Shikoni Postime te vecuara
  #2  
Te vjeter 02-05-2006, 00:58
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Shkelqimi dhe Renia e Shokut Zylo

Shkėlqimi dhe Rėnia e Shokut Zylo
Analizė

Ndonėse vetė shkrimtari D.Agolli ėshtė shprehur se "me Arkėn e djallit, do tė ndryshoj pėrfytyrimin e letėrsisė shqipe", pėr njė shumicė lexuesish kontributi mė i rėndėsishėm letrar i tij nė prozė ėshtė "Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo" (1973).
Kronikė e karrierės sė palavdishme tė njė zyrtari "nė vijė", romani ėshtė nė tė njėjtėn kohė pasqyrė e pozitės sė mjerė tė vartėsit tė tij, Demkės, njė kalemxhi i stėrvitur, qė pak nga pak ėshtė ndarė me talentin.

Vitet e fundit, veēanėrisht pas botimit nė Francė, kėtij romani i ėshtė rikthyer vėmendja. Rreth tij ėshtė debatuar shumė. Janė hequr paralele dhe janė bėrė analogji me vepra tė ngjashme qė nuk gjetėn tribunė botimi nė vende tė Lindjes ish-komuniste. Me kėtė rast ėshtė pėrmendur, jo pa njėfarė ēudie, shkalla e lirisė sė krijimtarisė tek autorėt mė tė talentuar nė Shqipėri. Pėr njė gjykim mė pranė sė vėrtetės rreth kėsaj ēėshtjeje, ndoshta duhej vėnė nė dukje fakti qė ky roman u paraqit fillimisht si pronė letrare e sė vetmes revistė humoristike tė vendit - "Hosteni" - si dhe fakti tjetėr i njohur, qė e qeshura mundėson gjithēka. Pėrmbysjet e mėdha fillojnė me humorin. Kur njė periudhė historike mbėrrin kohėn e humorit, kjo do tė thotė se ajo ka trokitur nė ēastin e zbaticės. "Ushtari i mirė Shvejk shembi lavdinė e perandorisė", thotė Hasheku.

Pėr burokratėt dhe servilėt ėshtė shkruajtur jo pak, por faji pėrgjithėsisht i ėshtė hedhur njėrės palė: ose eprorit arrogant, ose vartėsit tė pėrulur. Kurse nė romanin humoristik tė D.Agollit, Zyloja dhe Demka, shkurtime tė emrave tradicionalė "Zylyftar" dhe "Demir", ku nuk merret vesh ku fillon "modernizimi" dhe ku mbarojnė "pėrkėdhelja/ pėrqeshja", e meritojnė plotėsisht njėri--tjetrin. Tė dy janė shkaktarė situatash qė e bėjnė lexuesin tė shkulet gazit, por edhe tė pezmatohet disi. Produkt i njėri-tjetrit, ata janė njėherėsh bashkėfajtorė pėr lėngatėn qė e vetėvuajnė.

Pėr artin e humorit paraqitja e dy personazheve nė bashkėfajėsi ėshtė njė zgjedhje e njohur. Mjafton tė kujtojmė, bie fjala, lidhjet midis Don Kishotit e Sanēo Panēės nė veprėn e mirėnjohur tė Servantesit, Oliver Hardin dhe Sten Laurelin. Edhe Zyloja me Demkėn tė tillė janė, njė nė dy apo dy nė njė. Ata ushqejnė njėri--tjetrin dhe nuk mund tė ndahen. Zylo pa Demkė dhe Demkė pa Zylo nuk mund tė ketė. Cili prej tyre ėshtė mė shumė fajtor? Kjo nuk ėshtė njė gjė qė zgjidhet lehtė.

Komizmi i figurės sė Zylos buron nga kontradikta themelore e karakterit tė tij: ai i jep vetes tė tjera vlera nga ato qė i takojnė, duke menduar se hierarkia shtetėrore ėshtė edhe hierarki meritash. Shoku Zylo ėshtė njė nga qindra e qindra nėpunėsit e mesėm tė njė aparati shtetėror me shumė instrumente. Ai nuk ėshtė pa merita pune, diēka ka bėrė pėr tė mirėn e saj, por kėto merita nė peshoren e shoqėrisė kanė rėndesė shumė mė tė vogėl se nė mendjen e Zylos.

