim mė njeri-tietrin.
Pastaj Mahmuti - Unė e ndieja veten mirė se isha nė mes dhe falenderoja ata qė na lidhėn. Se, duke qenė tė lidhur, mė dukej vetja dhjetė herė mė guximtar.
Tahiri - Qė kur mė zunė, e mora parasysh vdekjen... Prandaj gjithė natėn s'mė ra ndėr mend mortja...
Bexhetit, kur i erdhi radha tė thoshte edhe ai se ē'kishte menduar gjatė natės, duke qeshur, foli: - ja, i thatė ju tė gjitha.
Kurse Taqi e tha qė nė fillim: -Unė flija.
Tė gjithė kishin kaluar nga biruca nr. 8 Kishin biseduar ca minuta. Pastaj ishin caktuar nė kaushet dhe qelitė e ndryshme. Pėrves Ilos dhe Kadriut, qė ishin komunistė, ne tė tjerėt ishim si gjithė tė burgosurit. Tani qė na lidhte njė zinxhir, tani qė rrugėn e kishim tė pėrbashkėt, do tė njiheshim mė shumė. Nata qė kaluam sikur na afroi. Morėm frymė nga njėri-tjetri; u pėrgatitėm tė vdisnim bashkė. Tani duhej tė jetonim bashkė.
Bukaporta u hap. Ne u ngritėm mė kėmbė, kthyem kokat lart e pamė qiellin plot dritė. Pamė shumė ushtarakė e marinarė qė na dukeshin... - si dukeshin ashtu? Kėmbė tė mėdha e kokė tė vogla... sikur ishin gati pėr tė na shtypur... Pamė litarė dhe direkun... Po ē'thoshin? Qeshnin me ne qė u dukeshim si miza?
Pritėm e pritėm. Heshtjen tonė e prishi Iloja:
- Kėtu kushedi se ku jemi e kushedi ku do tė na shpien... Lart kokėn, si shqiptarė qė jemi...
Vinēi me magjen e madhe nė formė vagoni minierash u fut nė bukaportė, u ul poshtė gjer nė dyshemenė e hambarit tonė. Ne bėmė mėnjanė. Zbritėn me tė shpejtė nga shkalla disa karabinierė.
Na urdhėruan tė futeshim nė atė magje. Ne ngurruam. Po ara na kėrcėnuan e na thanė se ashtu do tė dilnim mė kollaj. Me njė mijė mundime u futėm, gati njėri mbi tjetrin. Ata lart vazhdonin tė qeshnin.
Vinēi ngrihej. Ne tundeshim nė erė. Iu afruam bukaportės.
Pastaj na kthyen nga bankina. E, kur ishim mbi bankinėn, na lanė aty nė erė.
Pėrposh nesh britma. Hodha sytė, e, ē'tė shikoje! Mijėra njerėz me grusht na kėrcėnonin.
- Spie! Spie!
- (It.: Spiunė! Spiunė!)
- A morte le spie che hanno causato miliaia di morti.
- (It.: Vdekje spiunėve qė kanė shkaktuar me mijėra tė vdekur).
- Traditori! Spie di un cane!
- (It.: Tradhėtarė! Spiunė tė qenit!)
Po kjo? Ē'ėshtė kjo pritje nė tokėn italiane? Ne vareshim nė erė e lėkundeshim si kufoma e Hamidit...
Njė fishkėllimė e gjatė bilbili... Turma sikur deshi tė na hante. Po ja qė ne ishim lart. Vareshim e tundeshim nė ajėr.
Pushoni! Pushoni... - Vala zemėrake e turmės sikur ra nė bunacė. - Pushoni! Kėta shqiptarė tė mallkuar, kėta banditė, kėta spiunė na morėn nė qafė... Morėn mė qafė mijėra e mijėra bij tė Italisė, se kapėrcenin vijėn e parė e i tregonin grekut pozitat tona... Pastaj na sulmonin nga shpina... - bėrtiste me sa kishte nė kokė njė oficer aty mbi vapor.
Turma e ngriti mė lart se ne, gjer nė qiell, sharjen dhe mallkimin.
- Vdekje spiunėve! Vdekje banditėve!
U hutova. Nga fundi i detit, tani nė qiell. Ē'kishin me ne? ē'kishte me ne ai oficer qė lehte si i tėrbuar?
- Ne nuk jemi banditė! - bėrtiti me fuqi dhe me njė italishte tė bukur Mistoja. - Banditė janė ata qė na zunė derėn... qė na vrasin, qė na varin, qė na arrestojnė.
Iloja, qė ishte ngjitur fare me mua e ngriti zėrin mė lart:
- Ja ku janė banditėt... ja ku janė kasapėt e popullit italian! --dhe me tė dyja duart e lidhura tregonte oficerin dhe karabinierėt.
Ata poshtė, sikur do tė na hanin me dhėmbė. Ne lart kėndonim. I pari ia nisi Iloja:
Avanti, popolo,
alla riscossa
bandiera rossa
triomfera...
Lėshoje vinēin! Lėshoje shpejt! - urdhėronte oficeri me duar e kėmbė...
Kėnga ngrihej mė lart se ne. Pėrhapej mė tej vaporit nga shikonin tė shastisur. Turma kishte heshtur e na shikonte gjithashtu e shastisur.
Ne tundeshim nė erė duke kėnduar.

Ky fragment pėrshkruan udhėtimin e tė burgosurve shqiptarė me anije, tė cilėt tė hedhur atje si thasė me patate e tė lidhur nė pranga po i ēojnė pėr nė kampin e Ustikės. Nata ėshtė e gjatė dhe atė e bėn mė tė gjatė gjendja tragjike e burrave tė burgosur. Ajo ėshtė aq e gjatė sa ia kalon dhe vetė vdekjes, nėnvizon shkrimtari. Nga ana tjetėr nė njė mėnyrė shumė tė thjeshtė e tė natyrshme si pėr t'iu kundėrvėnė fatalitetit, tė burgosurit flasin pėr shijet e tyre nė tė ngrėnė. Fundi i fragmentit ėshtė aq ngjethės kur shkrimtari mbi majėn e anijes vendos tė burgosurit shqiptarė, ndėrsa poshtė turmėn qė nuk e kupton pėr se ka aq urrejtje pėr njerėz qė janė po aq viktima nga xhelatėt e luftės sa vetė ata vetė. Kėnga me fjalėt internacionaliste jepet pikėrisht nė kėtė situatė qė duket se pret zgjidhje.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.