Shikoni Postime te vecuara
  #3  
Te vjeter 16-04-2006, 22:10
Minifotoja e anetarit Qershija
Qershija Qershija eshte Jashte Linje
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore

NJĖ PATRIK SHQIPĖTAR NĖ SHEKULL TĖ 15-TĖ

SHQIPĖRIA i dha Romės njė papė: Princin Giovan Francesco Albani, i cili hipi nė fron mė 1700 nėn’ emėr Klementi i XI-tė, e mbretėroi 21 vjet. Klementi i XI-tė ėshtė q* dha bulėn Unigenitus me tė cilėn dėmnoj jansenimin mė 1713.
Si patrikė tė kishės lindore nė Stamboll munt tė kenė qėnė shumė Shqipėtarė; po historia pėrmėnt vetėm njė: Nifonin. Nė njė sėrė shkrimesh pėrmi historiė tė mbretėriės byzantine tė shtypura gėrqisht me njė pėrkthim latinisht, ndė Bonne tė Gjermaniės, nėn’urdhėr tė B.G. Niebuhr-it (Corpus scriptorum historiœ byzantinœ) ndodhen disa lajme pėrmi Nifonin nė vėllim Historia politike e patrikore e Stambollit.
Ky shkrim nukė na tregon kur u-bė patrik Nifoni. Po duke qėnė se na mėson qė hipi nė patrikėsiė pas Maksimit, mundim t’a gjejmė kohėn e Nifonit me tė lehtė. Nėnė mbretėrin tė Sulltan Mehmetit q* mori Stambollin, kanė qėnė nėndė patrikė, - i nėntti “Maksimos i dituri”, “nėnė patrikėsiė tė tė cilit vdiq sulltan Mehmeti”. Pas Sulltan Mehmetit hipi nė fron, mė 1481, sulltan Bajazeti; e nėnė mbretėrim tė kėtij vdiq Maksimi, i cili patrikėsoj gjashtė vjet gjithėrisht. Pra, po tė thomi se Maksimi patrikėsoj pesė vjet nėnė sulltan Bajazetin do t’i a ketė lėnė vėndin Nifonit mė 1486; nė qoftė se Maksimi ka qėnė patrik vetėm mot-mot nėnė Bajazetin, Nifoni i zuri vėndin mė 1482. – Do me thėnė, me qė s’kam nė dorė tė tjera burime kėrkimesh, me kėtė libėr tė vetė qė kam tani mundim tė kuptojmė se Nifoni u-bė patrik nė njė kohė jo mė parė se 1482 e jo mė pastaj se 1486.
Nifoni kish lindur nė Moree, e cila ahere ish (as historiakėt grekė nukė kuxojnė t’a mohojnė) e populuar prej Shqipėtarėsh, sot mė tė shumėt tė grekėsuar. E ėma e Nifonit ish “njė zonjė greke fisnike”, i ati “njė oxhak shqiptar”. Ja fjalėt e historiakut grek: “Iton i patrķdha tu apņ tģn Pelopónnison ķgun apņ tņn Moréan; i mitéra tu Roméa evjenestįti, kč patéras tu arkhontas Alvanķtis.” (F.128). Gjetkė, nė njė shkrim q* duket e nj’ auktorit tjatėr, shohim se i ati “ish njė Shqipėtar i pasur e i letruar.” (F. 58).
