Luka Toni: Nuk mė dėmtuan vėrshėllimat
Sokol Kondi
Pėr Luka Tonin ishte hera e parė qė shkonte nė stadiumin "Barbera" tė Palermos si kundėshtar. Fushata e pėrbėrė nga vėrshėllima, sharje dhe shumė gjėra tė tjera ndaj golashėnuesit vjollcė, e kushtėzoi atė pėr sa i takon shėnimit tė golit. Pėr tifozėt e Palermos, ndeshja e sė dielės ishte sfida e vitit, ndeshja qė ndoshta mund t'i jepte njė kuptim sezonit, hakmarrja ndaj mikut qė e tradhtoi, duke pranuar tė veshė fanellėn vjollcė. Tifozėt kishin njė vit qė e prisnin, donin t'ia kthenin pasditen nė njė makth tė vėrtetė, nė njė ferr, dhe nė fund atmosfera e zjarrtė e "Barberės" kushtėzoi jo vetėm rendimentin e kryegolashėnuesit tė Serisė A, por edhe tė tė gjithė Fiorentinės. "Tė them tė drejtėn, mė erdhi keq qė mė pritėn nė atė mėnyrė, - ka thėnė Luka Toni, megjithatė, sjellja e publikut nuk mė kushtėzoi. Nuk ishte njė ndeshje me fat pėr ne, sikurse dėshmon trau qė goditėm nė fund tė pjesės sė parė.
Ndėrsa Palermo arriti ta shėnonte golin, pasi dihet se si shkojnė kėto punė: nėse nuk shėnon, do ta pėsosh." Lidhur me urrejtjen e tifozėve palermitanė, Toni ka shprehur tė gjithė habinė e tij. "Kjo historia e tradhtisė ka njė vit qė vazhdon, - shtoi ai, - ėshtė e lehtė tė thuash se ato vėrshėllima ishin mosmirėnjohėse, mendoj se faji pėr krijimin e kėsaj situata ėshtė i tė gjithėve. Mendoj se dikujt i ka leverdisur qė tė shkruhen gjėra tė pavėrteta pėr mua. Kur lexova disa parulla tė caktuara, mė erdhi pėr tė qeshur, por tanimė gjithēka ka kaluar." Sulmuesi pėrfundoi duke thėnė pėr ndeshjen: "E flakėm tutje barazimin, patėm disa raste tė mira. Pėr fatin tonė tė mirė, Roma nuk fitoi, kėshtu qė jemi ende nė valle pėr Championsin, qė vlen sa njė titull pėr ne. Zamparini? Nė fillim nuk thoshte se ishte penduar qė mė shiti, por ndoshta 28 golat qė kam shėnuar, e bėnė tė ndryshonte mendim."
Pėrfundon sezoni pėr Jap Stamin
Jap Stam, pasi u detyrua ta braktiste fushėn nė minutėn e 41-tė tė takimit ndaj Livornos, u shoqėrua nė spital nga mjeku i Milanit, Masimiliano Sala, pėr njė kontroll qė nxori nė pah dėmtimin e ligamentit akromionkkalvear tė shpatullės sė djathtė. Prognoza do tė vlerėsohet nė ditėt e ardhshme, por sezoni i holandezit ka pėrfunduar. Vitin e ardhshėm, Stami do tė luajė me fanellėn e Ajaksit dhe kėshtu qė tė dielėn e mbylli aventurėn e tij italiane pas 3 sezonesh te Lacio dhe 2 te Milani.
Roma, Spaleti i zemėruar me barazimin
Luēiano Spaleti e komenton disi i hidhėruar barazimin rokambolesk me Kievon nė "Bentegodi." "Humbėm njė rast tė shkėlqyer, - tha trajneri verdhekuq, duke parė qė Fiorentina humbi nė Palermo. - Sa herė qė lejojmė hapėsira, tė tjerėt janė gati t'i shfrytėzojnė, ndėrsa ne duhet tė rregullojmė ende diēka. Kur shėnon katėr gola jashtė fushe dhe nuk shėnon, ėshtė shenjė qė diēka e kemi humbur rrugės. Por, nėse Roma do tė ishte e lodhur, nuk do tė kishte shumė raste pėr gol ndaj njė kundėrshtari tė fortė. Jam disi i zemėruar qė humbėm tri pikė. Championsi? Duhet tė luajmė mirė, nė respekt tė futbollit dhe tė publikut, gjithsesi besojmė."
Flaki: E festova rinovimin me gol
Franēesko Flaki kishte vetėm pak qė e kishte rinovuar edhe pėr dy vite tė tjera kontratėn me Sampdorian dhe me golin qė i shėnoi Udinezes kėtė tė diel, e festoi mė sė miri kėtė ngjarje. "Nuk e imagjinoj dot veten me njė tjetėr fanellė dhe kėshtu qė ndihem i lumtur qė mora kėtė vendim. Sivjet mund tė na kishte shkuar edhe mė keq, pasi tė gjithė kemi bėrė gabime, ne nė fushė dhe klubi jashtė saj. Tani qė e kemi siguruar matematikisht qėndrimin nė kategori, duhet tė nxjerrim mėsime nga pėrvojat negative, pėr tė ndėrtuar njė Sampdoria tė madhe nė sezonin e ardhshėm."