Nė tė vėrtetė Zylo Kamberi ėshtė njė figurė tragjikomike. Veprimet e tij tė bėjnė tė qeshėsh, po aq sa edhe tė ndiesh keqardhje. Zyloja nuk ėshtė njė burokrat poterexhi, bujėmadh, i zhurmshėm. Arroganca e tij ėshtė e heshtur. Prepotenca e tlj ėshtė me zė tė ulėt. Veprimet e tij pėrherė priren nga qėllime tė mbara, por ēojnė nė gabime trashanike. Zyloja nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr sėmundjen qė e mundon. Ai nuk ėshtė njė burokrat skematik, qė shquhet qė atje tej.

Pėrkundrazi, lexuesi e mbyll librin i bindur se, po tė mund tė bėhej i ndėrgjegjshėm pėr dobėsinė, shokut Zylo ndoshta do t'i vinin mendtė dhe do tė gjente forcė pėr tė ndrequr veten. Prandaj ai ėshtė njė figurė fatkeqe, ku bėhen bashkė mirėsia e qėllimit me padijen, me humbjen e ndjenjės sė realitetit, tė masės pėr tė vėrtetėn. Nė kėtė kuptim, Zyloja i shfaqet lexuesit nė njė pamje sa tė rrezikshme, aq edhe pėr t'i qarė hallin. Zyloja nuk i beson faktit, por imazhit qė ka nė mendje, iluzionit. Pėrmasa e jetės nė mėnyrėn e tė menduarit tė tij ėshtė zėvendėsuar nga idetė format. Subjektivisht Zyloja e konsideron veten nė pararojė tė shoqėrisė, kurse objektivisht e kufizon atė. Kėtu ndahet edhe qėndrimi emozional i autorit.

Ai e pėrqesh, e satirizon, e vė nė pozitė tė vėshtirė personazhin e vet, por edhe i dhimbset, e justifikon disi, madje, nė njė farė mėnyre, ka raste kur duket qartė se e merr nė mbrojtje, duke mos e zhveshur nga ēdo vlerė. Situatat qė kalon Zyloja i jeton me seriozitetin mė tė madh, kur tė tjerėt mezi e mbajnė tė qeshurėn. Duke ngatėrruar forcėn e ligjit, tė kompetencės, tė tė drejtave si epror, me forcėn e argumentit, qė ėshtė autoriteti mė i lartė, ai i mvesh vetes atribute tė pamerituara, beson verbėrisht nė forcėn ēudibėrėse tė urdhėrit, tė fjalės. Duke imituar modelin qė ka zgjedhur si shpresė pėr "nėpunėsin nė ngjitje", ai shmanget nga vetja.

Burokrat i ēuditshėm, nė tė shumtėn e herės i dehur nga njė realitet qė nuk ekziston, i mėrguar nga jeta e vėrtetė, megjithatė, herė-herė Zyloja thotė disa tė vėrteta lakonike dhe tė befta, qė ai i quan "ese". Nė kėto raste ėshtė shumė e vėshtirė tė pėrdoret pėr tė emėrtimi burokrat. Madje thua: "sa mirė do tė ishte tė mos e pushtonte ajo sėmundje e mallkuar, ajo marramendje, ajo dehje qė vjen nga iluzionet, ai dyzim i realitetit.
Hasheku, nė parathėnien e romanit tė tij tė njohur "Ushtari i mirė Shvejk", thotė se kėnaqėsia dhe vlerėsimi mė i madh pėr tė ka qenė kur dėgjoi njė ushtar t'i drejtohej me emrin e personazhit tė tij shokut tė vet., Kėtė kėnaqėsi duhet ta ketė ndier edhe autori i romanit "Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo". Zyloja dhe Demka janė bėrė shenjime kategorish tė shoqėrisė. Edhe si burokrat, Zyloja ėshtė i veēantė, disi kapricioz, kontradiktor, krejt i pangjashėm me njė galeri tė tėrė personazhesh tė kėtij lloji, qė gjenden nė letėrsinė humoristike apo johumoristike. Zyloja ėshtė njė burokrat me dramė, burokracia e tij nuk ėshtė butaforike dhe estradeske.

