Shikoni Postime te vecuara
  #2  
Te vjeter 21-04-2006, 17:38
Minifotoja e anetarit Qershija
Qershija Qershija eshte Jashte Linje
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore

Emocionet nė "Top Fest" dhe projektet muzikore tė Bleros

"Nuk do tė marr pjesė mė nė festivale"


Ka fituar ēmimin si interpretuesi mė i mirė nė festivalin e muzikės moderne shqiptare "Top Fest". Dhe ky nuk ka qenė ēmimi i vetėm pėr kėngėtarin Blero. Kėnga tjetėr qė mban firmėn e tij, ajo e kėnduar nga Shpat Kasapi, ka qenė gjithashtu fituese. Sidoqoftė Blero ėshtė shprehur se mendon t'i japė fund pjesėmarrjes sė tij personale nė festivale, por sigurisht jo kompozicioneve dhe teksteve qė do tė mbajnė emrin e tij. Nė njė intervistė pėr "Tirana Observer" kėngėtari rrėfen emocionet pas ēmimit nė "Top Fest" dhe projektet e tij muzikore.

Si ndiheni pasi fituat ēmimin si interpretuesi mė i mirė nė "Top Fest"?
Ndihem i kėnaqur dhe, ēka ėshtė mė interesante, ėshtė fakti se asnjė prej artistėve nuk ia kishte idenė nėse do merrte ēmim apo jo, tė gjithė kanė qenė tė emocionuar. Unė u nominova pėr "Best interpret" dhe "Best male". Jam shumė i lumtur qė mora kėtė ēmim dhe ndihem shumė mirė.
Nėse do tė mund tė zgjidhje, kė ēmim do tė merrje, "Best male" apo kėtė qė fitove "Best interpret"?
Shpat Kasapi e fitoi "Best male" dhe unė mora "Best interpret", kėshtu qė jam i kėnaqur, pasi i kam fituar tė dyja, duke qenė se tek kėnga e Shpatit jam autor i tekstit dhe muzikės. Por me kėtė ēmim qė fitova, jam i kėnaqur.
Kėnga e Shpat Kasapit mbante autorėsinė tuaj, kishte kėngė tjetėr nė "Top Fest" qė mbante firmėn tuaj?
Jo, ishte e vetmja kėngė, dhe dy kėngėt dolėn fituese, kėshtu qė jam shumė i lumtur.
Ē'mund tė mė thoni pėr kėngėt e tjera fituese, si iu dukėn ato?
S'di ēfarė tė them. Disa prej ēmimeve, unė nuk i kam pritur, mė kanė befasuar shumė.Kėshtu qė nuk di ēfarė tė them. Sidoqoftė, mirė ka qenė nė pėrgjithėsi.
Cilat janė disa prej kėngėve qė ju pėlqyen nė "Top Fest"?
Them se kėnga e Stine ishte shumė e mirė, kėnga e Sonit mė pėlqeu gjithashtu. Kishte shumė tė mira, por unė veēoj kėto tė dyja.
Do tė konkurroni sėrish vitin tjetėr nė "Top Fest" apo nė ndonjė festival tjetėr?
Ky ishte festivali i fundit. Ma merr mendja se jam nė njė shkallė ku nuk kam nevojė tė konkurroj mė nėpėr festivale tė ndryshme dhe do tė lė tė rinjtė tė fitojnė. Kėshtu qė besoj se nuk do konkurroj mė, sepse thjesht nuk ėshtė diēka pėr mua, nuk e shoh tė arsyeshme.
Nėse ju nuk do merrni personalisht, nė festivale me muzikėn tuaj do tė merrni pjesė?
Normalisht, me kompozime dhe me tekste do tė marr pjesė.
Po nė aktivitete tė tjera, pėrveē festivaleve, do tė merrni pjesė?
Besoj vetėm se s'do marr pjesėn nė festivale, por normalisht qė do jem aktiv nė skenėn shqiptare me albume, me videoklipe dhe me koncerte.
Cili ėshtė projekti juaj mė i afėrm?
Jam duke punuar albumin tim tė tretė. Kam akoma ca kėngė pėr tė pėrfunduar, mendoj se do tė dalė nė qershor apo korrik.
__________________
Nobody is perfect ...
Pergjigjuni me Citim