Emocionet e fotografit
Qerim Vrioni
Si nė ēdo veprimtari krijuese tė fushės sė arteve, edhe nė sendėrgjimin e fotografisė, emocionet janė elementė nxitės, qė e shtyjnė autorin pėr ngjizjen e saj. Kėtu fjala rreh pėr fotografėt, tė cilėt mėtojnė tė krijojnė foto artistike. Kėsisoj aparati u ėshtė shtuar si gjymtyrė e re me tė cilėn janė pėrherė nė gjueti ose peshkim tė pamjeve qė do tė pėrngrijnė (fiksojnė) nė pelikolėn e filmit e mė pas nė letrėn fotografike. E rėndėsishme ėshtė se ata jetojnė gjithė ditėn e ditės me dhe pėr fotografinė. Qysh prej ēastit kur imazhi godet syrin dhe mendjen e fotografit deri sa fotoja bėhet gati pėr tė parakaluar nė ekspozitė, ose tė paraqitet nė album, kryhen disa procese krijuese mendore e teknike. Padyshim, ēdo kohėndarje e kėtyre proceseve shoqėrohet me emocione vetjake tė ndryshme. Para se tė shkrepet aparati, gjithēka qė ndodhet pėrballė fotografit, pėrtypet nga vetėdija dhe ndėrdija e njeriut.
Kur kėto tė dyja, barabar ose njėra mė shumė se tjetra bien nė njė mendje se tanimė ēdo gjė ėshtė nė rregull, menjėherė u hapin shtegun pėrudhjeve tė mėtejshme. Aparati shtrėngohet pas fytyrės, frymėmarja mbahet, trupi ngrin, e nga sistemi qėndror nervor urdhėrohet ajo lėvizja klasike e gishtit tregues mbi butonin e shkrepjes. Ndėrkaq , shembėllimi nė tė dhjetat e sekondės kalon (si nė vrimė tė gjilpėrės) nėpėr objektiv dhe ndehet pėrgjithmonė mbi film. Nga ky nėpėrkalim atij i humbet njė pėrmasė (thellėsia) dhe shndėrohet kėshtu nė njė figurė tė rrafshėt, pra dypėrmasore.
Shtypja e mollėzės sė gishtit mbi butonin e shkrepjes i jep fund trysnisė ndjesore tė krijuar nga imazhi mbi fotografin, dhe nė atė lėvizje mekanike (mish-metal) kalon si shkrepje rrufeje njė rrymė e lartė emocionale, a ndoshta njė tension i ndjeshėm bioelektrik. Vet fjala shkrep (aparatin), qė simbolizon fotografimin, nė gjuhėn shqipe pėrdoret edhe pėr rrufenė, si dhe pėr daljen e shkėndijave kur pėrplasen dy sende.
Kjo fjalė ka njė tingėllimė shumė tė afėrt me zhurmėrinė e obturatorit gjatė fotografimit (shkrap) e , sipas fjalorit tė termave letrare, pėrbėn njė onomatope tė pastėr, njė figurė stilistikore qė shpreh procesin e fotografimit, ēka nuk gjendet nė gjuhė tė tjera. Kėtu, ndoshta merita i pėrket atij fotografi shqiptar me shpirt poeti dhe ndjenja atdhetare, deri tani i panjohur, aty nga fillimi i shekullit XX, i cili e shqiptoi pėr herė tė parė. Mė pas me kėmbėngulje e pėrdori nė vijimėsi nė vend tė ndonjė fjale tė huaj, siē ndodhte e ndodh rėndom. Nė rastin e fotografimit, dy subjektet janė: njeriu dhe mjeti (fotografi dhe aparati) dhe xixat ose shkėndijat janė fotografitė, fryt i mendimit dhe i veprimit tė tė dyve. Shkrepja shoqėrohet nga zhurma ( e ėmbėl pėr fotografin) e hapje-mbylljes sė obturatorit qė tejēon nga veshi nė tru kumtin se shėmbėllesa u prangos.Pra, edhe nje shqisė mė tepėr, ajo e dėgjimit, mer pjesė nė procesin e fotografimit , gjė qė natyrshėm shton emocionet. Pas kėtij ēasti, tė rrahurat e zemrės sė fotografit ulen disi, por pa u normalizuar, sepse nuk ėshtė pėrpunuar fotoja nė laborator, dhe ai nuk e ka prekur krijimin e tij, fotografinė, madje as me shikim. Ndonėse pėrbėn njė proces teknik, ai ėshtė shumė i rėndėsishėm. Stampimi nė laborator, ku fotografia pėrfundohet ( teknikisht) gjithashtu ka emocionet e tij. Letra e ndjeshme, e bardhė nė dukje, pasi ka kaluar nga zmadhuesi ėshtė mbarsur me shėmbėllimin. Nė vaskėn e zhvilluesit ajo dalngadalė e pjesė-pjesė tė ngjyroset nėn veprimin e reaguesve kimike.
