Tema: Petro Marko
Shikoni Postime te vecuara
  #2  
Te vjeter 02-05-2006, 15:48
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Faqe ne Ditar: 2
Interviste me Vetvehten

Intervistė me Vetvehten

Po mė shumė se nė ēdo vepėr filozofia e tė jetuarit tė P.Markos ndjehet veēanėrisht nė librin monumental "Intervistė me vetveten", lėnė dorėshkrim dhe botuar 10 vjet pas vdekjes sė autorit. Nė kėtė vepėr rrugėn e tij jetėsore, jetėshkrimin e tij Petro Marko i lė si dėshmi tė drejtpėrdrejta, pa u distancuar pėrmes personazheve letrarė, siē vepron nė shumicėn e romaneve. Rrėfimi ėshtė i rreptė dhe total, ai ngrihet nė shkallė tė njė metafore pėr rrugėn e Shqipėrisė gjatė 60 vjetėve, nė metaforė tė luftės sė pandėrprerė tė njeriut mes sė mirės dhe sė keqes. Luftėtar dhe kryeluftėtar nė Spanjė, nė Francė dhe Itali, kryengritės burgjesh nėpėr Evropė dhe nė Mesdhe, P.Marko marshon fuqishėm drejt atdheut tė vet, i cili ishte dhe ai i pushtuar nga fashizmi. Autori shfaqet gjatė rrėfimit tė historisė sė tij nė "Intervistė me vetveten" si njė kriiesė mitologie e lindur ta mbajė shpatėn ngritur dhe tė gatshme pėr tė goditur tė keqen kudo qoftė ajo, i bindur se ashtu e pastronte dhe qiellin e tokės sė vendlindjes. Me kėtė besim madhor Petro Marko pas vitesh e betejash tė pandėrprera nėpėr Evropė, mė 1944 do tė kthehet nė Shqipėri.

Nė moshėn 30 vjeēare, por me aq bėma mbi shpinė, sa nė jetėn e njė njeriu tė zakonshėm nuk mund tė ngarkohen as pėr njė shekull, P.Marko sa qe gjallė, do tė pėrjetojė nė atdhe zhgėnjimin dhe dhembjen mė tė thekshme. Ditėt e para nė Tiranė, pasi e emėrojnė pėrgjegjės shtypi, i caktojnė shtėpinė ku do tė jetonte. Vonė nė mbrėmje, qė natėn e parė, ai do jetė dėshmitar i njė takimi trishtues me famlijen, pronarin e vilės: "Shoku Petro na kanė dhėnė urdhėr t'jua lėshojmė sbtėpinė me krejt ēka ka nė tė, ku do tė vendosemi dhe a mund tė marrim me vete ndonjė gjė personale", e pret zonja e shtėpisė duke u dridhur.

Petroja trishtohet, lė shtėpinė dhe kėrkon sqarim nga shokėt - mos ėshtė ndonjė gabim apo keqkuptim? Kėshtu e fillon rrėfimin e vet P.Marko nė veprėn voluminoze "Intervistė me vetveten", qė ėshtė njė nga dėshmitė mė rrėnqethėse pėr atė qė do tė vinte dhe do ta mbėrthente Shqipėrinė gjatė diktaturės Komuniste. Po ashtu do ta detyrojnė Petro Markon qė tė futet nėn tutelėn e gazetės "Borba" tė Beogradit. Por ai nuk pranon: "Ne kemi mė shumė traditė, jemi vazhduesit e gazetės "Bashkimi i Kombit" para lufte, le tė mėsojė "Borba" nga ne", dhe kėtu do tė zinte fill kalvari i ri i burgosjeve dhe i persekutimeve tė njė egėrsie qė nuk e kishte provuar mė parė.

Njė bashkėluftėtar nga Italia pas afro 50 vjetėsh, diku para vdekjes, do t'i thotė Petros "Shkruaje rrugėn, historinė tėnde se ajo vlen mė shumė se 100 romane." Dhe vėrtet, libri "Intervistė me vetveten" ėshtė historia pėr gjysmė shekulli e Shqipėrisė, rrėfimi me fuqi rrezatimi i pėrmasave tė njė bibliotekė tė tėrė dokumentash. Pėrmes kėsaj vepre njihet mė mirė drama e kombit dhe e Shqipėrisė dhe pas leximit tė kėtij libri duhet mė shumė dhe mė pastėr atdheu e kombi.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.