Njė pritje qė zgjati 18 muaj
Kandido Kanavo
Mund tė jesh presidenti i FIAT it, presidenti i "Confindustrias", princ, kardinal, por nėse tė quajnė Montezemolo, je thjesht njė njeri i Maranelos. Ose ndoshta njė nga ata persona qė kaluan gardhin e tribunave pėr tė zbritur nė pistėn e Imolas me flamurin e Ferrarit nė duar. Pra njė nga ata qė festojnė "ringjalljen". Kur Luka m'u pėrgjigj nė telefon, Majkėll Shumaker po zbriste nga podiumi. "Jam i kėnaqur ose mė mirė i mrekulluar, ishte diēka e bukur, e mrekullueshme dhe entuziazmuese. Shumė ėshtė i paarritshėm, skuadra perfekte, pra me fjalė tė tjera ėshtė njė ditė e paharrueshme. E pe se ēfarė bėmė tė shtunėn?" E kujtoj shumė mirė atė moment. Montezemolo do tė kishte dėshirė tė qėndronte edhe pėr shumė kohė dhe tė pėrmendte akoma mė shumė hiperbolizime pėr atė qė kishte arritur skuadra e tij, nėse nuk do ta kishin thirrur pėr njė punė urgjente. "Tė shtunėn i hipa helikopterit dhe shkova tė pėrqafoja djemtė e skuadrės." Eshtė njė pamje mallėngjyese kjo e festimit tė fitores sė Ferrarit, njė pamje qė ka brenda saj edhe shumė shenja nacionalizmi. Pėr tė arritur kėtė triumf, nuk ėshtė kursyer askush. Si pėrfundim ishte njė javė, e cila goditi nė disa pika, u entuziazmua Imola, Shumi theu njė tjetėr rekord, rilindi njė makinė shumė e mirė Ferrari, u fitua njė duel i rrezikshėm, njė kampion i ri i denjė pėr tė kryesuar gjeneratėn e re tė pilotėve. Pa dyshim qė duhet ta falėnderojmė. Alonso, njė pilot me shumė talent, ka mundur tė marrė maksimumin edhe nga Renault ja. Kur zbriti nga ajo makinė e mrekullueshme qė ka, nuk tregoi asnjė shenjė mėrzitjeje apo nevrikosjeje. Ishte imazhi i dikujt, i cili mund ta mbajė kokėn lart dhe me shumė krenari mund t'i japė dorėn kundėrshtarit tė tij.
Sė bashku zhvilluan 21 xhiro, tė cilat nuk do t'i harrojnė gjatė gjithė jetės sė tyre. Shumi arriti tė dilte vetėm pak metra pėrpara Alonsos pas "pit stopit" tė dytė. Diēka qė kur e imagjinon, tė fut tė dridhurat. Ishte 1/3 e garės pėr t'u theksuar, pasi pikėrisht aty u zhvillua njė luftė me tė mijtat e sekondave. Megjithatė, gjatė gjithė kėsaj kohe Shumi nuk e humb pėrqendrimin, piloton si njė "profesor".
Edhe Alonso nuk dorėzohet, makina e tij vazhdonte "valsin" me ritme shumė tė shpejta. Ferrari i Shumakerit ishte si njė mur i lėvizshėm, i cili i pėrshtatej ēfarėdo lloj sulmi.
Njė imazh qė dukej mjaft romantik, megjithatė, nėse mendojmė pėr atė qė ndodhi nė Melburn dhe e krahasojmė me triumfin nė Imola, do tė kuptojmė se bėhet fjalė pėr njė imazh tė papajtueshėm. Kishim njė Ferrari shumė tė dobėt dhe nė Imola njė Ferrari, i cili e transformoi pistėn nė njė copė tė mėndafshtė ku rrėshkiste. Kishim njė Shumi qė dukej i plakur dhe qė vinte tė ardhmen e tij nė dyshim, ndėrsa nė Imola njė Shumi shumė tė ri dhe me dėshirėn e madhe pėr tė fituar, si njė debutues. Pikėrisht pėr tė gjitha kėto duhet t'i themi Imolas faleminderit. Ishte pikėrisht ai duel i pafund, i cili e riktheu Formulėn 1 aty ku tė gjithė kėrkonin ta shihnin. Megjithatė, duke lėnė mėnjanė emocionet, gara e fundit dha njė mesazh. Fitorja e Ferrarit ishte njė kontribut i madh nė kėtė sport dhe pėrveē kėsaj ishte njė sinjal i fortė pėr t'i rikthyer besimin Italisė, e cila nė kėto momente ka me tė vėrtetė shumė nevojė.