Qė djalė, Nifoni dėshėronte vetėmiėn, e shpejt i la prindėrit e tija e vajti n’Ajon Oros, nė murgėshtore tė “Pantokratorit”, ku u-bė murk e mė pastaj edhe prift. Ndėnji nė kėtė murgėshtore shumė vjet, - kur goditi qė vdiq metropoliti i Selanikut. U-mbluathnė pra nė metropojė, pas zakonit, tė gjithė ipeshkėvit e Selanikut, kleri, parėsia e atij vėndi edhe populli, e me njė zė zgjuathnė pėr metropolit Nifonin. Dėrguan pastaj n’Ajon Oros disa burra e priftėrinj ndėr mė tė mirėt.
Kur i vanė e e kėrkuan pėr kryeprift, duke qėnė se emėri i tij ish pėrhapur anė mb’anė tė vėndit, - Nifoni s’deshi t’i ndėgjojė, e tė dalė nga murgėshtoria. Po tė parėt e tija e shtrėnguan tė bindet (1) pėr tė mirė tė popullit, e ashtu Nifoni u-nis e vate nė Selanik ku u-prit me nder e ndenji shumė vjet si metropolit. Mė nė funt, si vdiq Maksimi, Nifonin e zgjuathnė edhe patrik.
Mjerisht, thotė historiaku grek, ziliėt edhe intrigat e e njerėsve reth e rotull tij s’e lejin tė qetė Shqipėtarin. Njė Grek nga Trebizundi, i quajtur Amirucis, i cili kishte armiqėsiė tė madhe kundrė patrikut, mė nė funt gjeti se si “t’a vjellė helmin qė kish nė bark tė tij” (eksérase to farmįci opū ķkhen is tģn cilķan tu, katą tū patriįrkhu): I hodhi pėr faj Nifonit dėshmimin e renė tė tre priftėrve grekė. Sulltani tė tre priftėrve dha urdhėr t’u pritet hunda, sa pėr Nifonin e nxori nga patrikėsia e e dboj nga Stambolli. Sulltani dha edhe urdhėr tė mblidhen tė zgjedhin njė patrik tė ri, e se kush tė flasė me Nifonin do tė mvarej. Grekėt zgjuathnė Dionisin, i cili kish qėnė patrik edhe nėnė mbretėrim tė Sulltan Mehmetit po kish qėnė shtrėnguar tė hiqet se e kishin plagosur nė zėmrė “duke i thėnė ēpifas se ish rethprerė (2)” (siē! “dhią tģn įdhikon sikofantķan, opū tū ipan ņti ķne kaménos” (F. 132).
Dionisit ndenji dy vjet e disa muaj e u-hoq prapė, vetiu, pėr tė hyrė nė njė murgėshtore.
Pas Dionisit, u-zgjuath patrik metropoliti i Serezit Manasiu, nėn’ emėr Maksimos, i cili ndenji gjashtė vjet; pastaj e dbuan Grekėt e zgjuathnė rishtas Nifonin.
Ėshtė pėr tė vėnė ‘re rasa qė Nifoni u-zgjuath qė tė dy herėt pas njė patriku tė quajtur Maksim, dhe qė tė dy Maksimėt si patrikėsuan gjashtė vjet. Herėn e dytė, Nifoni qėndroj nė patrikėsiė mot-mot, edhe pėr sė dyti e nxuarnė me turbillime e ngatrresa tė shuma.
Nifoni ish burrė i letruar, i mėnēur, fjalė-nxehtė e me zakone tė qėruara.

