Tema: Petro Marko
Shikoni Postime te vecuara
  #5  
Te vjeter 02-05-2006, 15:52
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Faqe ne Ditar: 2
Nje Emer ne Kater Rruge

Njė Emėr nė Katėr Rrugė

Romani i Petro Markos me titull "Njė emėr nė katėr rrugė" nė faqen e fundit mban datėn e vitit 1972. Ai mbeti dorėshkrim, nuk u lejua botimi i tij edhe pse duket tė jetė mė pretenduesi nė veprėn letrare tė shkrimtarit. Ky roman u botua vetėm pas 29 vjetėsh, mė 2001. Pas leximit tė romanit sikur bėhet mė i qartė fati i tij. Nė tė autori rrėfen botėn shqiptare tė viteve '30 dhe pjesėn e parė tė '40-ve pėrmes katėr perspektivave tė mundshme, katėr realiteteve dhe alternativave qė barten pėrmes katėr Gjikėve. Qė tė katėrt kanė lindur nė Dhrimadh, buzė detit jon, prej nga marrin udhėt e botės dhe si jehonė jetėsore kthehen rishtas te kjo vatėr e gjallė. Katėr Gjikėt mėtojnė ta pėrthithin tėrė realitetin shqiptar tė kohės si dhe tė nesėrmen shqiptare.

Nėpėrmjet tyre fokusohen katėr mundėsi fati dhe tė fatalizmit shqiptar nė prag tė luftės ēlirimtare, pra nė prag tė kthesės sė madhe shqiptare. Pėr tė qenė i hapur deri nė fund dhe pėr t'u dhėnė shanse tė barabarta katėr perspektivave shqiptare, ndjehet hapur abstenimi i autorit. Nė kėtė roman ka njė galeri tė tėrė personazhesh tė vėrteta, me identitet historik, dhe tė sajuar, duke filluar qė nga mbreti Zog, kryeministra dhe ministra, parlamentarė dhe intelektualė tė shquar tė kohės, pėrfaqėsues turmash, revolucionarė komunistė etj.

Ja si duket shkurtimisht profilizimi i katėr personazheve tė realitetit shqiptar. Njėri Gjikė, Gjikė Nina nuk lėviz nga vendlindja qė simbolikisht ėshtė nė funksion tė mburojės etnike tė truallit, tė Dhrimadhit. Gjikė Mėrtiri, i dyti, student nė Francė dhe gjykatės nė Shqipėri, shfaqet si intelektual liberal i tipit evropian. I treti, Gjikė Argjiri del sinonim i sė keqes dhe i shėmtimit, ndėrsa i katėrti, Gjikė Bua, qė nė kėtė roman voluminoz, pėrveē personazh i zgjedhur i autorit ėshtė njėkohėsisht dhe narratori formohet dhe kultivohet brenda botės dhe atmosferės sė grupeve komuniste shqiptare tė kohės. Si i tillė ai do tė bėhet dhe njė nga krerėt e luftės antifashiste.

Gjikė Mėrtiri gjykatės ėshtė figura artistikisht mė e realizuar e romanit; i veēantė dhe karakteristik ėshtė dhe qėndrimi i narratorit (autorit) ndaj tij. Ai kthehet nė Shqipėri me bindjen dhe shpresėn se do tė mund ta ushtrojė detyrėn e atij qė ndan drejtėsi, pa u lakuar dhe pa u thyer nga presionet dhe pesha e padrejtėsisė. Ka iluzionin se para drejtėsisė mund tė nxirret cilido shkelės, qoftė ai dhe ministėr. Kur do tė bindet pėrfundimisht pėr pamundėsinė e vet, kur do tė bindet se nga salla e gjyqit del i pafajshėm ai qė jep mė shumė para dhe qė ka mbėshtetjen e pushtetit, do tė zhgėnjehet rėndė. Pikėrisht me kėtė pėrcaktim tė autorit ndaj kėtij personazhi, lind njė problem qė nuk ėshtė i panjohur nė praktikėn narrative pėrgjithėsisht.

Qė Gjikė Mėrtiri del mė i artikuluar dhe mė i fuqishėm, mė mbresėlėnės, edhe pa dashjen e autorit, nuk ėshtė rastėsi. Nuk ėshtė vėshtirė tė kapet simpatia e pashprehur, por e pranishme e autorit pėr tė edhe pse deklarativisht autori ndjen nevojė tė jashtme, ekstrakrijuese, qė tė distancohet nga pikėpamjet e kėtij intelektuali liberal-perėndimor. Prandaj shtrohet pyetja: mos vallė shkrimtari ndjehej mė pranė kėsaj rruge dhe kėsaj alternative shqiptare gjatė viteve '30?

