Arka e Djallit
Analizė
Duke e lexuar me kėrkesat e njė estetike letrare kanonike, "Arka e djallit" nė kuptimin e plotė tė fjalės ėshtė njė vepėr e padisiplinuar. Ajo dėshmon dhe njė herė se personalitetet e fuqishme tė letėrsisė shqipe kanė qenė mė tė lirė se metoda e tyre krijuese, sikurse edhe e kundėrta: autorėt e patalentuar e kanė kufizuar edhe mė shumė veten se "parimet" e metodės.
Dritėro Agolli nisi ta shkruajė "Arkėn e djallit" nė fillim tė viteve '80, kur letėrsia shqipe i hidhte me shumė kujdes hapat e vet, duke njohur rreptėsinė e metodės dhe vėshtirėsitė "pėr t'ia hedhur" asaj. Romani u pėrfundua nė fillim tė viteve '90, kur nė jetėn shqiptare hyri njė kuptim tjetėr i lirisė sė mendimit dhe tė krijimit. Por, ndėrkaq, pėr autorin ishte shumė vonė t'i rikthehei veprės pėr ta rishkruar (gjė qė s'pėrputhej as me parimet e tij krijuese), sikurse ishte po aq e vėshtirė t'i paraqiste njė lexuesi tė lirė njė vepėr tė shkruar nė kushtet e kufizimeve tė pėrgjithshme tė shoqėrisė.
Njė nga pyetjet mė tė mprehta tė gjykimit tė librit "Arka e djallit" ėshtė pikėrisht ajo se ē'liri i ofron prej viteve '80 njė shkrimtar i talentuar si Dritėro Agolli brezit tė ri tė lexuesve tė viteve '90, qė hyri nė shoqėri me kėrkesa tjetėrsoj pėr lirinė dhe artin, pėr vlerat dhe gjymtimet? Ēėshtja mund tė shtrohet nė njė formė mė konkrete. Njė vepėr e shkruar nė ato vite, e llogaritur tė kishte pėr horizont tė pritjes lexuesin tradicional, qė realizmin e angazhuar e vlerėsonte si njė shkallė mė tė lartė tė realizmit, si do tė pritej pas ndryshimit me themel tė horizontit tė pritjes? Kjo ėshtė ēėshtja e lirisė krijuese. Pėr t'iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje ėshtė e nevoishme tė pohohet qė nė fillim se nė romanin "Arka e djallit" lexuesi gjen disa shkallė tė lirisė, tė cilat, ndonėse nuk kanė kufij tė pėrcaktuar ndėrmjet tyre, megjithatė janė tė dallueshme. Kjo e bėn atė njė "vepėr me liri shumėkatėshe".
Shkalla e parė e lirisė sė shpėrfaqur ėshtė ajo e shkrimtarit. Gjithė rruga krijuese e D.Agollit ėshtė njė zinxhir shmangiesh nga disiplina metodologjike. Romani "Arka e djallit" ka nė qendėr tė veprimit njė shkrimtar: Sherif Abecenė. Detyra e tij ėshtė tė zbulojė "arkėn e diallit", njė sėnduk ku ruhen dorėshkrimet e ndaluara tė njė autori qė "ka shkelur vljėn". "Djalli" qė duhet tė zbulojė shkrimtari s'ka tė bėjė me demonologjinė popullore, as me ndonjė qenie qė tundon njeriun pėr tė dalė nga rruga e perėndisė. "Djalli" ėshtė romani "Shakaja e ndaluar ose njeriu qė e ndaluan tė qeshė", nje vepėr e ndaluar e shkrimtarit tė dėnuar Bamkė Dynjaja, jeta e tė cilit ėshtė ndėrlikuar nė episode tė paqarta, qė mbeten enigmatike deri nė fund dhe qė lexuesi duhet t'i marrė me mend si shprehje disidence.
Shkrimtari Dritėro Agolli, duke vendosur nė qendėr tė romanit tė tij kėrkimin pėr tė zbuluar njė tabu, duke kėrkuar tė ndaluarėn, shfaqet me njė pėrmasė lirie qė gjendet mbi lirinė e shoqėrisė, mbi lirinė shtetėrore, mbi lirinė e qytetarėve tė zakonshėm, mbi lirinė qė ofronte metoda. Nė njė farė mėnyre, shkrimtari me kėtė zgjedhje merr vendimin "tė ulet nė karrigen e djallit" dhe tė bėhet avokat i tij, tė marrė nė mbrojtje sėndukun e drunjtė ku ėshtė ndryrė mendja dhe krijimtaria e njė shkrimtari qė kėrkonte ndryshime nė shoqėri.