1904 nr.4
I - 73 - prill nr 4
(1) Fial bindem ėshtė shpesh shkaku i ē’do farėsh “quid-pro-quod” ndėr ne; se Gegėt e marin pėr “s’étonner, s’émerveiller”, e Toskėt pėr “obéir”. Kėtu e pėrdorim toskėrisht.
(2) Rethpresje ėshtė fjal’ e Kristoforidhit pėr fr. circoncision, arab. sunnét.

Kjo pjesė ėshtė fillimi i Regjimentit shqiptar te Napoleonit, vazhdimet i gjeni ne fillim te temės.

F REGJIMENTI SHQIPTAR (1807-1814)

(Revista ushtarake franceze Carnet de la Sabretache filloi botimin e njė studimi shumė tė dokumentuar mbi regjimentin shqiptar qė u organizua nė Ishujt Jonianė me urdhėr tė Napoleonit. Pas gjithė atyre artikujve qė kemi botuar te ALBANIA mbi kalorėsinė e lehtė shqiptare nė Francė dhe mbi subjekte tė tjer ushtarake, na u duk interesante tė riprodhojmė pjesėt kryesore tė kėtij punimi tė shkėlqyer.

N.B. – Emrat e pėrveēėm tė njerzve dhe tė qyteteve janė shkruar sipas drejtshkrimit dhe duhet tė shqiptohen nė italisht.)

Regjimenti shqiptar, qė koloneli Minot, nėn drejtimin e gjeneralit Donzelot, u pėrpoq tė organizonte nė ishujt Jonianė, nuk do tė meritonte t’i kushtohej vėmendje nėse nė radhėt enuk do tė kishin marrė pjesė shumica e heronjve tė pavarėsisė greke. Sigurisht Boēarėt, Foto Xhavellat, ata krerė tė Armatolėve dhe ata Palikarė, emrat e tė cilėve u bėnė aq tė famshėm, kanė luajtur vetėm njė rol shumė tė vogėl nėn flamurėt e Francės. Luftėtarė, por guximi i tyre ishte i njėjtė me mosbindjen dhe nuk paraqiten veēse si ushtarė tė paaftė, madje edhe besnikėria e tyre ishte e dyshimtė. Por a mund t’i falim? Me radhė, secili pėr llogari tė vet, rusėt dhe anglezėt, agjentėt e sulltanit dhe ata tė pashait tė Janinės, mundoheshin t’i blenin dhe guvernatori i pėrgjithshėm i ishujve Jonianė nuk kishte para tė mjaftueshme pėr t’i ndaluar

Si do t’u vente halli shqiptarėve sikur projektet e hartuara mbi bazėn e njohjes aq tė gjerė tė karakterit oriental nga Danzeloti dhe nga Minoti tė ishin vėnė nė jetė, sikur garda shqiptare, qė pėr njė ēast ata kishin ėndėrruar t’ia tregonin perandorit, tė ishte krijuar?

Cilido qė tė ketė qėnė fati i atyre projekteve, na lejohet tė mendojmė se disa nga heronjtė e Greqisė nuk i harruan ato qė mėsuan nėn flamurėt tanė, dhe pikėrisht pėr kėtė arsye, na u duk interesante tė ritregojmė historinė e regjimentit shqiptar.

I

Duke marrė nė zotėrim ishujt Jonianė qė traktati i Tilsitit i a kishte dhėnė Francės, gjenerali Cezar Bertje kishte gjetur atje disa mijėra shqiptarė, qė tė dėrguarit perandorakė tė Rusisė ia kishin rekomanduar veēanėrisht. Tė pėrzėnė nga atdheu i tyre, pas shumė vitesh luftrash tė pėrgjakshme me pashanė e Janinės, ata shqiptarė kishin gjetur strehė, nėn mbrojtjen e Rusisė, nė Korfuz dhe nė ishujt pėrreth. Kolonitė e tyre tė vogla kishin marrė formėn e njė lloji organizimi ushtarak, por nė tė vėrtetė, nėn emrin bombastik tė Gjuetarėve tė mali, ato nuk ishin gjė tjetėr veēse ca grumbuj refugjatėsh. Largimi i autoriteteve ruse do t’i kishte lėnė ata njerėz fatkeqė nė mjerimin mė tė tmerrshėm nėse Franca nuk do tė kishte pranuar t’u siguronte jetėn. Do tė ishte ēnjerėzore t’i braktisje. Bertje e priti bujarisht propozimin e tė dėrguarit rus dhe i deklaroi se perandori do t’i mbante shėrbim tė tij me rrogė shqiptarėt qė ishin nė shėrbim tė carit dhe pėr ta konti Moēenigo i bėn njė listė tė hollėsishme.