Kėshtu nis mpiksja e fotografisė. Fotografi, tanimė i bėrė vetėm sy, vėren si formohen, tė themi flokėt, vetullat, sytė e pjesė tė tjera tė njė portreti, e kur mbaron ravijėzimi, ai heton se sa ia ka arritur qėllimit me kėtė foto. Kjo kohėshtrirje ndjesiplote ha disa minuta tė mėdha e duhet pritur tė formėzohen edhe fotot e tjera qė tė dalė nė pėrfundime pėr punėn fillimisht teknike. Kėtė fazė e pėrshkruan me fantazi e bukuri tė veēantė Kadare nė romanin Dimri i madh, kur flet pėr emocionet e fotografit Xan, gjatė punės nė laborator. Tė mos nxitohemi, se pėr natyrėn e mėnjėanėshme tė artit fotografik, puna nuk mbaron me stampimin nė letėr tė imazhit. Kjo sepse, nė ndryshim nga piktori, i cili pasi e mbaron veprėn, vendos datėn dhe emrin dhe le mėnjanė penelin, fotografi duhet tė bėjė zgjedhjen e mė tė mirės ndėr disa qė ka pėrpara. Me kėtė kuptojmė pėrcaktimin e fotografisė pėrfaqėsuese, ngaqė pėr veēoritė e kėtij arti, rregullisht pėr ēdo pamje aparati nuk shkrepet vetėm njė herė (pėrjashtohen rastet kur imazhi qė po fotografohet ėshtė nė ēastet e konsumimit pėrfundimtar). Duke pasur shumė foto pėr tė njėjtėn pamje a subjekt (me ndryshime tė vogla tė parametrave teknikė, si kėndmarrja, shkallėt e diafragmės, fokusimit dhe kohės, por qė ndryshojnė vlerėn e fotos), fotografi duhet tė pėrzgjedhė atė mė tė bukurėn, mė tė goditurėn, gjithmonė sipas tij. E kėtu nuk ka matematikė, sepse vepron mė shumė ndėrdija dhe ai e ka tė vėshtirė tė lėrė mėnjanė disa foto e tė mbajė vetėm njė, mbasi tė gjithė gishtat e dorės dhembin njėsoj. Pas disa mėdyshjesh (piktori ka kohė qė e ka lėnė penelin dhe ka fshirė duart) ai duhet tė vendosi, e tani rahjet e zemrės pėrsėri shpeshtohen.
Kjo pėrzgjedhje kėrkon shije tė hollė artistike dhe shpėrfaq kėsisoj nivelin estetik tė fotografit. Si tė thuash, ėshtė njė proces teorik ku ndėrthuren nė pėrpjestime tė papėrcaktuara estetika, filozofia dhe psikologjia e fotografit. Atij tanimė, i duhet tė hedhi dorėn e tė zgjedhi mollėn, e kjo tė jetė e tillė qė tė nesėrmen tė mos e hedhi dorėn pėrsėri. Njihen raste kur janė flakur nė kosh fotografi qė do ti rezistonin gjatė kohės. Kėtu njė peshė tė madhe ka edhe gjendja shpirtėrore e atij qė zgjedh.