Shkalla e dytė e lirisė shprehet nga shkrimtari Sherif Abeceja, i cili, si personazh i librit, ndėrmerr udhėtimin pėr nė fshatin e largėt Qershizė, me qėllim qė ta shpėtojė "arkėn e djallit", romanin e ndaluar tė Bamkės. Kjo ėshtė njė shkallė mė e lartė lirie, sepse, duke qenė njė alter-ego e autorit, D.Agollit, shkrimtari Sherif Abeceja, nė fund tė fundit njė hije, hero romani, ėshtė mė i lirė t'i pohojė idetė e rrezikshme, sepse njė hije nuk trembet as nga doktrinat, as nga ligjet, as nga kufizimet e njė metode, as nga nenet kushtetues tė ndalimeve, as nga gjyqi dhe dėnimi. Sherif Abeceja ia merr fjalėn nga goja shkrimtarit tė vėrtetė, D.Agollit, pėr tė mos e lėnė tė rrezikojė hapur, sepse ai ėshtė shtetas i njė vendi tė cilit duhet t'ia zbatojė ligjet, qofshin ato liberale apo restriktive. Njė shkallė e tretė e lirisė krijuese gjendet nė "shthurjen" e Cute Babules, njė personazh qė gjithashtu shumė herė bėhet bartės i mendimeve tė autorit, sidomos nė filozofinė e tij pėr jetėn, pėr njeriun dhe botėn, pėr atdheun dhe planetin, pėr historinė dhe tė sotmen, pėr popullin dhe qeveritė. Cute Babulja, nė romanin "Arka e djallit", qysh nė fillim tė viteve '80-tė protestonte kundėr lėnies sė fshatarit pa bagėti, pa njė copė pronė tė vogėl. Kurse autori i romanit mundi t'i nyjėtonte pa ndėrmjetėsinė e personazhit tė tij kėto ide njė dekadė mė vonė.
Cute Babulja ėshtė paraqitur nė vepėr si njėfarė "sherr-budallal", qė pėrpiqet t'i bėjė tė pranueshme idetė e tij duke i fshehur pas njė shakaje, pas njė sofizmi, pas njė naiviteti. Ai ka arritur fitoren e madhe qė edhe "atje lart" tė mendojnė e tė thonė: "Kėshtu e ka Cutja!". Kjo ėshtė njė pėrparėsi e madhe pėr tė. Ai ėshtė i lirė tė pohojė mendime qė as shkrimtarit me famė botėrore Sherif Abeceja nuk i shkon nė mendje t'i shprehė. Cute Babulja ka dalė me kohė jashtė "kryqit" tė "njeriut tė ri" dhe i ka krijuar vetes njė hapėslrė lirie mbi tė tjerėt.
Shkrimtari arrin njė shkallė tė katėrt lirie me "romanin brenda romanit", me "arkėn e djallit", ku gjendet vepra e ndaluar e Bamkė Dynjasė. Ajo quhet "Shakaja e ndaluar", titull qė tė kujton romanin e njohur tė Kunderės "Shakaja". Kritikėt perėndimorė kanė shkruar se, po tė ishte pėrkthyer mė herėt "Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo", ndoshta "Shakaja" e Kunderės do tė priste radhėn pėr tė zėnė ndonjė vend tjetėr nė vlerėsimet e opinioneve letrare. Nė romanin "Arka e djallit" gjendet pikėrisht njė vepėr qė mban si titull emrin e veprės sė Kunderės, i cili pėr rreth dy dekada u bė shenjėzim i disidencės letrare nė vendet e Lindjes. Nė kėtė shkallė tė lirisė krijuese D.Agolli ėshtė fare pranė disidencės. "Romani brenda romanit", siē e pėrcaktuam qysh nė fillim "Shakanė e ndaluar" tė Bamkė Dynjasė, qė lexuesi e gjen gati tė plotė nė faqet e "Arkės sė djallit", merret me mend se nuk ėshtė ndonjė zbulim i autorit, ajo ėshtė njė vepėr e shkruar nga i njėjti autor. Njė nga dukuritė mė interesante qė vihen re nė romanin "Arka e djallit" ėshtė shprehja e vetvetes nė njė shumėsi emrash.