(vazhdon) Carnet de la Sabretache

F 47-48, 1901, nr 3 (mars)

BOTUES PĖRGJEGJĖS: TRHANK SPIROBEG, 23, RRUGA E SHQIPĖRISĖ

Shtypshkronja e veēantė e ALBANIA-1

F REGJIMENTI SHQIPTAR

1807-1814

Zėvendės-komandanti Forestier dhe zoti Burbaqi, agjent i guvernatorit tė pėrgjithshėm, ishin ngarkuar tė shkonin nė ēdo ishull pėr tė bėrė tė njohur kėtė vendim dhe pėr t’u bėrė tė ditur shqiptarėve se, duke pritur qė tė organizoheshin pėrfundimisht, ata do tė vazhdonin (dhe kjo ishte pėr ta ēėshtja kryesore) tė paguheshin si nė tė kaluarėn.

Me anė tė njė letre tė 6 shtatorit 1807, Cezar Bertje e njofte Perandorin pėr masat qė kishte marrė:

Vazhdon njė pjesė nga raporti i Bertjesė dėrguar perandorit.

I tėrhequr nga pamja luftarake e shqiptarėve, duke patur besim tek besnikėria qė shfaqnin dhe pėrsėrisnin ēdo ditė dėrgatat e ndryshme tė tyre, Cezar Bertje ishte shumė i lumtur pėr vendimin qė kishte marrė. Ai formoi pėr gardėn e tij tė veēantė njė kompani tė zgjedhur dhe njė kompani tjetėr do t’ia dėrgonte mbretit tė Napolit, “tė veshur dhe tė armatosur me armėt e tyre qė janė mė tė bukurat. Shkurt, ai vendosi qė “dy kompani shqiptare do t’i bashkoheshin ēdo regjimenti francez pėr kryer shėrbime tė ndryshme si dhe detyrėn e gjuetarėve tė malit.

Cezar Bertje tregonte kėshtu qė ai deshte t’i trajtonte shqiptarėt si ushtarė tė rregullt. Por shumė shpejt do ta kuptonte gabimin qė kishte bėrė. Misioni qė u ishte besuar zėvendėskomandantit Forestier dhe Burbaqit nxiti pakėnaqėsi tė madhe nė radhėt e shqiptarėve, qė nuk ishin mėsuar deri atėherė me inspektime dhe me parada. Tė ndarė sipas pėlqimit tė tyre nėpėr ishuj ose nė disa pika tė bregdetit, ato habiteshin se si u shkonte ndėrmend t’u ndryshonin grupimin e tyre. Ditėn kur Bertje njoftoi se komandėn e lartė tė shqiptarėve ai ia besoi njerit prej krerėve mė tė njohur, grekut Kristaqi, nė shumė vende plasėn rebelime. Duhej t’i njihje shumė pak karakterin dhe zakonet e kėtyre popullsive pėr t’u imponuar shqiptarėve njė komandant tė racės greke ose edhe njė komandant vendas tarafeve tė ndryshme qė ishin mėsuar t’u bindeshin vetėm kryetarit tė tyre tė zakonshėm. Megjithatė Cezar Bertje deshi “t’i detyronte tė bindeshin dhe tė pranonin komandantin qė u kishte caktuar”. Ai dėrgoi pranė rebelėve njė nga ndihmėsit e tij tė kampit, zotin des Estangs, qė kishte marrė udhėzime shumė tė pėrpikta dhe duhej t’u bėnte tė ditur njė shpallje.

Vazhdon teksti i shpalljes.

Megjithatė, Perandori, edhe pse kishte pranuar t’i mbante shqiptarėt me rrogė, i kishte dhėnė urdhėr ministrit tė luftės qė tė caktonte njė oficer tė zotin pėr tė komanduar trupėn qė do tė organizohej sė shpejti.
Perandori kishte kėrkuar qė oficeri qė do tė ngarkohej me kėtė detyrė tė kishte marrė pjesė nė ekspeditėn e Egjiptit. Fillimisht u mendua pėr ish komandant brigade Bartelemi, por mė nė fund u zgjodh majori Minot i regjimentit tė 84 tė frontit.

