Shikoni Postime te vecuara
  #2  
Te vjeter 16-04-2006, 21:00
Minifotoja e anetarit Qershija
Qershija Qershija eshte Jashte Linje
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore

istiharja



Ka thėnė i Derguari i Allahut - Muhamedi a.s.:

"Lumturia e birit te Ademit varet nga te qenurit i lumtur me ēka Allahu i ka dhėnė atij,

mėrzia e birit te Ademit vjen nga mosfalja e Isti'hares,

dhe pakenaqesia e birit te Ademit rezulton nga qenia jo i kėnaqur me ēfare Allahu i ka dhėnė atij."

Hadith - al-Tirmidhi # 2151. [I cilėsuar si Sahih dhe Hasen]



Duaja e Istihares ėshtė transmetuar nga Xhabir Ibn 'Abdullah i cili ka thėnė se: "Profeti, alejhi selam (paqja qoftė mbi te), na mesonte te bėjmė Istiharen pėr gjithė ēeshtjet/punėt tona, ashtu siē na mesonte suret e Kuranit. Ai (profeti) na thoshte: 'Nėse ndonjėri prej jush mendon te beje diēka, le tė fale dy rekate namaz (jo prej namazit farz) dhe te thoje (pas namazit) duanė e Istihares..."


Pra, Namazi i Istihares ėshtė ai namaz ne te cilėn ne myslimanet pyesim Allahun e gjitheditur dhe qe i ka shkruar tashmė ēėshtjet tona, se cilėn rrugė duhet te marrim. Pėr te falur namazin e Istihares, njeriu duhet te fale dy rekate namaz (jo-farz), d.m.th. ato mund te jenė dy rekate sunet ose nafile dhe mund te falet ne ēdo kohe te ditės apo nates. Si i tillė mund te sherbeje edhe njė namaz sunnet i ndonjė vakti, por duke i vėnė si nijet pėrveē namazit te synetit edhe nijetin e Istihares.
Pėr shembull, le ta zėmė se do tė falesh namazin e sabahut (synetin), atėherė ver ne zemren tėnde si nijet " Unė po fal synetin e sabahut dhe njekohesisht edhe namazin e istihares". Ne kėtė namaz, pasi ke falur dy rekate te zakonshem me Fatihane, njė sure dhe tė gjitha te tjerat sipas rregullit, ulu ne uljen e fundit tek "Etehijatu..." ,thuaj ato qe thua zakonisht dhe pasi te japėsh selam dhe te besh pak dhikr pas selamit si p.sh.. estagfirullah, estagfirullah, estagfirullah, Subhanallahi uel hamdulilahi ue la ilahe ilallah uallahu ekber, etj. thuaj kėtė dua , qe quhet "Duaja e istihares" (ne qoftė se nuk e dimė pėrmendėsh, por desherojme te falim kėtė namaz, atėherė mund ta mbajmė copen e letres me duanė te shkruar afėr vetes dhe pastaj, pas selamit, ta marrim letren ne gjunje dhe ta lexojmė duanė.


Duaja e ISTIHARES (arabisht)

"Allahumme in-ni estekhiruke bi ilmike. Ue estakdiruke bi kudretike, ue es'eluke min fadlikel-adhim.
Fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta'lemu ue la a'ėlemu, ue ente 'allamul - gujub.
Allahumme, in kunte ta'ėlamu enne hadheI emru (emerton kėtu nevojen tėnde) hairun li fi dini ue ma'ashi ue akibeti emri ue 'axhilihi ue axhilihi fakdirhu li ue jes-sirhu li thumme barik li fihi.
Ue in kunte ta'ėlemu en-ne hadhel emru sherrun li fi dini ue me'ashi ue akibeti amri ue 'axhilihi ue axhilihi fasrifhu anni uesrifni anhu uakdir li al-hajre haithu kana thum-ma ardini bihi"


DUAJA E ISTIHARES (Shqip)

" O Zot, me diturine Tende kerkoj hajrin! Kėrkojė ndihmė prej fuqise Sate, kerkoj prej te mirave te Tua te shumta, sepse Ti je
i gjithefuqishem, e unė jam i dobėt, Ti di ēdo gjė e unė nuk di, Ti je Ai qe i di te fshehtat.
O Zot, nėse kjo pune e imja (emeron kėtu dėshirėn, hallin, etj) ėshtė hajr pėr fenė dhe jetėn time, pėr kohėn e tashmė dhe tė ardhmėn, bėj te mundshme qe te realizohet, lehteso dhe beko.
E nėse kjo pune ėshtė e dėmshme pėr fenė dhe jetėn time , pėr te tashmen dhe tė ardhmėn dhe pėr ne ahiret, largoje prej meje dhe me largo mua nga ajo, me percakto hajrin kudo qoftė, pastaj me bėj te kėnaqur me te."


Pergjigja e lutjes se kėtij namazi mund tė vijė ne mėnyra tė ndryshme, si p.sh.. dikush (mysliman) te keshillon me njė kėshillė te ēmuar nė lidhje me ēeshtjen tėnde, ne ėndėrr ndoshta, apo ne zemėr ndihesh e frymezuar dhe e qete ne vendimin tėnd dhe se kjo ėshtė rruga e drejtė dhe qe do Allahu.

Pejgamberi a.s. ua mesonte as'habeve duanė e istihares siē ua mesonte suret e Kuranit dhe i porosiste qe ta bėjnė praktike pėr ēdo pune te rėndėsishme. Thoshte : "Kur ndokush prej jush deshiron te vendose pėr ndonjė pune te rėndėsishme, le t'i fale dy rekate namaz e pastaj te thotė: ....dhe u thoshte duanė e istihares.