Prandaj simpatia pėr Gjikė Mėrtirin, qoftė dhe si realizim artistik e vė atė nė pozita superiore pėrballė tė tjerėve. Pikėrisht pėr kėto tipare dhe individualitet tė formuar dhe tė fuqishėm, fundi i tij, zgjedhja e rrugės pėr vetėvrasje vjen si njė imponim i jashtėm dhe jo i natyrshėm.

Gjikė Argjiri ėshtė personazhi mė i realizuar negativ i romanit. Ėshtė shprehje e koncentrimit tė faqes mė tė shėmtuar tė realitetit shqiptar tė kohės. Me veti tė kameleonit Gjikė Argjiri do t'i pėrshtatet ēdo pushteti. Ai i nėnshtrohet ēdo eprori nga i cili varet, i gatshėm pėr ēdo rast korrupsioni dhe, mizor deri nė absurd ndaj tė nėnshtruarve. Ėshtė i tė gjithėve dhe i ēdo kohe. Petro Markoja me intuitėn e intelektualit, e pati ndjerė se nga ky soj i qenies sonė nuk do ta marrė veten kollaj bota shqiptare. Gjikė Bua qė rrėfen dhe pėr rrugėn e tij jetėsore dhe pėr atė tė tė tjerėve, mėton tė jetė zėri i autorit. Ai do tė jetė bartės i ideve revolucionare, komuniste, nė roman dhe rruga e tij mes katėr tė mundshmeve do tė jetė zgjedhje e autorit dhe mė e vėrteta sipas kėsaj perspektive. Gjikė Bua nuk vendoset nė situata tė mprehta, tė paktėn jo nė atė shkallė siē ndodh me Gjikė Mėrtirin, ku autori ka derdhur pjesėn e vet mė autentike apo atė mė tė ėndėrruarėn.

Karakteristikė e narracionit nė kėtė rrėfim romanor, ėshtė mbėshtetja nė faktografinė, identitetin historik, tė hapėsirės dhe tė njerėzve, ėshtė prirja pėr njė rrėfim tė dokumentuar. Por ajo ēka duket mė e rėndėsishme nė lidhje me natyrėn, me misionin dhe perspektivėn e narratorit, ėshtė se Petro Markoja nė kėtė roman heq dorė nga narratori i gjithėdijshėm, karakteristikė pėr tėrė epokėn e romanit realist tė shekullit XIX, me jehonė dhe gjatė shekullit qė lamė pas. Narratori kėsaj here ėshtė njėri nga personazhet dhe ai do tė rrėfejė nga perspektiva e atij qė mund tė dijė aq sa mund tė dijė ēdo njeri dėshmitar i drejtpėrdrejtė apo i tėrthortė. Megjithatė, autori, pėrmes zėrit tė vet, nuk mund tė pėrmbahet plotėsisht pa pėrzgjedhur apo pa gėrshetuar mes personazhit dhe narratorit zėrin e vet autorial.

Por nėse ēdo personazh ėshtė personalitet i veēantė, kryepersonazhi ėshtė i pajisur dhe me boshtin plus. Duke qėndruar dhe vrojtuar nga njė perspektivė superiore ai i sheh mė qartė lėvizjet e njerėzve dhe tė dukurive nė hapėsirėn e fokusuar. Zakonisht ai qėndron mė pranė filozofisė jetėsore tė vetė autorit.

Nė fillim pėrmendėm shkurtimisht katėr rrugėt e Gjikėve: misionin e tė parit nuk do ta marrė Gjikė Nina, simbol i rrėnjės sė lashtė dhe i mburojės jetike tė truallit, as Gjikė Mėrtiri qė sjell diplomėn e juristit dhe frymėn e qytetėrimit evropian tė kohės, por Gjlkė Bua, shkollar i Vlorės dhe pjesėmarrės aktiv nė grupet komuniste tiranase. Pikėrisht ky, me dashjen e autorit, do tė jetė mė pranė zėrit tė tij. Romani kėshtu del me tezėn se ideja revolucionare komuniste e mbjellė nė fillim tė shekullit nė Evropė dhe qė gjen truall dhe nė tokėn shqiptare, do tė bartet pėrmes personazhit tė Gjikė Buas. Dhe pikėrisht me kėtė pėrcaktim zė fill dhe ndodh mosmarrėveshja ose vetėmashtrimi mes Petro Markos shkrimtar dhe Petro Markos njeri. Ndėrsa kryepersonazh i konvencioneve tė kohės, pra i diktimeve nga jashtė do tė bėhet Gjikė Bua, me Gjikė Mėrtirin, shkrimtari Petro Marko do tė shprehė vizionin e vet jetėsor e filozofik si dhe pjesėn mė substanciale tė shpirtit tė vet.