Ministri e vuri dijeni Ménotin pėr detyrėn mė 30 nėntor 1807 nėpėrmjet njė letre, nga e cila po shkėpusim kėtė pjesė interesante:

Pas- shkrim (shkruar nga dora e ministrit)
- Fakti qė Madhėria e Tij Perandori, ju zgjodhi ju, Zotėri, pėr tė komanduar shqiptarėt ėshtė njė provė shumė e veēantė e besimit tė Madhėrisė sė Tij ndaj zellit tuaj. Komandimi ėshtė i vėshtirė dhe kėrkon, aftėsi, butėsi dhe vendosmėri sė bashku. Qėllimi ėshtė qė, edhe pse shqiptarėt janė shumė larg zakoneve dhe sjelljeve tona, t’i mbajmė nė gjendje shpirtėrore tė pėrshtatshme pėr qeverinė dhe besnikė ndaj personit tė Perandorit. Pėr kėtė duhet kujdes i madh: tregoni respekt pėr ata qė do tė komandoni; kujdesuni pėr nevojat e tyre; trajtojini ata si baba; bėjui tė duan detyrat e tyre dhe futni nė shpirtin e tyre frymėn qė mban gjallė trupat tona. Unė do tė jem shumė i vėmendshėm ndaj mėnyrės se si do ta drejtoni ju trupėn tuaj dhe pėr kėtė do t’i raportoj vazhdimisht Perandorit.
Unė e ēmoj shumė, zotėri, dėshirėn tuaj pėr tė shėrbyer sa mė mirė.

II

Me tė mbėrritur nė Korfuz, kolonel Minoti vuri re menjėherė se pėr krijimin e regjimentit tė ri nuk ishte bėrė asgjė. Mė kot ishte munduar edhe guvernatori t’u jepte shqiptarėve njė organizim tė rregullt.

Me njė urdhėr tė lėshuar mė 25 dhjetor 1807, ai krijoi nėn emrin e Regjimentit shqiptar, njė trupė qė pėrbėhej nga tre batalione me nga nėntė kompani secili me njė shtab prej 14 oficerėsh. Efektivi i kėsaj trupe ishte 3254 veta.

Me anė tė njė urdhėri tjetėr, tė datės 10 mars 1908, ai formoi tetė kompani greke, tri prej tė cilave tė zgjedhura, nėn komandėn e njė komandanti batalioni, me njė efektiv prej 951 veta.

Por ēfarė ndikimi mund tė kishin dekretet mbi shqiptarėt?

Megjithatė, unė besoj, lexojmė nė raportet e Cezar Bertjesė, se me kohė dhe me pėrpjekje, mund tė nxjerrim njė pėrfitim tė mirė, sepse me gjithė poshtėėrimin e skajshėm qė u ka bėrė drama otomane kėtyre popujve dikur aq tė shquar, atyre u ka mbetur ende njėfarė krenarie, e vetmja pasuri qė u kanė lėnė trashėgim tė parėt e tyre, pėr tė cilėt ata kanė vetėm njė ide shumė tė turbullt.

Kolonel Minoti filloi me vendosmėri nga puna. Udhėzimet e tij ishin tė qarta. Ai donte t’i grumbullonte shqiptarėt dhe t’i ēonte pėr tė ndihmuar nė mbrojtjen e ishujve. Nė tė vėrtetė, Perandori, nuk deshte tė shikonte qė tė pėrdoreshin nė Zante, Qefaloni, nė Santa More veēse disa oficerė francezė me trupa vendase, shqiptarė, por “asnjė ushtar fronti francez, italian apo napolitan”.

Por gjatė pėrmbushjes sė detyrės, Minotit i erdhi nė ndihmė edhe njė rrethanė fatlume; njė nga shokėt e tij tė vjetėr tė fushatės sė Egjiptit zėvendėsoi Cezar Bertjenė nė krye tė qeverisė sė pėrgjithshme tė ishujve Jonianė. Nuk mund tė gjeje duar mė tė afta pėr t’u besuar kėtė detyrė aq tė vėshtirė. Kudo ku kishte qėnė, gjenerali Danzėlo kishte treguar cilėsitė mė tė mira si oficer dhe si administrator. Ai u shqua sidomos nė Korfuz dhe ėshtė pėr tė ardhur keq nuk ėshtė studjuar ende me kujdesin qė ajo meritonte.