Autori i veprės shihet i projektuar nė figurėn e shkrimtarit Sherif Abeceja nė sjelljet e tij tė serta, nė tiparin e tij tė kėmbėnguljes pėr tė zbuluar atė qė tė tjerėt pėrpiqen ta mbulojnė, nė heshtjen dhe dialogėt "me popullin". Ai shihet i projektuar tek figura e Cute Babules nė mėnyrėn si ndėrton humorin, si u heq cipėn mashtrimeve, si sillet shpenguar nė marrėdhėniet me tė huajt, si i mund komplekset e veta dhe gjen shtigje e rrugėdalje edhe nė situata tė vėshtira, si i ndėrton bisedat dhe lidhjet me fshatin dhe fshatarėt, si preket e ligėshtohet pas gabimeve dhe qortimeve. Nė figurėn e Bamkė Dynjasė ėshtė njė pjesė e fatit real tė vetė shkrimtarit. Eshtė fakt se D. Agolli pati nisur ta botonte "Arkėn e djallit" nė formėn e fragmenteve, por fundi i saj qe ndalimi, njė sėnduk njėsoj si ai i "Shakasė sė ndaluar" tė Bamkės.
Nuk ėshtė e rastit qė D. Agolli, duke e quajtur romanin e tij "Arka e djallit", qė nėnkupton sėndukun ku mbahet e kyēur vepra e ndaluar e Bamkė Dynjasė, i ka paralaimėruar atij njė fund tė trishtuar. Ndoshta autorėsia e shumėfishtė (unė s'jam as Bamka, as Cutja, as Sherif Abeceja; ata janė personazhe tė njė vepre, ku shkrimtari ka qėndrimin e tij tė qartė) mund tė mos funksiononte si lehtėsi dhe hile pėr tė thėnė atė qė ishte e zorshme tė thuhej. Ndoshta edhe romani i Agollit mund tė pėrfundonte pikėrisht nė njė sėnduk tė frikshėm, tė cilin mė pas dikush do tė duhej ta zbulonte.
Duke mundur "vetėkufizimin", me "Arkėn e djallit" D.Agolli e ēliroi letėrsinė shqipe nga njė prej pengesave mė tė mėdha. Deri mė sot ėshtė e zorshme tė gjendet njė vepėr tjetėr ku autori tė ketė arritur vetėshfaqjen jo vetėm nė atė qė ia ndalojnė tė tjerėt, por deri nė atė qė ia ndalon ai vetvetes.
Fragment
Anthulla, pasi dėgjoi njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė pėrshkrimit tė udhėtimit nėpėr Greqi dhe pjesėrisht nė Turqi, filloi tė lexojė me vete.
-Jo, lexo me zė! - urdhėroi Sherif Abeceja dhe u ul larg saj, nė njė karrige nė rrėzė tė verandės. "Hyrja e Cute Babules nė vallen e dervishėve mevlevinj, o Hyskė, bėri njė jehonė aq tė madhe nė mes tė shkencėtarėve, sa me fjalėn qė na ka dhėnė natyra e gjuhės nuk mund tė tregohet. Por kjo jehonė vetėm fillimin e kishte nė gjirin e shkencėtarėve. Tė nesėrmen u bė ortek, qė vėrshoi me uturimė nė mbarė Konian. Po tė pasnesėrmen? Tė pasnesėrmen u bė uragan, qė u soll dhe u mbėshtoll, u vėrvit dhe u rrotullua anembanė Turqisė. Si i thonė nė kėngė?
Kėtu duhet thėnė: "Hajde Cute Kapedani"! Ti e di mirė, o Hyskė, se dikur, nė kohėt e shkuara namin ta hapte kėnga! Po tė hyje nė kėngė, edhe sikur tė mos ishe shumė trim, apo shumė i zgjuar, fama rritej, pasi emri qė kalonte gojė mė gojė dhe ēdo kėngėtar shtonte nga njė fjalė e nga njė epitet. Kurse sot famėn ta hapin mjete tė tjera: gazetat, revistat, librat, radioja, televizioni, filmi, telefoni, telegrami, kompjuteri... Edhe fama e Cute Babules vėrtet e zuri fillin nė gjirin e shkencėtarėve, por pastaj ē'ndodhi se!... Tė pasnesėrmen gazeta mė e shquar e Konias "Bytyn dynja" botoi njė artikull tė shoqėruar me tri fotografi: njėra qė paraqiste Cute Babulen duke u nisur drejt valles, tjetra nė valle dhe e treta nė pėrqafim me dervishėt nė mbyllje tė manifestimit. Nė artikullin e "Bytyn dynjasė" gazetarė qė mund tė krahasohet me "Le Monde" tė Francės, se "dynja", ashtu si "monde", do tė thotė "botė", shkruhej: "E mahnitshme!
