Njė grumbull ēmimesh pėr kėngėtarėt kosovarė nė festivalin e muzikės moderne nė Tiranė Kosovarėt pushtojnė “Top Festin”
Grupi “Kthjellu” & Alban Skenderaj fituan ēmimin kryesor dhe atė pėr kėngėn mė tė mirė pop&rok. Ndėrkaq edhe pesė ēmime tė tjera iu takuan kėngėtarėve nga Kosova. Nora Istrefi u shpėrblye me Ēmimin Digitalb, Malda Susuri u shpall artistja mė e mirė e re, K-OS & DJ Blunt feat. Bardool u shpėrblyen pėr kėngėn mė tė mirė hip-hop dhe R’n’B, kurse Blero mori ēmimin pėr interpretuesin mė tė mirė MANIK BEGOLLI Asnjėherė mė parė nuk ka ndodhur qė kėngėtarėt nga Kosova tė fitojnė mė shumė ēmime nė njė festival tė Tiranės, si tė dielėn mbrėma nė “Top Fest”. Juria e edicionit tė tretė, tė festivalit mė prestigjioz shqiptar tė muzikės moderne, nuk ka hezituar qė ta shpėrblejė njė kėngė hit nė Kosovė, tė titulluar “Hey”, pavarėsisht tekstit “tė papranueshėm” dhe tė folmes ekstra prishtinase tė pėrdorur nė tė. Mijėra vetė tė mbledhur nė Pallatin e Kongreseve kanė kėnduar me djemtė simpatikė tė grupit K-OS dhe me DJ Blunt vargjet “Hej, a e din qė frajerin e ki gej, f’tyrėn e ki llom, b… e ki OK”, njė refren qė para pak vjetėsh as qė do tė imagjinohej se do tė jehonte nė Tiranė.
Gjashtė ēmime nga njėmbėdhjetė, sa janė ndarė, janė fituar nga kėngėtarė kosovarė. Ēmimi kryesor dhe ai Best Pop/Rock i ka takuar kėngės “Diēka”, njė bashkėpunim i grupit kosovar “Kthjellu” dhe Alban Skenderajt. Njė kėngė hit, e cila dėgjohet shumė nė Kosovė e Shqipėri. Qė para natės finale, pothuajse ishte e ditur se kjo kėngė do ta fitonte ēmimin e madh, nė vlerė prej 10 mijė eurosh, pasi qė votimet paraprake e kishin renditur tė parėn.
Prizrenasja Malda Susuri ėshtė shpėrblyer si artistja mė e mirė e re, K-OS & DJ Blunt feat. Bardool pėr kėngėn mė tė mirė hip-hop dhe R’n’b, Blero (kėngėtari nga Kosova qė jeton nė Suedi) ėshtė shpallur interpretuesi mė i mirė, ndėrkaq Nora Istrefi ka fituar Ēmimin Digitalb.
Kėngėtarėt nga Maqedonia kanė fituar dy ēmime – kėngėtari mė i mirė ėshtė shpallur Shpat Kasapit, kurse ēmimi pėr kėngėtaren mė tė mirė i ka takuar Altuna Sejdiut – Tunės, nė duet me Jonida Maliqin. Ndėrkaq, kėngėtarėve nga Shqipėria iu kanė mbetur ēmimi pėr kėngėn mė tė mirė alternative, i fituar nga 00 Genti, ēmimi i internetit, qė i ka takuar Stines dhe ēmimi pėr kėngėn mė tė mirė, tė cilin e ka fituar Soni.
Kosovarėt kanė qenė tė nominuar nė tė gjitha kategoritė. Disa nga ta, si Xuxi, grupi “Asgjė sikur dielli” dhe Arta Bajrami janė paraqitur me nga njė kėngė pėrshėndetėse para publikut. Gjithė spektakli ishte i organizuar nė mėnyrė shumė moderne – qė nga skenografia, e deri te “look”-u i prezantuesve. “Top Fest” nuk ėshtė Festivali i RTSH-sė
Kompozitori Andin Randobrava thotė se pėrkundėr faktit qė kėngėtarėt kosovarė kanė fituar shumicėn e ēmimeve, nė festivalet e Tiranės Kosovės i ndahen pak ēmime. Sipas tij, nė “Top Fest” nuk marrin pjesė kėngėtarė shumė tė njohur tė Shqipėrisė, por mė shumė kėngėtarė tė rinj.
“Ėshtė diēka tjetėr nėse kėto ēmime do tė ndaheshin nė njė festival siē ėshtė ai i RTSH-sė, e kjo pothuajse ėshtė e pamundur”, tha Randobrava pėr “Lajm”. Ai nuk e mohon faktin se nė Tiranė po pėlqehet muzika moderne kosovare, por vlerėson se kėngėtarėt atje janė mė tė shkolluar sa i pėrket muzikės klasike.
lajm.info
__________________ Nobody is perfect ... |