Natyra e dyfishtė, mospėrputhja ndėrmjet qėllimit dhe pėrfundimit, i provokon lexuesit emocione tejet tė kundėrta. E rėndėsishme ėshtė se cilido qė tė jetė emocioni: dhimbje, keqardhje, pėrqeshje, lexuesit i shkakton ndjenjėn e refuzimit ndaj pozitės sė personazhit. Zyloja dhe komisari Memo janė dy prej personazheve qė e kanė vėnė autorin nė provėn e skemės. Njė burokrat dhe njė komisar, nė njė letėrsi tė mbushur me burokratė dhe komisarė, ishte e vėshtirė tė kishin individualitetin e tyre. Nėse D.Agolli edhe nė kėto dy raste e tejkalon skemėn, duke krijuar njė burokrat tė vėrtetė dhe njė komisar tė vėrtetė, kjo do tė thotė se ai e ka mundur skemėn.

Demka, nga ana e tij, gjlthashtu ėshtė sa qesharak, aq edhe i mjerė. Dikur njeri me talent, me kohė ai e ka lėnė rrugės individualitetin dhe dhuntinė e vet, pėr t'iu nėnshtruar "vullnetit tė detyrės", njė eufemizėm pėr vullnetin e eprorit. Ai nuk e ka zotėsinė magjike tė kundėrshtimit dhe lexuesi thotė "mirė t'i bėhet", por prapė se prapė ndjen keqardhje pėr tė.

Me Demkėn autori paralajmėron se njeriu i zakonshėm mund ta shpėrngulė fajin nga vetja dhe tė gjejė njė alibi, por ai qė ka hyrė nė botėn e mediumeve publike nuk ka alibi. Individi fiton aq liri sa meriton. Pėr skllavin e bindur mė e mira ėshtė skllavėria.
Ku mund tė jenė sot, pas dy dekadave jete si personazhe ndėrmjet lexuesve, Zyloja dhe Demka? Njė gjė mund tė thuhet me siguri: ata pėrsėri janė bashkė. Ndoshta mund tė kenė ndėrruar rolet. Kjo ndodh shpesh me ēifte tė tillė personazhesh. Nė romanin e njohur tė Servantesit nė fillim Don Kishoti ėshtė krejt jashtė realitetit, nė botėn e iluzioneve, kurse Sanēo Panēa habitet me lajthitjet e tė zotit. Por nė fund tė romanit ėshtė Sanēo Panēa qė e humbet sensin e realitetit, duke besuar se ėshtė emėruar guvernator i njė shteti, ndėrsa Don Kishoti habitet me naivitetin e shqytarit tė tij.

