Shikoni Postime te vecuara
  #5  
Te vjeter 21-04-2006, 17:41
Minifotoja e anetarit Qershija
Qershija Qershija eshte Jashte Linje
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore

Flet frontmeni i grupit “Kthjellu”, fitues i dy ēmimeve nė “Top Fest”

Mungonte vetėm logoja e MTV-sė

MANIK BEGOLLI

Mentor Haziri, frontmen i rok-grupit “Kthjellu”, shprehet i befasuar me organizimin e festivalit “Top Fest” nė Tiranė, ku i fitoi dy ēmime.
“Spektaklit i ka munguar vetėm njė gjė - logoja e MTV-sė. Organizim tė tillė nuk di tė bėjė askush nė Ballkan. Ishte jashtėzakonisht mirė”, thotė ai nė njė bisedė pėr “Lajmin”.
Nė duet me kėngėtarin Alban Skenderaj, “Kthjellu” e ka fituar ēmimin kryesor, me kėngėn “Diēka”, ndėrkaq me kėngėn “Mundohem tė harroj” e ka fituar ēmimin “Best Pop/Rock”.
“Kėngėt tona kanė qenė mė tė votuarat nė tė gjitha radiot dhe televizionet, megjithatė nuk kemi pritur se do ta fitojmė ēmimin kryesor. E vėrteta ėshtė se e kemi pritur ēmimin ‘Best Pop/Rock”, thotė Haziri.
Bashkėpunimi me Alban Skenderajn ėshtė treguar shumė i suksesshėm.
“Unė Albanin e kam shok dhe mendoj qė bashkėpunimin ta vazhdojmė edhe nė tė ardhmen. Arma e fortė jona nė skenė ka qenė gėrshetimi i vokalit, gjė qė e ka bėrė kėngėn edhe mė tė veēantė”.
Deri mė tash, “Kthjellu” e ka edituar njė album me tetė kėngė, i titulluar “Kthjellu 1”. Albumi i ri pritet nė vjeshtė.

Kėngėt janė kompozuar nga grupi

Kėngėt “Diēka” dhe “Mundohem tė harroj” janė shkruar dhe kompozuar nga anėtarėt e grupit, ndėrkaq vetėm incizimi ėshtė bėrė te kompozitori Ilir Osmani. “Ai ka qenė ‘sound inxhinier’, por absolutisht nuk ka marrė pjesė nė kompozim dhe tekst tė kėngės”, thotė Haziri.
Njė ditė mė parė, Osmani i ka deklaruar “Lajmit” se ishte kompozitor i kėngėve fituese tė grupit “Kthjellu”. “Ndoshta ka dashur tė pėrfitojė prej kėsaj pune”, thotė Haziri.

“Kthjellu” pėrbėhet nga Mentor Haziri (vokalist), Adnan Sinani (kitarist) dhe Valon Isufi (bateri). Haziri thotė se ėshtė nė bisedė me Fatos Kryeziun, bass kitarist, pėr t’u bėrė pjesė e bendit. Kryeziu ėshtė aktor dhe njihet mė sė shumti me rolin e Kryemadhit nė serialin “Kafeneja jonė”.
__________________
Nobody is perfect ...
Pergjigjuni me Citim