Nuk ishte e vėshtirė qė tė rekrutoje njė regjiment midis shqiptarėve. Nė oborrin e Napolit kishte patur nė ēdo kohė njė trupė tė tillė me pagesė dhe kishte qėnė ēėshtja qė tė riformohej pėr mbretin Zhozef Maqedhonasi mbretėror. Me tė mbėrritur anijet e tyre nė ishuj, anglezėt ngritėn menjėherė njė repart me trupa vendase, tė pėrbėrė kryesisht nga grekė tė Moresė. Puna e kolonel Minotit ishte krejt ndryshe. Nuk bėhej mė fjalė pėr tė zgjedhur nė mes tė njė popullsie luftėtare vullnetarė me pėrvojė pėr tė formuar njė regjiment. Duhet tė shfrytėzoje familjet shqiptare dhe greke qė mizoritė e pashait tė Janinės i kishin detyruar tė kėrkonin strehė nė Korfuz dhe kėtyre grupeve tė mėrguarish tė pėrbėrė nga elementė nga mė tė ndryshmit t’u jepje njė organizim tė rregullt.

Pėr tė mos bėrė po ato gabime qė bėri Cezar Bertjeja, kolonel Minoti, para se tė fillonte punėn me shqiptarėt, sė bashku edhe me guvernatorin e ri, vendosi tė bėnte njė studim tė kujdesshėm tė gjendjes sė tyre. Ēdo grup u shqyrtua me hollėsi; u kėrkua tė gjendej origjina e tij, rrethanat nė tė cilat kishte mėrguar, mjetet e tij tė jetėsės; u kaluan nė sitė tė gjithė krerėt; me tė vėrtetė duhej tė dalloje cilėsitė e tyre vetjake, ndikimin mbi bashkatdhetarėt, ndjenjat e tyre ndaj Francės, lidhjet me rusėt, me agjentėt anglezė dhe mė nė fund marrėdhėniet e tyre me pashain e Janinės dhe me krerė tė ndryshėm tė vendit.

Shumica e tė mėrguarve ishin suliotė. Tek ky popull i vogėl trim qė pėr njėzet vjet luftė ishte mėsuar me vėshtirėsitė dhe humbje, mund tė kishe besim. Gjatė pushtimit tė parė tė ishujve venecianė nga Franca, ata kishin ndihmuar trupat tona dhe kishin luftuar trimėrisht nė krah tė tyre nė Prevezė dhe nė Nikopolis. Nė krye tė tyre ishin dy udhėheqės, dy heronj, Boēari dhe Foto Xhavella. Gjatė luftrave tė tyre tė gjata, ishin zėnė; ata fajėsonin njėri-tjetrin se kishin tradhėtuar interesat e pėrbashkėta dhe kishin shkaktuar rrėnimin e atdheut tė tyre. Nga ky rivalitet, thoshte Minoti, do tė kishte pėrfitim vetėm detyra”. Ai llogariste se duke i dhėnė secilit prej tyre komandėn e njė batalioni, do tė vinte nėn urdhėrat e tyre e kapedanėt qė u qėndronin besnikė.

Kėta ishin krerėt e tarafeve si Foto Maro, Tuca Zerva, majori Parevo, Jorgo Dramo, Joti Dangli, pastaj Pano Sinco “xhaxhai i tė cilit, njė luftėtar i vjetėr shqiptar, ka namin pėr trimėri tė pashoqe”; Nartuzi Panomara” i njohur si njė nga suliotėt mė tė mirė dhe qė nė luftrat kundėr vezirit i janė vrarė katėr vėllezėr”; Ēizo Palaska dhe Ēizo Parno “shokėt mė besnikė tė Foto Xhavellės, qė tė dy tė mbuluar nga plagėt qė kishin marrė duke luftuar nė krah tė tij”; dhe Nasi Gramatiko “pėr kokėn e tė cilit Ali pasha kishte vėnė njėzet qese”; dhe i bukuri Lilambro Verko “djali i Verko Zabės, i njohur nė mbarė Greqinė pėr guximin e tij”; dhe Karabinitė, midis tyre Veglio “njė nga trimat e rrallė, por qė varfėria e kishte bėrė njeri tė egėr.

