Shikoni Postime te vecuara
  #3  
Te vjeter 30-04-2006, 10:53
Minifotoja e anetarit Irisi
Irisi Irisi eshte Jashte Linje
I/e Sapoardhur
 
Reg: 30-03-06
Postime: 14
Faqe ne Ditar: 21
Kryesore

INDIFERENCĖ

S’tė pėrcollėm dot
e na mbete brenda pragut
ka kaluar qė aherė njė jetė,
veshe ca zakone e terbiete prej plaku
qė tė tė linim tė qetė...
E ne tė harruam
se u harruam nė tė tjera
e ti prej pragut u zhvendose nė oxhak,
prej oxhakut
na u zhvendose nė sofėr
e kėshtu pak nga pak...
E kėshtu pak nga pak zure rrėnjė
me acaret e tua e me erėn,
pėr t’na treguar se dimrat
s’u pėrcillkan kollaj
po s’ia pėrplase turirit
verėn...