Briatore, "shenjtori" i suksesshėm i Formulės 1
Endi Tufa
Flavio Briatore, pėrveē se ėshtė njė personazh simpatik, i cili bėn njė jetė luksoze, ėshtė edhe njė nga drejtuesit dhe menaxherėt mė tė mirė tė Formulės 1. Njė ditė mė parė, ai u ėshtė pėrgjigjur pyetjeve qė i kanė bėrė tifozė tė ndryshėm nė lidhje me garėn e kaluar dhe me gjendjen aktuale, por edhe pėr tė ardhmen e skuadrės sė tij. Nė fillim e kanė pyetur se cili ishte problemi qė Alonso nuk arriti tė parakalonte Shumakerin dhe italiani pėrgjigjet: "Ishte problemi i pistės sė Imolas, e cila ėshtė shumė e ngushtė dhe nuk lejon parakalime. Ajo ėshtė e ngjashme me pistėn e Budapestit dhe tė Montekarlos. E vetmja mėnyrė pėr ta kaluar Shumin nė atė garė, ishte t'i hipje sipėr."
Ēfarė mund tė na thoni pėr merkaton e skuadrės suaj pėr sezonin 2007?
Kovalainen ėshtė me tė vėrtetė njė fenomen, megjithatė i duhet tė zhvillojė akoma edhe 15.000 kilometra.
- Do tė jetė shok skuadre te Renault ja me Montojėn?
- Jo, nuk shoh njė dyshe tė tillė.
Cila ėshtė receta juaj qė ju bėn tė jeni kaq i suksesshėm dhe ēfarė ambiciesh kishit kur ishit i vogėl pėr tė arritur kėtu ku keni arritur?
Nuk duhet tė bėhesh medoemos Flavio Briatore. Nė ēfarėdo pune qė tė jesh, duhet tė ndihesh si njė fitimtar.
Si mund tė arrihet tė ndėrtosh njė "perandori"?
Edhe unė kam qenė dikur njė kamerier dhe atė gjė e bėja shumė mirė.
Me Fizikelėn duket se gjėrat janė mė tė thjeshta sesa kur kishit Trulin.
Gjėrat nuk funksionojnė kėshtu. Jarno ėshtė njė mik i imi, megjithatė njė pilot ka raste qė nuk duhet tė justifikohet, duhet tė thotė qė gabova dhe kaq.
Nė Imola mendoni me tė vėrtetė se ėshtė e pamundur tė parakalohet?
Pikėrisht kėshtu, ėshtė njė nga tri pistat ku nuk mund tė bėhen manovra tė tilla, ashtu si nė Hungaroring apo nė Montekarlo. Pėr fatin e mirė, tė gjitha pistat e reja qė ndėrtohen, kanė si synim qė tė jenė sa mė tė gjera, qė t'u japin mė shumė mundėsi pilotėve pėr tė bėrė parakalime.
Domethėnė, vendi i parė nė provat zyrtare tė garės sė Imolas vlente 10 pikė. Pėrse nuk japin pikė pėr vendin e parė tė provave?
Kjo gjė bėhet nė kategori tė tjera tė garave, me makina si nė GP, ku tė gjitha makinat janė njėsoj. Nė Formulėn 1 ka shumė gjėra qė ndryshojnė si strategjia apo sasia e karburantit.
Ju jeni njė shenjtor i Formulės 1, do tė arrini tė nxirrni njė pilot italian kampion?
Do ta provoj diēka tė tillė, njė italian e kam nė skuadėr qė prej dy sezonesh.
Nė garėn e Imolas arritėt tė rikuperonit 11 sekonda pėr shumė pak xhiro, ēfarė mund tė na thoni?
Njė garė do ta fitojmė ne, njė tjetėr prapė ne, njė tjetėr prapė ne dhe njė do ta fitojė Ferrari.
Nė garėn e Imolas u duk se gabuat nė strategji, duke futur Alonsos mė pėrpara se ē'duhej.
Tė them tė vėrtetėn, e menduam njė gjė tė tillė, por edhe sikur Alonso tė futej nė bokse pas 4 xhirosh, nuk do tė kishte ndryshuar asgjė.
Mendoni se Ferrari mund tė humbasė edhe nė kėtė sezon, pėr shkak tė gomave?
Mjaft me kėtė histori, pasi pikėrisht pėr kėtė arsye janė ndryshuar sėrish edhe rregullat. Nėse ėshtė kėshtu, le tė marrin njė furnizues tjetėr gomash.
Mė e mirė ėshtė Formula 1 e kohėve tė sotme apo ajo e sė kaluarės?
Pa dyshim qė ajo e sė kaluarės. Tė gjithė ishim mė shumė miq. Pėr sa i pėrket pjesės tjetėr, gjithēka ėshtė e njėjtė, edhe pse aktualisht pėr tė qenė fitimtar, tė duhet dyfishi i personelit nė krahasim me tė shkuarėn.
Mund tė na thoni nėse makina e Fizikelės ėshtė mė pak e qėndrueshme se ajo e Alonsos? Ndoshta nė sezonin 2005 mund tė ishte kėshtu, pasi ishim njė skuadėr e re. Ndėrsa nė kėtė sezon, makinat e tė dy pilotėve tanė janė tė njėjta.