Krejt ndryshe ishte Andruci, tipi i vėrtetė i shqiptarit tė ndershėm dhe kalorsiak. Udhėheqės i madh i krahinės sė Ēamėrisė. Fillimisht, ashtu siē ishte nė traditėn e familjes sė tij, Konstandin Andruci kishte shėrbyer nė oborrin e Napolit dhe ishte kthyer qė andej me gradėn e majorit pėr tė mbrojtur vatrėn e tij kundėr Ali pashės. I detyruar pėr tė kėrkuar strehė nė Korfuz, ai ishte vėnė bashkė me tė gjithė njerzit e tij nėn mbrojtjen e Francės. Me organizimin e ri ai mori komandėn e njė batalioni, efektivi i tė cilit pėrbėhej pothuajse vetėm nga tė afėrmit, miqtė dhe tė njohurit e tij. Me siguri qė nėn drejtimin e kolonel Minotit, Andruci do tė ishte bėrė njė drejtues i vėrtetė; i regjimentit shqiptar, nėse rrethanat tragjike nuk do tė kishin ēuar nė vdekjen e parakohshme tė tij.

Banorėt e Pargės dhe tė Ajasė ishin tė organizuar nė kompanira nėn komandėn e parėsive tė tyre dhe Danzėlosė nuk i mbetej gjė tjetėr veē tė rregullonte fatin e disa shqiptarėve, qė vinin tė rekrutoheshin vullnetarisht nė Korfuz, por qė, me t’i thėrritur punėt nxitonin tė ktheheshin pėrsėri nė kontinent. Me gjithė besimin e paktė qė mund tė kishe te pėrkrahės tė tillė, guvernatori i pėrgjithshėm pranoi t’i pėrfshinte edhe ata nė trupėn shqiptare. Nė tė vėrtetė, ai deshte ta kishte mirė me kėta shqiptarė se nesėr mund t’i duheshin pėr t’i pėrdorur nė marrėdhėniet e tij me krerėt e bregdetit.

Me tė pėrfunduar shqyrtimin e elementėve tė ndryshėm me tė cilėt do tė formonte regjimentin shqiptar, guvernatori i pėrgjithshėm, nė shtator 1808, i paraqiti ministrit tė luftės planin e tij tė organizimit:

Njė dekret nga kampi perandorak i Sohoebrunit, mė 1 korrik 1809 miratoi tė gjitha masat qė ishin pėrgatitur nė Korfuz:

Neni 1. – Trupat e pajtuar nė ishujt Jonianė dhe qė nė kėtė ēast pėrbėjnė regjimentin shqiptar dhe gjuajtėsit kėmbėsorė grekė do tė bashkohen nė njė trupė tė vetme tė komanduar nga kolonel Minoti.

Neni 2. – Kjo trupė do tė mbajė emėrtimin e regjimentit shqiptar dhe do tė pėrbėhet nga shtabi i regjimentit dhe gjashtė batalione.

... Neni 11. – Uniforma e trupės do tė jetė e njėjtė me atė qė mban sot regjimenti shqiptar.

(vazhdon) Carnet de la Sabreta che

F 60-64, 1901, nr 4 (prill)


BOTUES PĖRGJEGJĖS: TRHANK SPIROBEG, 23, Rruga e SHQIPĖRISĖ

Shtypshkronja e veēantė e ALBANIA-1
F A KA NJĖ PORTRET AUTENTIK TĖ SKĖNDERBEUT?
__________________
Nobody is perfect ...
Pergjigjuni me Citim