Njeriu me Top
Fragment
Tregojnė se plaku Mere njėherė kishte vdekur e pastaj ishte ngjallur. Njerėzit betohen se kjo qė rrėfehet nė fshatin Arun, nuk ėshtė pėrrallė, por e vėrtetė si nata. Ai vdiq. Tė afėrmit e tij u mblodhėn, e qanė, e mbėshtollėn me qefin, e vunė nė tabut dhe e morėn pėr ta shpėnė nė varre. Binte dėborė dhe ishte ftohtė. Nė mes tė rrugės qė nga tabuti u dėgjua njė zė.
- Allah belaversėn! Ē'ėshtė ky kiamet e kjo e ftohtė kaq me llahtari! Allah, largoje prej meje Shimbėr Jezit Shimbėrllarin!
Ara qė e mbanin, kur dėgjuan zėrin e tė vdekurit, u llahtarisėn, e lėshuan dhe ia dhanė vrapit. Vetėm xherahu i fshatit Xheladin Durballia qė mbante njė gunė tė madhe, nuk lėvizi vendit.
- O i madhi i mė i madhit, ē'po kurdis me mua shejtan Mulahimi dhe Jeziti?, - thirri plaku Mere dhe u ngrit, duke shqyer qefinin.
Ai rrotulloi sytė nė bardhėsinė e ftohtė dhe vuri re vetėm xherah Xheladin Durballinė me kėmbė tė ngulura nė dėborė.
- O hak i madh! Cili ėshtė ky? Xherah Xheladin Durballia, apo vetė shejtan Mulahimi?
-Jam unė xherah Xheladin Durballia, i biri i Xhevatit dhe i nipi i Abdiresulavziut, - tha xherahu dhe ia hodhi me vrap gunėn nė supe.
Ashtu tė mbėshtjellė mė gunė e shpuri gjer nė shtėpi. E veshi me rrobat qė mbante kur ishte gjallė, i ndezi kandilin dhe e vuri nė dyshek qė tė vinte nė vete. Njerėzit e shtėpisė ishin zhdukur dhe kishin mbetur vetėm pleqtė e plakat, se kujtonin se gjyshi i madh ishte bėrė lugat.
Plakut Mere i shėrbente vetėm Xheladin Durballia. Ai i tregoi edhe pėr ata qė kishin ardhur nė shtėpi pėr ngushėllim, edhe pėr ata qė nuk e kishin ngushėlluar.
- Demek filani e filani nuk mė dashkan! - e ngriti kokėn nga jastėku plaku Mere.
- Ashtu del, - tha xherah Xheladin Durballia.
- Kush u gėzua me vdekjen time? - pyeti plaku Mere.
- Filani e filani, - tha xherah Xheladin Durballia.
- O hak i madh! T'i bėsh hi, e t'i heqėsh zvarė, e t'i shposh nė fytyrė e t'u lėsh vrima atyre qė s'mė duan! O hak i madh! - mallkoi plaku Mere.
Kėshtu tregojnė e kėto nuk janė pėrralla, po tė vėrteta si netėt.
Gjithė fshati Arun, e gjithė kazaja ē'merr mali i Kokallės e ē'zė lumi Krak u habitėn me kėtė ngjarje tė padėgjuar ndonjėherė dhe thamė se tani do t'i vinte fundi botės. Pastaj njerėzit mėsuan, se plaku Mere jetonte me kandil tė ndezur dhe pohuan se edhe fundi i botės nuk qenkėsh gjė! Prandaj ngritėn edhe njė kėngė qė nuk dlhet se kush e ka kėnduar i pari. Kėnga thotė:
Ty, mor plaku Mere,
nė tabut tė vunė,
tė xhumanė e zezė
nė varre tė shpunė.
Po ti seē u ngrite,
thirre nga tabuti,
gjilpėra-gjilpėra
ē'na u bė vuxhuti.
Nė tabut tė lanė,
kėmbėt dhč s'u zunė,
Xheladin xherahu,
tė futi nė gunė.
Xheladin Xherahu,
mė t'u thaftė dora,
s'e le plakun Mere
ta hante dėbora.
Xherah Xheladini,
Xheladin xherahu,
S'e solle lugatin,
mė t'u thaftė krahu!
"Dynjaja u prish! O hak i madh, ē'pret?!"
Kjo ėshtė thirrja e dėshpėruar e plakut Mere, njė prej figurave mė tė ēuditshme tė prozės sė Dritėro Agollit. Nė njė anė ky personazh ngjan me njė gjysh teqeje bektashiane, autoriteti i tė cilit nuk mund tė vihet nė dyshim nga ata qė janė nė njė hierarki tjetėr (baba, dervish, muhyp). Nga ana tjetėr, pikėrisht ky "gjysh", duket sikur flet me dhimbjen e Shekspirit: "Kjo botė u ēthur! O prapėsi, o dreq! Qė unė paskam lindur tė tė ndreq!" Nė tė vėrtetė nuk ėshtė shthurur dynjaja, por ėshtė prishur njė rend tradicional i gjėrave. Plaku Mere dhe rendi i tij nuk pėrfillen mė. Nė kėtė situatė ka diēka universale. Morali i njė brezi shpesh vjen nė kundėrthėnie me moralin e brezit pasardhės. Thuhet se nė njė mbishkrim tė gjetur nė njė papirus shumė tė lashtė gjendet ankimi: "Ah, ky brezi i ri!" Ndėrrimi i moralit ndodh jo vetėm nga brezi nė brez, por edhe nga epoka nė epokė. Kjo shpesh shoqėrohet me dhimbje dhe trondizje tė mėdha. Plaku Mere nuk mund tė jetė mė njė patriark absolut i familjes sė madhe katėrbrezash tė Fizėve, sepse rinia mendon ndryshe. Lėkundja e autoritetit tė tij nė familje, nė njė farė mėnyre, pėrbėn shkelje nė njė tabu. Kjo ndodhi rėndom nė Luftėn Antifashiste, e cila krijoi njė moral tė ri tė punėve.