Procedura e Marteses ne Shqiperi me shtetase Angleze
Udhezuesi i meposhtem do tju jape te gjitha kerkesat dhe dokumentacionet qe i nevojitet nje cifti per tu martuar ne Shqiperi.
Ju kerkojme ndjese qe celebrimi i marteses suaj nuk mund te behet ne Ambasaden Angleze, ne Tirane.
Nese deshironi te martoheni ne Shqiperi atehere ne ju rekomandojme te kontaktoni
Zyren e Gjendjes Civile ne Tirane, per tju keshilluar:
Zyra e Gjendjes Civile
Bashkia Tirane
Bulevardi Deshmoret e Kombit
Tirana
Tel: 00355 4 253023/ ext 154 & 259966
Ata do tju keshillojne se perpara se te kryeni celebrimet e marteses ne Shqiperi, qe perfshin nje persona me shtetesi angleze, do tju nevojitet nje fotokopje e noterizuar e
Certifikates se lindjes ne Angli te personit me shtetesi angleze si edhe nje certifikate qe quhet
Certificate of No Impediment ose CNI. Certifikata
CNI mund te merret ne cdo Zyre Regjistrimi ne Angli ose ne Ambasaden Angleze ne Tirane.
Nese ju po i pergatisni dokumentat e marteses ne Angli, ju lutem vini re se Zyra e Gjendjes Civile ne Tirane, do tju kerkoje qe ti keni te legalizuara te dyja dokumentat e marra ne Angli si certifikaten
CNI po ashtu edhe
Certifikates se lindjes ne Angli, ne Ambasaden Shqiptare ne Londer:
Albanian Embassy
2nd Floor
24 Buckingham Gate
London SW1E 6LB
Tel: 44 20 78 28 88 97
Fax: 44 20 78 28 88 69
Megjithate, nese ju jeni duke i pergatitur dokumentat ne Shqiperi, qe te dyja dokumentacionet e lartpermendura mund te leshohen nga nje punonjes i konsullates se Ambasades Angleze ne Tirane. Me pas do tju nevojitet, ti legalizoni keto dy dokumente ne
Zyren e Legalizimeve, ne
Ministrine e Puneve te Jashtme ne Tirane.
Individi me shtetesi angleze qe do te kerkoje certifikaten "CNI" ne Ambasaden Angleze, duhet te banoje ne Shqiperi te pakten 21 dite perpara se te beje deklarimin e marteses. Ne fund te periudhes, aplikuesit i kerkohet te shkoje ne Ambasaden Angleze per te kompletuar dhe firmosur
Njoftimin e Marteses dhe te beje
Betimin e kerkuar. Mbasi lajmi eshte prezantuar ne bordin e konsullates per 21 dite dhe nese nuk ka asnje kundershtim per kete martese te propozuar, nje zyrtar nga konsullata do tju leshoje nje kopje te legalizuar te certifikates
CNI.
Aplikantet duhet te kene parasysh se as Zyrtari i konsullates as FCO nuk jane kompetent per te verifikuar qe kjo martese ekziston apo jo. Ajo certifikate qe leshohet nga konsullata eshte thjesht per te deklaruar publikisht se u krye nje propozim martese, dhe nje nga partneret e cifiti qe do te martohen eshte me shtetesi angleze.
Dokumentet e kerkuara jane si me poshte:
* Certifikata e Lindjes ne Angli (duke treguar ne te dhe emrat e prinderve);
* Pasaporta Angleze;
* Nje konsensus te nenshkruar nga prinderit apo kujdestaret nese personi qe do te martohet eshte nen moshen 18 vjec;
* Nese ndonje apo te dy nga partneret qe do te martohen kane qene me pare te martuar dhe jane ndare ose njeri nga partneret ka vdekur, duhet te paraqisin dokumentat origjinale te ndarjes ose certifikaten e vdekjes se partnerit;
* Pashaporta dhe certifikata e lindjes se burrit apo gruas shqiptare qe do te martohet;
* Pagesa qe duhet bere per Njoftimin e Marteses dhe pajisjen me certifikaten "CNI".
Alternativa e depozitimit te certifikates se marteses ne Angli
Kopja e martuar ne Shqiperi, mund ti prezantoje nje kopje te certifikates se Marteses autoriteteve ne Britane e Madh. Ajo qe kerkohet eshte qe cifiti i martuar te paraqese nje kopje te certifikates se marteses ne Konsullaten Shqiptare. Perpara se ti prezantohet kjo leter Zyrtarit te Konsullates duhet qe me pare te jete e autorizuar nga Zyra e Legalizimeve te Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise, dhe e shoqeruar me nje perkthim te noterizuar ne Anglisht. Nese keto kerkesa plotesohen, atehere behet pagesa e kerkuar dhe dokumentat do ti dergohen Zyres se Regjistrimeve te Pergjithshme ne Angli te zones me te afert nga vendbanimi i ketij cifti ne Britanine e Madhe. Adresa e plote e shtepise, adresa e email-it, numri i telefonit dhe i faksit duhet te jepen me korrektesi ndersa behet pagesa e kerkuar.
Vini re:
* Martesa nuk do te rregjistrohet ne Mbreterine e Madhe; certifikata e marteses vetem do te depozitohet per qellime arkivimi. Kjo do te thote qe certifikata origjinale do tju kthehet;
* Nuk ka obligim ligjor qe tju detyroje te rregjistroni martesen tuaj ne Angli. Cifti mund ta beje kete gje nese mendon se kjo eshte dicka e mire, por duhet te keni parasysh se mbi bazen e ligjit te martesave ne vende te huaja, kjo martese nuk mund te regjistrohet ne Britanen e madhe, por vetem mund te depozitohet ne arkivat e Zyres se Regjistrimeve te Pergjithshme;
* Per te depozituar Certifikaten e Marteses, mund te prezantohen te dy partneret ose vetem njeri prej tyre.