Fragment

Nuk kisha dėshirė tė shkoja nė asnjė zyrė. Isha lodhur duke ndenjur nė kolltuk para shokut Zylo. Veē kėsaj, mė pihej njė kafe. Kėshtu qė pas tij dola edhe unė. Hyra nė kafe "Tirana" dhe u ula nė njė tavolinė pėrballė dritares. Duke ndenjur i menduar, fillova tė qeshja me vete: "Pėr mua shoku Zylo ėshtė fenomenal. Me shumė njerėz kam punuar. Shumė njerėzve ua di psikologjinė, karakterin, tekat. Por njerėzit qė kam njohur nuk mund tė krahasohen me shokun Zylo. Si do tė mė shkojė puna me tė, vallė? Mė duket se ky do t'i shkruajė vetė referatet dhe raportet.
Unė vetėm do t'i mbledh tė dhėna. Tė paktėn kėshtu do ta kem mė lehtė..." - mendova i ulur nė tavolinė. Pastaj, aty pėr aty, mė ndriti njė mendim: "Sikur tė shkruaj ēdo ditė nė njė fletore pjesė nga bisedat me shokun Zylo, pjesė nga fjalimet e tij nė telefon pjesė nga kuvendimet e tij me njerėzit, kjo do tė jetė diēka e rrallė. Po, unė do tė merrem pėrsėri me letėrsi! Ta shohė Zenepja se cilat do tė jenė, tregimet mė tė forta, ato qė shkruan Adem Adashi me fejesa e shfejesa, me burra shpatullgjerė e me hoxhallarė, apo ato qė do tė shkruaj unė... "Prapė qesha, por kėtė radhė me zė. Por papritur, pas kėsaj qeshjeje, mė pushtoi njė trishtim i pakuptuar. Nė ndėrgjegjen time tė dytė vinte jehona e raporteve. Kjo jehonė gjithnjė kėshtu mė ndiqte. Edhe kur mė shfaqej ndonjė gėzim i turbullt, jehona e raporteve goditėse nė muret e ndėrgjegjes sime dhe ma shuante kėtė gėzim tė pandezur. Edhe te shoku Zylo, - mendova me vete, - nuk do tė shpėtoj nga raportet. Unė i duhem shokut Zylo, prandaj kėrkoi tė mė mbajė pranė. Ta zemė se pėr njė kohė ai do tė mė lėrė tė qetė. Pastaj? - pyeta veten. - Nė mos mė ngacmoftė shoku Zylo, do tė mė ngacmojė shoku Q. Edhe shokut Q i duhen raportet. Kurrizi yt, o Demkė, do t'i mbajė tė gjitha letrat e nxira tė futura nė dosje tė bardha!"
Pėrsėri qesha si psikopat: "jo, jo, mė duket se po lajthit..."
Nė tavolinė m'u kujtua ftesa e shokut Zylo. Sa e priste! Me siguri ajo nuk i ka ardhur. Kot e pret. Ai e di qė nuk i vjen. Edhe sikur tė mos i ketė ardhur, do tė thotė se i erdhi, por nuk kishte qejf tė shkonte.... Shoku Q. ka rrezik ta lėrė mbrėmjen solemne dhe tė shkojė nė shtėpi tė shokut Zylo (sipas mendimit tė tij).
Mė erdhi keq pėr tė. Sikur tė kisha njė ftesė do t'ia jepja. Le tė shkonte...
Tek rrija nė tavolinė, pashė nga dritarja Bakirin, njė nga kolegėt e mi. Ai mė vuri re dhe u kthye.
- Ne thamė se do tė punoje nė zyrėn tonė; ti e paske punėn me shefat, - tha ai.
- U paraqita pėr herė tė parė.
- E, tė dha udhėzimet?
- Biseduam, - u pėrgjigja.
- T'i tregoi studimet e para nė "prizmin shkencor?" - qeshi ai.
- Folėm pėr gjėra tė tjera, - thashė, pasi nuk doja ta merrja nėpėr gojė shokun Zylo.
- Po partiturat e Diogjenit t'i tregoi? - pyeti ai pėrsėri.
- Jo.
- Ēudi! Ai i mban nė ēantė..., - tha Bakiri duke qeshur.
- Do tė merrni njė kafe? - e pyeta.
- Asgjė nuk do tė marr, - tha ai. - E njihnit mirė mė parė shokun Zylo? - shtoi.
- Pak.
- Unė e njoh mirė. Dikur kam pasur mjaft miqėsi. Ai kujton se unė tallem me tė dhe ėshtė larguar, - tha Bakiri.
- Keni qenė edhe mė parė bashkė nė ndonjė punė?
- Kemi qėnė nė njė klasė nė shkollė. Pastaj ai u ngrit nė pėrgjegjėsi. Megjithatė, pėrsėri vazhdoi miqėsia jonė. Edhe tani kemi njėfarė miqėsie.
Heshtėm pėr njė ēast. Nga dritarja frynte njė erė e ngrohtė. Perdja e hollė lėkundej dhe herė pas here mė binte nė fytyrė.
- Endrra e shokut Zylo ėshtė tė emėrohet ambasador nė ndonjė vend tė Evropės, - tha Bakiri.
- E kam dėgjuar, - thashė unė.
Bakiri qeshi.
- Na tha njė ditė se i ishin lutur ta emėronin ambasador nė njė shtet tė huaj, por e kishte refuzuar, sepse nuk i pėlqente jeta monotone, pa njerėz tė njohur, pa vende tė njohura... "jashtė shtetit ėshtė mėrzi pėr njerėzit qė janė mėsuar mes njė shoqėrie tė madhe", - na tha.
Edhe mua m'u qesh. Bakiri e imitonte zėrin e tii me pėrpikmėri tė madhe. Ai u jepte fjalėve intonacionet e shokut Zylo, ai bėnte tė njėjtat gjeste dhe tė njėjtat lėvizje. Ndofta prandaj shoku Zylo ishte ftohur nga Bakiri. Nuk ka gjė mė tė tmerrshme se ta vėsh njeriun nė pozita qesharake. E qeshura e ēarmatos njeriun. Aristofani me tė qeshurat i ēarmatosi perėnditė. Bakiri kishte njė zakon qė kur thoshte ndonjė fjalė me humor, qeshte me zė tė lartė dhe i binte gjunjėve me pėllėmbė, pastaj tė cėmblidhte nė krah pėr tė ta tėrhequr vėmendjen.
- Po nė shtėpi tė tij ke qenė? - pyeti ai dhe mė cėmbidhi nė krah.
- Jo.
-Do tė shkosh e do tė kėnaqesh, - tha Bakiri duke mbyllur njėrin sy.
- Pse?
- Nuk tė tregoj asgjė qė tė mos e humbasėsh kuriozitetin. Vetėm kur tė shkosh mė merr edhe mua, - tha dhe u ngrit.
- Rri! Shpejt ėshtė.
- Po dal, Demkė.
Mbeta vetėm nė tavolinė. Mendja mė shkoi pėrsėri te shėnimet qė duhet tė mbaja nga jeta e shokut Zylo. Por nė ēast m'u thye zemra. Kujtova "Tartarinin nga Taraskona" tė Alfons Dodesė dhe mendova se shėnimet e mia do t'u ngjanin atyre qė ishin shkruar nė atė libėr tė zgjuar. "Njerėzit do tė kujtojnė se unė kam imituar "Tartarinin nga Taraskona", - thashė me vete. Pastaj prapė u qetėsova. "Tartarini nga Taraskona" ėshtė shkruar shumė mė vonė nga "Don Kishoti" i Servantesit dhe "Panairi i kotėsive" i Tekerit, por Dodenė nuk e akuzojnė se ka imituar kėto dy romane tė famshme.
Pas kėtyre mendimeve u ngrita. Kishte kaluar mesi i ditės. Edhe gruaja duhej tė ishte kthyer nga puna, prandaj u nisa dalėngadalė pėr nė shtėpi.
Kur hyra nė dhomė, pashė nė tavolinė njė zarf, mbi tė cilin ishin shkruar: "Shoqes Zenepe".
E hapa dhe nxora qė andej njė letėr tė trashė tė lėmuar. Ishte njė ftesė.
Me ftesėn nė dorė hyra nė kuzhinė. Gruaja po hidhte gjellėn nė pjatė.
- Ftesė pėr nė mbrėmjen solemne? - pyeta.
- Pse ēuditesh? Vetėm ti qė shkruan raporte ke tė drejtė tė shkosh nėpėr mbrėmje solemne? tha ajo me njė buzėqeshje dhelpėrake.
- Ēuditem se si nuk i erdhi njė ftesė e tillė shokut Zylo, -thashė unė...

