Shevēenko, gabimi dhe mė pas pendimi
Sokol Kondi
E ardhmja e Andrei Shevēenkos mund tė jetė larg Milanit. Ajo qė i ka bėrė disi tė besueshėm zėrat e merkatos qė prej kohėsh citojnė faktin se ukrainasi ndodhet nė "shėnjestrėn" e Ēelsit, ka qenė mosmarrėveshja e sė dielės me Anēelotin. Pasi u zėvendėsua nė sfidėn ndaj Livornos, sulmuesi lėshoi disa fjalė tė rėnda nė drejtim tė trajnerit. Shenjė e njė nervozizmi qė mund tė hapė skenarė interesantė merkatoje, me Abramoviēin nė "pole position". Nė minutėn e 66-tė tė takimit, Milani udhėhiqte 2 0 ndaj Livornos. Nė atė pikė, Anēeloti e thirri Shevēenkon nė stol pėr t'i lėnė vendin Xhilardinos, por ukrainasit s'i erdhi aspak mirė: "Ēfarė dreq zėvendėsimi ėshtė ky? Vafsh nė djall..." - kanė qenė fjalėt qė janė mundur tė lexohen nga buzėt e lojtarit nė ēastin e zėvendėsimit. "Por nuk ishin pėr Anēelotin, nxitoi tė saktėsonte ai, nėse ka njė person, tė cilin nuk do tė mund ta shaja kurrė, ai ėshtė Anēeloti. Trajner Karlon e respektoj shumė, ėshtė tjetėr ajo qė lexoni nė buzėt e mia, dhe njė tjetėr gjė ajo qė mendoj dhe them pėr tė. Isha i inatosur, doja tė qėndroja nė fushė dhe tė shėnoja, kjo ėshtė e gjitha." "Nėse ka ndonjė problem, do tė sqarohemi nesėr (sot) me rinisjen e pėrgatitjeve, - ka thėnė trajneri, duke riparė pamjet e filmuara. - Megjithatė ėshtė normale qė njė futbollisti tė mos i vijė mirė tė dalė nga fusha."
Por qėndron fakti se episodi ėshtė njė tregues i qartė i nervozizmit tė Shevēenkos, i cili ėshtė gjithnjė e mė i joshur nga sirenat e "bluve". Abramoviēi, veē pėr ta sjellė te Ēelsi, ėshtė i gatshėm t'i ofrojė njė kontratė pesėvjeēare me nga 7 milionė euro nė sezon: ar i kulluar pėr njė sulmues qė nė shtator do tė mbushė 30 vjeē. Pa llogaritur se Shevės nuk do t'i vinte aspak keq tė provonte njė tjetėr mėnyrė pėr ta luajtur dhe pėr ta pėrjetuar futbollin. Duke u qėndruar thashethemeve, duket se nė javėt e ardhshme ėshtė nė program njė takim kokė mė kokė mes lojtarit dhe Galianit, pėr tė diskutuar lidhur me njė rishikim tė mundshėm tė kontratės me klubin kuqezi. Nga ky ballafaqim, klubi milanez do tė vendosė se ē'strategji do tė ndjekė: pra, nėse do ta "blindojė" nga ndonjė sulm i mundshėm apo do tė pranojė mega-ofertėn e Abramoviēit pėr tė investuar te njė tjetėr talent i madh. Por vetė Andrei Shevēenko i ka shuar menjėherė polemikat qė u ēelėn gjatė ndeshjes me Livornon. Nė fakt, lojtari ka ndėrhyrė gjatė emisionit "Controcampo" tek "Italia1", pėr tė shpjeguar sjelljen e tij.
Teksa dilte nga fusha, Shevēenko kishte pėrdorur fjalė shumė tė rėnda, tė cilat, edhe pse s'i ishin drejtuar nė mėnyrė direkte trajnerit, rikthyen nė kujtesėn e shumėkujt mosmarrėveshjet e sė kaluarės mes lojtarit dhe Anēelotit gjatė zėvendėsimeve. "E kisha me veten, - shpjegoi Shevēenko, - sigurisht qė isha pak nervoz, sepse pata shumė raste pėr shėnim dhe nuk arrita t'i konkretizoja. Kemi zhvilluar njė sezon tė vėshtirė dhe jemi tė gjithė tė lodhur dhe nervozė. Kjo ndeshje ishte shumė e rėndėsishme. Pėr mua ėshtė thelbėsore ta bėj sa mė mirė punėn time, pasi pretendoj shumė nga vetja." Shevēenko vijoi: "Pas ndeshjes, unė dhe Anēeloti nuk folėm, sepse nuk kishim ndonjė gjė pėr tė thėnė. As qė mė shkoi nė mendje se mund tė ishte krijuar njė ēėshtje e tillė. Unė e ēmoj shumė Anēelotin si trajner dhe si njeri. Ne shkojmė shumė mirė dhe s'mund t'i thosha kurrė Karlos gjėra tė tilla."
Anēeloti: Unė dhe Sheva, sėrish bashkė
Sheva ėshtė nervoz, sepse ndoshta nuk e kupton se ē'do tė ndodhė te Milani nė fund tė sezonit. Ai ka frikė se mos Anēeloti largohet, i druhet rikthimit tė njė situate si ajo qė ka pėrjetuar nė vitet e para te Milani. Ukrainasi flet vazhdimisht me trajnerin, marrėdhėniet mes tyre janė tė mira dhe ndoshta i takon pikėrisht Anēelotit ta analizojė me Shevēenkon tė ardhmen, ta garantojė dhe ta bindė qė ta ritentojnė sė bashku fitimin e Championsit. "Sepse unė s'do tė lėviz qė kėtu, kjo ėshtė e sigurt, dhe as ai s'do tė largohet", - ka thėnė Anēeloti. Ky ka qenė njė tjetėr konfirmim besimi ndaj njė lojtari kyē. "Do tė flasim kur tė rifillojnė stėrvitjet", - tha Anēeloti kur i treguan pamjet e filmuara. Por pak mė pas, ēėshtja u duk se ishte zgjidhur: "Nėse Sheva thotė qė s'e kishte me mua, nuk kam asnjė arsye pėr tė mos e besuar.
Nė fund tė ndeshjes i dhamė dorėn njėri-tjetrit, nuk e dija se ishte inatosur. Sa pėr sezonin e ardhshėm, nuk ka asnjė mundėsi qė unė tė largohem nga Milani, ndaj unė dhe Sheva do tė vazhdojmė tė punojmė bashkė."