Pavarėsisht nga ky "disekuilibėr" nė sipėrfaqe, narratori arrin tė zhytet dhe tė depėrtojė nė skutat mė tė errėta tė personazheve dhe tė ngjarjeve tė kohės. Kėto vlera, qoftė nė shkallė tė ideve apo tė realizimeve artistike, bėjnė qė romani "Njė emėr nė katėr rrugė" tė jetė ndėr mė tė realizuarit e veprės romanore tė Petro Markos.

Fragment
EPISODI I NISJES:
"Rroftė jeta!" Ashtu mė dukej sikur pėrsėrisnin ditė e natė, e sidomos natėn, kur oshėtima e tyre ishte mė e fuqishme, dallgėt e detit jon, qė pėrplaseshin nė bregun shkėmbor, tė fshatit tim Dhrimadhe. Kėtė refren tė pėrhershėm tė dallgėve tė detit jon mė dukej sikur shprehnin pa zė dhe fshatarėt e mi, se lufta qė bėnin atė moto kishte: "Rroftė jeta!" . jeta mbi gurė, jeta nė dallgėt e detit, jeta kur ishte zor tė jetoje, zor tė dashuroje, zor tė ėndėrroje dhe zor tė vdisje.
Ky refren i pashpallur me zė, me vaj apo me kėngė, qė pulsi i nxitjes pėr tė jetuar me luftė tė ashpėr mbi gurė nė furtunat qė rrėmbenin dhe dheun e gėrxheve.
Kaloje nga ndonjė monopat dhe shikoje ndonjė burrė qe ngrinte ledhe pėr t'i mbushur pastaj me dhč dhe e pyesje:
- Ē'po bėn aty? - Dhe ai tė pėrgjigjej:
- Ja, luftoj!
Shihje ndonjė grua qė bėnte dru nė pllaja tė pjerrėta, gėrxhore dhe tė zhveshura, se dhitė nuk i linin kurrė xinat, cfakat dhe anticfakat tė rriteshin, dhe e pyesje:
- Ē'po bėn aty? - Dhe ajo tė pėrgjigjej:
- Ja, luftoj!
Shikoje nė prakun e dyerve tė oborreve plaka tė heshtura qė tirrnin duke shikuar detin, detin qė u kishte marrė burrin apo djalin, dhe i pyesje:
- Ē'po bėni aty! - Dhe ato tė pėrgjigjeshin:
- Ja, luftojmė!
Shikoje burra, gra, tė rinj, e tė reja qė ēanin gurė, qė rrėmihnin tokėn, qė mbillnin agrilidhe apo shartonin nerėnxa, qė shkundnin ullinj o qė kėrkonin mbi ēatinė se cilėn qeramidhe kishte rrėmbyer tramundana e natės, kurrė nuk tė pėrgjigjeshin: "Ja punojmė", por: "Ja luftojmė!" - Lufta ka qėne jeta e tyre. Luftė me tė huaj, luftė me urinė, me sėmundjet, me borxhet, me kurbetin, me xhandarin, me vdekjen. Dhe kjo luftė kishte si bajrak refrenin e pashpallur kurrė me zė:
"Rroftė jeta!"
Dhe me luftėn e tyre ata mbijetuan! Dhe unė tani qė shoh, mendoj e them: ,Mbijetuan, se hodhėn rrėnjė nė gurė dhe u ushqyen me gjakun e gurit..."
Kėto mendime mua mė kishin larguar nga bisedat e shtruara qė bėheshin atė mbrėmje nė shtėpinė e Mitro Balit, i cili rrinte nė krye tė vatrės duke pirė duhan pas duhani, nga ato cigare qė i hidhnin njėrėn pas tjetrės gjitha ata burra qė vinin darkė pėr darkė pėr ta ngushėlluar e pėr t'i lehtėsuar dhembjen dhe gjėmėn e madhe qė i erdhi nga miniera e Firminisė pėr vdekjen nga veremi i djalit tė tij, Vangjelit. Aty pleqtė, qė dinė shumė gjėra nga jeta, tregonin ngjarje tė ēuditshme nga bota e gjerė qė kishin gjezdisur, aty rriheshin mendime mbi politikėn dhe mbi fuqitė e mėdha qė kanė fatin e njerėzimit nė dorė... Hera-herės zinin nė gojė dhe qeverinė e Tiranės, po emrin e mbretit nuk e zinin kurrė nė gojė.
Pastaj, si kurdoherė, xha Foti fillonte me qyfyret e tij tė hidhura dhe atmosfera ndryshonte fare, bėhej mė e lehtė dhe dalėngadalė hiqte nga fytyra e Mitro Balit perden e zymtė tė dėshpėrimit, bėnte tė tjerėt tė mblidhnin kėmbėt dhe tė pregatiteshin pėr tė qeshur. Se, xha Foti, qė kishte gjezdisur gjithė brigjet e globit si marinar nėn shumė flamuj, sidomos nėn flamurin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, dhe qė kishte lundruar pėr dyzet vjet nė detin e Karaibeve, kushedi se sa herė e kishte kėnduar "Dekameronin" e Bokaēios dhe, pasi asnjėri nga fshatarėt e mi nuk dinin se ē'ishte "Dekamereoni" dhe kush ishte ky Bokaēio, tė gjitha aventurat, thoshte se i kishte bėrė vetė ai, me disa shokė tė tij detarė nga Spanja dhe Gjenova e Italisė.