E paimagjinueshme!" Nė vallen e dervishėve nė Sema mė e njohur nga gjithė bota, qė u dha nga mevlevinjtė pėr nder tė shkencėtarėve, hyri papritur dijetari marksist shqiptar, studiuesi i kulturave popullore, Maksut Babulja, qė zakonisht i thėrrasin Cute, dhe me mjeshtėri, ndoshta mė tė pėrsosur se tė dervishėve dhe me njohuri fetaro-filozofike mbase mė tė mėdha se semazeni, udhėheqėsi i Sema-sė, kėrceu e luajti deri nė mbyllje tė ceremonisė, dhe nė fund i pėrqafoi me radhė tė gjithė valltarėt e shenjtė nėn breshėrinė e duartrokitjeve tė njerėzve tė shkencės. Njė fenomen i tillė, qė tė hynte nė vallen e dervishėve njė i jashtėm, qoftė turk e qoftė kaur, ka 722 vjet qė nuk ėshtė pėrsėritur, qė kur ishte gjallė hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu. Kur jetonte hazreti, nė njė ceremoni dervishėsh, u fut papritur mes valles njė sarhosh dhe filloi tė kėrcejė. Nė kėrcim e sipėr i shtynte me bėrryl dervishėt, duke ua penguar rrotullimin! Atėherė semazeni e shau sarhoshin dhe iu ankua hazretit Mevlana: "Ky ėshtė i pirė dhe duhet ta pėrzemė nga vallja!" Dhe hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu iu pėrgjigj: "Ai ka pirė hyjninė, ju po silleni me tė si me njė pijanec". Kjo frazė qė ka mbetur si ese, nė frėngjisht shprehet: "Lui, il a bu divin, vous agissez en ivrogne!". Edhe pėr Cute Babulen kur hyri nė vallen e dervishėve, disa thanė se gjoja ishte i pirė dhe kėrkuan tė zbohej nga andej. Dhe kėta qė e thanė, fatkeqėsisht, ishin turq dhe francezė. Po tė jetonte Mevlania, do t'u pėrgjigjej: "ju silleni me tė si me tė pirė!" ose
"Vous vous agissez ivrogne!"
"Habia jonė, vazhdonte artikulli, pėr hyrjen e marksist-leninistit Cute Babulja nė vallen e dervishėve, ėshtė gjetiu... Njė shkencėtar shqiptar, qė jeton nė kėshtjellėn mė tė fortifikuar tė marksizmit, del nga andej dhe rrėzon muret dhe vallėzon, duke u sjellur rrotull vetes dhe rreth dervishėve. Dhe jo vetėm kaq! Ai nė fund tė valles puthet me dervishėt! Ėshtė me tė vėrtetė paradossale, kur dihet se nė Vendin e Shqiponjave, qė janė nė fakt shqiponja me krahė tė lidhura, ndalohet feja dhe institucionet e saj, ndalohen dhe dėnohen ata qė takohen me hoxhallarė, dervishė, baballarė, shehlerė, priftėrinj, murgjėr e murgesha. Kurse shqiptari marksist-leninist-stalinist, Maksut Babulja, i mbiquajturi Cute, qė ndodhet kėto ditė midis nesh nė Turqi dhe qė po na sjell njė gėzim tė mahnitshėm, me veprimin e tij human, shprehu haptazi nostalgjinė dhe dashurinė pėr mevlevinjtė nė veēanti dhe, nė pėrgjithėsi, pėr islamizmin, tė cilit i takon e ardhmja. Mos vallė kjo ėshtė njė shenjė qė nė Shqipėrinė tonė mike, po ndryshojnė gjėrat? Apo Cute Babulja kėtė gjest fisnik e bėri pėr hir tė forcimit tė miqėsisė tradizionale shqiptaro-turke pa pyetur autoritetet shqiptare?
