Shikoni Postime te vecuara
  #457  
Te vjeter 02-05-2006, 13:52
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Faqe ne Ditar: 2
Materaci, autokritike per autogolin

Materaci, autokritikė pėr autogolin
Sokol Kondi


Marko Materaci ka dashur tė shpjegojė autogolin e tij qė i shkaktoi humbjen Interit nė Empoli: "E gjuajta shumė keq topin." Mbrojtėsi i Interit ėshtė pėrpjekur tė shpjegojė episodin, ku ai u bė protagonist negativ kėtė tė diel nė minutat e fundit tė ndeshjes: "Ma zuri kėmba shumė keq atė top, - ka deklaruar futbollisti pėr faqen e Interit nė internet. - Mė vjen shumė keq, sepse e vura nė vėshtirėsi portierin dhe skuadrėn. Pėr fat tė keq janė gjėra qė ndodhin. Ėshtė e drejtė qė kur dikush gabon, t'i marrė pėrsipėr pėrgjegjėsitė e tij. Lėreni tė qetė Hulio Sezarin, sepse ai nuk ka faj fare, nė atė rast gabova vetėm unė."

Lojtari i ekipit qė drejtohet nga Roberto Manēini ka shpjeguar edhe se ēfarė ka ndjerė kur e ka parė topin ta kapėrcente portierin: "Desha tė groposesha diku, por s'kisha si ta bėja. Nėse kjo gjė duhej tė ndodhte medoemos, mė mirė qė ndodhi tė dielėn dhe jo nė njė rast mė tė rėndėsishėm si tė mėrkurėn nė mbrėmje. Pėr fat tė mirė, kjo nuk ndryshoi shumė gjėra pėr ne. Nėse duhet vetėm tė qeshim me tė?

Nga mėnyra se si ndodhi, ndoshta po, por mua ma ka prishur jashtėzakonisht shumė humorin, sepse bėri qė ta humbisnim ndeshjen. E vetmja brengė qė kam, ėshtė se nuk kishim kohė tė nevojshme nė dispozicion, pėr t'u pėrpjekur ta korrigjonim atė gafė fatale qė bėra unė." Ndėrsa, pėr finalen e Kupės sė Italisė ndaj Romės, futbollisti shtatlartė shtoi: "Roma do tė jetė shumė e vendosur dhe do tė pėrpiqet tė hakmarret ndaj nesh pėr finalen e sezonit tė kaluar. Do tė luajmė nė dy stadiume shumė tė bukura dhe tė mbushura plot me njerėz, ku ėshtė fantastike tė luash. Vetėm kjo do tė mjaftonte pėr tė na dhėnė stimujt e duhur." Pėr tė pėrfunduar, i pyetur nėse nė kėtė pikė e mendon ndopak botėrorin, Materaci e mbylli duke thėnė: "Tani kemi dy finalet e Kupės sė Italisė dhe dua tė pėrqendrohem tek ato. Vetėm mė pas do tė filloj tė mendoj pėr Kupėn e Botės." Ndėrkohė, skuadra e Interit ėshtė stėrvitur dje nė mėngjes nė Apano Xhentile, nė kuadėr tė finales sė Kupės sė Italisė ndaj Romės. Titullarėt e ndeshjes nė Empoli kanė kryer njė seancė ēlodhėse, ndėrsa pjesa tjetėr e lojtarėve kanė zhvilluar ushtrimet e nxehjes me qarkullimin e topit, prova rezistence specifike, gjuajtje nė portė dhe mini-ndeshje. Dejan Stankoviē, Sinisha Mihajlloviē dhe Franēesko Toldo janė stėrvitur me shokėt, ndėrsa Huan Sebastian Veron (vrapime nė rėrė, vrapim nė fushė dhe stėrvitje teknike me topin), Alvaro Rekoba dhe Kristiano Zaneti (terapi specifike dhe stėrvitje nė palestėr) kanė kryer njė seancė tė veēantė stėrvitore. Pierre Uome, i cili ka marrė leje pėr arsye familjare, nuk ishte i pranishėm nė stėrvitje.

Lukareli: Tani jam gati pėr Interin
Kristiano Lukareli tek Interi? Ndoshta, edhe sepse vetė prsoni nė fjalė nuk e mohon. Nė fakt, lojtari i Livornos lidhur me kėtė ēėshtje ka thėnė: "Unė dhe Marko Branka (drejtori teknik i Interit) u pėrshėndetėm pas ndeshjes Livorno Inter, sepse kemi luajtur bashkė nė Lojėrat Olimpike nė Atlanta. Nuk flasim shpesh, por jemi takuar.

"Pėr skuadrėn zikaltėr, Lukareli shtoi: "Unė mendoj se nė kėtė moment do tė ishte e volitshme tė shkoja tek Interi. Nga ekipet e mėdha ėshtė ajo qė ka mė shumė perspektivė." Golashėnuesi i Livornos e ka justifikuar edhe ecurinė e sivjetme tė Adrianos me shokė: "Interi ka marrė mė shumė pikė se nė sezonin e kaluar nė kampionat, ka shkuar nė finalen e Kupės sė Italisė dhe ka dalė nga Championsi nga njė gol i pėsuar nė transfertė."
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Pergjigjuni me Citim