Dhe, pasi kallėzoi njė aventurė, tė gjithė qeshėn. Ky, xha Foti, tani ishte plak, po mbahej mirė me shėndet dhe me humor. Kishte tre vjet qė ishte kthyer pa asnjė lek, po me humorin e hidhur tė botės qė kishte parė. Humori i tij ishte njėra nga pasuritė mė tė mėdha qė mund tė sillte njė mėrgimtar, se nė luftėn e ashpėr dhe tė hidhur tė jetės sė fshatit tonė, mė shumė dėgjohej vajtimi se kėnga, mė shumė mbinte gjembi i urisė se sa blerimi i vjeljes sė gėzimit.
Me habinė time dėgjova tė merrte fjalėn dhe Gjikė Mėrtiri, i cili tha:
- [Hodha grepin nga qielli] dhe [nuk kapa as zogj, as re e as yje], [po kapa bishtin e botės sė lutjeve] [drejtuar perėndisė nga ara qė vanė]. [Dhe qesha siē do tė qeshin tė nesėrmit pėr mua!].
Kur mbaroi Gjikė Mėrtiri, hyri Kolė Dede. Ra heshtja. Ashtu ishte. Kur hynte njeri, heshtja binte pėr disa ēaste, pastaj vazhdonin biseda. Kola ndenji afėr derės. I hodhi njė duhan Mitros. Dhe unė prita qė Gjikė Mėrtiri tė vazhdonte. Ai tundi kokėn dhe, duke shikuar Kolėn, e pyeti se kur kishte dalė nga burgu.
- Mė mirė tė mos kisha dalė! - tha Kola.
- Mirė e ke! i tha duke qeshur Gjikė Argjiri. Gjikė Argjiri shtoi dhe disa fjalė qė nuk i dėgjoi njeri. Kolėn, pasi nuk kishte paguar borxhin te zoti Kosta, zoti Kosta e kishte hedhur nė gjyq. Ishte dėnuar me tre muaj burgim. Dhe sipas ligjit, zoti Kosta duhej t'i paguante pesė lekė Kolės pėr ēdo ditė qė tė mbahej nė burg. Po Kola nė burg vetėm njė lek prishte. Katėr lekėt e tjerė ia dėrgonte familjes.
- Ku ta gjesh kėtė qė tė jesh nė burg dhe t'i dėrgosh katėr lekė nė ditė familjes. Mua mė ra bretku dhe nuk fitoj njė lek nė ditė! - shtoi me zė tė lartė Gjikė Argjiri.
- Burgu ėshtė i rėndė! Pa shikoje se si ėshtė katandisur i gjori Kolė! - tha Gjikė Nina - Ku jemi mėsuar ne me burgje! Po nuk na pa dielli pėrditė e po nuk u shtrimė nė dyshemenė tonė, vdesim shpejt.
Pasi folėn pėr burgjet dhe pėr ligjet, pėr fajdexhitė dhe pėr borxhet, prisnin tė merrte fjalėn Gjikė Mėrtiri, se Gjikė Mėrtiri ishte i vetmi njeri i ligjeve. Ai kishte mbaruar nė Francė drejtėsi dhe i dinte tė gjitha. Ai e kuptoi nga shikimet qė i hidhnin, prandaj lėshoi kėtė shprehje, nga e cila unė nisa tė mendoja ndryshe dhe tė shkruaja kėtė rrėfirn tė vėrtetė.
- Kohė tė vėshtira pėr njeriun e ndershėm ! tha Gjikė Mėrtiri.
Kur i tha kėto Gjikė Mėrtiri, unė e shikova nė sy. Ai, me atė fytyrė tė bardhė dhe me ato syze pa rrathė, shikonte Kolėn. Dhe Kola pinte duhan sikur tė ishte nė burg.
- Sipas teje, o Gjikė Mėrtiri, qė ke marrė diplomė drejtėsie nė Francė, kurse shumica jonė ka fituar veremin nga minierat e Santetienit dhe tė Firminės - dhe i hodhi njė shikim Mitros - kush ėshtė i ndershėm dhe kush pa nder? - e pyeti duke mbledhur kėmbėt dhe duke u kapardisur Gjikė Argjiri.
Aty pėr aty unė u hodha njė shikim tė shpejtė Gjikėve qė folėn dhe, pasi edhe mua mė quajnė Gjikė, Gjikė Bua, qesha me vete. Mė pėlqente qė adashėt tė dalloheshin sipas thėnies sė zotit, gjyshit, se ne gjyshit i themi zot. Zoti ka si detyrė qė pas tri ditėve tė lindjes sė mashkullit nė familje tė shkojė tek i porsalinduri dhe me njė hanxhar apo shpatė tė qėllojė tri herė nė krye tė djepit duke thėnė: "T'u ndiftė emri, more bir!" Unė gėzohesha kur dalloheshin Gjikėt, se nė fshatin tonė Gjikėt ishin tė paktė dhe nuk kishin ditė shenjtori pėr mesha dhe tė kremte, prandaj priftėrinjve nuk u pėlqente qė djemtė tė pagėzoheshin me emrin qė s'kanė shenjtor. Shtatė ishim gjithsej, duke pėrfshirė dhe Gjikė Bixhilin qė kishte vdekur nė Rusi, qė po pėrmendej se gjithė paratė qė kishte fituar atje gjithė jetėn e tij i kishte dėrguar nė fshat pėr tė ngritur shkollėn ku mėsova dhe unė. Fytyrėn e tij e shihja pėrditė katėr vjet me radhė, se nė ēdo klasė ishte varur dhe njė fotografi e tij e zmadhuar.

