Tema: Formula 1
Shikoni Postime te vecuara
  #248  
Te vjeter 02-05-2006, 15:25
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Faqe ne Ditar: 2
Renault: Pas Alonsos vjen Raikoneni?!

Renault: Pas Alonsos vjen Raikoneni?!
Fation Shehu

Kimi Raikonen nė sezonin e ardhshėm mund tė zėvendėsojė Fernando Alonson te skuderia Renault. Tashmė nė Formulėn 1 ka filluar tė flitet shumė pėr merkaton e pilotėve pėr sezonin e ardhshėm. Njė nga lėvizjet mė tė bujshme qė ėshtė bėrė e ditur deri tani, ka qenė kalimi i kampionit tė botės nė fuqi, Fernando Alonsos, te skuderia McLaren Mercedes pėr sezonin 2007. Por tashmė njė nga emrat mė tė lakmuar ėshtė ai i Kimi Raikonenit, i cili pa dyshim nuk do tė preferonte tė kishte shok skuadre Alonson. Megjithatė, sipas mediave spanjolle, finlandezi mund tė firmosė me Renault nė nė sezonin e ardhshėm. Emri i Raikonenit ėshtė lakmuar shumė edhe pėr njė kalim te skuderia Ferrari, si shok skuadre i Majkėll Shumakerit, edhe nėse ky i fundit vendos ta shtyjė kontratėn e tij. Por nėse ndodh me tė vėrtetė kėshtu, Raikoneni nuk do tė jetė shumė i kėnaqur. Ai kėrkon tė ketė njė makinė kompetitive dhe njė skuadėr, e cila tė punojė pėr tė dhe jo tė jetė nė rolin e pilotit tė dytė.

Raikoneni i bashkohet Montojės nė testimet e Silverstonit
Kimi Raikonen i ėshtė bashkuar dje Huan Pablo Montojės nė testimet qė ėshtė duke zhvilluar skuadra e tyre nė Silverstone. Kushtet klimaterike tė pistės janė pėrmirėsuar ndjeshėm me kalimin e ditėve dhe kjo, me sa duket, i ka lejuar skuadrės tė zhvillojė akoma mė shumė testime. Pėrveē kėtij programi, tė dy pilotėt zyrtarė tė skuderisė nga Uokingu kanė testuar edhe konfigurimet aerodinamike tė makinės sė re MP4 21. Kimi Raikonen e ka pėrfunduar kėtė sesion testimesh nė vendin e pestė. Nė tė vėrtetė, shkak pėr kėtė paraqitje jo shumė tė mirė ka qenė njė problem hidraulik, i cili e ka detyruar finlandezin t'i pėrfundojė provat mė pėrpara planifikimeve qė kishin bėrė inxhinierėt e tij. Edhe nė testimet e sotme do tė jenė tė pranishėm tė dy pilotėt zyrtarė tė skuderisė nga Uokingu, nė pistėn e Silverstonit.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Pergjigjuni me Citim