Nė kėtė fragment shqetėsimi i shokut Zylo ėshtė mė se i drejtė. Ai nė njė farė mėnyre, ėshtė peng i mentalitetit tė vet. Ai i ka mburrur lėvizjet revolucionare, qarkullimin, frymėn e klasės, luftėn kundėr burokracisė. Tani nuk ka kohė tė kthehet prapa. E ka humbur tė drejtėn morale tė thotė se nuk i pėlqen, tė largohet nga Tirana. Njeriu duhet ta pranojė qarkullimin me entuziazėm. Kėtė duhet tė bėjė edhe shoku Zylo. Duke qenė njė personazh i ndėrlikuar, tek i cili rėndon standarti i dyfishtė (njėri pėr vete dhe tjetri pėr tė tjerėt), shokut Zylo nuk i mbetet gjė tjetėr veēse tė shpresojė se nuk mund tė jetė e vėrtetė. Atij i vjen mirė tė mashtrojė dhe veten se mungesa e ftesės ėshtė thjesht njė harresė.

Por vuajtja e tij mė e madhe ėshtė ēfarė do tė thotė opinioni. Shoku Zylo ka njė emėr nė shoqėri, por kėtė emėr ai e ka krijuar jo prej ndonjė dhuntie a tradite. Emri i tij ėshtė i lidhur me pozitėn nė karrierė dhe mund tė marrė fund me ndryshimin e kėsaj pozite. Prandaj fati i tij mbetet deri nė fund i papėrcaktuar: pėr lart apo pėr poshtė. Kėtė nuk di as lexuesi si ta pėrfytyrojė. Shkrimtari, duke mos i dhėnė zgjidhje kėsaj situate, duke mos e pėrcaktuar qendrimin e vet ndaj personazhit tė krijuar, shfaqet me njė liri vetjake mendimi qė ishte e rrallė pėr kohėn.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.