Tema: Petro Marko
Shikoni Postime te vecuara
  #4  
Te vjeter 02-05-2006, 15:50
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Faqe ne Ditar: 2
Qyteti i Fundit

Qyteti i Fundit

Nė kėtė roman bėhet fjalė pėr fundin e ushtrisė pushtuese italiane nė Shqipėri. Pas kapitullimit tė fashizmit, nė portin e Durrėsit tubohen ushtarėt e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia pėr t'u kthyer nė vendin e tyre. Pikėrisht gjatė ditėve tė pritjes nė kėtė qytet tė improvizuar buzė detit, shkrimtari Petro Marko do tė zbulojė histori, drama, karaktere, psikologji tė nxjerra nga njerėzit e qytetit tė fundit. Pėrveē kėsaj autori do tė sjellė edhe rrėfimin pėr dashurinė e oficerit tė ri shqiptar Lekės dhe prostitutės sė bukur italiane Ana Maria Monte, viktimė po ashtu e luftės dhe e fashizmit.
Brenda 7 ditėve, aq sa qėndrojnė italianėt e mbledhur nė portin e Durrėsit pėr t'u kthyer nė Itali, shkrimtari nė romanin "Qyteti i fundit" do tė zbulojė dhe do tė rrėfejė historitė dhe fatet e disave nga ushtria fashiste qė para 4-5 viteve e kishte pushtuar Shqipėrinė. Nė kėtė pleksje historish e fatesh, autori do tė sajojė linjėn e rrėfimit qė ndjek hetimi pėr zbulimin e njė krimineli lufte, tė maskuar dhe tė fshehur brenda turmės sė "Qytetit". Nė krye tė grupit qė duhet ta organizojė dhe ta udhėheqė kėtė zbulim ėshtė toger Leka. Pista qė ndjek togeri nė kėtė drejtim, e ngjashme me labirintet e romaneve dedektive, do tė ecė dhe pėrmes prostitutės italiane - Ana Maria Monti.

Dhe do tė lindė dashuria mes tyre, qė ėshtė shumėfish mė "mėkatare" se ajo mes Gorit dhe Anitės. Leka ėshtė toger i Sigurimit Shtetėror tė Shqipėrisė sė sapodalė nga lufta, qė la pas shkatėrrime dhe krime, ndėrsa italiania Ana ėshtė e palės qė i kreu ato krime, e palės sė cilės i shėrbente. Kėshtu shkrimtari, duke ndjekur kėtė linjė do tė ecė nėpėr njė teh tė mprehtė: do ta lejojė togerin e Sigurimit t'i nėnshtrohet zėrit tė brendshėm dhe tė dashurohet me italianen e bukur, apo do tė nxjerrė para tij fuqinė e pėrgjegjėsisė dhe tė mėkatit ndaj "mollės sė ndaluar"? Romani "Qyteti i fundit", nė kėtė drejtim, sjell mjeshtėrinė e tė rrėfyerit tė Petro Markos, qė, i futur vetė mes dy zjarreve, arrin tė manovrojė dhe t'u krijojė hapėsirė artikulimi tė dy krahėve, duke realizuar portrete komplekse, nė radhė tė parė si ai i toger Lekės. Gjithsesi ai si shkrimtar, pati i pari kurajo krijuese qė tė prekė sfera delikate, tė rrezikshme tė realitetit shqiptar tė kohės, pasojat e tė cilave i ndjeu gjithė jetėn.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.