Shikoni Postime te vecuara
  #5  
Te vjeter 24-04-2006, 10:24
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Faqe ne Ditar: 2
Deshironi te ktheheni ne Shqiperi?

Deshironi te ktheheni ne Shqiperi, nuk keni dokumenta nuk dini se si?
Nese jeni emigrante ne Mbreterine e Madhe dhe deshironi te ktheheni ne Shqiperi per nje arsye apo per nje tjeter, por nuk keni asnje dokument zyrtar nga qeveria angleze per te udhetuar, keni vetem pashaporte shqiptare, atehere veproni si me poshte:

- Shkoni ne Ambasaden Shqiptare dhe kerkoni qe tju mundesojne me nje travel dokument per te udhetuar drejt Shqiperise, per te miren tuaj tregojuni atje emrin tuaj te vertete qe keni ne pashaporte shqiptare, kjo e fundit nuk eshte e nevojshme te prezantohet ne kete ambasade, por do tju nevojitet shume kur te arrini ne Rinas, pasi policia atje ka ngritur nje ekip te vecante per raste udhetimesh te tilla, dhe do tju besdisin pa mase nese se keni ate pasaporte qe verifikon qe emri juaj eshte i njejte me ate qe keni ne travel dokument te dhene nga ambasada shqiptare ne Londer.

- Linja qe jua mundeson kthimin ne Shqiperi me kete travel dokument dhe nuk ju hap telashe eshte British Airways. Ju nuk mund te prisni nje bilete vajtja-ardhje me dokumentin e marre nga ambasada shqiptare, por vetem nje bilete vajtese dhe mund te shkosh lireshem ne vendin tend.

Deshironi te ktheheni ne Shqiperi, nuk keni dokumenta, do te shkoni atje per tu martuar me nje shtetase angleze, per te bere dokumentat ne ambasaden shqiptare, nese po veproni si me poshte:

- Nje menyre efikase per ta realizuar kete qellim tuajin, eshte te preni dy bileta nje vajtje ardhese per personin me shtetesi angleze me te cilin do te martoheni, dhe nje bilete vetem vajtje duke ndjekur proceduren e mesiperme. Nese mund te shkoni te dy ne te njejten dite, ose te udhetoni ne dite te ndryshme kjo nuk ka shume rendesi, ajo varet ne deshiren tuaj. Mos harroni te merrni me vete te gjitha dokumentat e celebrimit te marteses qe keni bere ne Angli, si edhe dokumenta te tjera qe verifikojne adresen e shteses angleze. Ambasada angleze ne Shqiperi, i ka pershpejtuar etapat e marteses dhe cdo gje do te kryhet ne nje kohe shume te shkurter.

- Suksese ne kurorezimin tuaj ne Shqiperi.

Gjithe te mirat
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Pergjigjuni me Citim