Shikoni Postime te vecuara
  #456  
Te vjeter 02-05-2006, 13:51
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Faqe ne Ditar: 2
Siena, "kryeqyteti" i polemikave

Siena, "kryeqyteti" i polemikave
Erion Abule

Shpėtimi i arritur matematikisht me dy javė para kohe, nuk mjafton pėr t'i dhėnė buzėqeshjen Sienės. Klubi toskan ka pėrfunduar nė "syrin e ciklonit" pėr polemikat dhe dyshimet qė e shoqėruan para dhe pas sfidės me Juventusit. Tifozėt e kundėrshtuan rėndė skuadrėn, De Kanio ka pohuar largimin dhe me sytė e tė gjithė Italisė drejtuar nga ky ekip, tani edhe "aleanca e shenjtė" me "Zonjėn" ėshtė nė dyshim.
Ėshtė njė atmosferė nėn trysni tė lartė ajo qė duket nė Sienė, njė ditė pas sfidės sė super-diskutueshme kundėr Juves. "Dyshimet" pėr njė favor tė mundshėm ndaj skuadrės sė Kapelos pėr lojtarėt e shumtė toskanė, tė lidhur me Gea-n (agjenci menaxheriale pėr lojtarėt), kanė gjetur terren tė dukshėm nė tre golat e pėsuar nga padronėt e shtėpisė nė 8 minutat e para tė lojės. Tė gjitha kėto, por edhe akuzat e ish-kapitenit Arxhili ("Moxhi komandon Gea-n"), provokoi irritimin e publikut sienez. "Tė shtunėn nė mbrėmje, dy nga lojtarėt tanė ishin nė diskotekė nė Arexo, tė dehur. Ja, kėshtu pėrgatitet ndeshja me Juven", - akuzojnė disa tifozė. Njė nga dy tė akuzuarit, i riu Paro nuk pėrgjigjet, ndėrsa Portanova kėrkon dialog: "Djema, unė ndeshjet nuk i shes." Pėr kėtė, tifozėt bardhezinj filluan tė thėrrisnin pas golit tė dytė: "Qesharakė, qesharakė." Nga ana tjetėr, trajneri De Kanio pohon largimin nga skuadra: "Jam unė ai qė parapėlqej tė largohem, kėtu nuk kishte kushte pėr tė punuar. Qė nga java e parė mė kanė shkarkuar me protestat e tyre." Tani, rreth Sienės mbetet njė atmosferė dyshuese qė mund tė ketė ecuri negative pėr strategjitė e sė ardhmes. Nė sezonin e ardhshėm, pas shumė polemikave, "aleanca e shenjtė" me Juventusin, a mund tė vazhdojė para? Pyetja ėshtė e drejtė dhe njė ndryshim nė drejtim tė klubit do ta ndėshkonte aspektin teknik tė padronit De Luka. Por jo para se tė saktėsonte: "Mos ėshtė gjė "Gea" qė paguan borxhet? Kėtu, nė tė vėrtetė, paratė i jap unė, tė gjitha tė tjerat janė sajesa." Ndoshta, por rikthimi i besimit drejt tifozėve vėshtirė tė kthehet.

Tifozėt bardhezinj: Mjaft mė me dyshime!
Pas dyshimeve rreth njė favorizimi tė mundshėm tė Sienės nė pėrballjen ndaj Juves, kanė qenė vetė tifozėt juventinė qė kanė mbrojtur skuadrėn e tyre: "Cilido rezultat qė do tė kishte dalė nga "Franki", shkruan Juventus1897.it, do tė kishim dėgjuar komente tė adresuara ndaj nesh, nė kuptimin e rezultatit tė pilotuar, sepse Siena ėshtė njė klub mik dhe sepse ėshtė "Gea". Ēudi qė nuk flitet asnjėherė pėr miqėsi mes Milanit dhe skuadrave tė tjera, si me Parmėn apo Rexhinėn." Tifozėt bardhezinj i janė kundėrpėrgjigjur kėshtu shtypit tė cilėsuar, "jashtėzakonisht anti juventin." Fakti ėshtė i veēantė, sepse vetėm disa javė mė parė skuadra ishte kundėrshtuar rėndė nė "Dele Alpi" pas skualifikimit nga Championsi ndaj Arsenalit. Mbrojtja e mbėshtetėsve vazhdon: "Ndeshja e Sienės ėshtė shembulli klasik, se si njė mjedis konsiderohet shkencėrisht i pėrgatitur nga media tė tilla, jashtėzakonisht anti juventine dhe pak tė ngjyrosura bardhezi. Pėr tė qenė serioz, kjo ndeshje duhej tė mbyllej me humbjen e Juves dhe theksojmė qė Siena ka marrė vetėm dy pikė nė shtatė ndeshjet e fundit, me mbrojtjen mė tė dobėt tė kampionatit dhe me numrin mė tė madh tė humbjeve nė shtėpi pas Trevizos. Pra, mediat edhe njė herė meritojnė njė notė negative."
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Pergjigjuni me Citim