Vura re se aty, atė mbrėmje, ishim katėr Gjikė. Dy tė tjerė, kushedi se nga ishin. Po, tė them tė drejtėn, ata tė dy nuk para pėrziheshin me asnjeri. Dhe siē ish e varfėr jeta e tyre, edhe qenia e tyre nė fshat nuk sillte ndonjė notė. Sikur tė mos ishin fare. Prandaj dhe unė nuk i pėrmend. Do tė merrem me kėta tė tre qė janė kėtu dhe patjetėr dhe me rrugėn e jetės sime pėr tė rrėfyer ngjarjet ashtu siē rrodhėn.

Thonė se emri lot njė farė roli nė karakterin dhe ndėrgjegjen e njeriut, po kėto unė nuk i besoj. Se ka njerėz me emėr tė mirė dhe vetė janė tė ligj. Ashtu dhe ne tė katėr Gjikėt, me tė vėrtetė njė emėr kemi, nga njė fshat jemi, po ai diell na ka ngrohur, sytė tanė po atė det kanė parė dhe mushkėritė tona po atė erė kanė marrė, po, siē do ta shihni edhe ju, secili nga ne mori rrugė tė ndryshme, dhe me rrugė tė ndryshme fituam kafshatėn e gojės...

Ėshtė kapitulli i parė nga romani voluminoz "Njė emėr nė katėr rrugė". Bėn fjalė dhe pėrshkruan vendlindjen e katėr Gjikėve, katėr personazheve kryesorė tė romanit - Dhrimadhin buzė detit jon. Duke pėrshkruar jetėn e rėndė , -si luftė pėr ekzistencė, autori, qė nė faqet e para tė romanit, mėton tė paralajmėrojė katėr rrugėt e ndryshme tė personazheve qė do tė jenė pėrcaktime nė pėrputhje me karakterin dhe botėkuptimin, filozofinė e tyre tė veēantė, tė ndryshme nga njėri-tjetri.
Mesazhi i romanit ėshtė dhėnė nė formėn e njė parrulle Rroftė jeta! Qė nė krye Petro Marko shpall krejt filozofinė e tij tė tė jetuarit dhe tė krijuarit. Lufta jepet nė kuptimin e saj mė tė gjerė. Njeriu nuk lufton vetėm nė luftė dhe me armė. Mė kryesore ėshtė si tė mbijetosh nė vėshtirėsitė dhe dramat e jetės: Ja punojmė! Ja luftojmė! Thonė personazhet e tij.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.