Shikoni Postime te vecuara
  #8  
Te vjeter 02-05-2006, 01:11
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Enderr e Prere

Ėndėrr e Prerė

Mos vdis, se pas shirave arėn e mbushi bari,
Ka rėnė nė ullishtė mizė e ullirit.
Hardhia duhet spėrkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dalė nga plisi kėrcelli i misrit

Ne ėndėrronim tė bėnim njė anije,
Kurkush s'e mendonte mė ē'dru do ta ngrinim,
Kishim ndėrmend ta ndėrtonim me degė hardhie
Dhe vela ti vinim.

Bodrumet e saj t'i mbushnim me poēe me verė
Dhe tė lundronim nė ishujt e Havajės;
Ta pinim verėn me vajzat e ishujve nė Belvedere,
Zezaku tė bėnte fresk me fletėn e palmės.

Mos vdis se kalit i ra nė vrapim njė patkua
Dhe nisi ta ngrejė nga dhimbja kėmbėn e parė;
Kėrkojmė patkonj e s'na jep njeri hua,
S'e gjejmė as nallbanin e marrė.

Ne ėndėrronim tė shkonim nė hipodrome,
nė vende tė lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali ēalon e s'na ha as barin e njomė;
me sy si gota na sheh si tė huaj...

Mos vdis, se dielli nė oborr e ka shtruar sofrėn e madhe
Dhe presim tė vijnė vajzat tė gjitha,
Tė gjitha ato qė ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet nė driza.

Mos vdis nė dhomėn e heshtur i shtrirė
Ėshtė turp kaq shpejt tė rrish e tė vdesėsh!
Ne ėndėrronim njė vdekje mė tė mirė:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim nė pikėn e vesės.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.