Themi kohės, sepse fotografia, duke u shprehur nė mėnyrė figurative, ėshtė rezultante e dy vektorėve, dritės dhe kohės, ose dhe mė ndryshe, ajo ėshtė si njė bimė tė cilėn e mbjell e para, por e korr e dyta. E para, e domosdoshme pėr tu ngjizur fotografia, por e pamjaftueshme pėr tė qėndruar nė kėmbė pa mbėshtetjen e kohės qė ėshtė shumė e pamėshirėshme dhe e paanshme nė pėrcaktimin e vlerave artistike, dhe qė shfaqet nė pėrballjet me publikun. Koha pėrbėn kushtin qė fotografia e mbjell nga drita tė vegjetojė gjatė, e me kėtė nėnkuptojmė bashkėjetesėn me shikuesin, numėrimin e kohės drejt pafundėsisė.
Le tė kthehemi tek pėrzgjedhja pėrfundimtare e fotos mė tė mirė. Kujtojmė se fotografi i madh Gjon Mili, pėr tė arritur te fotografia ikonė, Pikaso duke vizatuar me dritė, ka qėndruar pranė piktorit tė madh me ditė tė tėra dhe e ka shkrepur aparatin qindra herė. Me kėto fotografi, Mili ka botuar edhe nje album-monografi Dimensioni i tretė i Pikasos ku pėrfshihet pjesa mė e madhe e fotove tė piktorit i cili paraqitet duke vizatuar me dritė. Nė zgjedhjen e fotos sė sipėrpėrmendur tė Milit ka ndikuar veēanėrisht intuita e tij artistike, dhe mendimi i pėrgjithėshėm ka nėnshkruar se ai ka goditur nė shenjė.
Ndoshta mendoni se me pėrzgjedhjen e fotos mė tė mirė shqetėsimet kanė mbaruar, emocionet janė mpakur e janė normalizuar dhe rrahjet e zemres. Por jo,mos tė nxitohemi. Fotoja kėrkon emėr, dhe kėtė e kėrkon nga babai i saj. Ai duhet ta vrasi pėrsėri mendjen, ti ritet adrenalina e ti pėrkushtohet sėrish punės. Kėtu pėrjashtohen rastet kur titullin e ka pasur nė dorė para fotografimit dhe pikėrisht ai titull e ka nxitur ta bėjė atė foto. Fotografi pėrpilon njė listė titujsh qė shkurtohet duke e studiuar deri sa mbetet vetėm ai qė autori e vendos ndėnė foto.
Kujtojmė fotografinė e njohur tė Gegė Marubit me katėr shkrimtarėt. Nė atė kohė fotografi e titulloi thjesht, por me shumė kuptim Dy breza letrarėsh. Ka edhe raste kur fotos i ndryshohet emri nga analizat qė i bėhen , si p.sh., fotoja Kapiteni Mark Raka dhe bajraktari i Shalės e Kel Marubit, sot nė shtyp botohet e emėrtuar Dorėzimi i armėve. Ndonjėherė fotografėt i bien shkurt, sidomos kur kanė mėdyshje dhe ngurime, dhe i quajnė fare thatė fotot e tyre Pa titull, e kėshtu edhe me pak dredhi, i detyrojnė shikuesit tė ngulen e tė pėrsiaten gjatė para tyre.
Tani fotografia ėshtė gati dhe autori e vendos para publikut nė ekspozitė, nė album, nė shtypin e shkruar nė median elektronike, nė rastet mė fatlume nė muze (habitatet ku gjallon fotografia) dhe pret gjykimin e shikuesve. Kjo drejtėz kohore ėshtė pafundėsisht e gjatė dhe pėrcjell tek autori pėrshtypjet e shikuesve tė cilat lindin apo rilindin emocione tė dikurshme, por edhe tė paprovuara. Pėrmendim se edhe sot vlerėsohen me nota tė ndryshme, gjithmonė kaluese, fotografi qė janė realizuar dhjetra vjetė mė parė. Kėto na bėjnė tė mendojmė se emocionet e fotografit janė tė shumta dhe tė vazhdueshme ashtu siē ndodh natyrshėm me artistin nė procesin e krijimit tė veprave artistike. Por a nuk ja vlen qė tė jetohet me emocione tė tilla ?!