Rastet pėr te cilat pėrdoret duaja e Istihares janė ta panumerta, si p.sh. para se te niseni ne ndonjė udhėtim, para se te vendosni pėr martese, pėr fushėn e studimeve qe duhet te ndjeke, etj, d.m.th. ne ēdo situate qe ke te besh me pasiguri dhe duhet te marrėsh vendim.

Dhe sė fundi theksojme se ėshtė e rėndėsishme tė kesh besim dhe tė mbeshtetesh tek Allahu:

"... e kur tė vendosėsh, atėherė mbėshtetu nė Allahun, se Allahu i do ata qė i mbėshteten (Atij)."

(Sure Ali Imran, 3:159)

Disa Pyetje qė Mund t'ia Bėni njė Kandidati pėr Martesė


Pyetjet qė vijojnė kanė pėr qėllim t'ju ndihmojnė juve tė mendoni pėr disa ēėshtje tė rėndėsishmė nė lidhje mė martesėn. Eshtė nė dėshirėn tuaj t'i merrni ato nė konsideratė kur tė bisedoni me dikė me qėllim lidhje nė martesė. Disa nga kėto pyetje mund t'i bėhen edhe njė ndėrmjetėsuesi, i cili ėshtė nė gjendje t''ju pėrgjigjet nga njė perspektivė e paanshme.
Pyetje tė Pėrgjithsme:
Pse jeni i interesuar tė martoheni pikėrisht nė kėtė kohė?

Si do ta pėrshkruanit veten?

Cila ėshtė njė nga arritjet e tua mė tė mėdha?

A mund tė mė tregosh diēka nga eksperienca jote nga e cila ke pėrfituar apo ke mėsuar?

Cila ka qenė njė nga vėshtirėsitė mė tė rėnda me tė cilat je ballafaquar deri tani nė jetė? Si ka ndikuar ajo tek ty?

A ka ndonjė gjė qė do dėshiroje ta ndryshoje tek vetja dhe cila ėshtė ajo?

Cilat janė qėllimet e tua nė kėtė jetė? Ēfarė ke dėshirė tė realizosh para se tė vdesėsh?

Pėr ēfarė je duke kėrkuar tek partneri/partnerja jote e ardhshme?

Pyetje pėr Fenė:
Ēfarė bėn qė tė ndjehesh sa mė afėr me Allahun (subhanehu ue teala shkurt sut)?

Si mendon se martesa do tė tė afrojė edhe mė tepėr me Allahun (sut)?

Ēfarė do kishit dėshirė tė pėrmirėsonit tek vetja nga perspektiva Islame?

A i falni tė gjitha kohėt e namazit? Po kur jeni nė punė si ia bėni? A shkoni pėr namazin e Xhumasė?

Sa sure nga Kur'ani keni mėsuar pėrmendėsh?

Sa shumė je i ingranuar me komunitetin?

A e agjėroni Ramazanin?

Sa shumė jepni pėr Sadaka? Si e shpėrndani Zekatin?

A keni qenė pėr Haxh ose pėr Umra? Kur keni dėshirė tė shkoni?

A ke lidhje me ndonjė xhami tė veēantė?

Sa tė rėndėsishme e konsideroni Hixhabin pėr gruan?

Pyetje pėr Familjen:
Sipas mendimit tuaj, ēfarė roli duhet tė kenė prindėrit dhe familja mė gjerė nė marrjen e vendimeve tė rėndėsishme si p.sh.. pėr martesėn, rritjen e fėmijėve, ku do tė jetojmė, etj?

Ēfarė do bėni nė rast konflikti midis bashkėshortes/bashkėshortit tuaj dhe familjes tuaj?

A do jeni dakort tė jetojmė me familjen mė gjerė (p.sh. prindėrit) sidomos kur ata tė plaken?

A mund tė pėrshkruash karakterin e anėtareve tė familjes tėnde?

Pėr Profesionin:
Ēfarė karriere keni planifikuar/zgjedhur pėr tė ardhmen?

A do punojnė tė dy burri dhe gruaja?

Sa kohė harxhoni nė punė?

A do mė mbėshtesje nėse unė vendos tė shkoj pėrsėri nė shkollė pėr tė marrė njė diplomė mė tė avancuar?

Interesa personale/Hobe:
Si ju pėlqen ta kaloni kohėn e lirė?

Sa kohė harxhoni dukė parė televizor?

Ēfarė do kishit dėshirė tė bėjmė bashkė?

Sa kohė kaloni me shoqėrinė?

Fėmijėt:
Sa fėmijė do dėshironit tė kishit?

Kur mendon se do jesh gati pėr tė patur fėmijėn e parė?

Ēfarė mendon pėr pėrgjegjėsitė gjatė viteve tė para tė fėmijės?

Ēfarė mendon se ėshtė e rėndėsishme t'jua mėsojmė fėmijėve?

Si do tė bėni tė mundur qė fėmijėt tė marrin njė edukim tė mirė Islam?

Ēfarė do tė bėni nėse dikush nga ne nuk mund tė lindė fėmijė?

Ēfarė mendoni pėr adoptimin e fėmijėve?

Mosmarrėveshjet:
Si duhet t'i zgjidhim mosmarrėveshjet?

Ēfarė bėni ju kur jeni i mėrzitur?

Si do ta bėje bashkėshorten/bahskėshortin tėnd tė ndjehej mė mirė kur ajo/ai ėshtė i mėrzitur?
__________________
Nobody is perfect ...
Pergjigjuni me Citim