Nuk e besojmė qė kjo tė jetė njė shaka, megjithėse, sa dimė, Cute Babulja ėshtė njė shakaxhi, qė i kalon kufinjtė e Vendit tė Shqiponjave. Dhe madje temėn e kumtesės, qė do tė mbajė sot nė Konferencėn, nė ora 10.00, e ka: "Folklori shqiptar dhe Nastradini". Dihet se qendra e Nastradinit, pas zbimit tė tij nga Buharaja, u bė qyteti ynė i lashtė Konia. Mund tė bėhet edhe njė supozim tjetėr, Cute Babulja, si materialist, duke hyrė nė valle, shpreh lėvizjen universale, lėvizjen e molekulave, atomeve, protoneve dhe neutroneve. Njė dervish qė rrotullohet rreth vetes dhe rreth tė tjerėve, simbolizon lėvizjen e atomit. Marksistė-leninistėt lėvizjen e quajnė si njė nga format mė tė rėndėsishme tė materies. Mos vallė Cute Babulja nga gjithė vallja ka marrė vetėm thelbin, lėvlzjen, qė atij i intereson? Edhe ky mund tė jetė njė arsyetim... E mahnitshme dhe fantastike! "Me kėtė thirrje mbyllej artikulli".
Njė nga vlerat mė tė rėndėsishme tė romanit "Arka e djallit" ėshtė qėndrimi i autorit ndaj botės kulturore tė Orientit. Kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr tė zbuluar disa tė vėrteta tė thjeshta, qė kanė tė bėjnė me kuptimin e universit njerėzor nė tėrėsinė dhe ekuilibret e tij. Dritėro Agolli, pėrmes "Arkės sė djallit", e dėshmon veten si njė njohės tė shkėlqyer tė kulturave tradizionale tė popujve tė Lindjes, tė letėrsisė sė tyre tė mirėnjohur, tė riteve dhe zakoneve tė jetesės,tė ngjashmėrive dhe ndryshimeve kulturore me ato tė popullit tė tij. Nė mėnyrė figurative, pėr lehtėsi tė krijimit tė simetrisė sė mendimit, autori ka marrė gazetėn turke "Bytyn dynja", tė cilėn e krahason me "Le Monde", tė dyja me kuptimin "bota". Ndėrmjet Parisit tė gazetės "Le Monde" dhe Stambollit tė "Bytyn dynjasė" gjendet vendi i vogėl i autorit, i cili, i ngatėrruar nė hallet e tij, nuk ngurron t'ia bėjė me sy Perėndimit, pa e ditur se ē'ka nė anėn tjetėr tė botės. Shkrimtari ėshtė i kujdesshėm nė zgjedhjen e emėrtimeve, me qėllim qė tė ndikojė tek lexuesi pėr tė forcuar bindjen se qytetėrimi perėndimor dhe ai lindor janė dy pamje tė sė njėjtės kulturė njerėzore. Konia, vendbanim antik i qytetėrimit helen (nga gr. "Ikonia"), vendi ku zhvillohet festivali ndėrkombėtar i valleve dhe i riteve tė Sema-sė bektashiane, dhe jepen ēmime tė nderuar pėr fituesit, tė kujton qysh nė emėr Kanėn, ku konkurrojnė artistėt e kinematografisė botėrore. Vallja e Sema-sė, ku hyn tė luajė edhe njėri nga personazhet e romanit, paraqitet si njė kryevlerė mė vete, qė pėr shekuj ka magjepsur breza njerėzorė.
Qėllimi i shkrimtarit pėr tė ndikuar nė opinionet letrare pėr njė ekuilibėr tė vėrtetė vlerash shihet jo vetėm nė admirimin e vlerave kulturore lindore, nė adhurimin e figurave tė ndritura tė kėtyre kulturave, si Xhelal-ed-din Ruumi, por dhe nė formėn stilistikore si e ndėrton frazėn. Ja njė paragraf tipik, ku, edhe pėrmes stilit ndikohet pėr tė pėrfytyruar botėn si njė tė tėrė: "Njė fenomen i tillė, qė tė hynte nė vallen e dervishėve njė i jashtėm, qoftė turk e qoftė kaur, ka 722 vjet qė nuk ėshtė pėrsėritur, qė kur ishte gjallė hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu. Kur jetonte hazreti, nė njė ceremoni dervishėsh, u fut papritur mes valles njė sarhosh dhe filloi tė kėrcejė. Nė kėrcim e sipėr i shtynte me bėrryl dervishėt, duke ua penguar rrotullimin. Atėherė semazeni e shau sarhoshin dhe iu ankua hazretit Mevlana: "Ky ėshtė i pirė dhe duhet ta pėrzėmė nga vallja!". Dhe hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu iu pėrgjigj: "Ai ka pirė hyjninė, ju po silieni me tė si me njė pijanec!"